Skip to main content

“Si e bllokuan Gjykatën Kushtetuese 8 gjyqtarët e emëruar nga PD” plus 9 more - Gazeta Dita

“Si e bllokuan Gjykatën Kushtetuese 8 gjyqtarët e emëruar nga PD” plus 9 more - Gazeta Dita


Si e bllokuan Gjykatën Kushtetuese 8 gjyqtarët e emëruar nga PD

Posted: 24 Mar 2019 02:17 AM PDT

Në retorikën e opozitës po dëgjohet të përsëritet vazhdimisht këto javët e protestës se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkatërruar institucionet kryesore të vendit duke filluar nga Gjykata Kushtetuese.

Në fakt Shqipëria është nga të paktat vende të botës demokratike në të cilën që nga vera e vitit 2018 nuk funksionon Gjykata Kushtuese. Përse ndodhi kjo? Dhe përgjegjësia e kujt është?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. Dy prej tyre e kishin mbaruar mandatin, por sipas ligjit mund të kishin qëndruar në detyrë derisa të zëvendësoheshin.

Përpara se të humbte zgjedhjet në qershor 2013, Sali Berisha, në bashkëpunim më parë me Presidentin Bamir Topi dhe pastaj me Presidentin Bujar Nishani, mori kontrollonin e të gjithë aparatit të Drejtësisë, duke emëruar krerët e Prokurorisë, të Gjykatave, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këta juristë të lidhur me familjen e tij ose me partinë e tij. Në përpjekje për të ruajtur këtë pushtet, PD u përpoq të bllokonte Vetingun (një procedurë kyçe e imponuar nga SHBA dhe BE në kuadër të Reformës së Drejtësisë), duke bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata në një moment të parë e bllokoi Vetingun, por pasi u konsultua me Komisionin e Venecias, në dhjetor 2016, u detyrua t'i njohë atij legjitimitetin. Dhe pikërisht Vetingu në pak muaj, e asgjësoi edhe Gjykatën Kushtetuese.

Pra Gjykata Kushtetuese që kishte ndërtuar Berisha ishte plotë me gjyqtarë të korrupturar dhe vetëm për këtë arsye ai institucion sot nuk ekziston më, shkruan rshqiptarja.com.

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u larguan duke shkaktuar bllokimin e saj:

Sokol Berberi, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në shtator 2016, pas përfundimit të mandatit.

Vladimir Kristo, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Shmangu Vetingun.

Besnik Imeraj, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), jep dorëheqjen më 31 janar 2018. Shmangu Vetingun.

Fatmir Hoxha, i emëruar në qershor 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 10 maj 2018 sepse nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Altina Xhoxhaj, e emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), e përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 31 maj 2018 se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së saj.

Gani Dizdari, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), i përjashtuar nga Komisoni i Vetingut më 16 korrik 2018, për mospastërtinë e figurës dhe mosjustifikimin e origjinës së pasurisë.

Fatos Lulo, i emëruar në prill 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 korrik 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Bashkim Dedja, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Gjykata Kushtetuese në fakt ka pushuar së funksionuari më 31 maj 2018, kur me shkarkimin e Altina Xhoxhajt mbetën në detyrë më pak se 5 anëtarë, që është kuorumi minimal i Gjykatës për vendimmarrje. Në përfundim të Vetingut, e vetmja gjyqtare që mbeti në detyrë në Gjykatën Kushtetuese është Vitore Tusha, e emëruar në shkurt 2008 dhe që më 5 prill 2018 e kapërceu me sukses provën e Vetingut.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese tani është në dorën e Komisionit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) që duhet të zgjedhë mes 55 kandidatëve të paraqitur nga Parlamenti, Gjykata e Lartë dhe Presidenca. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një verifikimi mbi integritetin e kandidatëve dhe më në fund, kalon te vota e Parlamentit, ku për emërimin kërkohen 84 vota. Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka rrezikuar edhe këtë pasazh duke lënë në Kuvend vetëm 79 deputetë.

Megjithatë Reforma e Drejtësisë parashikon që në rastin kur parlamenti nuk arrin votat e duhura, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen drejtpërsëdrejti në bazë të klasifikimit të bërë nga KED. Sipas parashikimeve mendohet se Gjykata Kushtetuese mund të rifillojë së funksionuari brenda muajit qershor, pra, përpara se në Bruksel të vendoset nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Burimi:Reporttv.

l.h/ dita

Një përgjigje Ramës për gënjeshtrat në fjalimin e djeshëm

Posted: 24 Mar 2019 01:57 AM PDT

 

Si nuk u gjet një ftesë për Arben Dukën në gjithë atë Pallat Kongresesh?!

 

Se ç'u mblodh Kongresi.

qe një lajm për ne,

mjeri unë i mjeri,

që s'isha atje!

 

Që s'isha atje,

se s'kisha një ftesë,

gjithë ne veteranëve,

na kanë fshirë me fshesë!

 

Unë kam qenë dikur,

socialist i parë,

Një ng’ata që Ramën,

e bëmë Kryetar!

 

Bashkë me Koço Danajn,

malin e patundur,

Ramës konkurrimin,

ja bëmë të mundur!

 

Një libër për Ramën,

fiks atë ditë qita,

edhe treqind kopje,

në Kongres i shita!

 

Edhe libri im,

fitues e nxori,

Rama për çudi,

treqind vota mori!

 

Më tha një ministër,

që je i paparë,

me një libër bëre,

Ramën kryetar!

 

Një mesazh të Koços,

e ruaj dhe sot:

"De-o Arben Duka,

një libër një votë!"

 

Ky po bën humor,

thoni sigurisht,

por unë ju betohem:

"Flas shumë seriozisht!"

 

Më ka shkruar Rama:

"Je shumë burrë i mirë,

dhe nesër të pres,

për kafe në zyrë!

 

Po unë nuk i shkova,

për kafe në zyrë,

atë mavro kafe,

kurrë s'e kemi pirë!

 

Kurrë ndonjë post,

s'i kërkova unë,

po për Socialisten,

kam punuar shumë!

 

Që nga ditë e parë,

unë dhe stafi i "DITËS",

për Partinë e Ramës,

u bëmë rrufepritës!

 

"Dita" vetëm "Dita",

gjithë vendin e tundi,

një gazetë e vetme,

gjithë mediat i mundi!

 

I mundi të gjithë,

në të gjitha planet,

jo vetëm gazetat,

por edhe ekranet!.

 

Tamam si në luftë,

që të gjithë luftuam,

gjithë bythëlëpirësit,

i degjeneruam!

 

Fare pa trokitur,

derë më derë shkuam,

Populli na do,

Ne popullin duam!

 

Si ca shërbëtorë,

ndofta na menduan,

ndaj u çakërdisën,

kur i denoncuam!

 

Ishim ne të parët,

ashtu "shërbëtorë",

që Ramën e kapëm,

me preshin në dorë!

 

Të parët i thamë,

neve derëziut,

se po bën hatanë,

me njerzit e Saliut?!

 

Të thamë po ushqen,

Salën kriminel,

se në çdo aferë,

Bashkim Ulaj del!

 

"Do të hedh në Lanë!",

Sala ka bërë benë,

e prapë milionat,

prej teje i venë!

 

S'ju kam tradhtuar,

thua sot aty,

po kjo punë e Ulajt,

s'quhet tradhti?!

 

Ka në fjalën tënde,

shumë demagogji,

bust i Mit'hat Frashrit,

a s'është tradhti?!

 

Ridvanin në Bankë,

e dërgove ti,

kjo punë e Bodes,

a s'është tradhti?!

 

Sot nuk është dita,

por një tjetër hera,

do të numërojmë,

tradhti të tjera!

 

Meqë sot po hiqesh,

burrë i idealit,

si i heq Stadiumit,

emrin e Qemalit!

 

Me një Qemal Stafa,

djali legjendar,

çdo shtet e çdo komb,

do ndihej krenar!

 

Të kishin Qemalë,

vendet perëndimore,

do t'i kishin bërë,

qindra përmendore!

 

Duket se ke bërë,

ti një pakt me Djallin,

të ngresh Mit'hat Frashërin,

të ulësh Qemalin!

 

Ne s'na ke armiq,

sot e gjithë jetën,

por problem të madh,

kemi të vërtetën!

 

Neve kot së koti,

asnjeri nuk ngasim,

po s'thamë të vërtetën,

nga marazi plasim!.

 

Mos mendo se tënden,

e ke gjithë kopenë,

më të shumtit rrinë,

se s'kanë ku të venë!

 

Dhe pa ty PS-ja,

ka qenë forcë e parë,

ti Lulit dhe Monës,

ngriju lapidarë!

 

Populli e sheh,

atë qenëri,

nuk di ku të shkojë,

ndaj dhe vjen aty!

 

Mos u mburrni shumë,

në Kongres tani,

se nuk kemi parë,

ndonjë mrekulli!

 

Më të shumtit punës,

haberin s'ja dinë,

këtu përjashtoj,

sot  Erion Velinë!

 

Ai meriton,

fjalët më të mira,

sepse në Tiranë,

ka bërë mrekullira!

 

E fiton Tiranën,

për herën e dytë,

në fushatë zgjedhore,

ka kthyer çdo ditë!

 

Erioni ja vlen,

më të mirë nuk presim,

ndaj ne fuqimisht,

Atë do mbështesim!

 

Po punë të mbarë,

paçi në Kongres,

edhe pse për mua,

s'gjetët dot një ftesé!?

 

A.DUKA

 

Banka Botërore: Nga viti 2019 ulen ritmet e PBB-së së Shqipërisë

Posted: 24 Mar 2019 01:40 AM PDT

Ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë parashikohe në rënie nga ana e Bankës Botërore. Sipas statistikave dhe prognozës së këtij institucioni financiar ndërkombëtar, viti 2018 ka qenë më i miri sa i përket rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vendin tonë, por pritet që ritmi të zvogëlohet si sivjet, ashtu edhe gjatë vitit 2020. Kjo bie ndesh me prognozat zyrtare të qeverisë shqiptare, të cilat parashikojnë që ritmi të barazojë dhe të tejkalojë nivelin e vjetëm, që llogaritet rreth 4 përqindëshit. Një rritje e kënaqshme, por që kalohet dhe do të tejkalohet edhe nga vende të tjera të rajonit.

Në vitin 2016, Banka Botërore e llogarit rritjen e PBB-së shqiptare në masën 3.4 për qind, për ta rritur një vit më pas në nivelin e 3.8 përqindëve më 2017. Pas maksimumit të parashikuar prej 4 për qind vitin e kaluar, ritmi sërish do të bjerë në 3.6 për qind vitin në vazhdim, për të zbritur më poshtë, në 3.5 për qind, në 2020-ën. Gjatë këtyre pesë viteve që merren në shqyrtim, ekspertët e BB japin "notën mesatare" prej 3.66% në ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë mënyrë, duket se Banka mendon se përfundimi i disa prej veprave madhore me investime të huaja, si gazsjellësi TAP apo HEC-et mbi Devoll nuk do të zëvendësohen lehtësisht me projektet e reja në vendin tonë, duke shënuar kështu një rënie të lehtë.

Rajoni

Kosova, sipas Bankës Botërore, do të jetë në majë të klasifikimit të PBB-së, me një mesatare prej 4.14 përqindësh gjatë pesë viteve që merren në shqyrtim, me perspektivë pozitive prej +4.5%, si gjatë vitit 2019, ashtu edhe gjatë 2020-ës. Ndërkohë, vitin e ardhshëm edhe Serbia paraqitet me një prognozë +4%, ndërkohë që vitet e mëparshme nuk ka qenë ndër më të mirat në rajon, duke arritur edhe në nivelin 1.9% në vitin 2017.

Në përgjithësi, rajoni paraqitet me një mesatare 3.45% këtë vit dhe 3.6% vitin e ardhshëm. Me shifra të mira del edhe Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që Mali i Zi paraqitet me një grafik në rënie, pas një 4.3 përqindëshi rritje, që kishte arritur në vitin 2017.

l.h. dita

 

Vodhën dhe dhunuan familjen në Mallakastër, arrestohen 3 të rinjtë

Posted: 24 Mar 2019 01:23 AM PDT

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen  me dhunë të një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur me 22 mars, ku tre persona të maskuar kishin hyrë në banesë  dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.

Të arrestuarit si autorë të vjedhjes janë shtetasit K.S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor  dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

l.h/ dita

Marshim në Londër, kërkohet një referendum i dytë për Brexit

Posted: 24 Mar 2019 01:16 AM PDT

Qindra-mijëra protestues nga e gjithë Britania e Madhe kanë vërshuar të shtunën  rrugëve të Londrës, duke bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit.

Pjesëmarrjen në protestë e kishin paralajmëruar kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan nga partia opozitare Laburiste dhe liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze, Nicola Sturgeon.

Kurse organizatorët e manifestimit thonë se më shumë se një milion qytetarë janë bashkuar në marshimin e tyre, për t'u mbledhur para Parlamentit anglez. Protesta vjen pasi BE-ja ra dakord të shtyjë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, raporton BBC.

Një peticion "online" është firmosur nga mbi 4.2 milionë vetë që kërkojnë anulimin e divorcit britanik me Bashkimin Europian, shifra më e lartë e pjesëmarrjes, gjë që në një moment bëri që faqja zyrtare të bllokohej. Agonia britanike e daljes ose jo, dhe si apo kur, ende merr frymë, duke lënë pa frymë ata që mendonin 3 vite më parë se "Brexit" do të ishte një shëtitje në park.

l.h/ dita

Zëri Amerikës: Edi Rama, “shkop dhe karrotë” për opozitën

Posted: 24 Mar 2019 01:07 AM PDT

Kongresit të Partisë Socialiste i ka kushtur vëmendje edhe Zëri i Amerikës. Në shkrimin e botuar gjuha e Ramës konsiderohet e ashpër, po ashtu përmendet edhe ftesa për opozitën.

Shkrimi i VOA:

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi dje opozitën të ulen së bashku për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor, si për të eksperimentuar votimin dhe numërimin elektronik ashtu dhe për të ashpërsuar masat në kodin penal për shitblerjen e votës. Duke folur në një takim në Sheshin Nënë Tereza, ku socialistët rikonfirmuan Erion Veliajn si kandidat për mandatin e dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri foli me tone të ashpra ndaj vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin duke theksuar se shumica nuk ka ndërmend të japë pushtet në tavolinë

Socialistët kishin thirrur kongresin e tyre elektoral në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, ku ata rikonfirmuan paraprakisht 7 kandidatë të tyre. Por më shumë se ajo çka u zhvillua në sallë, vëmendjen e tërhoqi takimi që ndërkohë ishte organizuar në Sheshin Nënë Tereza, aty pranë "për të kërkuar një mandat të ri për Erion Veliajnë dhe Partinë socialiste në Tiranë", deklaroi kryeministri Edi Rama.

Takimi, si shumë të tjerë të organizuar së fundmi nga kreu i Qeverisë, dukej të ishte dhe një provë force e numrash, përballë opozitës e cila ka lënë parlamentin dhe i është drejtuar protestave për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.

Një akt që për zotin Rama është "tradhëti ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik", por që siç u shpreh ai mbetet zgjedhje e vetë opozitës, ndërsa refuzoi kategorikisht çdo mundësi për marrje e dhënie pushteti në tavolinë, sië u shpreh ai: "Mendojnë se duke e kthyer Shqipërinë në rrumpallën e paligjshmërisë, sherrit, konfuzionit, do të detyrojnë ndërkombëarët që të ndërhyjnë që t'u hapin këtyre të dëshpëruarve rrugën e pushtetit në tavolinë. Ta harrojnë. Vetë e zgjodhët t'i jepeni rrugës, në rrugë do rrini. Ne s'kemi as mandate t'u japim ju pushtet në tavolinë, dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj"

Zoti Rama pati megjithatë një propozim për opozitën, duke e ftuar që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për të eksperimentuar që tani votimin dhe numërimin elketronik, si dhe për të përfshrë në kodin penal cdo masë ndëshkimi për shitblerjen e votës, "dhe nëse ju në zgjedhjet e 30 Qershorit, fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje parlamentare të parakohshme që në vjeshtë"

Por opozita, ndonëse nuk ka deklaruar se s'do të marrë pjesë në zgjedhje, këmbëngul se më Ramën kryeministër nuk mund të ketë proces zgjedhor. Kreu i Qeverisë u shfaq shpërfillës ndaj një skenari të tillë: "Punë e madhe fort. Mos u fusni. Askush nuk futet në këtë sistem me zor në zgjedhje. Kush do, futet, kush nuk do s'futet, por ama askujt nuk i ndalohet dot të zgjedhë dhe të zgjidhet, kur vjen dita e zgjedhjeve. Ka ardhur koha që kjo vallja me maska e Lulit, të mbarojë një herë e mirë".

Sipas kryeministrit opozita i druhet humbjes në zgjedhje: "Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Nuk fiton as në Partinë e tij nëse nuk i vjedh. Ndërsa LSI-ja sot nuk përfaqëson më askënd, por po ta besojnë Monikën, nuk përfaqëson më as Ilir Metën"

Dhe për presidentin Meta e deklaratat e tij të fundit, për rrezikun e një junte ushtarake dhe se, , ishte gati të sakrifikonte jetën, duke bërë krahasimin me ish presidentin kilian Salvador Allende, zoti Rama tha jo pa ironi e me tone gati tallëse: "Rri i qetë dhe mos i ço më në mendje ato çudira, se na hutove".

l.h/ dita

24 mars 2019

Posted: 23 Mar 2019 06:25 PM PDT

Horoskopi, 24 mars 2019

Posted: 23 Mar 2019 06:10 PM PDT

Dashi

Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve ndoshta për ju që i përkisni kësaj shenje do të ishte më mirë të qëndroni në pozita pritjeje, derisa të kthjelloheni për të vendosur për diçka.

 

Demi

Shumë planetë janë në një pozicion jo harmonioz dhe natyrisht që kjo do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj edhe gjendja shpirtërore le për të dëshiruar.

 

Binjakët

Asgjë e re nga fronti i yjeve, mund të thuhet  pa frikë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi vërtet që duket se gjerat do të jenë pak a shumë njëlloj me atë të një dite më parë.

 

Gaforrja

Duket se situata yjore po fillon të përmirësohet dhe dalëngadalë edhe ju do të ndjeheni më të rigjallëruar. Megjithatë, për sot është më mirë të mos e vritni mendjen edhe aq shumë.

 

Luani

Me Merkurin "e nxituar" në shenjë ka të ngjarë që edhe për ju sot dita të jetë shumë "e shpejtë" pasi do të jeni aq të impenjuar, sa nuk do ta vini re se si do të kalojë ajo.

 

Virgjëresha

Edhe pse Hënën dhe Afërditën sot do t'i keni kundër, është Marsi ai që ju jep stimuj e duhur për të qenë aktivë dhe për të mos rënë në gjendje melankolie. Jeni pasionalë në dashuri.

 

Peshorja

Duhet të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos ata që kanë në patronazh problemet e zemrës. Më të ekuilibruar në gjykimin e një problemi.

 

Akrepi

Duke pasur parasysh Merkurin që  është  në  largim nga  kjo shenjë dhe Marsin gjithnjë më aktiv, qielli juaj sot në pjesën më të madhe është i zymtë. Por nuk duhet ta lëshoni veten.

 

Shigjetari

Për shkak të një jave mjaft intensive, nën shenjën e yjeve të favorshëm, edhe sot do të jeni të rrëmbyer ne veprimet tuaja. Ju këshillohet të mos jeni të tillë në vendimet për t'u marrë.

 

Bricjapi

Keni shumë  planetë që ju mbështesin shumë sot prandaj pritet  që të jetë një ditë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Gjithçka të mirë që rrezatoni e keni nga Dielli.

 

Ujori

Edhe për ju, protagonisti yjor në shenjë do të jetë Merkuri, i cili, me gjithë përpjekjet tuaja për të moderuar veprimet, ju imponon "'t'ia shkelni gazit" e të mos ktheni kokën prapa.

 

Peshqit

Një ditë thuajse "e sheshtë" parashikohet edhe për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri, pasi Afërdita ju jep një "assist" që duhet ta shfrytëzoni.

Ja shenjat që tregojnë se një ëngjëll është pranë teje

Posted: 23 Mar 2019 04:54 PM PDT

Ëngjëjt janë qenie jo fizike të cilët vibrojnë në një frekuencë ndryshme nga e jona. 'Roje shpirtërorë' kërkojnë gjithnjë  e më shumë të udhëheqin veprimet dhe të prezantojnë mendimet që sjellin përfitime për ne.

Mbetet mister fakti se si këta ëngjëj vijnë të na mbrojnë e të kujdesen për ne. Zakonisht nuk manifestohen me prezencë fizike, por ndihet prania e tyre.

Pesë shenjat e renditura më poshtë, janë disa nga eksperiencat më të zakonshme, të sjella nga njerëzit në mbarë botën.

1. Ndryshimi i temperaturës

Dhoma mund të bëhet më e ngrohtë ose më e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prezenca e tyre mund të ngadalësojë ose përshpejtojë molekulat në ajër. Kushtoji vëmendje asaj që po bën ose mendon dhe provo të kuptosh se çfarë po përpiqen të të komunikojnë.

2. Aroma të pashpjegueshme

Ke qenë ndonjëherë në shtëpi apo në një vend ku ke ndjerë parfume të rastësishme dhe aroma e tyre ishte jashtëzakonisht e mirë? Nëse mund të ndjesh këtë parfum rreth teje dhe është shumë i mirë, një ëngjëll mund të jetë një përqafim larg teje.

3. Të shohësh drita me ngjyra të ndryshme

Të shohësh drita rreth teje, tregon për prani të ëngjëjve. Mund të dallosh një dritë të vakët ose të ndërgjegjësohesh për hijet që të rrethojnë. Mos kri frikë. Ëngjëjt nuk të bëjnë keq.

4. Komunikimi përmes ëndrrave

Mund të mos kujtohesh për ëndrrat, por do të ndihesh më i lehtë, më i fortë dhe i sigurtë për rrugën që do të marrësh në jetë.

5. Të ndjesh se dikush po të ndjek

Ndjesia do shoqërohet nga një ndjenjë besimi dhe dashurie. Nëse je vetëm dhe ndjen se dikush është në dhomë me ty,  beso në intuitën tënde. Ëngjëjt po përpiqen të të mbrojnë.

 

b.b/dita

Kapet pas 4 vitesh gangsteri që terrorizoi Londrën

Posted: 23 Mar 2019 02:48 PM PDT

Ka përfunduar aventura e gjatë e arratisjes për 31-vjeçari nga Britania e Madhe. Shane O'Brien ka rënë në prangat e policisë. Ai ndiqej nga drejtësia për më shumë se katër vite. Sipas mediave angleze, në vitin 2015 ka vrarë një person në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore.

Dëshmiraët kanë treguar se viktima është qëlluar 40 herë me thikë në qafë dhe më pas 31-vjeçari. i dyshuar për vrasjes e tij thuhet se është larguar me një avion Charter nga Anglia. Drejtësia angleze dy vite më parë vendosi edhe një çmim prej 50 mijë paund për 'kokën e tij', por pa rezultat pasi nuk i dihej adresa e saktë.

Ai u arrestua në Pragë  të Çekisë në shkurt të 2017, por  kishte dokumente të rreme italiane dhe u lirua para se zyrtarët të zbulonin identitetin e tij të vërtetë.

Ai ishte fshehur në Rumani, ndërsa në fotot e publikuara nga policia dukej se 31-vjeçari kishte ndryshuar pamjen e jashtme duke rritur flokët dhe mjekrën, me qëllim që mos të identifikohej si dhe kishte shtuar një tjetër tatuazh në pjesën e shpinës.

 

b.b/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more