Skip to main content

Në këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Në këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit


Në këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Posted: 24 Mar 2019 01:52 AM PDT

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë me 6 maj të këtij viti, apo edhe 48 ditë nga sot.

Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 28 ditë, transmeton Gazeta Metro.

Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Profeti  Muhamed mori shpalljen e Kuranit "si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim"

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Agjërimi përfshinë privimin nga disa prej nevojave kyçe fiziologjike, siç janë: ushqimi, pirja, marrëdhëniet seksuale, etj.

The post Në këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet personi i kërkuar në Drenas

Posted: 24 Mar 2019 01:49 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i kërkuar është arrestuar në fshatin Fushticë e Epërme.

Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata  është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe  i njëjti me  aktvendimit të gjyqtarit është dërguar në paraburgim. /Drenica Press/

The post Arrestohet personi i kërkuar në Drenas appeared first on DRENICA PRESS.

Moti sot, kryesisht kthjellët dhe me diell

Posted: 24 Mar 2019 01:44 AM PDT

Meteorologët parashikojnë mot me diell për sot. Ndërsa në fillim të javës së ardhshme ftohtë, mundësi për shi, e në vise malore borë.

24.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

25.03 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

26.03 – Ftohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale që do të luhaten nga 2C deri në 5C; e maksimale nga 17C deri në 20. Në fillim të javës së ardhme minimalet do të pësojnë rënie deri në 0C, e maksimalet deri në 9C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale.

The post Moti sot, kryesisht kthjellët dhe me diell appeared first on DRENICA PRESS.

Vetura përplaset me trenin, një person i lënduar

Posted: 24 Mar 2019 01:42 AM PDT

Një person është lënduar pas një aksidenti mes veturës së tij dhe trenit në fshatin Grabovc i ulët.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

"Është raportuar një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident kanë qenë një tren dhe një veturë udhëtarësh me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi".

The post Vetura përplaset me trenin, një person i lënduar appeared first on DRENICA PRESS.

As këtë të shtunë nuk u mbajt mësim

Posted: 23 Mar 2019 02:21 PM PDT

Ani pse drejtoria Komunale e Arsimit ka vendosur që të zëvendësohen orët e humbura, një gjë e tillë në praktikë nuk po shihet. Edhe këtë të shtune, nuk është mbajtur mësim. E këshilli i prindërve për T7 thonë se ata vazhdimisht po kërkojnë nga përgjegjësit që fëmijët e tyre t'i rikompensojnë orët

Do të duhej të ishin në mësim. Mirëpo, këta nxënës këtë të shtune po luajnë jashtë shkollës.

Kjo pasi që vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura nuk po respektohet.

Por dyert e shkollës "Faik Konica" sipas drejtoreshës, Gjylie Balaj janë të hapura për nxënësit.

E numri i mësimdhënësve dhe nxënësve që vijnë për të mbajtur orë shihet të jetë i vogël.

Mirëpo, jo çdo shkollë në kryeqytet po organizon proces mësimor.

Mirëpo, përmes telefonit për T7, Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti ka thënë që edhe ata kanë kërkuar që këtë të shtunë të mbahet mësimi.

E të premten, DKA në Prishtinë ka marrë vendim që të shtunën të mbahet mësim. Duke thënë që të gjitha shkollat të zëvendësojnë një orë të humbur gjatë grevës.

Ndërkaq, Sindikata e Bashkuar për Arsim po bën apel tek mësimdhënësit që të mos zëvendësojnë orët që kanë humbur gjatë grevës.

The post As këtë të shtunë nuk u mbajt mësim appeared first on DRENICA PRESS.

Banorët e Drenasit qe 5 orë pa rrymë

Posted: 23 Mar 2019 02:07 PM PDT

Reduktimet e rrymës po vazhdojnë të jenë prezentë ende në Kosovë.

Ndonëse koha është rregulluar dhe temperaturat janë ngritur, KEDS po gjen ende arsye për ta ndalë rrymën.

Pa energji elektrike, sipas disa banorëve të Drenasit kanë mbetur tash e disa orë shumë fshatra të Drenicës.

Banorë të Drenasit kanë treguar për Express se tash e pesë orë shumë vende kanë mbetur pa rrymë. Sipas tyre askush nga KEDS nuk u është përgjigjur dhe nuk u ka dhënë arsye për reduktimet.

Gazeta Express ka provuar ta marrë përgjigje nga KEDS për këtë rast por nuk është përgjigjur askush.

The post Banorët e Drenasit qe 5 orë pa rrymë appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes pas një sulmi në zemër gazetarja kosovare, ishte vetëm 29-vjeçe

Posted: 23 Mar 2019 12:54 PM PDT

Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj.

Qendresa ndërroi jetë në moshën 29 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj.

The post Vdes pas një sulmi në zemër gazetarja kosovare, ishte vetëm 29-vjeçe appeared first on DRENICA PRESS.

Të mirat dhe të këqijat e mbylljes së kazinove |Video

Posted: 23 Mar 2019 12:39 PM PDT

222 lokale të lojërave të fatit u mbyllën të premten gjatë aksionit të policisë në tërë Kosovën.

Komente për të mirat dhe të këqijat që mund t'i ketë shteti nga vendim i Kuvendit, nuk pati kryeministri, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, ai një ditë më parë tha se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do ta shfuqizojë ligjin ekzistues, për ta miratuar të riun, që i ndalon këto biznese.

Por, me këtë nuk po pajtohet Shoqata e Lojërave të Fatit, e cila vendimin po e quan anti-kushtetues, pasi rezoluta u votua derisa po punohej në ligjin e ri.

The post Të mirat dhe të këqijat e mbylljes së kazinove |Video appeared first on DRENICA PRESS.

Plaku 85 vjeçar mban rekordin për martesa, e pabesueshme sa herë është martuar

Posted: 23 Mar 2019 12:04 PM PDT

Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë.

Burri 85 vjeçar është nga Kenia dhe quhet Ancentus Akuku. Martesa për të është një proces shumë i thjeshtë mirëpo kërkon agazhim të madh.

Sipas tij njeriu duhet të martohet dhe të shkururzohet saherë që gjen dike më të përshtatshëm për vete. Ai ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

"Martesa nuk është ndonjë problem shumë i madh për mua. Ajo që jam munduar shumë është haromonia në familje, dhe për t'u krijuar kushte atyre", ka thënë ai.

The post Plaku 85 vjeçar mban rekordin për martesa, e pabesueshme sa herë është martuar appeared first on DRENICA PRESS.

“Mami të dua shumë” ishin fjalët e fundit të djaloshit që humbi jetën

Posted: 23 Mar 2019 11:55 AM PDT

"Të dua shumë", ishin këto fjalët e fundit të një 5-vjeçari, i cili humbi tragjikisht jetën nga zjarri në Leeds të Anglisë.

Sipas një hetimi gjyqësor mbi vdekjen e Alex Clarke, zjarri erdhi pasi 5-vjeçari i vuri flakën cepit të një libri në dhomën e tij. Libri ra në dysheme, duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Vëllai i tij 8-vjeçar dhe motra 10-vjeçare vrapuan një kat më poshtë duke i dhënë alarmin nënës së tyre Emma. Ajo u kërkoi ndihmë fqinjëve, por ata e patën të pamundur që të kalonin tymin dhe zjarrin e madh për të shpëtuar Alex.

Ishin zjarrfikësit që arritën ta nxirrnin 5-vjeçarin nga dhoma. Ai u dërgua në spital, por plagët që kishte marrë ishin tepër të rënda dhe Alex ndërroi jetë të nesërmen.

Në një deklaratë të lexuar në Gjykatën e Wakefield, nëna e 5-vjeçarit tha se familja kishte qenë duke parë televizor mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.

"Alex erdhi me vrap poshtë, më dha një puthje dhe përkëdhelje dhe tha 'të dua shumë'. Rreth orës 20:20, William dhe Jessica (fëmijët) erdhën me vrap duke thënë se dhoma kishte marrë flakë", tha ajo.

The post "Mami të dua shumë" ishin fjalët e fundit të djaloshit që humbi jetën appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more