Skip to main content

“Salanji e ka hak burgun, jo vetëm për kallëzim të rremë, por edhe për mashtrim publik e sajesë provash!” plus 9 more - Gazeta Dita

“Salanji e ka hak burgun, jo vetëm për kallëzim të rremë, por edhe për mashtrim publik e sajesë provash!” plus 9 more - Gazeta Dita


Salanji e ka hak burgun, jo vetëm për kallëzim të rremë, por edhe për mashtrim publik e sajesë provash!

Posted: 31 Mar 2019 02:18 AM PDT

Salanji e ka ditur mirë,

kur përgjimet publikonte,

se zëri i vllait të Ministrit,

absolutisht nuk ekzistonte!

 

Sado që shtiret si një trim,

edhe mendon se është i zgjuar,

them-ka punuar fare trashë,

të gjitha provat ka sajuar!

 

Me transmetimin e përgjimit,

ky ka mashtruar publikisht,

dhe skenarist-dhe regjizor,

aty ka qenë sigurisht!

 

Ai mendon se me mashtrime,

mirë Agron Xhafës ja ka kallur,

në fakt Babalja-me Salanjin,

tërë kohën bythën e ka tallur!

 

Babalja super ordiner,

një ordiner që s'kish as brekë,

mund që të bënte çdo pisllëk,

vetëm të kapte ndonjë lekë!

 

Më kot nuk e fiksoi Salanjin,

që natë e ditë fliste si gore,

çdo gjë që Babalja donte,

e merrte në Shtëpinë Qendrore!

 

Si gazetar investigues,

Salanji i dërgoi Olldashin,

përgjues të fjalës fundit,

dhe paret për të blerë hashashin!

 

Sado i ligu të mundohet,

do vejë haka tek i zoti,

se nga Salanji-dituraku,

s'qe llogaritur Alizoti!

 

Ky ordiner-aventurier,

s'ka diskutim që ka të forta,

sot për atë të gjithë e dinë,

që lozte lojën me dy porta!

 

Nuk është aspak si thotë Shqupishtja,

një dëshmitar i fabrikuar,

sepse afroi shërbimet vetë,

si dëshmitari i penduar!

 

Vetë Alizoti zgjodhi Nushin,

në Fier shkoi për t'u rrëfyer,

aty tregoi për bashkëpunëtorët,

si për çdo gjë kishin gënjyer!

 

Ndaj pikë e lidhjes u bë Nushi,

që në Tiranë e ka dërguar,

dhe Alizoti-mbetur rrugëve,

pesë lekë për bukë i ka kërkuar!

 

Ky mund të quhet i infiltruar,

siç del tamam nëpër përgjime,

dhe meqë shumë ka rrezikuar,

shteti ndaj tij kish detyrime!

 

Ky Fredi s'është një i blerë,

si thonë në SHQUP ca eunukë,

se po të kishte marrë para,

s'do mbetej rrugëve pa bukë!

 

Nëse do pyesnit Flamur Nokën,

përgjimet e reja kur përdorët,

do t'ju thosh-se policia,

ka fonde dhe për bashkëpunëtorët!

 

Babalen-prokuroria,

akoma s'mund ta arrestonte,

po më e pakta-pasaportën,

kishte detyrë që t'ja bllokonte!

 

SHQUPI atë pa pasaportë,

jashtë Shqipërisë s'mund ta degdiste,

këtu do ishte me Salanjin,

dhe i tmerruar gjyqin do priste!

 

Edhe vllaznit kosovarë,

ku strehë të ngrohtë gjeti ai,

s'e kthyen në Atdheun amë,

po e shpunë vetë në Hungari!

 

Nëse Babalja do qe këtu,

halli Salanjit nuk do soste,

që vetë Babalja të mos mbytej,

Salanjin thellë do ta fundoste!

 

Po prapë Salanji do burgoset,

dhe pse s'ësht' shoku i tij Babale,

se nuk ka veç kallëzim të rremë,

po ka nja tri  vepra penale!

 

A.DUKA

Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED dhe me numëratorë kohe

Posted: 31 Mar 2019 02:04 AM PDT

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve, dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë ), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori, dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshent, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

l.h/ dita

Përleshjet në burgjet greke, VIDEO: Si u godit me grushte e thikë shqiptari

Posted: 31 Mar 2019 01:44 AM PDT

Në burgjet greke në muajt e fundit kanë ndodhur shumë përleshje mes shqiptarëve, grekëve, afrikanëve, por edhe të dënuarve nga vende të tjera, ndërsa bilancet kanë qenë të rënda. Përleshja e fundit ndodhi mbrëmë në burgun e Koridhallos në Greqi, ku u plagos një shqiptar 30-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Mediat fqinje i kanë kushtuar një dokumentar asaj që po ndodh në burgjet greke duke publikuar edhe pamjet nga një përleshje në 14 janar të këtij viti, shkruan shqiptarja.com. Në VIDEO duket momenti kur goditet me grushte dhe thikë nga disa të dënuar brenda burgut një  person, që sipas mediave greke është shqiptar, i cili i mbuluar me gjak vrapon për të shpëtuar.

E ndërsa nuk duket asnjë ndërhyrje e gardianëve, pas goditjeve në stomak, në pamjet duket momenti kur transportohet në spital i mbuluar me gjak. Në këtë datë në burgun e Koridhallos në Greqi ka humbur jetën gjatë një përleshje shqiptari Albert Bako, por grekët në videon e publikuar nuk saktësojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje, pasi nuk jepet emri i shqiptarit që u sulmua dhe cfarë ndodhi më pas.

Në dokumentar theksohet se nga kaosi në burgjet greke në 10 muajt e fundit janë shënuar 26 viktima nga përleshjet, ku mes tyre ka pasur edhe disa shqiptarë. Dokumentari akuzon qeverinë se po përpiqet që të mbulojë atë që ndodh në burgje.

 

l.h/ dita

Alaska thyen rekordin e nxehtësisë

Posted: 31 Mar 2019 01:38 AM PDT

 

Banorët e Alaskës, shteti më verior i SHBA-së, po përballen prej disa javësh me rekorde të temperaturave që kalojnë në disa vende më shumë se 15 gradë Celcius.

"Muajt shkurt dhe mars kanë qenë që të dy jashtëzakonisht të ngrohtë. Madje shumë vende janë duke thyer rekordet e nxehtësisë për muajin mars", thotë Rick Thoman, specialist i Qendrës për Vlerësimin dhe Politikat e Klimës në Alaskë.

Qytete si Wainwright, Nuiqsut, Kaktovi dhe Barrow, që ndodhen në veri të shtetit amerikan, në rrethin arktik, mund të arrijnë këtë fundjavë temperatura më të larta se 14-22 gradë Celcius, shkruan atsh. Në këtë rajon të Alaskës temperaturat në këtë periudhë të vitit zakonisht qëndrojnë nën zero.

l.h/ dita

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër: Astrit Bilali qëlloi me armë në drejtim të autorëve

Posted: 31 Mar 2019 01:19 AM PDT

Detaje të reja kanë dalë për dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të ekzekutuar dje në një atentat në oborrin e shtëpisë.

Grupet hetimore në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, 59-vjecari Astrit Bilali u është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë, raporton report tv.

Përveç dëshmive në vendngjarje, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës. Në brendësi të mjetit tip 'Benz' që autorët i vendosën flakën pas ngjarjes është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Sa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveç se me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-es.

Nga ana tjetër policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një dite më parë. Janë marrë ne pyetje por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autorëve.

l.h/ dita

CNN rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira në botë

Posted: 31 Mar 2019 01:04 AM PDT

Televizioni prestigjoz amerikan CNN rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira në botë ku mund të zhvillohet alpinizëm dhe ecje në natyrë, në një artikull ku renditen destinacionet perfekte për të zhvilluar këto sporte nga Japonia deri në SHBA, si dhe nga Australia në Argjentinë.

"Ndërkohë që Alpet janë të famshme për alpinistët klasikë europianë, malet e bukura të Ballkanit janë një alternativë e shkëlqyer për ata që preferojnë të qëndrojnë larg turmave", shkruhet në artikullin e CNN.

"Të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë një ecje të gjatë mes maleve mund të shëtisin nga Mali i Zi drejt Shqipërisë nëpër shtigjet më të mira, duke u nisur nga Kotori dhe mbyllur udhëtimin e tyre në Tiranë", thekson televizioni amerikan.

l.h/ dita

Turqia sot në zgjedhje lokale, ndalohet alkooli dhe…lajmet

Posted: 31 Mar 2019 12:49 AM PDT

 

Sot në Turqi mbahen zgjedhjet për të përcaktuar drejtuesit lokalë në 5 vitet e ardhshme. Në këto zgjedhje votojnë rreth 57 milionë votues në 194.390 vendvotime.

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), në votime do të marrin pjesë 12 parti politike.

Turqit votojnë për zgjedhjen e "kryetarëve të bashkive metropolitane", "kryetarin e bashkisë", "anëtar të këshillit bashkiak" dhe "kryepleq dhe Këshillin e kryepleqve".

Votimet zhvillohen mes 07:00-16:00 dhe në disa të tjerë 08:00-17:00 me orën lokale.

Gjatë votimeve Turqia ndalon shitjen e pijeve alkoolike në lokale, markete dhe vende publike.

Dasmat po ashtu në zbatueshmëri me rregullat dhe ndalesat e përcaktuara mund të zhvillohen vetëm pas orës 18:00.

Radiot dhe të gjitha llojet e mediave ditën e zgjedhjeve nuk  japin lajme, parashikime dhe komente në lidhje me zgjedhjet deri në orën 18:00.

Në ditën e votimeve radiot dhe të gjitha llojet e mediave publikojnë vetëm lajmet dhe njoftimet e YSK-së në lidhje me zgjedhjet rreth orës 18:00-21:00.

Të gjitha publikimet e tjera janë të lira vetëm pas orës 21:00.

l.h/ dita

Njerëzit me histori familjare lidhjesh me shërbimet serbe afër Berishës e Ramës

Posted: 31 Mar 2019 12:38 AM PDT

Nga Bedri Islami

Nuk e kam kuptuar kurrë dhe vazhdoj të mos e kuptoj, se si, kaq haptas dhe pa e ndjerë në vete mëkatin politik, që në disa raste nuk është vetëm i tillë, njerëzit e politikës sonë, kur ka qenë fjala për lidhjet me Kosovën dhe ndërthurjen e mendimit të përbashkët, më lehtë e kanë gjetur të bashkëpunojnë me njerëz të cilët, në një kohë jo shumë të largët, kanë qenë ndër figurat kryesore dhe të rëndësishme, të shërbimit të fshehtë serb.

Megjithëse aty ka pasur intelektualë të klasit të parë dhe atdhetarë përtej çdo niveli, e, megjithëse përsëri ka të tillë, politika shqiptare në Tiranën zyrtare e ka pasur më të lehtë, apo është detyruar, të zgjedhë dhe të afrojë "mëkatarët" shqiptarë të Kosovës.

Jam i bindur se shumë njerëz mund ta quajnë këtë si një paranojë e kotë, që nuk ka edhe aq lidhje me të vërtetën dhe që sillet si një fantazmë mbi politikën e Tiranës zyrtare.

Le ta shohim:

Në vitin 1990, sapo u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo, menjëherë krijoi edhe shërbimin e saj të fshehtë informativ. Në krye të këtij shërbimi u vendos Mehmet Loci, njëra ndër figurat më të njohura të shërbimit informativ serb, drejtues i këtij shërbimi në Pejë.

Rreth vetes dhe në bashkëpunim me dy figura politike të LDK-së, me Rexhep Gjergjin dhe Anton Kolën, ata krijuan një grupim të rrezikshëm me figura të njohura udbashe si Ibush Kllokoqi, shefi i shërbimit të fshehtë serb në Prishtinë, Ejup Bajgora, Selim Brosha, Lutfi Ajvazi, Fadil Kajtazi, të cilët, gjatë luftës, duke u prirë nga nënkryetari i LDK-së, Ekrem Kryeziu i Prizrenit, krijuan grupin për hetimin e "krimeve" të luftëtarëve të UÇK-së, dokumentimin e tyre dhe, të dhënat e tyre i përcollën drejt dosjeve të tashme serbe në Gjykatën Speciale.

Mehmet Loci, nga njëri prej t burgosurve politikë, të torturuar prej tij, është shprehur se "ishte një spiun i frikshëm, i fortë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm, që kishte Serbinë atdhe. Ai njihej edhe si "Hitleri prej Peje".

Mehmet Loci do të bëhej shumë shpejt, pas majit të vitit 1992, njëra ndër figurat lidhëse mes bashkëpunimit të heshtur, por efektiv, mes Shërbimit Informativ të shtetit Shqiptar dhe atij të krijuar nga LDK-ja, e që në fakt ishte një zgjatim i forcës serbe në Prishtinë, që po zgjatej edhe drejt Tiranës.

Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame. Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë "eminenca gri" e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë, për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.

Petrit Ame dhe, vëllai i tij, Flamuri, janë dibranë të pjesës së shtetit maqedon. Ame, Petrit, përmes veprimtarive të paligjshme në disa shtete të Evropës, ishte pasuruar, por edhe i mbuluar nga problemet me drejtësinë. Para fillimit të luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i pranishëm në mjedise ku ishin edhe politikanë të lartë shqiptarë dhe, duke patur mbështetjen e Shërbimit Informativ, trafikun e drogës dhe të armëve e bënte përmes doganës së Bllacës.

Në skenën politike e më pak mediale shqiptare emri i Petrit Ames u bë i njohur, kur, jo rastëssht, u bë publik një takim i papërgënjeshtruar kurrë i Arkanit ( Zheljko Raznjatoviç), ish shef i paramilitarëve serbë me ish shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede. Ndërmjetësi i këtij takimi jo rastësisht ishte pikërisht Petrit Ame.

Ame dhe Arkan kishin qenë në të njëjtin burg në një shtet evropian, Belgjikë – Bruksel , dhe aty ishin bërë vëllezër gjaku.

Në rrugëtimin politik të 30 viteve pluralizëm, gjithnjë nën idenë se koha e shkuar kishte qenë hermetikisht e mbyllur, vërshimi jo i rastësishëm i një grupimi tejet proserb në Shqipëri ose i lidhur me rrjetet mafioze të kohës, bënë që politika shqiptare ta quante të natyrshme dhe ta pranonte këtë prani, që shtohej dhe që përmes formave të ndryshme mediale e shtetërore, ndikonte dhe vazhdon të ndikojë në politikën e shtetit shqiptar.

Përzgjedhja që është bërë ka qenë në mjaft raste miope, e lidhur me interesa që flakën jashtë ose mënjanuan mendje të shëndosha kombëtare, duke u bërë rrugë hapjeve të gabuara, të pajustifikuara dhe shpesh herë anormale.

Lista e njerëzve të lidhur me shërbimin e fshehtë serb që determinoi në shtetin shqiptar ka qenë e lartë, duke u nisur që nga janari i vitit 1991, kur erdhën emisarët e parë dhe që sollën financimet e para serioze për opozitën e deri tani, kur shefi i tashmë i qeverisë bën të njëjtat rrugëtime të habitshme politike, megjithëse lehtësisht mund të jetë në atë që ai e quan "habitati i tij politik".

Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

Të afrosh pranë vetes, qoftë si këshilltarë politikë apo si drejtues institucionesh figura që, në njërën këmbë a tjetrën, kanë qenë a janë të lidhur me botën e shërbimeve informative të nëntokës serbe, nuk është modernitet dhe as largim i asaj që quhej luftë e klasave. Jo rrallë prej tyre kanë ardhur dje ksenofobe dhe qëndrime paternaliste të politikës, janë krijuar shtjella të paqëndrueshme dhe janë bërë si të domosdoshëm të politikës sonë.

Shumë vetëve u është dukur e habitshme kur , disa muaj më parë, Baton Haxhiu, këshilltari i tashëm, zyrtar e ndoshta jo zyrtar, i shefit të qeverisë, Edi Rama, iu drejtua presidentit të vendit me emrin e tij të lindjes, krejt thjeshtë, Ilir.

Por, përmes rreshtave të asaj letre kishte shumë më tepër gjëra të panjohura dhe të rëndueshme se sa kaq. Pra, se sa ajo që qëndron mes dy njerëzve , të cilët, ia kanë lejuar vetes të i drejtohen njëri tjetrit me emër. Me shumë pak finesë ai dëshmonte se vetë ideja e krijimit të LSI-së kishte qenë e tija, se ai i kishte gjetur sloganin; më tej se pas propozimit për president kishte qenë vetë ai, Haxhiu etj, gjëra që më pas kurrë nuk u përgënjeshtruan.

Po ashtu, Baton Haxhiu, njëri ndër gazetarët e paktë që në pragun e fillimit të  luftës u takua fshehtas me shefin e Shërbimit Informativ të Serbisë, Stanishiqin e njohur, më parë se të dalë Rama me idetë e tij, del ai, dëshmon ai lëvizjet qeveritare, etj.

Kohë më parë Rama kishte vendosur që këshilltari i tij për rajonin të ishte Shkelzen Maliqi, i cili është njeri i ditur, por edhe i biri i Mehmet Maliqit, ish ministrit ë brendshëm të Kosovës, organizator i planit „Bistrica", përmes së cilit u vranë nacionalisti  Hasan Remniku dhe grupi i tij.

Në qeverinë e tashme ministre e Arsimit është zonja Besa Shahini. Mund të jetë tejet e aftë dhe këtë e di më mirë ai që e ka  vendosur. Por, njëkohsisht ajo është edhe mbesa e kryeshefit të UDB-së në Prishtinë, Ibush Kllokoqi, i cili ka qenë ndër më sadistët në burgosjet e shqiptarëve.

Dhe, pas gjithë këtyre lëvizjeve, herë të hapura dhe herë të mbuluara nën petkun e njerëzve intelektualë, kanë lëvizur milionat e botës së zezë financiare, të cilat kanë ushqyer partitë dhe drejtuesit e tyre, duke krijuar kështu një oligarki t rrezikshme, t gatshme që për një pasuri të re, të nxjerrin në ankand gjithë çka më të dashur dhe më të vyer ky vend.

A po bien edhe tani këmborët e kësaj përplasje, kur, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë dhe me të njëjtat skenarë, opozita e tri vendeve , Mali i Zi, Serbi dhe Shqipëri, proteston dhe kërkon ringjalljen e viteve të errët?

Kulla Eiffel fik dritat 60 minuta për “Orën e Tokës”

Posted: 31 Mar 2019 12:14 AM PDT

Ndërtesa të njohura në gjithë globin i kanë ndalur dritat mbrëmjen e djeshme në kuadër të shënimit të "Orës së Tokës", për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike që po ndodhin.

"Ora e Tokës" është një ngjarje ndërkombëtare që është organizuar nga World Wildlife Fund, WWF.

Qëllimi është që të mbrohet toka nga njeriu, pasi sipas kësaj organizate ajo është duke u dëmtuar.

Kjo është hera e 13 që organizohet kjo orë për token dhe është mbajtur nga ora 20:30 deri në 21:30.

Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta.

l.h/ dita

Kthehet ora verore! Akrepat sot 60 minuta para, por ç’ndodh me trupin?

Posted: 31 Mar 2019 12:05 AM PDT

 

Të duket sikur je zgjuar shumë herët? Në fakt ka ndryshuar ora në mesnatën e 30 dhe 31 marsit. Akrepat kanë shkuar 60 minuta para, që do të thotë kur ora do të ishte 03:00 me të vjetrën, me të renë do të jetë ora 04:00.  Por përveç ndryshimeve dhe faktorëve të jashtëm, ajo që shkencëtarët shqetëson më shumë është ana shëndetësore. Sipas tyre, ky lloj ndryshimi që prek direkt gjumin nuk është në benefit tek njerëzit.

Ndryshimi i orës do të thotë se do të kemi një orë më shumë dritë dhe energji diellore. Por sipas shkencëtarëve, në trupin e njeriut ndodh ndryshimi i nivelit të melatoninës. Kështu trupi ynë nuk reagon mirë dhe rreziqet të paktën për ditët e para janë ataket kardiake, goditjet në tru dhe simptoma depresive.

Rritja e shanseve për aksidente gjithashtu është një shqetësim i madh dhe prandaj BE ka vendosur që në vitin 2021 të gjithë vendet e BE të vendosin vetë nëse duan të ndryshojnë orën, me gjermanët që duan ti japin fund lëvizjes së akrepave në dy periudha të vitit.

Por nëse tregon kujdesin e duhur asgjë nuk do ndodhë. Janë ndryshimet hormonale ata që sjellin problem me gjumin dhe në këtë rast është mirë që të reduktohet konsumimi i produkteve me përmbajtje sheqeri, të mos konsumohet shumë verë, produkte me përmbajtje gluteni dhe bulmetërat. Duhen marrë vitamina që të rregullohet balanca hormonale, gjithashtu stërvitja ndihmon. Mjekët nuk lenë pa përmendur edhe këshillën kryesore: Mos synoni të flini sa më shumë gjumë.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more