Skip to main content

“Klopp: E pres me padurim ndeshjen ndaj Barcelonës, tani kemi eksperiencë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Klopp: E pres me padurim ndeshjen ndaj Barcelonës, tani kemi eksperiencë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Klopp: E pres me padurim ndeshjen ndaj Barcelonës, tani kemi eksperiencë

Posted: 17 Apr 2019 03:49 PM PDT

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren 4-1 ndaj Portos.

Liverpooli nën drejtimin e gjermanit do të jetë për herë të tretë në aktor vite në gjysmëfinale.

“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon. E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat”.

Liverpool . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira si mysafirë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar".

"Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale”.

Klopp e Alisson . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Ai ka folur edhe për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku thotë se e pret  me padurim.

“Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

The post Klopp: E pres me padurim ndeshjen ndaj Barcelonës, tani kemi eksperiencë appeared first on Telegrafi.

Pochettino: Jam krenar me djelmoshat, ata janë heronjë

Posted: 17 Apr 2019 03:02 PM PDT

Trajneri i Tottenhamt, Mauricio Pochettino, ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij kaloi në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityn.

Ndeshja u mbyll 4-4, ku skuadra e tij kaloi tutje fal golave mysafir.

"Ishte e pabesueshme, mënyra se si përfundoi ndeshja. Jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi".

Pochettino. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"Lojtarët e mi janë heronj. Jam shumë i lumtur për ta, shumë i lumtur edhe për tifozët".

"Në një moment të vetëm, shumë gjëra ndodhin në kokën tënde, zhgënjimi ishte gjigant kur Sterling shënoi golin e fundit, por më pas e anuluan".

Christian Eriksen dhe Aymeric Laporte (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Prandaj e duam futbollin. Sot kemi treguar karakter dhe personalitet të madh. Ishte një ndeshje e pabesueshme", ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/

The post Pochettino: Jam krenar me djelmoshat, ata janë heronjë appeared first on Telegrafi.

Ajaxi e zyrtarizon pasardhësin e De Ligt

Posted: 17 Apr 2019 03:01 PM PDT

Ajax e ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të Heerenveen, Kik Pierie, i cili ka nënshkruar për pesë vite.

Është folur tash e një kohë që Pierie do të bashkohet me Ajaxit dhe klubi pas fitores ndaj Juventusit i ka gëzuar tifozët edhe me një blerje.

Ajax e ka konfirmuar blerjen e futbollistit i cili ka nënshkruar për pesë vite dhe do të jetë që nga korriku pjesë  klubit.

Nuk janë konfirmuar shifrat, por flitet se klubi do të paguajë 5 milionë euro.

Ai ka luajtur deri më tani në 67 ndeshje të elitës së futbollit anglez dhe është pjesë e Holandës U-19.

Pierie konsiderohet si zëvendësuesi i De Ligt, pasi ky i fundit besohet të ketë arritur marrëveshjen me Barcelonën. /Telegrafi/

The post Ajaxi e zyrtarizon pasardhësin e De Ligt appeared first on Telegrafi.

Man City 4-3 Tottenham: Notat e lojtarëve, dështim Llaporte

Posted: 17 Apr 2019 02:53 PM PDT

Manchester City fitoi në ndeshjen e dytë ndaj Tottenhamit me rezultat 4-3, por pasi Spurs fituan ndeshjen e parë me rezultat 1-0, skuadra e Mauricio Pochettinos u kualifikua në gjysmëfinale.

Golat për ekipin e Pep Guardiolas i shënuan Raheem Sterling (4′, 21′), Bernardo Silva (11′) dhe Sergio Aguero (59′), ndërsa për Spurs shënuan Heung-Min Son (7′, 10′) dhe Fernando Llorente (73′).

Më i miri në këtë ndeshje ishte Aguero, me notë të lartë u vlerësuan edhe Kevin De Bruyne, Silva dhe Sterling. Por, ai që dëshpëroi ishte Aymeric Laporte.

Raheem Sterling duke festuar golin e tretë të Cityt (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Te Spurs më miri ishte Min Son, por edhe Christian Eriksenn, Kieran Trippier dhe Llorente.

Toby Alderweireld dhe Moussa Sissoko nuk ishin në nivelin e tyre më të mirë, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Man City:

Tottenham:

/Telegrafi/

The post Man City 4-3 Tottenham: Notat e lojtarëve, dështim Llaporte appeared first on Telegrafi.

Pep Guariola flet pas eliminim nga Tottenhami: Provuam deri në fund

Posted: 17 Apr 2019 02:50 PM PDT

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas eliminimit të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ishte e zjarrtë dhe u mbyll 4-4 me rezultat të përgjithshëm, por Tottenham ka kaluar tutje fal golave mysafirë.

"Është e vështirë. Ishim shumë afër të kalonim tutje. Është keq që nuk kaluam, por duhet ta pranojmë".

Gundogan e Guardiola. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"Ishte ndeshje e mirë. Ishte 3-2 pas vetëm 20 minutash lojë dhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që mundëm. Gabimet nëpër gara të tilla të ndëshkojnë shumë".

"Kemi humbur një penallti në ndeshjen e parë, krijuam shumë raste kundër një ekipi të vështirë… bëmë gabime në dy golat e parë sonte. Provuam deri në fund".

Pamje nga ndeshja . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

"Ajo që bëmë në këto dy sezone është e mrekullueshme", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

The post Pep Guariola flet pas eliminim nga Tottenhami: Provuam deri në fund appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga Vëllaznimi, Blerim Mula në vend të tij

Posted: 17 Apr 2019 02:39 PM PDT

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Vëllaznimi, pas humbjes të thellë me Trepçën '89 në kuadër të Kupës së Kosovës.

Munishi e ka konfirmuar dorëheqjen për Insport, duke shtuar se është ndarë miqësisht me presidentin e klubit, Agim Cana.

Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare, klubin gjakovar e lë në pozitën e katërt në Ligën e Parë me 46 pikë.

Humbja 4-0 ndaj Trepçës '89, por edhe disa rezultate në kampionat kanë bërë që Munishi të largohet.

Vëllaznimi nuk ka qëndruar duarkryq, pasi vendin e tij e ka zënë trajneri gjakovar, Blerim Mula. /Telegrafi/

 

The post Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga Vëllaznimi, Blerim Mula në vend të tij appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Porto 1-4 Liverpool: Sadio Mane, lojtar i ndeshjes

Posted: 17 Apr 2019 02:22 PM PDT

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 përballë Portos, duke kaluar tutje në gjysmëfinale.

The Reds e kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Sadio Mane me 9.1, që shënoi gol dhe asistoi një herë.

Pas tij vjen Virgil van Dijk me 8.3 dhe Mohamed Salah me 8.1.

Van Dijk (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Lojtari më i dobët i Liverpoolit ishte Divock Origi me 6.3.

Te Porto vlerësim të madh ka marrë Militao me 7.8. /Telegrafi/ 

The post Notat e lojtarëve, Porto 1-4 Liverpool: Sadio Mane, lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Duelet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe skuadrat që mund të ndeshen në finale

Posted: 17 Apr 2019 02:10 PM PDT

Ka përfunduar faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve me ç’rast janë mësuar të gjitha skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Barcelona (që eliminoi Manchester Unitedin), Ajaxi (që eliminoi Juventusin), Liverpooli (që triumfoi ndaj Portos) dhe Tottenham Hotspur (që e mposhti Manchester Cityn) janë katër skuadrat gjysmëfinale të këtij edicioni.


Ndeshjet gjysmëfinale:

Tottenham Hotspur  –  Ajax
Barcelona  –  Liverpool

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)


Takimet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa sfidat kthyese do të zhvillohen më 7 dhe 8 maj 2019.

Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Finalja:

Tottenham Hotspur /Ajax  –  Barcelona/Liverpool


Finalja e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, ku do të takohen fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale. /Telegrafi/

The post Duelet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe skuadrat që mund të ndeshen në finale appeared first on Telegrafi.

Tottenhami në gjysmëfinale pas një ndeshjeje të çmendur dhe dramatike ndaj Cityt në Etihad

Posted: 17 Apr 2019 01:56 PM PDT

Manchester City dhe Tottenhami na dhuruan një ndeshje të çmendur në çerekfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, ndeshja përfundoi me rezultat 4-3 për Cityn.

Por, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të Spurs, skuadra e Mauricio Pochettino vazhdoi tutje fal golave të shënuar si mysafir.

Goli i parë në takim erdhi nga Raheem Sterling (4′), ndërsa Heung-Min Son barazoi rezultatin në minutën e shtatë dhe pastaj kaloi Spurs në epërsi në minutën e 10-të.

Raheem Sterling dhe Sergio Aguero (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

City riktheu epërsinë në minutën e 11-të me anë të Bernardo Silvas, ndërsa Sterling kaloi edhe një herë Cityn në epërsi në minutën e 21-të dhe me rezultatin 3-2 përfundoi pjesa e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas e filloi edhe mirë pjesën e dytë, ishte Sergio Aguero që thelloi epërsinë në minutën 59-të.

Fernando Llorente, njeriu që e bëri fundin e ndeshjes edhe më emocionues (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Por, ky gol i argjentinasit në fund doli të jetë i pavlefshëm pasi Fernado Llorente shënoi në minutën e 73-të dhe i dha kualifikim skuadrës së tij në gjysmëfinale. Vlen të theksohet se Man City iu anulua një gol nga VAR-i në minutat e fundit të ndeshjes për pozitë jashtë lojë.

Në gjysmëfinale Spurs do të luajnë kundër Ajaxit që eliminoi Juventusin. /Telegrafi/

The post Tottenhami në gjysmëfinale pas një ndeshjeje të çmendur dhe dramatike ndaj Cityt në Etihad appeared first on Telegrafi.

Liverpooli e shkatërron Porton për të kaluar në gjysmëfinale

Posted: 17 Apr 2019 01:55 PM PDT

Liverpoli ka arritur të fitojë edhe në Portugali përballë Portos me rezultat 4-1, për të kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Liverpooli ka arritur ta mbyll pjesë e parë në epërsi ndaj Porto me rezultat 1-0, ndërsa golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë.

Rezultati i pjesës së parë nuk e tregon atë që e dha fusha, pasi vendasit kishin disa raste.

Rastin më të mirë e kishte Jesus Manuel Corona për Porton që në minutën e parë.

Liverpooli arriti ta shënojë golin e parë në minutën e 26-të me Sadio Manen pas asistimit të Mohamed Salah.

Festa e Sadio Manes . (Foto/Getty Images)

Pjesa e dytë nisi mirë për Liverpoolin që e shtoi epërsinë me Salah (2-0).

Eder Militao e shënoi golin e vetëm për Porton në minutën e 69-të (2-1).

Roberto Firmino . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Firmino me tu futur në lojë arriti të lërë gjurmë duke shënuar për 3-1 në minmutën e 77-të.

Virgil Van Dijk shënoi në fund për 4-1.

Virgil van Dijk. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Liverpooli do të takohet me Barcelonën në gjysmëfinale. /Telegrafi/

The post Liverpooli e shkatërron Porton për të kaluar në gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more