Skip to main content

Publikohen fotografi të 7 vjeçarit me nënën e tij

Publikohen fotografi të 7 vjeçarit me nënën e tij


Publikohen fotografi të 7 vjeçarit me nënën e tij

Posted: 22 Mar 2019 01:51 AM PDT

Nëna e shtatëvjeçarit kosovar, i vrarë në Zvicër, nuk ishte në dijeni se atë e mbyti një 75 vjeçare.

Policia e Bazelit i kishte thënë asaj se ai kishte pësuar një aksident trafiku.

"Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj", ka treguar një i afërt i familjes.

"Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të ëmës së djalit".

"Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe", ka thënë ai në kushte anonimiteti.

Siç merr vesh albinfo.ch, nëna e shtatëvjeçarit të vrarë në Bazel, ka qenë në shtëpi duke pritur atë për drekë, ndërsa babai ishte në punë.

"Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin".

Nëna e vogëlushit të vrarë I.M, ka shtatë vjet që jeton në Zvicër, kurse babai i vogëlushit është rritur në Basel.

Shtatëvjeçari tashmë i ndjerë kishte mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

"Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi".

"Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt"

The post Publikohen fotografi të 7 vjeçarit me nënën e tij appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo komunë mbledh 4000 nënshkrime për mbylljen e lojërave të fatit

Posted: 22 Mar 2019 01:49 AM PDT

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nga dje janë mbledhur 4000 nënshkrime në peticionin kundër lojërave të fatit.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se tani ka marr edhe mbështetjen e 40 të rinjve me të cilët foli për disa aktivitete.

"Deri më tani i kemi mbi 4000 nënshkrime për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Sapo morra mbështetjen e mbi 40 të rinjve të cilët më vizituan dhe biseduam për shumë aktivitete të cilat do të ndodhin në të ardhmen", ka shkruar Muharremaj.

The post Kjo komunë mbledh 4000 nënshkrime për mbylljen e lojërave të fatit appeared first on DRENICA PRESS.

Sot fillojnë punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Posted: 22 Mar 2019 01:45 AM PDT

Sot nisin punimet në segmentin e ri Lum Madh-Gojbule, të rrugës nacionale M2 Prishtinë-Mitrovicë, "Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha".

Në inaugurimin e punimeve do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, si kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli si dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ceremonia do të mbahet në fshatin Lum Madh të Vushtrrisë dhe nis në ora 12:00.

 

 

The post Sot fillojnë punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

Bastorja e famshme mahnitet nga Kosova

Posted: 22 Mar 2019 01:43 AM PDT

"Dardanët" e dhuruan një tjetër spektakël mbrëmë në stadiumin "Fadil Vokrri", ku e ndalën Danimarkën që radhitet në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-s. Kjo arritje e ka lënë të mahnitur bastoren e famshme, Bet365.

"Dardanët" kishin qenë në epërsi dy herë gjatë kësaj ndeshjeje, mirëpo Danimarka arriti ta barazojë rezultatin në të dy rastet dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, raporton Gazeta Express.

Me këtë barazim ndaj ekipit danez, që është në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-s, Kosova e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa pësuar disfatë, e cila tani po vazhdon që 11 ndeshje.

Për këtë arsye, Bet365 i ka publikuar statistikat mbresëlënëse të Kosovës dhe në fund ka sugjeruar se Anglia duhet të frikësohet nga Kosova, duke e publikuar një foto të trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.

"Kosova ishte lidere në grupin e Ligës së Kampioënve, me diferencë të golave +13 – më e lartë se cilido ekip tjetër kombëtar në çfarëdo gare. Ata janë në ecuri prej 11 ndeshjeve pa disfatë. Tani kanë barazuar me Danimarkën, që rangohen në pozitën e dhjetë në botë", shkruan Bet365.

"Danimarka është e radhitur më lartë se: Argjentina, Kolumbia, Kili, Holanda, Gjermania, Meksika, Italia, Polonia, Austria. Por, ata nuk arritën ta mposhtin Kosovën prapëseprapë".

"532 ditë – Kaq ditë kanë kaluar që nga hera e fundit që ekipi kombëtar i Kosovës ka pësuar disfatë në një ndeshje futbolli".

"Kur e kupton se duhet të luash dy herë kundër Kosovës së lavdërishme në kualifikimet për EURO 2020".

Kosova e mbylli pjesën e parë duke qenë në epërsi me rezultat 1:0, pas golit të shënuar nga qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, në minutën e 42-të të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje miqësore erdhi me tri gola të tjera. Fillimisht ishin danezët ata që e barazuan rezultatin, përmes Christian Eriksenit, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 63-të të ndeshjes.

Vetëm tre minuta iu deshën djemve të Bernard Challandes për t'iu kundërpërgjigjur këtij goli. Në minutën e 66-të, Bersant Celina e kaloi Kosovën përsëri në epërsi.

Megjithatë, "Dardanët" nuk arritën ta mbajnë rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe danezët e nxorën një barazim përmes golit të shënuar nga Pierre-Emile Hojbjerg, në minutën e 91-të. /Gazeta Express/

The post Bastorja e famshme mahnitet nga Kosova appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është 7-vjeçari që u vra me thikë në Zvicër nga 75-vjeçarja

Posted: 22 Mar 2019 01:21 AM PDT

Tragjedia që ka ndodhur mbrëmë në Basel të Zvicrës ka shokuar tërë vendin. Therja me thikë e 7 vjeçarit nga Kosova, që ka jetuar atje, është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ai, dyshohet se u therur nga një 75-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografinë e djaloshit 7 vjeçar nga Kosova, që dyshohet se u ther nga një 75-vjeçare para shkollës.

Inicialet e tij janë publikuar nga 20min.ch, I.M.

"Nxënësi 7 vjeçar I.M, u vra brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij", shkruan 20 min.

Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin.

Mirëpo, ende nuk dihen arsyet e rastit.

The post Ky është 7-vjeçari që u vra me thikë në Zvicër nga 75-vjeçarja appeared first on DRENICA PRESS.

Kujt ia dha Eriksen fanellën në “Fadil Vokrri”

Posted: 22 Mar 2019 12:26 AM PDT

Kosova dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri".

Pjesë e këtij takimi ishte edhe super ylli danez Christian Eriksen, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe vetëm pak minuta më pas realizoi nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, ylli i skuadrës angleze të Tottenhamit shkoi tek tifozët për të dhuruar fanellën e tij.

Shumë tifozë kërkuan fanellën e tij, megjithatë në fund Eriksen zgjodhi një ushtarak të KFOR-it danez, i cili po mbante një flamur të shtetit të tij. /IndeksOnline/

The post Kujt ia dha Eriksen fanellën në "Fadil Vokrri" appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është 7 vjeçari shqiptar nga Kosova që humbi jetën në Zvicër

Posted: 22 Mar 2019 12:25 AM PDT

"Tmerri që përjetoi sot ne Bazel të Zvicrës fëmiu 7 vjeçar nga aksidenti i sotëm ku humbi jetën Iliasi djali mbesës time, na ka tronditur rëndë të gjithëve.
Ngushèllime familjes dhe mbarë farefisit
U prefsh në Paqe engjulli tetes
Dritë e Parajsës", ka shprehur dhimbjen familjarja e 7 vjeçarit nga Kosova që u bë viktimë e një ekzekutimi nga një 75 vjeçare në Zvicër, përcjell Pa Censurë.

Ndryshe motivet e vrasjes ende mbeten të paqarta nga kjo ngjarje tragjike që tronditi Zvicrën./Pa Censurë/

The post Ky është 7 vjeçari shqiptar nga Kosova që humbi jetën në Zvicër appeared first on DRENICA PRESS.

Kryetari Jashari ironizon me deklaratën e trajnerit të Danimarkës

Posted: 22 Mar 2019 12:23 AM PDT

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka ironizuar me deklaratën e trajnerit të kombëtares së Danimarkës Age Hareide, i cili para ndeshjes ndërmjet Kosovës, kishte deklaruar se "do të jetë një ndeshje e mirë stërvitore".

Në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Jashari, ka shkruar: "Nuk kam parë kurrë në Kosovë të ketë pasur kaq shumë shikues në një stërvitje futbolli.
Përgëzime djemve tanë!
Përpara, Kosovë!".

The post Kryetari Jashari ironizon me deklaratën e trajnerit të Danimarkës appeared first on DRENICA PRESS.

Shokët e 7-vjeçarit vendosin lule në vendin e krimit, kosovari u vra 200 metra larg nga shkolla

Posted: 22 Mar 2019 12:22 AM PDT

Derisa po kthehej nga shkolla të enjten, një shtatë vjeçar nga komuna e Lipjanit që jetonte me familjen në Basel u ther me thikë nga një 75-vjeçare në mes të rrugës, raporton Gazeta Express.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:45, kur fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla. Sulmi ndodhi 200 metra larg nga shkolla.

Pak pasi ndodhi sulmi, djaloshi u dërgua në spital mirëpo nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike, janë vendosur qirinjtë dhe lule nga shokët e 7-vjeçarit.

Të njëjtët u deklaruan se kur dëgjuan për rastin nuk kishin mundur të besojmë./GazetaExpress

The post Shokët e 7-vjeçarit vendosin lule në vendin e krimit, kosovari u vra 200 metra larg nga shkolla appeared first on DRENICA PRESS.

75-vjeçarja pranoi para prokurorit se e vrau 7-vjeçarin nga ky qytet i Kosovës

Posted: 22 Mar 2019 12:21 AM PDT

Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten, raporton Gazeta Express.

Një nxënës shtatëvjeçar i shkollës fillore ishte duke shkuar nga shtëpia për në shkollë kur rreth orës 12.30, kur u godit me thikë në St. Galler-Ring, jo shumë larg shkollës së tij.

Fëmija po udhëtonte vetëm në trotuar, kur u sulmua papritmas nga një person i panjohur, u tha më  vonë në një deklaratë të prokurorit të Bazelit. Shtatëvjeçari u godit me thikë nga ky person. Fëmija i lënduar rëndë u zbulua nga mësuesi i klasës, që gjithashtu ishte duke shkuar në shtëpi.

Edhe pse mjekët e emergjencës u përpoqën ta ringjallnin djalin, që u pranua në departamentin e emergjencave të Spitalit të Fëmijëve, ai nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marrë, pavarësisht operacionit emergjent.

Sipas dëshmitarëve fëmia kishte plagë në qafë dhe kishte derdhur shumë gjak. Organet e hetuesisë ndërkaq filluan menjëherë kërkimet për të gjetur kryerësin e veprës. Një grua 75-vjeçare u pa duke u larguar nga skena.

Pak më vonë e njëjta u arrestua dhe rrëfeu për krimin makabër para prokurorit.

Banorët ndërkaq raportuan se kishin dëgjuar zhurma para se të gjenin trupin e djalit, por, ende nuk dihet nëse të dy janë njohur mes vete. As motivi i veprës nuk është bërë i qartë./GazetaExpress

The post 75-vjeçarja pranoi para prokurorit se e vrau 7-vjeçarin nga ky qytet i Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more