Skip to main content

“Për nevojat e partisë” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Për nevojat e partisë” plus 1 more Telegrafi Opinione


Për nevojat e partisë

Posted: 21 Apr 2019 03:42 AM PDT

Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të "epokës leniniste", nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis.

Si shoqe lufte ajo mban listat e partisë, të anëtarësisë anembanë Rusisë, në kohë e sipër që ato zvogëlohen në mënyrë të frikshme, saqë partia rrezikon të mbetet vetëm me 10 anëtarë.

Mësohet që dikur partitë revolucionare në Rusi i subvenciononin oligarkët kurtizanë, mirëpo tani në emigracion arka e partisë kishte mbetur bosh. "Duhen pará, – konkludon Lenini analitik si gjithnjë, – dhe ne duhet ta gjejmë vetë rrugën për ta pasuruar partinë". Ajo rrugë nuk paskësh qenë më vetëm çështje bisedash. "Revolucionarët" që endeshin nëpër Rusi, sidomos ata që kishin talent banditizmin, duheshin organizuar dhe koordinuar.

Një ditë, si ka kaluar orë të tëra në bibliotekë, me t'u kthyer në shtëpi udhëheqësi mbyllet në dhomën e punës, duke e porositur Krupskajën që të mos e shqetësojë askush: "Më duhet të kryej një vepër teorike shumë të rëndësishme…". Bashkëshortja, gjithnjë e informuar për punën e të shoqit, mbetet e befasuar nga kjo farë fshehtësie.

Prej punës së asaj nate rezulton një broshurë që skandalizoi edhe vetë marksistët e emigracionit. Broshura të atilla me direktiva, Lenini i mbititullonte "Letra nga larg", të njohurat "Письма издалека"!

Duke përdorur aty-këtu citate marksiste, Lenini shpjegonte që grabitjet e bankave, të trenave që transportonin vlera monetare dhe të arkave të magazinave, në gjendjen aktuale të revolucionit ishin "akte revolucionare-marksiste, dorë e parë"!

I gjithë koleksioni "Письма издалека" mund të lexohet sot, në suport elektronik, edhe në internet. Dhe, rezulton që autorët si Essad Bey paskëshin treguar të vërtetat. Me botimin e broshurës dhe direktivat e reja të dhëna në të, banesa e Leninit në Paris filloi të vizitohej nga figura të fantaksura. Ishmiqtë e tij kështu e kanë përshkruar. Ai vetë u detyrua të vente deri në Finlandë për të takuar figura të atilla: kaukazianë gjysmë të egër, cuba siberianë, eremitë baltikas etj..

Tanimë, në vend të tezave të Marksit dhe Engelsit, diskutonte me ta plane konkrete aksionesh për grabitje, duke shpjeguar mbi tryezë planimetri topografike.

"Shokë, – pyeste me duar të kredhura ndër xhepa dhe sytë gjysmë të mbyllur, – a jeni të gatshëm të grabisni bankën e Armavirit për nevojat e partisë?" Shokëve u kërcisnin dhëmbët nga hareja dhe padurimi. "Duhen nja dhjetë bomba…", kërkonin shokët, ndërsa Lenini nxirrte nga xhepi bllokun e vogël dhe mbante shënim kërkesat, duke miratuar me kokë.

Kështu u ndërtua një rrjet i mirorganizuar grabitësish të vlerave të mëdha monetare nëpër banka, trena, magazina etj., "për nevojat e partisë". Falë tij, u realizuan grabitjet spektakolare të bankës së Tiflisit (200,000 rubla të kohës), të korrierës perandorake në Uralet (70,000 rubla të kohës) dhe një varg i tërë grabitjesh të ngjashme (Hollësi kërshërore mund të gjeni plot edhe në internet: The 1907 Tiflis bank robbery etj.).

Këto nuk quheshin as vjedhje, as grabitje.

Kur kryheshin "për nevojat e partisë" quheshin rusisht "ekspropiacija", d.m.th. shpronësim: "shpronësohej" borgjezia dhe klasa sunduese. Fjalori politik i partisë u pasurua me shkurtesën "eks", që cilësonte vjedhjen dhe grabitjen e sasive të mëdha monetare "për nevojat e partisë", ndërsa shokët përkatës tanimë quheshin "eksistët".

Leninit i duhej edhe kreu i kësaj veprimtarie. Ndërsa kalonte gishtin në listat e besnikëve të mbetur të partisë, u ndal te një emër disi i veçantë dhe iu kujtua që e kishte ndeshur kalimthi në Kongresin e Partisë në Helsingfors: një djalosh me fytyrë të vrarë lije, me sy të vegjël dhe mustaqe të zeza. Dhe vendosi, siç vendoste gjithmonë, i bindur në përshtypjen e çastit: Eksi duhej të përqendrohej tek eksistët e Kaukazit, ndërsa drejtimi i tyre t'i besohej "gjeorgjianit legjendar". Me emërtesën "gjeorgjiani legjendar" njihej në qarqet e partisë djaloshi Josif Xhugazhvili, ndryshe Stalin. Reagimeve të shumë shokëve marksistë të skandalizuar nga grabitje të tilla "për nevojat e partisë", Lenini iu përgjigj duke shkruar:

"Partia nuk është bujtinë pensioni për bandillë; fusha e luftës sonë i kapërcen kufijtë e moralit borgjez. Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë, edhe duke qenë horr. Në polikë, morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit". Për të mbështetur këtë politikë grabitjesh skandaloze të sasive të mëdha monetare "për nevojat e partisë", Lenini vuri në punë edhe shokun Bogdanov, mik i tij, të shkruante edhe ai një broshurë në mbrojtje të "eksëve". Mund të lexohet në të:

"Bërtitet kundër shpronësuesve, duke i quajtur hajdutë dhe kriminelë. Mirëpo, në orën e pushtetit ata do t'i kemi të gjithë me ne dhe atëherë do të jetë më i dobishëm një hajdut profesionist sesa intelektualët si zoti Plehanov".

Më duket – mbase e kam gabim – që historia i dha të drejtë partisë.

The post Për nevojat e partisë appeared first on Telegrafi.

Rapsodi dhe valltarja

Posted: 20 Apr 2019 02:07 PM PDT

Dashuria mes njerëzve nuk njeh limit. Jo pak të rinj, shekuj më herët, kishin kalëruar larg përtej Zezës për të parë botën. Megjithëse nuk kishte makina si sot, për të parë e prekur viset e reja, interesimi ka ekzistuar gjatë gjithë shekujve. Kështu janë zbuluar edhe skajet më të largëta të botës. Herë-herë nizamët e rekrutuar në ushtrinë e padishahut, edhe pasi kishin mbaruar afatin ushtarak nuk ishin kthyer në atdhe, megjithëse nuk ishin vrarë duke luftuar, mijëra kilometra larg vendlindjes. Ka ndodhur që nënat kanë vajtuar djemtë, pa ditur a janë gjallë apo të vdekur. Pak kush ka menduar që ndonjëri prej tyre mund të ketë gjetur dashurinë e jetës, në Jemen apo Azerbajxhan, mijëra kilometra larg Zezës. Rrëfimet për këto raste i kanë mbijetuar kohës me shekuj.

Akoma pëshpëritet se si, dikur moti, në Zezë ishte bërë i njohur rapsodi, me emrin Karapidik. Emri me të cilin e thërrisnin, ishte nofkë. Fjala Karapidik, në gjuhën e ushtrisë pushtuese, kishte kuptim të njeriut pa familje dhe pa farë pasurie. Ai këndonte rapsodi të moçme. Kishte aftësi të thurte edhe këngë të reja, kurdo dhe në çdo rast. Jo vetëm që këndonte, por ai edhe vallëzonte bukur, sa që të gjithë ia kishin lakmi. Shumë herë e thërrisnin në dasma, vetëm për vallëzim. Me kohë, jo që u bë këngëtar e valltar i njohur, por dallohej edhe si orator e falltar.

Historia e martesës së tij është krejt e veçantë. Fati i erdhi me ushtrinë pushtuese. Asokohe në të shumtën e rasteve, ordhitë shoqëroheshin edhe me muzikë fanfarash e vallëzime. Në ato vende që zgjidhnin për të pushuar, dhe për të vendosur çadrat, ushtarët, jo pak herë organizonin argëtime me këngë, valle dhe muzikë. Fanfarat dëgjoheshin larg. Sa herë dëgjohej muzika, tuboheshin shumë zijoshë. Sa herë kalonte ushtria andej, Karapidiku vraponte i pari. Ai qe një djalosh i zhvilluar, shtathedhur, i pashëm e i zhdërvjelltë. Kontaktet e rastit mes njerëzve të racave të ndryshme, sollën edhe shumë risi. Gjatë stinës së verës, për të satën herë, ushtria selxhuke vendosi çadrat në fshat. Rapsodit i pëlqente muzika, por më shumë valltaret e reja e të bukura, që argëtonin ushtrinë në terren. Ai kishte kohë që ishte i pjekur për martesë, po në Zezë nuk kishte shpresë për të gjetur nuse. Zijoshët as që merreshin jo me origjinën, por aq më pak me dertin e tij.

Çdo bisedë e tij për martese shndërrohej në tallje, që nuk mbaronte me ditë muaj. Tallja me Karapidikun, ishte ushqim për zijoshët.

Valltaret ia kishin tërhequr vëmendjen rapsodit, që kur i kishte parë. Karapidiku shumë shpejt ia vuri syrin një valltareje të re. Derisa ushtria, po kënaqej me muzikë dhe vallëzim, Karapidikun e ftuan të bashkohej edhe ai.

Në atë valle të zjarrtë, në fushë, rrethuar me mal në të katër anët, atij iu dha rasti të prek dorën e valltares së re. Një flakë e verdhë ia përshkoi trupin dhe po ia digjte shpirtin. Mendja i kishte shkuar, jo vetëm ta ketë një herë në dorë valltaren, por edhe te martohej me te. Tash kur iu dha rasti për të vallëzuar, Karapidiku ishte i gatshëm ta jepte edhe jetën për një femër që nuk e kishte ëndërruar më herët. Përdredhjet e valltares e kishin eksituar zijoshin rapsod deri në kulm, dhe ky, me dëshirë do jepte gjithë pasurinë që kishte, vetëm të bënte një natë me valltaren. Dita e parë dhe kontakti i parë me dorën e valltares se panjohur, u bënë vendimtare për martesën e Karapidikut.

Gjithçka po ecte sipas dëshirës së Padishahut, por kush mendonte për këtë punë asokohe në Zezë? Rapsodi falltar ziente në kokë shumë pengesa në rrugën që kishte zgjedhur për ta rrëmbyer valltaren, qoftë edhe më forcë. Paramendonte me dhjetëra pengesa që mund t'i dalin në rrugën e tij. Ndalimi që po paramendonte, ishte krejt një kurth për nxitjen e martesave të përziera, që ishin synim strategjik i Lartmadhërisë. Ditë të tëra, sa qëndroi ushtria në Zezë, u organizuan edhe vallëzime të tjera. Karapidiku, ishte aty, i pari çdo herë.

Shumë aktivitete të ushtrisë bëheshin edhe me qëllime të caktuara. Një ditë, rapsodin e ftuan të vallëzonte, vetëm me valltaren e re. Gjithë ushtarët tjerë shikonin përreth. Në vallen dyshe, Karapidiku zijosh, dëshmoi gjithë talentin e tij, që nuk ishte parë deri atëherë. Tash, pati rast ta prekte e përqafonte gjithë trupin e valltares, e cila po digjej e tëra. Nuk kishte mbetur edhe një ushtar, që nuk kishte vërejtur rapsodin si po digjej për atë femër, që ia kishte rrëmbyer zemrën, malësorit zijosh.

Përshkrimi i dashurisë së rapsodit ndaj valltares nuk u bë temë asnjëherë, krejt nga inati i zi i zijoshëve, të cilët akoma ruanin mëritë e vjetra ndaj të gjithë atyre, që rastësisht ishin martuar me femra të huaja. Megjithëse, Zeza njihej për të zezat e saj, kjo martesë kaloi pa asnjë rrëfim të zi, që ishin thurë më herët, dhe jo vetëm në këso rastesh.

Edhe një synim selxhuk po realizohej në Zezë. Nga takimi dhe vallëzimi trup me trup, rapsodi e valltarja, me prekje kishin caktuar takim. Sado që Karapidiku kishte frikë nga ushtria, se ajo mund ta pengonte apo ndalonte këtë kontakt, nuk ndodhi asgjë. Bile, për këtë, zijoshi me mendjen e tij, thuri një varg pengesash. Mendonte se edhe mund ta vrisnin, por me këtë martesë nuk u mor askush.

Rapsodi i ri, këtë strategji, nuk e kuptoi asnjëherë, edhe pasi i lindën shtatë fëmijë me valltaren. As atë natë, kur rapsodi e solli në shtëpi valltaren nuse, dhe as më vonë, për këtë martesë nuk pyeti njeri. Prindërit e rapsodit nuk u pajtuan asnjëherë, por as ky fakt nuk ia prishi kurrë zjarrin e dashurisë që kishte shpërthyer tek ai, ditën që preku dorën e valltares. Reagimet nga ushtria apo eprorët ushtarak, që i kishte pritur me frikë, nuk u panë askund. Derisa valltarja filloi jetën me rapsodin, Pashai që i printe ordhisë, në vend të saj, solli dy valltare të reja, edhe me të bukura. Aty mbaroi çdo frikë, pengesë, fjalë a rrëfim, që kishte menduar Karapidiku për martesën. Bashkëfshatarët e lëçiten me vite rapsodin. Ata nuk folën me te, plot dy dekada. Vetëm pasi vajza e madhe e rapsodit u fejua, dhe kur ishte caktuar dita e martesës, zijoshët hoqën lëçitjen ndaj tij. Që nga ai rast, rapsodi martoi shtatë djem e vajza. Mori nuse të reja për djem nga familje të njohura. Edhe vajzat i martoi me djem të mirë, të familjeve të njohura e të pasura. Bile edhe mendimet e zeza që kishte për ndonjë përgojim të mundshëm, lidhur me fëmijët e tij, nuk u dëgjuan asnjëherë.

The post Rapsodi dhe valltarja appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more