Skip to main content

Rita Ora: Si ambasadore e vendit tim – do të bëj gjithçka që mundem për bamirësinë

Rita Ora: Si ambasadore e vendit tim – do të bëj gjithçka që mundem për bamirësinë


Rita Ora: Si ambasadore e vendit tim – do të bëj gjithçka që mundem për bamirësinë

Posted: 17 Apr 2019 03:26 PM PDT

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, me anë të një postimi në Instagram kujtoi kohën kur  ishte në Kosovë me një mision bamirësie të UNICEF.

Ora tha se ishte dëshmitare për mbështetjen e UNICEF që ka treguar për fëmijët e Kosovës.

"Unë akoma jam duke menduar për javën kur vizitova vendlindjen time Kosovën dhe isha dëshmitare për mbështetjen UNICEF-it që ka treguar për fëmijët e së ardhmes sonë".

"Duke ju dhënë atyre shpresë, besim dhe kur dikush mendon për fëmijët, kjo është shumë inkurajuese".

Ora tha se ishte prekur shumë nga momenti kur ajo iu kishte dhënë lodra fëmijëve kosovarë.

"Unë madje ju dhashë fëmijëve disa lodra, nuk mundem t'ua them këtë moment ata dukeshin shumë të lumtur".

Ora tha se me ndihmën e UNICEF në botë munden të ndryshojnë dhe të sigurohen shumë gjëra.

"Si ambasadore e vendit tim Kosovës është detyra ime të sigurohem që mundem t'i bëj të gjitha, për organizatat bamirëse siç është UNICEF që punon shumë për të siguruar jetën e fëmijëve".

The post Rita Ora: Si ambasadore e vendit tim – do të bëj gjithçka që mundem për bamirësinë appeared first on DRENICA PRESS.

A kanë qenë Glauku e Aida në SHIK? – Përgjigjet Xhavit Haliti

Posted: 17 Apr 2019 03:19 PM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për Shërbimin Informativ të Kosovës dhe reagimet e kohëve të fundit se Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti kanë qenë pjesë e tij.

Haliti ka thënë se nuk e di nëse Konjufca dhe Dërguti kanë qenë pjesë e SHIK-ut.

"Unë e di qysh funksionon shërbimi. Por, nuk e di nëse ata kanë qenë pjesë e SHIK'ut. Këtë nuk e di", ka thënë Haliti në Debat Plus në Tv Dukagjini.

Debatin për SHIK-un e ka hapur deputeti i PSD'-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka qenë në këtë Shërbim. E ky i fundit më pas e akuzoi deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin.

The post A kanë qenë Glauku e Aida në SHIK? – Përgjigjet Xhavit Haliti appeared first on DRENICA PRESS.

Ja kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, mësoni datat

Posted: 17 Apr 2019 02:28 PM PDT

Tashmë janë mësuar çiftet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Barcelona do të luajë me Liverpoolin, derisa Tottenhemi do të jetë kundërshtar i Ajaxit, shkruan GazetaBlic.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me datën 30 të këtij muaji, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Pas pak do të dalim me deklaratat e trajnerëve dhe informatat tjera të rëndësishme nga gara më madhe për klube në kontinentin e vjetër.

The post Ja kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, mësoni datat appeared first on DRENICA PRESS.

Ja çiftet gjysmëfinaliste në Champions League

Posted: 17 Apr 2019 02:13 PM PDT

Me përfundimin e ndeshjeve çerekfinale, janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Për herë të parë në vitet e fundit do të kemi një befasi të këndshme.

E gjitha kjo, pasi në gjysmëfinale do të takohen Ajax dhe Tottenham, që befasuan duke eliminuar Juventusin, respektivisht Manchester Cityn.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

The post Ja çiftet gjysmëfinaliste në Champions League appeared first on DRENICA PRESS.

Gol në minutën e 93’/ Shënon Man City, ndërhyn VAR-i dhe merr vendimin dramatik…

Posted: 17 Apr 2019 01:59 PM PDT

Dramatike në 'Etihad Stadium'.

Në minutën e 93' Raheem Sterlin realizoi golin që kualifikonte Manchester Cityn në gjysmëfinale por festa e madhe prishet nga VAR-i.

Teknologjia i anulon golin skuadrës së drejtuar nga Guardiola.

The post Gol në minutën e 93'/ Shënon Man City, ndërhyn VAR-i dhe merr vendimin dramatik… appeared first on DRENICA PRESS.

VIDEO/ Minutat e fundit dramatike, Tottenham i shënon Man Cityt

Posted: 17 Apr 2019 01:42 PM PDT

Tottenham ka shënuar një gol me shumë vlera përballë Manchester Cityt.

Në minutën e 73' ishte Fernando Llorente që shënoi gol për ta bërë akoma edhe më dramatike këtë përbllje të madhe.

The post VIDEO/ Minutat e fundit dramatike, Tottenham i shënon Man Cityt appeared first on DRENICA PRESS.

Thomas Strakosha mbron penallti dhe e mban Lazion në garë për Ligën e Kampionëve

Posted: 17 Apr 2019 01:40 PM PDT

Në ndeshjen mes Lazios dhe Udineses, ku vendasit fituan 2-0, portieri shqiptar, Thomas Strakosha priti një penallti. 

Udinese kishte mundësinë të rikthehej në lojë në minutën e 52-të, ku gjyqtari akordon një penallti në favor të tyre.

Ylli argjentinas, Rodrigo De Paul, morri përsipër përgjegjësinë për ta ekzekutuar penalltinë, por përballë tij ishte gardianin kuqezi, Thomas Strakosha.

Ky i fundit e kuptoi krahun dhe bën një pritje fantastike, duke mbajtur rrjetën e paprekur.

Ndeshja u mbyll 2-0 dhe Lazio me 52 pikë, tri më pak se Milani, mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Strakosha pas kësaj paraqitje u votua si njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje me notën 7.9. /Telegrafi/

The post Thomas Strakosha mbron penallti dhe e mban Lazion në garë për Ligën e Kampionëve appeared first on DRENICA PRESS.

Adhuruese e sportit dhe akademike intelegjente: Këto gjëra për Kolinda Kitarovic me siguri nuk i keni ditur |PAMJE

Posted: 17 Apr 2019 01:36 PM PDT

Ndonëse Kolinda Grabar-Kitarovic ka shërber në disa pozita të lartë në vendin e saj si politikane e diplomate, zgjedhja si presidente e Kroacisë padyshim që mbetet arritja e saj më e lartë, transmeton Gazeta Metro.

Ajo e fitoi presidencën në vitin 2015 në një garë të fuqishme, e dominuar kryesisht nga burrat.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë disa gjëra rreth presidentët Kolinda, të cilat mund të mos i keni ditur më parë.

1.Ajo është presidentja më e re në historinë e Kroacisë

Kolinda Grabar-Kitarovic jo vetëm që është presidentja e parë grua në historinë e Kroacisë, ajo po ashtu është edhe më reja.

2. Kolinda është një prej grave më të fuqishme në botë

Kur Kolinda u zgjodh si presidente, detyrë primare e saj ishte t'i shërbente popullit të saj. Por u bë figurë edhe më e rëndësishme, kur u zgjodh një prej grave më të fuqishme në botë nga Forbes.

3. Ajo lufton për të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave

Shumë gra pëlqejnë t'i thërrasin feministe, por jo edhe Kolinda. Ajo thotë se nuk është feministe, por lufton për të drejta të barabarta mes dy gjinive.

4. Ajo është një akademike intelegjente

Presidentja kroate është e edukuar mirë dhe ka përfunduar studimet në disa prej institucioneve më të mira në botë.

Ajo ka përfunduar studimet master në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin e Shkencave Politike, për Mardhënie Ndërkombëtare. Po ashtu, ajo ka studiuar një vit në Meksikë, ka fituar bursë për Harvard dhe disa universitete të tjera.

5. Kolinda flet disa gjuhë

Bota ka shumë gjuhë, por duhet t'i dini vetëm ato më të përhapurat, njësoj si Kolinda.
Presidentja flet rrjedhshëm kroacisht, anglisht, spanjollisht dhe portugalisht. Ndërsa, ka njohuri bazike në frengjisht, italisht dhe gjermanisht.

6. Ajo është adhuruese e sportit

Presidentja Kolinda është adhuruese e sporteve, e një gjë e tillë u dëshmua më së miri në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, që u mbajt në Rusi./gazetametro.net

The post Adhuruese e sportit dhe akademike intelegjente: Këto gjëra për Kolinda Kitarovic me siguri nuk i keni ditur |PAMJE appeared first on DRENICA PRESS.

Kështu pritet Ramiz Lladrovci sonte në Likoshan dhe në Vuçak (FOTO)

Posted: 17 Apr 2019 01:35 PM PDT

Edhe sonte ka vazhduar procesi zgjedhor i PDK-së në Drenas, ku krerët e PDK-së në këtë qytet qëndruan për proces zgjedhor në fshatin Likoshan dhe Vuçak, shkruan Drenica Press.

Lidhur me këtë proces zgjedhor, kryetari i komunës së Drenasit e quajti këtë proces si: Proces i mbarë, proces i mirë, ashtu siç është platforma jonë, siç është vizioni i Kadri Veselit dhe PDK-së.

Në Likoshan dhe Vuçak, fitore e qytetarëve në këto dy nëndegë, demokraci dhe vlera, sepse, ashtu bastionit i ka hije!

Dekada e Re, me besim, zhvillim, integrim!

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

The post Kështu pritet Ramiz Lladrovci sonte në Likoshan dhe në Vuçak (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Përmbyset autobusi, 28 të vdekur

Posted: 17 Apr 2019 01:30 PM PDT

Një autobus turistik është përmbysur në ishullin portugez të Madeira duke lënë 28 vetë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Vdekjet u konfirmuan nga "Lusa", agjencia kombëtare e lajmeve. Gazeta gjermane Bild tha se nëntë turistë gjermanë ishin ndër ata që vdiqën në aksidentin pranë Caniço. Autobusi thuhet se ka 50 pasagjerë.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit që ka rënë mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz.

Ekziston frika se bilanci mund të përkeqësohet, sepse ka shumë të plagosur në gjendje të rëndë. /Tch

The post Përmbyset autobusi, 28 të vdekur appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more