Skip to main content

“Lazio dhe Roma nuk harrojnë të thumbojnë njëra-tjetrën edhe në ditën e kryeqytetit italian” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lazio dhe Roma nuk harrojnë të thumbojnë njëra-tjetrën edhe në ditën e kryeqytetit italian” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lazio dhe Roma nuk harrojnë të thumbojnë njëra-tjetrën edhe në ditën e kryeqytetit italian

Posted: 21 Apr 2019 03:01 PM PDT

Derbi i qytetit të Romës nuk ndalet kurrë, dy skuadrat e mëdha SS Lazio dhe AS Roma shprehin rivalitetin e tyre sa herë iu vjen rasti.

Qyteti i Romës u krijua më 21 prill 753 para lindjes së Krishtit dhe sot (e diel) ishte dita kryeqytetit italian dhe të gjithë në Itali uruan për këtë ditë në rrjetet sociale, edhe dy klubet e lartpërmendura.

E para ishte Lazio, e cila në Twitter postoi një fotografi me numra romak të cilët simbolizonin datën e krijimit, ndërsa përshkimi ishte: “Ty, që na dhurove nderin të jemi skuadra jote e parë: urime, Caput Mundi”.

Dhe përgjigjja nga klubi i Romës ishte e shpejtë, ata postuan një fjalëkryq ku në përshkrim thuhej: “63 horizontal: kryeqyteti i Italisë”, ndërsa në fjalëkryq te pjesa ku i referohej qytetit të Romës dhe kishte katër shkronja, kishin shkruar:  “Caput Mundi”, duke ironizuar kështu me klubin e Lazios dhe administratorin e faqes së saj.

“Caput Mundi”, është shprehje e vjetër latine që i referohet qytetit të Romës dhe kuptimi i saj është “Roma kryeqyteti i botës”.

Duke ditur rivalitetin e mes AS Romës dhe SS Lazios, këta të fundit preferuar që në urimin e tyre mos të shkruajnë fjalën që ngjason me atë të klubit rival, dhe kjo nuk i pëlqeu Giallorossëve. /Telegrafi/

The post Lazio dhe Roma nuk harrojnë të thumbojnë njëra-tjetrën edhe në ditën e kryeqytetit italian appeared first on Telegrafi.

“Nuk e di”, përgjigjja e shkurtër e Solskjaerit që shqetësoi çdo tifoz të Unitedit

Posted: 21 Apr 2019 02:20 PM PDT

Manchester Unitedi humbi 4-0 nga Evertoni në Goodison Park, në një ndeshje për t’u harruar nga Djajtë e Kuq.

Tre pikë të humbura mjaft të rëndësishme në garën për top katërshe, por ajo që ishte më shqetësuese ishte mungesa e përpjekjeve nga lojtarët për të krijuar diçka pozitive në fushë.

Tifozët tash e disa kohë janë të shqetësuar në këtë aspekt, duke ditur se Man Utd vite më parë ishte në majat e futbollit dhe lojtarët jepnin maksimumin për fanellën, gjë që është mjaft e rëndësishme në futboll, pavarësisht se ekipi humbet apo fiton.

Ole Gunnar Solskjaer duke i kërkuar tifozëve falje për humbjen (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Më në fund një gazetar është bërë zëri i gjithë tifozëve, ai pas ndeshjes ndaj Evertonit pyeti trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, se a iu bën lojtarëve mjaftueshëm për klubin e Unitedit, dhe përgjigjja ishte: “Nuk e di“.

Dhe normalisht kjo ishte një përgjigje shqetësuese pasi Man Utd është një klub i madh, dhe të luash për klubin nga Old Traffordi mbi të gjitha është nder dhe kështu duhet të japësh çdo gjë për fanellën.

Këto fjalët e trajnerit norvegjez menjëherë janë bërë temë diskustimi mes tifozëve dhe po ashtu në media. Ndërsa komenti i tij për ndeshjen ishte:

“Nga fishkëllima e parë çdo gjë shkoi gabim. Vetëm dua t’i kërkoj falje tifozëve. Ata janë të vetmit që mund të mbajnë kokën lartë, sepse ne nuk mundemi. Evertoni ishte më i mirë se ne në të gjitha aspektet. Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë që të marrim rezultate. Talenti kurrë nuk ka qenë i mjaftueshëm, duhet të bësh më shumë”.  /Telegrafi/

The post “Nuk e di”, përgjigjja e shkurtër e Solskjaerit që shqetësoi çdo tifoz të Unitedit appeared first on Telegrafi.

Klopp tregon në detaje se si erdhi goli i Wijnaldumit ndaj Cardiffit: Nuk ishte nga stërvitja, ide e lojtarëve

Posted: 21 Apr 2019 01:34 PM PDT

Liverpooli fitoi ndaj Cradiffit me rezultat 0-2 dhe kështu mbajti gjallë shpresat për titull në Ligën Premier.

Goli i parë në takim u shënua nga Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të pas një harkimi nga Trent Alexander-Arnold, e gjitha kjo ishte aq e bukur për t’u parë sa të gjithë menduan se ishte diçka e përgatitur në detaje në stërvitje, por jo.

Trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes ka zbuluar se goli ishte planifikuar nga vetë lojtarët në zhveshtore pas përfundimit të pjesës së parë dhe se ishin ata që detektuan se ku po çalonte mbrojta kundërshtare gjatë një harkimi në zonë.

Festa e Georginio Wijnaldum pas golit ndaj Cardiff Cityt (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

"Është diçka e madhe, ndeshja ishte shumë e vështirë. Lojtarët u treguan shumë të mençur, ata përdorën përvojën nga pjesa e parë”.

“Nuk është diçka nga stërvitja, është nga pjesa e parë në zhveshtore. Lojtarët vendosën ta bëjnë, e dashurojë këtë gjë”.

“Ata vendos të luajnë ashtu, Gini vrapoi te zona ku ishte e boshatisur, gol fantastik. Më pëlqen ku ata marrin iniciativa të tilla, nuk ndodhin shumë shpesh, gjë që e bënë edhe më të bukur”.

“Ndonjë herë duhet të provosh gjëra të ndryshme në fushë, por nuk mund të përfshish shumë lojtarë. Ke nevojë të veprosh në kohën e duhur dhe lojtarët u bashkuan pas pjesës së parë që ta zgjidhin këtë. Më pëlqeu”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

The post Klopp tregon në detaje se si erdhi goli i Wijnaldumit ndaj Cardiffit: Nuk ishte nga stërvitja, ide e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Tifozët e kritikojnë Mustafin për paraqitjen e dobët, Unai Emery i del në krahë yllit shqiptar

Posted: 21 Apr 2019 12:54 PM PDT

Arsenali humbi nga Crystal Palace me rezultat 2-3 dhe kështu Topçinjtë i zbehën paska gjasat që të përfundojnë sezonin në top katërshe.

Shkodran Mustafi pas ndeshjes ishte në qendër të kritikave nga tifozët, së pari që nuk mbuloi mirë Christian Benteken te goli i parë, e posaçërisht te gabimi në Wilfried Zahan tek goli i dytë.

Pasi kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, është trajneri i Arsenalit, Unai Emery, që i del në krahë yllit shqiptar.

Wilfried Zaha në tentim për t’i ikur Shkodran Mustafit dhe Ainsley Maitland-Niles (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Tekniku spanjoll thotë se 27-vjeçari ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke dashur të tregojë se një ndeshje e dobët mund t’i ndodhë secilit.

“Shpesh herë ai luan shumë mirë. Preferoj të flas për stabilitetin në këtë sezon”, ka thënë Emery fillimisht.

“Ndaj Bentekes dhe Zahas mund të vuash më shumë se zakonisht. Mendoj se ai (Mustafi) ka qenë stabil në gjithë sezonin”, shtoi trajneri.

Aktualisht Arsenali renditet në vendin e katër me 66 pikë, aq sa Chelsea dhe dy pikë më shumë se Manchester Unitedi. /Telegrafi/

The post Tifozët e kritikojnë Mustafin për paraqitjen e dobët, Unai Emery i del në krahë yllit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i Juves me lojtarët e tetë Scudettove të fituara radhazi

Posted: 21 Apr 2019 12:10 PM PDT

Juventusi fitoi ndaj Firontinës në fundjavë dhe me këtë rast siguroi titullin edhe matematikisht në Serie A, edhe pse ka edhe katër xhiro deri në fund.

Ky ishte titulli i tetë radhazi për Zonjën e Vjetër në kampionatin elitar italian, gjë që më herë nuk e kishte arritur askush.

Juve në sezonet e fundit ka qenë dukshëm skuadra më e mirë në Itali, pjesë e ekipit bardhezi kanë qenë disa nga lojtarët më të mirë në futbollin evropian.

IFTV një llogari në Twitter e krijuar vetëm për futbollin italian ka përpiluar formacionin më të mirë të Juves në tetë vitet e fundit, gjë që shumë tifozëve iu ka pëlqyer përzgjedhja e formacionit bazë. Por, normalisht ka dhe të atillë që mendojë se duhet disa ndryshime.

Juventusi i tetë Sucdettove (4-3-3): Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Sandro; Vidal, Pirlo, Pogba; Tevez, Del Piero, Ronaldo. /Telegrafi/

 

The post Formacioni më i mirë i Juves me lojtarët e tetë Scudettove të fituara radhazi appeared first on Telegrafi.

Tifozëve të Liverpoolit nuk do t’iu pëlqej ajo që ndodhi mes Salah dhe Milnerit momente para penalltisë

Posted: 21 Apr 2019 11:30 AM PDT

Liverpooli arriti të fitojë ndaj Cardiffit me rezultat 0-2 në një ndeshje mjaft të vështirë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Georginio Wijnaldum (57′), ndërsa të dytin James Milner nga pika e bardhë në minutën e 81-të, duke i dhënë kështu skuadrës së Jurgen Kloppit qetësinë e duhur.

Por, para se anglezi të gjuante penalltinë ishte Mohamed Salah ai që shfaqi interesim të gjuajë atë, me këtë nuk u pajtua Milner, i cili është gjuajtësi i parë i penalltive në ekip.

Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve të Liverpoolit, të cilët për këtë rast janë ndarë në dy pjesë.

Disa mendojë se duhet të gjuante Salah pasi në rast se egjiptiani do shënonte do bëhej golashënuesi më i mirë në Ligën Premier dhe kështu besimi i tij do të rritej.

Ndërsa pjesa tjetër janë me Milnerin, i cili është gjuajtës i shkëlqyeshëm i penalltive dhe për ata më e rëndësishme është arritja ekipore (fitorja, titulli), se ajo individuale (që Salah të jetë kalojë Sergio Agueron në renditjen e golave). /Telegrafi/

The post Tifozëve të Liverpoolit nuk do t’iu pëlqej ajo që ndodhi mes Salah dhe Milnerit momente para penalltisë appeared first on Telegrafi.

Zidane: Për mua, Benzema është 9-shi më i mirë në botë për momentin

Posted: 21 Apr 2019 11:01 AM PDT

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e tij, Karim Benzema.

Zidane e ka lavdëruar sulmuesin francez pasi ai shënoi het-trik në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbao.

30-vjeçari tani ka 21 gola në La Liga në sezonin 2018-19, dhe ai duket si një lojtar i ri pas kthimit të Zidanes në klubin mbretëror.

“Pasi u ktheva në klub, ai po luan më mirë se sa që e kam parë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Për mua, me tetë gola me radhë, ai është numrin 9 më i miri në botë momentalisht”.

“Megjithatë, unë nuk jam i befasuar nga paraqitjet e tij – pasi e di që është i aftë për to”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

The post Zidane: Për mua, Benzema është 9-shi më i mirë në botë për momentin appeared first on Telegrafi.

Cardiff 0-2 Liverpool: Notat e lojtarëve, Wijnaldum dhe Van Dijk më të mirët

Posted: 21 Apr 2019 10:19 AM PDT

Liverpooli arriti fitore ndaj Cardiffit me rezultat 0-2 në Ligën Premier.

Golat për Reds i shënuan Georginio Wijnaldum (57′) dhe James Milner (81′). Më i miri në këtë takim ishte mesfushori holandez, i cili përveç golit arriti të bëjë edhe një paraqitje të mirë.

Me notë të lartë u vlerësuan edhe Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita.

“Plakushi” James Milner i pagabushëm nga pika e bardhë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje nuk luajti ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Nathaniel Mendez Laing ishte më i miri te vendasit, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Lee Peltier dhe Bruno Ecuele Manga, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Cardiff :

Liverpool:

Në xhiron e radhës ekipi i Kloppit luan ndaj Huddersfieldit, ndërsa Cardiffi kundër Fulhamit. /Telegrafi/

The post Cardiff 0-2 Liverpool: Notat e lojtarëve, Wijnaldum dhe Van Dijk më të mirët appeared first on Telegrafi.

Arsenal 2-3 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Posted: 21 Apr 2019 10:17 AM PDT

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Topçinjtë nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë pozitive dhe t’i afrohen kualifikimit në Ligën e Kampionëve pasi janë mposhtur në shtëpi nga Crystali.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mesut Ozil (47′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (77′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Christian Benteke (17′), Wilfried Zaha (61′) dhe James McArthur (69′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi belg, Benteke, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi që pas gabimit të bërë u notua me 5.4.

Arsenal:

Crystal Palace:

/Telegrafi/

The post Arsenal 2-3 Crystal Palace, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Arsenali befasohet në shtëpi nga Crystal Palace dhe vështirëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Posted: 21 Apr 2019 09:58 AM PDT

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me posedim të vendasve, raste nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Christian Benteke, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0.

Festa e Bentekes pas golit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të kthehet në lojë duke barazuar 1-1 pas vetëm dy minutave më anë të Mesut Ozil.

Megjithatë, festa e vendasve nuk zgjati shumë pasi mysafirët u përkujdesën të shënojnë dy gola të shpejt dhe ta dyfishojnë epërsinë.

Fillimisht ishte Wilfried Zaha (61′), i cili shënoi për 2-1 pas një gabimi të Shkodran Mustafit, ndërsa James McArthur (69′) shënoi për 3-1.

Zaha shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Mustafit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Arsenali arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 77-të me anë të Pierre-Emerick Aubameyang në 3-2, por edhe përkundër rasteve të shumta ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 66 pikë, ndërsa Crystal Palace e siguron mbijetesën me 42 pikë në vendin e 12-të.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë te Wolves, ndërsa Crystali e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/

 

 

The post Arsenali befasohet në shtëpi nga Crystal Palace dhe vështirëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more