Skip to main content

“Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president – 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president – 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president – 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë

Posted: 23 May 2019 04:52 PM PDT

Gazetar e njohur spanjolle AS i ka analizuar blerjet e Real Madridit nën drejtmin e Florentino Pérez gjatë dy a mandateve të tij në krye të klubit nga Santiago Bernabeu.

Nga Luis Figo në vitin 2000 te Eder Militao këtë vit, Florentino Perez deri më tani ka nënshkruar me gjithsej 73 lojtarë, si presidenti i Real Madridit.

AS o ka vështruar aktivitetin e transferimeve të Perez gjatë dy mandateve të tij të me gjigantët e La Ligas (2000-2006 dhe 2009 – që ende vazhdon).

Nuk pëlqehen lojtarët mbi moshën 30 vjeçare

Kur është fjala për nënshkrimet e Perez, statistika më interesante vjen me moshën e lojtarëve.

Vetëm dy janë blerë që e kanë pasur moshën mbi tridhjetë: Ricardo Carvalho që ishte 32 vjeç kur u transferua nga Chelsea në vitin 2010 dhe Diego López i cili në vitin 2013 erdhi nga Sevilla si 31 vjeçar.

Duke e parë këtë trend, Pérez nuk do të blejë emra si Robert Lewandowski, Kun Aguero, Edinson Cavani apo Iago Aspas, që janë përmendur për këtë verë.

Në klub në moshën e adoleshencës kanë ardhur 11 lojtarë: Sergio Ramos, Sergio Canales, Raphael Varane, Martin Odegaard, Jesus Vallejo, Marco Asensio, Federico Valverde, Theo Hernández, Vinicius, Andriy Lunin dhe Rodrygo.

Duke gjykuar nga rekordi i transferimeve të Perezit, një blerje tipike do të dukej diçka e tillë: jo-spanjoll, rreth 24 vjeç (mosha mesatare e nënshkrimeve të tij është 23.45) dhe me një kostoja mesatare prej rreth 22 milion eurove.

Një tarifë e tillë nuk pasqyron normën e shkuar në tregun e sotëm dhe është shumë më poshtë se sa disa shifra që Pérez vetë i ka blerë lojtarët.

99 milionë euro mesatarja për një sezon sa i përket blerjeve

Në të vërtetë, shumat e grumbulluara gjatë presidencës së 72-vjeçarit variojnë nga 1 milion euro të paguara për të ri-nënshkruar Lucas Vazquezin nga Espanyoli në 2015, deri në 96 dhe 101 milionë euro të shpenzuara për Cristiano Ronaldon dhe Gareth Balen.

Spanjolli më i shtrenjtë është Xabi Alonso (34.5m), i ndjekur nga Asier Illarramendi (32m).

Në total, Madridi ka harxhuar 1.59 miliardë dollarë në lojtarë nën drejtimin e Perez – me një mesatare prej 99 milionë në vit.


10 blerjet më të shtrejta nën epokën e Florentino Perez te Real Madridi

 


Në 16 vitet e Pérez si president, Madrid kanë marrë vetëm dy lojtarë të lirë: Albert Celades në vitin 2000 dhe Hamit Altintop në vitin 2011 .

Ndërkohë, në Bernabeu kanë ardhur si huazim vetëm tre lojtarë: Emmanuel Adebayor (2011), Michael Essien (2012) dhe Javier ‘Chicharito’ Hernández (2014).

Kosta Rika, Norvegjia, Kolumbia, Turqia, Italia …

73 lojtarët e Perez kanë ardhur nga 21 vende të ndryshme, me shumicën dërrmuese të lojtarëve jo-spanjollë (në total, 24 futbollistë spanjollë janë bashkuar gjatë presidencës së tij).

Për çdo dy spanjollë, një brazilian ka ardhur në klub me emra si: Flavio Conceiçao, Ronaldo, Robinho, Julio Baptista, Cicinho, Kaka, Casemiro, Lucas Silva, Danilo, Vinicius, Militao dhe Rodrygo.

Brazilanët janë të huajt e favorizuar.

Franca është vendi i dytë pas Brazilit, me pesë – Claude Makelélé, Zinedine Zidane, Karim Benzema, Varane dhe Theo – pasuar nga katër portugezët: Figo, Cristiano, Carvalho dhe Fabio Coentrao.

Pothuajse 30 nënshkrime për mesfushë gjatë presidencës së Perez

Mesfushori ka qenë zona më e përforcuar e fushës nën drejtimin Perez, me 29 nënshkrime të bëra gjatë menaxhimit të tij.

Më të suksesshmit janë Xabi, Sami Khedira dhe Luka Modric, por edhe dështime si Pablo García, Thomas Gravesen dhe Silva.

Perez ka blerë 22 sulmues, 15 mbrojtës – me Militaon më të shtrenjtin dhe gjashtë portier (Cesar Sanchez, Lopez, Kiko Casilla, Keylor Navas, Thibaut Courtois dhe Lunin). /Telegrafi/

The post Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president – 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë appeared first on Telegrafi.

Ramsey viziton Juventusin përpara se të transferohet verës – te Arsenali të mërzitur që e lejuan të largohej pa para

Posted: 23 May 2019 04:07 PM PDT

Uellsani Aron Ramsey, do të nënshkruajë për 'Zonjën e Vjetër' vetëm pasi t'i skadojë kontrata e tij në fund të qershorit, por ai e kishte marr djalin e tij për një vizitë në Torino.  

Ramsey një prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit, ka ardhur me parametra zero te Juventusi, gjë që të Arsenali ende nuk e kanë kapërdirë këtë gjë.

Njëri prej njerzëve më të rëndësishëm te Arsenali, Raul Sanllehi, thotë se Aaron Ramsey çmohet shumë dhe se klubi ka gabuar që nuk i ka ofruar më herët  një kontratë të re.

Sanllehi e trishton shumë fakti që Ramsey është i preferuar i tifozëve, dhe po e lë 'Emirates' për Juventusin si lojtar i lirë.

“Problemi i vërtetë me Aaronin ishte se ne kishim arritur në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe ishte dashur të ripërtërihej më parë".

“Ne kemi respektin më të lartë për Aaronin si një profesionist dhe ai ishte vërtet i etur për të qëndruar me ne", deklaroi ai.

Uellsiai e kishte marr djalin e tij për një vizitë në klubin e tij të ri Juventus.

Ai ishte në stadium që ka kapacitet prej 41,500 ulësesh. Ramsey ishte edhe në muze dhe në ndeshje ndaj Atalantas. /Telegrafi/

The post Ramsey viziton Juventusin përpara se të transferohet verës – te Arsenali të mërzitur që e lejuan të largohej pa para appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ka fituar më shumë para në Ligën Premier sesa fituesi i titullit Man City – 19 nga 20 klubet kanë fituar mbi 100 milionë funte

Posted: 23 May 2019 03:15 PM PDT

Sezoni 2018/19 ishte i paharrueshëm për Liverpoolin, që e humbën titullin vetëm në ndeshjen e fundit, që shkoi te Manchester City.

Dokumentet zyrtare që detajojnë vlerën e pagesave për klubet për sezonin 2018/19 janë bërë publike, me Liverpoolin që është në krye.

Pavarësisht përfundimit si i dyti, Liverpooli ka fituar gati 2 milionë funte më shumë se City.

Liverpool (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Shumë këto që vijnë nga transmetimi i ndeshjeve, ku asnjë ekip nuk është transmetuar më shumë.


Parat e fituara nga secili klub 


29 ndeshjet e Reds u shfaqën në Angli, tre më shumë se City dhe Tottenham me nga 26.

Manchester United në fakt kishte numrin e dytë më të lartë të ndeshjeve të transmetuara me 27.

Më së paku kishin Watford, Bournemouth, Southampton dhe Huddersfield me nga 10 ndeshje.

Në përgjithësi, Liga Premier kishte një buxhet masiv për klube, 2.46 miliardë funte gjatë gjithë sezonit.Më shumë se 850 milionë funte erdhën nga transmetimet televizive si në vend ashtu edhe jashtë.

Paratë ndahen nga pesë burime të të ardhurave: Ato që fillimisht ndahen proporcionalisht, transferimi në vend, meritat në renditje, transferimi jashtë vendit dhe të ardhurat komerciale.

Asnjë ligë në botë, në asnjë sport, nuk mund të shtyhet me nivelin e Ligës Premier.

Të gjitha klubet kanë fituar mbi 100 milionë funte, i vetmi që ishte nën to ishte Huddersfield me 96 milionë funte. /Telegrafi/

The post Liverpooli ka fituar më shumë para në Ligën Premier sesa fituesi i titullit Man City – 19 nga 20 klubet kanë fituar mbi 100 milionë funte appeared first on Telegrafi.

Braziliani i Feronikelit që po e shijon jetën në Kosovë me familje – festa në ndeshje e titullit e dëshmon këtë

Posted: 23 May 2019 02:40 PM PDT

Sulmuesi i krahut te Feronikeli, Jean Agostinho da Silva i njohur si Carioca, që ka më shumë se një vit që jeton në Drenas.

Lojtari duket se po kalon shumë mirë dhe është mirënjohës jashtëzakonisht shumë Feronikelin.

Kjo për faktin se klubi nga Drenasi i ka paguar atij një shtëpi luksoze në të cilën banon bashkë me gruan dhe vajzën e tij. Paga e tij flitet se është ndër më të mëdhatë në Superligë, diku rreth 4 mijë euro.

Gruaja dhe vajza e brazilianit

Lumturia e familjes shihej edhe në festën e titullin, fillimisht ishin në shkallët e stadiumit, pastaj edhe në fushë me trofeun.

Lojtari shpesh poston edhe video dhe foto me familje nga jeta në Kosovë.

Carioca që ka bërë karrierë në shumë klube të ndryshme, duke përfshirë edhe Kukësin, ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.

Braziliani është njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët dhe pritet të vazhdojë me klubin edhe për vitin e ardhshëm.

Jean Agostinho da Silva me vajzën e tij

Carioca ka bërë 29 paraqitje nën fanellën e Feronikelit këtë edicion ku ka kontribuuar me 11 gola (2 në Kupë) dhe pesë asistime.

Carioca në aksion te Feronikeli

Në total, Carioca ka qenë në fushë për kampionët e ri këtë edicion për 2397 minuta. /Telegrafi/

The post Braziliani i Feronikelit që po e shijon jetën në Kosovë me familje – festa në ndeshje e titullit e dëshmon këtë appeared first on Telegrafi.

Tuchel: Dua që Mbappe dhe Neymar të qëndrojnë, por nëse largohen do të gjejmë zgjidhje

Posted: 23 May 2019 02:21 PM PDT

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur për Kylian Mbappen, i cili ka qenë pjesë e shumë lajmeve në ditët e fundit.

Ai kanë qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje te Real Madridi, por Tuchel do të preferonte të qëndronte.

“[Mbappe] ka qëllime të mëdha dhe shumë besim dhe ai vendosi të bëjë atë fjalim”.

Tuchel

“Ai është shumë inteligjent dhe e di atë që po bën. Nga ana tjetër, ai është i ftuar të marrë më shumë përgjegjësi".

“Çdo lojtar është i ftuar për [të marrë përgjegjësinë]".

Kylian Mbappe (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Mbappe ende mund të fitojë Këpucën e Artë të premten, kur PSG do të luajë ndaj Reims në ndeshjen e fundit të sezonit të Ligue 1.  Francezi aktualisht është katër gola pas Lionel Messi me 36.

“Shënimi i katër gola është i vështirë”.

Neymar e Mbappe

“Nëse themi se ne se do të shënojmë katër gola në mënyrë që Kylian të fitojë [Këpucën e Artë], kjo do të tregonte një mungesë respekti për kundërshtarin tonë".

"Është një objektiv për Kylian, por nuk është realist”, ka thënë trajneri gjerman. /Telegrafi/

The post Tuchel: Dua që Mbappe dhe Neymar të qëndrojnë, por nëse largohen do të gjejmë zgjidhje appeared first on Telegrafi.

Mësohet shuma se sa do të fitojë klubi që triumfon në finale të Kupës së Kosovës

Posted: 23 May 2019 02:06 PM PDT

Feronikeli dhe Trepça '89 do ta zhvillojnë të shtunën finalen e Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2018/2019 në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Mësohet se fituesi i këtij edicioni do t'i arkëtojë në arkat e klubit 30 mijë euro, kurse skuadra tjetër finaliste do t'i përfitojë 10 mijë euro.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30.

Kujtojmë se Feronikeli në këtë edicion e ka fituar titullin kampion në Superligë, kurse Trepça'89 ka përfunduar në pozitën e barazhit.

Ata do të përballen javën që vjen me Vëllaznimin.

Feronikeli tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe nëse Trepça'89 e fiton Kupën, do të marr pjesë në Ligën e Evropës.

Ndryshe, në rast se Feronikeli e fiton edhe Kupën, atëherë në garat e Ligës së Evropës do të marr pjesë Prishtina si nënkampione e Kosovës. /Telegrafi/

The post Mësohet shuma se sa do të fitojë klubi që triumfon në finale të Kupës së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Shijoni brenda 60 sekondave të gjitha 36 golat e Lionel Messit me Barcelonën në La Liga në këtë sezon

Posted: 23 May 2019 01:48 PM PDT

Lionel Messi ka pasur një tjetër sezon të shkëlqyer te Barcelona.  Ai i udhëhoqi Blaugranar drejt titullit në La Liga dhe do të ketë një shans për të fituar Kupën e Mbretit.

Në të gjitha garat, Messi ka shënuar 50 gola. Për shumicën e lojtarëve, arritja e kësaj arritjeje një herë në karrierën e tyre do të ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Ai në La Liga ka shënuar 36 gola, ku përfundoi si golashënues i parë, por dha edhe 13 asistime.

Argjentinasi krijoi më shumë shanse, gjithsej 92, dhe kishte 87 gjuajtje në portë.

Messi shënoi aq shumë gola saqë është e vështirë të mbahet mend se si ishte secili.

Për fat të mirë, pas përfundimit të sezonit, La Liga me një video ku përfshin çdo gol të tij ketë sezon.

Gëzoni magjinë e Messit më poshtë për vetëm 60 sekonda. /Telegrafi/  

The post Shijoni brenda 60 sekondave të gjitha 36 golat e Lionel Messit me Barcelonën në La Liga në këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Kastrioti i Kosovës që e riktheu Servetten në elitën e futbollit zviceran – gola, asistime dhe kapiten i grupmoshave të Zvicrës

Posted: 23 May 2019 12:56 PM PDT

Mesfushori nga Kosova, Kastriot Imeri është njëri nga futbollistët më të talentuar në futbollin zviceran.

Kosovari është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane Servette e cila ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit zviceran pas tetë viteve mungesë.

Imeri këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në Challange League si dhe 3 ndeshje në Kupën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime.

Në një intervistë për Telegrafin, Imeri flet për karrierën e tij, të ardhmen e Përfaqësuese si dhe futbollistët që ka model apo që është rritur duke i parë ata.

"Me futboll kam filluar të merrem që nga mosha gjashtë vjeçare, ku fillimisht kam qenë në një skuadër të vogël të Gjenevës, ndërsa nga mosha 11 vjeçare jam pjesë e Servettes dhe me 17 vite kam filluar në Challenge League" thotë Imeri për Telegrafin.

Servette është njëra nga skuadrat më të mëdha në Zvicër, me një histori të pasur pasi ka 17 kampionate zvicerane të fituara si dhe shtatë Kupa të shtetit.

"Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Servette, një skuadër me traditë të madhe në Zvicër. Për mua është kënaqësi që e vesh këtë fanellë dhe dëshiroj që të kemi sukses edhe në Superligen e Zvicrës".

Servette u rikthye në Superligën e Zvicrës pas tetë viteve mungesë dhe kontribut të madh dha edhe mesfushori qendror nga Kosova, Kastriot Imeri duke zhvilluar 28 takime.

"E kam besimin e trajnerit dhe kjo për mua ka shumë rëndësi. Kam luajtur shumë herë titullar, por nëse nuk kam qenë në formacion gjithmonë kam pasur rastin të jap kontribut nga banka rezervë. Servette është një klub i madh dhe Superliga e Zvicrës ka nevojë për këtë ekip. Pas shumë vitesh pritje jemi të lumtur që e kemi rikthyer ekipin në elitën e futbollit zviceran", vazhdoi tutje Kastrioti.

Kastrioti ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, nga U-16 deri tani ku është pjesë e U-20.

Ai thotë se është kontaktuar njëherë nga federata shqiptare ne grumbullimin e grup moshave U17 në Saint-Marin.

"Falë paraqitjeve të mira unë kam luajtur edhe me grupmoshat e Përfaqësueses nga U-16 deri në U- 20 ku jam tani. Aktualisht jam i fokusuar vetëm me klubin që të bëjë progres sa më mirë pastaj do të shohim se me cilën Kombëtare do të aktivizohem", tha Imeri.

Pas paraqitjeve të mira me fanellën e Servettes, mediat zvicerane kanë raportuar për interesim të Atalantës, Sampdorias si dhe disa klubeve tjera zvicerane për mesfushorin ferizajas.

"Unë e bëjë punën time në fushë ndërsa menaxherët merret me interesimin e klubeve. Them të drejtën më vije mirë që interesohen klubet pasi po vlerësohet puna ime. Gjithsesi jam i lumtur në Servette dhe tani po më realizohet një ëndërr që të luaj në elitën e futbollit zviceran me klubin tim", vazhdoi tutje djaloshi nga Kosova.

Krejt në fund Kastrioti tregon se lojtarët e tij të preferuar janë Andres Iniesta, Granit Xhaka e Valon Behrami.

"Mundohem që të mësoj shumë nga futbollistët duke i shikuar. Gjithsesi Iniesta mbetet lojtari im i preferuar dhe sa herë e shikoja të mundohem të mësoj nga ai".

"Në pozitën që luaj unë lojtarët qe i pëlqej jashtëzakonisht shumë janë Granit Xhaka dhe Valon Behrami. Që të dy janë të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen stili i lojës së tyre, edhe nga këta dy mësoj shumë duke i shikuar", përfundoi Imeri.

Lojtari i lindur në vitin 2000 luan për ekipin e parë të Servettes që nga viti 2017, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

 

The post Kastrioti i Kosovës që e riktheu Servetten në elitën e futbollit zviceran – gola, asistime dhe kapiten i grupmoshave të Zvicrës appeared first on Telegrafi.

Portugalia publikon listën për finalet e Ligës së Kombeve – Ronaldo kthehet, Sivla mbetet jashtë

Posted: 23 May 2019 12:29 PM PDT

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka zbuluar listën e futbollistëve të cilëve iu ka dërguar ftesë për fazën finale të Ligës së Kombeve.

Cristiano Ronaldo natyrisht e ka pranuar ftesën dhe do të jetë kapiten, për ta tentuar trofeun e edicionit të parë të këtij turneu.

Mungesa që bie në sy është ajo e Andres Silvas, që luan te Sevilla i huazuar nga Milani.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Në sulm është ftuar talenti i madh Joao Felix.

Portugalia do të përballet më 5 qershor me Zvicrën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet një ditë më pas mes Holandës dhe Anglisë. /Telegrafi/


Lista e Portugalisë

Portierë: Beto, Rui Patricio, Jose Sà.

Mbrojtës: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, José Fonte.

Qendërmbrojtës: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Ëilliam Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho.

Sulmues: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Gonçalo Guedes, Rafa Silva.


 

The post Portugalia publikon listën për finalet e Ligës së Kombeve – Ronaldo kthehet, Sivla mbetet jashtë appeared first on Telegrafi.

Pas tri super përforcimeve, Dortmundi tani afër transferimit të një top sulmuesi

Posted: 23 May 2019 11:39 AM PDT

Borussia Dortmund është njëra nga skuadrat më aktive duke përforcuar ekipin për edicionin e ri.

Madje ende pa u hapur zyrtarisht afati kalimtar veror, Dortmund tanimë ka zyrtarizuar tri përforcime të mëdha.

Julian Brandt, Thorgan Hazard dhe Nico Schulz janë tre super përforcimet e Dortmundit për edicionin e ri.

Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm

Por verdhezinjtë nuk do të ndalen me kaq, pasi ata janë gati ta marrin një top sulmues.

Duvan Zapata. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund ka filluar bisedimet me Atalantën për sulmuesi Duvan Zapata.

28-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, pasi në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 27 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Duvan Zapata. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Dortmund është gati të ofrojë 45 milionë euro për transferimin e kolumbianit në Signal Iduna Park.

Në rast se nuk arrihet Zapata, Dortmund do të tentojë transferimin e njërit nga sulmuesit e Romës, Dzeko – Schick. /Telegrafi/

The post Pas tri super përforcimeve, Dortmundi tani afër transferimit të një top sulmuesi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more