Skip to main content

“Van Dijk sot është më i miri i Ligës Premier – dikur lante gota dhe pjata për tri euro në orë dhe ishte afër vdekjes” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Van Dijk sot është më i miri i Ligës Premier – dikur lante gota dhe pjata për tri euro në orë dhe ishte afër vdekjes” plus 9 more Telegrafi Futboll


Van Dijk sot është më i miri i Ligës Premier – dikur lante gota dhe pjata për tri euro në orë dhe ishte afër vdekjes

Posted: 29 Apr 2019 04:22 PM PDT

Virgil Van Dijk nuk duket njeri që mund të bëjë çfarëdo pune, pasi sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kur Liverpooli e pagoi 75 milionë funte.

Ai së fundmi është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë në Ligën Premier, por 10 vjet më parë, ai ishte pjatalarës dhe fitonte tri euro në orë në një restorant në Breda.

Van Dijk , në atë kohë 17 vjeç, punoi në kuzhinë në katin e dytë të 'Oncle Jean', një restorant në një cep të këndshëm të qytetit të tij të lindjes në Holandë.

Mbrojtësi, i lindur nga një nënë nga Surinamet dhe baba holandez, ishte pjesë e Willem II dhe kalonte kohë edhe te Oncle Jean, mes shkollës dhe stërvitjeve.

Një dekadë në vonë Van Dijk , është 'Lojtari i Vitit', ndërsa po udhëheq Liverpoolin në luftën e tyre kundër Man Cityt në garën për titullin kampion.

Van Dijk shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli Van Dijk shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli

Ai synon që t’i japë fund 'agjërimit' 29-vjeçar të klubit për një trofe të Ligës.

Jacques Lips, pronar i restorantit, tregon se si i tha ta linte futbollin dhe të përqendrohej në një punë.

Pra, kur Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kur u transferua në Anfield nga Southampton në janar të vitit të kaluar, Lips ishte shtangur.

“‘Qëndro këtu, Virgjil i thashë”, tregon Lips për Daily Mirror.

“Ai ishte një punëtor i mirë, pastronte fort dhe e bënte punën e tij siç duhet. Ai ishte gjithmonë këtu në dy netët më të ngarkuara të javës".

“Ai po stërvitej shumë dhe përpiqej të bëhej profesionist, ishte anëtarësuar në akademinë e fqinjëve, Willem II”.

Pagat e Van Dijk do të shkonin në festat e McDonalds për të dhe miqtë e tij, kur ndërroi klub.

Por pas nënshkrimit për FC Groningen, mbrojtësi shtatlartë paratë i tij i shpenzoi për mësimet e vozitjes, që ta lërë biçikletën dhe ta marrte një veturë.

Nuk e panë gjigantët holandez, por as Willhemi që e ishte aty  

Ish futbollisti i Man Cityt, Fons Groenendijk, tani trajner te Den Haag, ishte te Willem II në shkurt të vitit 2009.

“Virgil ishte në U-19, vetëm me 17 vjeç kur un e morra Willem II (shkurt 2009) dhe nuk W dinim se çfarë lloj futbollisti ishte".

“Virgjili ishte një ‘junior’ dhe unë kurrë nuk e kisha parë të luante. Në fakt, as nuk e dija se kush ishte ai".

“Në një fazë, kam dëgjuar se kishte disa djem të talentuar në U-19, por nuk ishte momenti për t’i sjellë fëmijët në një betejë ku ishim duke luftuar për të rënë”, tregon ai.

Tetë yje e mëdha të futbollit që për ta nuk e keni ditur se kanë luajtur te Willem II – nga Van Dijk te De Jong e Stam Tetë yje e mëdha të futbollit që për ta nuk e keni ditur se kanë luajtur te Willem II – nga Van Dijk te De Jong e Stam

Pra Willem II dhe Groenendijk, nuk arritën të shihnin potencialin e tij.  Top klubet si Ajax, PSV dhe Feyenoord, nuk e kishin vërejtur Van Dijkun. Ai ishte lojtar normal për syrin e tyre.

Dhjetë vjet më pas, asnjë lojtar në Ligën Premier nuk ka arritur ta driblojë atë gjatë këtij sezoni.

Përballja me vdekjen dhe rikthimi

Van Dijk sa ishte i ri u godit nga abscesi helmues në stomak, sa ishte në Groningen.

Ai humbi shumë kilogram dhe kishte frikë edhe për jetën e tij.

Robert Maaskant, shefi i Groningenit, tregon për SunSport: “Nëna e Virgjilit e çoi në spital, ajo nuk mund të prishte më, ose ndoshta ai nuk do të kishte qenë më në mesin tonë".

“Ai u shtrua në spital dhe kjo e bëri shumë të dobët, kur u kthye ishte mbetur prapa për gati gjysmë sezoni".

Van Dijk ishte afër vdekjes në vitin 2012, sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë – Van Dijk ishte afër vdekjes në vitin 2012, sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë – "Paratë ia lash mamasë time kur u futa në operim"

“Por ne e vumë atë në një program individual, e mori vetëm shumë lehtë në sezonin e parë dhe kur ai filloi të luajë tregoi vlerën e tij menjëherë”.

Kalimi te Celtic

Në vitin 2013, vetëm gjashtë vjet më parë, kreu i rekrutimit te Celtic, John Park, po e kërkonte Mike van der Hoorn e Utrecht.

Por atij ia kapi syri mbrojtësin kundërshtar, Virgil Van Dijk.

“Virgjili ishte i sigurt. Shihej duke menduar. Në rregull thash, do ta provoj këtë, por nëse nuk funksionon, do ta marr një tjetër".

Goditja e Parkut doli  duhura, pasi shumë shpejtë Van Dijk u mishërua në futbollin britanik.

Ai ende është aty. I pakalueshëm. /Telegrafi/

The post Van Dijk sot është më i miri i Ligës Premier – dikur lante gota dhe pjata për tri euro në orë dhe ishte afër vdekjes appeared first on Telegrafi.

Lukaku është zëvendësuesi i Icardit, ai është takuar me drejtuesit e Interit

Posted: 29 Apr 2019 03:44 PM PDT

Sulmuesi belg i Manchester United, Romelu Lukaku ka hënë se e ka ëndërr të luajë në Serie A dhe kjo mund t'i realizohet shumë shpejtë.

Ai ditë më parë tha se ka pasur ofertë në të shkuarën nga Juventusi, por e ka refuzuar.

Popullariteti i tij tek interistët është rritur, ndërsa ai po shihet si i duhuri për ta shkëmbyer me Mauro Icardin.

Lukaku në aksion. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Së fundi mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi belg ka takuar edhe drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio,

Flitet se palët kanë arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët.

Tani Interit i mbetet që ta mbyll çështjen me Icardin, pasi nëse sulmuesi nuk pranon transferimin apo shkëmbimin, është e vështirë të përballohen të dy. /Telegrafi/

The post Lukaku është zëvendësuesi i Icardit, ai është takuar me drejtuesit e Interit appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i javës së 29-të në IPKO Superligë

Posted: 29 Apr 2019 03:34 PM PDT

Java e 29-të e IPKO Superligës është mbyllur më fitoret e tri skuadrave kryesuese.

Feronikeli e ka mposhtur Gjilanin (2-0), ndërsa Prishtina ka fituar në shtëpi më Drenicën (2-1).

Llapi me shumë mund ka fituar përballë Dritës me rezultat 1-0.

Fitoren më të madhe e ka marr Ferizaj që e ka mposhtur në Suharekë skuadrën e Ballkanit (4-2). Trepça '89 dhe Flamurtari kanë marrë fitore ndaj Lirisë dhe KEK-ut me rezultat identik 2-1.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin e javës që vjen me rreshtimin 3-4-3.

Portier

Eglant Haxho është më i miri i javës. Sa për meritë të tij, më shumë edhe për meritë të portierëve tjerë që kishin paraqitje skandaloze.

Haxho kishte pak punë me Dritë, por kur kishte ishte aty.

Mbrojtja

Në të djathtë Armend Thaqi që arriti të shënojë edhe një herë. Në qendër Egzon Sinani, që pati paraqitje të mirë ndaj Dritës.

Në të majtë është Yll Hoxha që asistoi në golin e parë të Niklit.

Mesfusha

Në qendër Hamdi Namani që ishte motor i Llapit, së bashku me Orges Gavën e Trepçës '89 që shënoi gol të bukur ndaj Lirisë.

Në krah Festim Alidema që ishte heroi i Llapit, dhe Dren Gashi që shënoi dy herë ndaj Ballkanit.

Sulmi

Sulmi vjen me tre. Arb Manaj që shënoi ndaj Lirisë, së bashku me Kastriot Rexhën që vazhdon të shënojë në këtë kampionat.

Në krahun tjetër Mario Morina që shënoi dhe asistoi në fitoren ndaj Drenicës.

Një nga paraqitjet e tij më të mira prej se ka ardhur te Prishtina. /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i javës së 29-të në IPKO Superligë appeared first on Telegrafi.

Dhjetë golashënuesit më të mirë në historinë e Barcelonës – Messi e Suarez në podium, nuk mungojnë emra si Rivaldo e Kluviert

Posted: 29 Apr 2019 03:07 PM PDT

Barcelona e ka festuar titullin e 26-të në kampionatin spanjoll, duke e mbyllur këtë vit më herët se sa është menduar.

Nën udhëheqjen e Leo Messit, katalanasit i shtuan edhe një tjetër trofe vitrinave të tyre.

Aty janë edhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe 30 Kupa të Mbretit.

Për fitoren e këtyre trofeve kanë kontribuar shumë futbollistë të mëdhenj me golat e tyre ndër vite.

Më poshtë i gjeni dhjetë golashënuesit më të mirë të historisë së këtij klubi të madh, ky natyrisht prinë Lionel Messi. /Telegrafi/

10. Rivaldo – 86 gola

9. Escolà – 86 gola

8. Basora – 89 gola

7. Patrick Kluivert – 90 gola

6. Mariano Martín – 108 gola

5. Samuel  Eto’o – 108 gola

4. Laszlo Kubala – 131 gola

3. Luis Suárez – 131 gola

2. César – 190 gola

1. Lionel Messi – 416 gola

The post Dhjetë golashënuesit më të mirë në historinë e Barcelonës – Messi e Suarez në podium, nuk mungojnë emra si Rivaldo e Kluviert appeared first on Telegrafi.

Tuchel kritikon Neymarin për gjestin ndaj tifozit

Posted: 29 Apr 2019 02:49 PM PDT

Neymar rrezikon të ndëshkohet nga Federata Franceze, pas një goditje që i dha një tifozi.

Ai pas ndeshjes finale të Kupës që PSG e humbi ndaj Rennes nuk i duroi fjalët e një tifozi dhe e goditi.

Edhe trajneri Thomas Tuchel, e ka kritikuar lojtarin për gjestin.

"Nuk më pëlqeu aspak ai veprim. Nuk është e mundur të bësh ato gjëra. Humbja nuk është e lehtë për tu pranuar, por duhet të jesh respektues ndaj tifozëve".

"Disa futbollistë dashurojnë të fitojnë, të tjerë urrejnë të humbasin", deklaroi Tuchel.

Neymar mund të dënohet me pesë ndeshje në Ligue 1, ndërsa në Ligën e Kampionëve është dënuar me tri ndeshje. /Telegrafi/

The post Tuchel kritikon Neymarin për gjestin ndaj tifozit appeared first on Telegrafi.

Real Madrid do të ishte jashtë Ligës së Kampionëve nëse sezoni do të fillonte pas kthimit të Zidanes

Posted: 29 Apr 2019 02:40 PM PDT

Zinedine Zidane është kthyer në krye të Real Madridit qe 49 ditë, ku ka zhvilluar me Los Blancos tetë ndeshje në La Liga.

Francezi u kthye për ta ndërtuar skuadrën që do të luajë në vitin e ardhshëm, pasi që këtë sezon nuk ka çfarë të shpëtohet më.

Shumë nga lojtarët kanë dështuar të përgjigjen dhe gjërat në përgjithësi nuk janë përmirësuar.

Zhgënjimi i lojtarëve të Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah janë rezultatet e tij nëse e organizon një ‘mini ligë’ prej se ai është kthyer në Real Madrid.

Pas tetë ndeshjeve në La Liga, Madridi do të gjendej në pozitën e pestë dhe, për rrjedhojë, jashtë Ligës së Kampionëve.

Ata kanë fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve (të gjitha në shtëpi), ndërsa jashtë ata nuk kanë fituar (dy humbje dhe dy barazime).

Në total ata kanë grumbulluar 14 pikë. /Telegrafi/

The post Real Madrid do të ishte jashtë Ligës së Kampionëve nëse sezoni do të fillonte pas kthimit të Zidanes appeared first on Telegrafi.

Lenjani e Kryeziu në formacionin e javës në Zvicër

Posted: 29 Apr 2019 02:33 PM PDT

Edhe kjo javë në Superligën e Zvicrës, ka qenë e mirë për disa nga lojtarët shqiptar.

Mirlind Kryeziu i Zurich dhe Ermir Lenjani i Sion janë në formacionin e javë të publikuar nga televizioni Sportalhd.

Kryeziu ka qenë i jashtëzakonshëm në fitoren e Zurich ndaj Sion, duke mos lejuar sulmuesit kundërshtarë të shënojnë.

Në anën tjetër Lenjani edhe pse ka pësuar humbje ishte i vetmi aktiv te Sioni.

Fal paraqitjes së mirë individual ai është përfshirë në 11-shë. /Telegrafi/  

The post Lenjani e Kryeziu në formacionin e javës në Zvicër appeared first on Telegrafi.

Atalanta drejt Ligës së Kampionëve – tetë futbollistëve që iu është rritur vlera, aty edhe Berat Gjimshtit

Posted: 29 Apr 2019 01:31 PM PDT

Atalanta po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe gjendet në vendin e katërt në Serie A që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Fitoja e sotme ndaj Udineses 2-0 i ka dërguar në pozitën e katërt.

Po ashtu bergamasit janë në finalen e Kupës së Italisë, pasi eliminuan Fiorentinën dhe Juventusin.

Ecuria dhe paraqitjet e shfaqura të zikaltërve, kanë bërë që vlera e lojtarëve të rritet ndjeshëm.

Nga një vit më parë, tetë lojtarë të Atalantas vlejnë plot 146 milionë euro më shumë. /Telegrafi/

Pierluigi Gollini (U ble  4.5 milionë euro, vlen 15 milionë euro)

Gianluca Mancini ( U ble 1 milion euro, vlen 25 milionë euro)

Berat Gjimsiti (Erdhi falas, kushton 20 milionë euro)

Hans Hateboer (U ble 200 mijë euro, vlen 20 milionë euro)

Timothy Castagne (U ble 5 milionë euro, vlen 20 milionë euro)

Remo Freuler  (U ble 700 mijë euro, vlen 16 milionë euro)

Robin Gosens (U ble 800 mijë euro, vlen 15 milionë euro)

Duvan Zapata (u ble 26 milionë euro, vlen 50 milionë euro)

The post Atalanta drejt Ligës së Kampionëve – tetë futbollistëve që iu është rritur vlera, aty edhe Berat Gjimshtit appeared first on Telegrafi.

Keisuke Honda lojtar i Melbourne Victorys dhe trajner i Kamboxhias: Si e udhëheq kombëtaren afrikane nga Australia?

Posted: 29 Apr 2019 01:10 PM PDT

Keisuke Honda ishte dikur lojtari me numishte dikur lojtari me numë dhjetë i Milanit dhe konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë të klubit të famshëm italian.

Megjithatë, japonezi nuk arriti të luante dhe tashmë po e vazhdon karrierën te klubi australian i Melbournet.

Pos, kësaj ish-reprezentuesi japonez tashmë drejton edhe si trajner kombëtaren afrikane të Kamboxhias.

Keisuke Honda si lojtar i Milanit

Gjegjësisht, për shkak të mungesës së licencës, Honda aktualisht është menaxher i përgjithshëm i ekipit kombëtar gjersa Felix Gonzales përkohësisht e drejton ekipin. Por, Honda është ai që i merr të gjitha vendimet.

Për shkak të distancës prej rreth pesë mijë kilometrave në mes të vendeve, Honda, një herë në javë mban video konferenca me stafin profesional të këtij ekipi aziatik.

Përveç gjithë kësaj, Honda është pronar zyrtar i klubit të rangut të dytë austriak, SV Horne. /Telegrafi/

The post Keisuke Honda lojtar i Melbourne Victorys dhe trajner i Kamboxhias: Si e udhëheq kombëtaren afrikane nga Australia? appeared first on Telegrafi.

Gareth Bale gjithmonë e më larg Real Madridit, pas humbjes nuk u kthye me autobusin e skuadrës

Posted: 29 Apr 2019 12:25 PM PDT

Sulmuesi uellsian i Real Madrid, Gareth Bale, duket gjithmonë e më larg mbretërve.

Sikurse raporton gazeta spanjolle "AS", futbollisti pas humbjes së Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos, ai nuk u kthye në autobusin e ekipit.

Bale është parë të largohet nga stadiumi krejt i vetëm me mjet privat.

Gareth Bale. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Një praktikë që ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo, por për Bale duket se nuk vlen, pasi problemi është diku tjetër.

Polemikat për të vetëm se do të shtohen pas sezoni i tij ka qenë shumë i dobët.

Bale te Real Madridi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ai është një nga emrat më të nxehtë që të largohet në këtë verë, pasi marrëdhëniet e tij nuk janë aq të mira më Zinedine Zidanen. /Telegrafi/

The post Gareth Bale gjithmonë e më larg Real Madridit, pas humbjes nuk u kthye me autobusin e skuadrës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more