Skip to main content

“Man City ka gati 100 milionë euro për Skriniarin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Man City ka gati 100 milionë euro për Skriniarin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Man City ka gati 100 milionë euro për Skriniarin

Posted: 23 Mar 2019 03:56 PM PDT

Ylli i Interit, Milan Skriniar ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester Cityt, të cilët janë gati të bëjnë çmenduri për transferimin etij.

Skriniar ka treguar formë të lartë dhe lidership me fanellën e Interit duke bërë për vete shumë skuadra të mëdha evropiane.

Real Madridi do të blejë disa lojtarë - këta janë emrat që do të kërkohen në verë Real Madridi do të blejë disa lojtarë - këta janë emrat që do të kërkohen në verë

Sipas mediumit italian Calciomercato, Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro  për mbrojtësin e Interit.

Skriniar gjatë ndeshjes së fundit në Serie A ndaj Milanit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Rivalët lokal të Manchester Unitedit bën një qasje për Skriniar verën e kaluar, por u refuzuan, ndërsa City është i vendosur të bëjë një qasje të re.

Ata gjithashtu janë gati të përballen me konkurrencën e klubeve të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës. /Telegrafi/

The post Man City ka gati 100 milionë euro për Skriniarin appeared first on Telegrafi.

Epoka e Panuccit dhe problemet e vazhdueshme me lojtarët e Kombëtares

Posted: 23 Mar 2019 03:43 PM PDT

Më 19 korrik të viti 2017, në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, u prezantua si trajner i ri i Kombëtares kuqezi, Christian Panucci, një emër që ka lënë gjurmë në skuadra të rëndësishme evropiane kur bëhej fjalë për fushën, por pa përvojën e duhur për të drejtuar nga banka.

Me mësime të marra nga një si Fabio Capello, Panucci arriti rezultatet që tanimë dihen, por ajo që ndoshta ndikoi më shumë për to pa dyshim mund të ketë qenë klima rreth ambientit të Kombëtares.

SuperSport ka bërë një përmbledhje të disa prej ndodhive nën drejtimin e tij:

Përjashtimi i Sokol Cikalleshit: Grumbullimi i parë i tij nisi me një "konflikt" me Sokol Cikalleshin. Për shkak se sulmuesi duhej të firmoste transferimin e tij, kërkonte kohën e mjaftueshme e për punë orësh do t'i bashkohej grupit, që për herë të parë drejtohej nga trajneri italian. Ky i fundit nuk u mendua dy herë, duke e përjashtuar, në mënyrë që t'u jepte ndoshta të gjithëve mesazhin që me Kombëtaren nuk bëhet shaka.

Çështja "Taulant Xhaka": Ka kërkuar falje disa herë, për këtë arsye është rikthyer. Kështu është shprehur Panucci kur është pyetur për mesfushorin. Krisje tjetër? Nuk është e vështirë t'ia numërosh ish-trajnerit.

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja e Shqipërisë Të gjitha lajmet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Ansi Agollit: Një nga më të mirët në pozicionin e tij, disa herë iu komunikua në sy që duhej sakrifikuar, në mënyrë që ekipi të gjente dikë tjetër në vendin e tij për shkak të viteve në shpatullat e tij.

View this post on Instagram

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

A post shared by Ermir Lenjani (@lenjaniermir) on

Ermir Lenjani: "Nuk luaj për Kombëtaren për sa kohë ajo drejtohet nga Panucci", u shpreh qartë në postimin e tij në Instagram.

Thomas Strakosha: U la jashtë Kombëtares sepse nuk mundi te kapte avionin për t'u nisur drejt Shqipërisë. Lista e konflikteve, problemeve dhe marrëdhënieve të ftohta e Panuccit është e gjatë.

Thomas Strakosha (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Kapiteni: Shiriti i kapitenit ka bërë shëtitje krah me krah, konferenca me tone të larta, qetësi e munguar dhe stabilitet gjithashtu i munguar e të mos flasim për rezultate. Çelësi i suksesit të kuqezinjve ka qenë padyshim harmonia dhe bashkimi i grupit, gjë që nga vera e viti 2017 e deri tani, për fatin e keq është harruar.

Panucci largohet si vendim i prerë i Federatës e në ndarje të tilla, pavarësisht së shkuarës problematike, rezultateve, imazhit, thyerjes se gjithçkaje, që ndoshta u deshën shumë vite për ta ndërtuar, sot ish-trajnerit i duhet thënë faleminderit, pasi me shumë mundësi çdokush që do të drejtojë Shqipërinë në vijim e ka të qartë se çfarë nuk duhet të bëjë. Koha do të tregojë nëse problemi ishte vërtet ai.

The post Epoka e Panuccit dhe problemet e vazhdueshme me lojtarët e Kombëtares appeared first on Telegrafi.

Chelsea përgatit shkarkimin e Sarrit para përfundimit të sezonit

Posted: 23 Mar 2019 03:28 PM PDT

Chelsea është i gatshëm të largojë menaxherin italian Maurizio Sarri para fundit të sezonit aktual.

Sipas mediumit anglez The Sun, Sarri do të shkarkohet nëse Chelsea nuk arrin në katërshe të Ligës Premier ose eliminohet nga Liga e Evropës.

Italiani ka luftuar për të fituar zemrat e lojtarëve dhe tifozët në Stamford Bridge.

Shkarkimi i Sarrit do të kushtonte vetëm pesë milionë funte, më i liri në epokën e Abramovichit te Chelsea Shkarkimi i Sarrit do të kushtonte vetëm pesë milionë funte, më i liri në epokën e Abramovichit te Chelsea

Në shumë raste këtë sezon, Sarri u ka thënë gazetarëve se po lufton për të motivuar skuadrën e tij.

Edhe tifozët kanë filluar të kthehen kundër trajnerit të Chelseat pas humbjes ndaj Manchester Unitedit në Kupën FA më herët në këtë sezon.

Sarri nuk po gjen qetësi te Blutë (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Chelsea përballet me Slavia Prague në çerekfinale të Ligës së Evropës dhe mund të takojë Arsenalin në finale.

Por, çdo humbje do ta linte Sarrin në një pozitë të pasigurt në klubin londinez. /Telegrafi/

The post Chelsea përgatit shkarkimin e Sarrit para përfundimit të sezonit appeared first on Telegrafi.

Forma e Kosovës dhe Bullgarisë para përballjes mes tyre

Posted: 23 Mar 2019 03:07 PM PDT

Bullgaria është kundërshtari i parë i Kosovës në ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2020’ që njëherësh shënon edhe debutimin e Përfaqësueses sonë në kualifikimet për një Kampionat Evropian.

Këto dy përfaqësuese asnjëherë më parë nuk janë takuar me njëra-tjetrën, ndërsa herën e fundit që Bullgaria është kualifikuar në një Evropian ka qenë në vitin 2004.

Ka kohë që Kosova nuk di për humbje, ndërsa nën drejtimin e Bernard Challandes ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Në pesë ndeshjet e fundit (në Ligën e Kombeve: 3-1 si vendas ndaj Maltës, 1-1 si mysafir i Ishujve Faroe, 5-0 si mysafir i Maltës dhe 4-0 në shtëpi ndaj Azerbajxhanit; si edhe 2-2 në miqësoren ndaj Danimarkës), Përfaqësuesja jonë numëron tri fitore dhe dy barazime.

Bullgaria në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ka arritur dy fitore (ndaj Norvegjisë dhe Qipros), dy barazime (ndaj Sllovenisë dhe Qipros) dhe një humbje (nga Norvegjia).

Ndërkaq, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 në Grupin A, ka barazuar (1-1) në shtëpi ndaj Malit të zi. /Telegrafi/

Forma në ndeshjet e fundit (Foto: Uefa.com)

The post Forma e Kosovës dhe Bullgarisë para përballjes mes tyre appeared first on Telegrafi.

Messi lë kampin e Argjentinës pas humbjes nga Venezuela, rikthehet te Barcelona

Posted: 23 Mar 2019 02:59 PM PDT

Lionel Messi ka vendosur të kthehet dhe t’i bashkohet në stërvitje ekipit të Barcelonës pas humbjes së premtes mbrëma nga Venezuela.

Argjentina do të jetë pa Messin për miqësoren e tyre të radhës kundër Marokut të martën mbrëma.

Kjo pasi numrin 10-të i kombëtares Albiceleste e përjetoi rëndë humbjen e së premtes mbrëma në miqësoren ndaj Venezuelës.

Kthimi i Messit nuk ndryshon asgjë te Argjentina, humbet keq nga Venezuela Kthimi i Messit nuk ndryshon asgjë te Argjentina, humbet keq nga Venezuela

Messi la shokët e skuadrës së Argjentinës të shtunën, duke e kthyer drejt Barcelonës për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Ai do të vazhdojë stërvitjet me ekipin katalunas për tu përgatitur për derbin e madh lokal të fundjavës së ardhshme kundër Espanyolit. /Telegrafi/

The post Messi lë kampin e Argjentinës pas humbjes nga Venezuela, rikthehet te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Spanja i nis eliminatoret me fitore të ngushtë ndaj Norvegjisë

Posted: 23 Mar 2019 02:38 PM PDT

Kombëtarja e Spanjës e ka mposhtur Norvegjinë me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020.

La Roja kanë fituar ndeshjen e parë të Grupit F duke nisur pozitivisht kampanjën për kualifikime në Kampionatin Evropian.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka dominuar pjesën e parë të ndeshjes duke arritur të shënoj dy gola.

Rodrigo shënoi një gol të bukur (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

I pari erdhi në minutën e 16-të nga Rodrigo, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa goli i minutës së 40-të nga Jordi Alba u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, vazhdoi përsëri dominimi i Spanjës, por ishin mysafirët të parët që shënuan gol.

Festa e Ramosit pas golit me panenka (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ishte Joshua King, i cili shënoi në minutën e 65-të nga penalltia për barazimin 1-1, por ishte Sergio Ramos që shënoi gjithashtu nga pika e bardhë me panenka duke vulosure fitoren me rezultat 2-1.

Në ndeshjen e radhës, Spanja udhëton te Malta, ndërsa Norvegjia e pret Suedinë. /Telegrafi/

 

The post Spanja i nis eliminatoret me fitore të ngushtë ndaj Norvegjisë appeared first on Telegrafi.

Italia me fitore komode ndaj Finlandës në xhiron e parë të ndeshjeve kualifikuese

Posted: 23 Mar 2019 02:36 PM PDT

Italia e ka nisur me fitore aventurën kualifikuese për ‘Euro 2020’ duke e mposhtur Finlandën me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Friuli në Udine, Azurrët ishin komodë që nga fillimi duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e shtatë me golin e Nicolo Barellas.

Nicolo Barella e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Mesfushori 22-vjeçar shfrytëzoi një top të kthyer dhe goditja e tij e fuqishme nuk arriti të ndalej nga portieri Lukas Hradecky.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa Azzurrët shënuan sërish në pjesën e dytë. Në debutimin e tij të parë si startues, Moise Kean shënoi golin e parë me përfaqësuesen.

Moise Kean shënon golin e parë për Italinë në një ndeshje zyrtare (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ciro Immobile asistoi në zonë për talentin 19-vjeçar të Juventusit, i cili e la të pashpresë portierin kundërshtar.

Këto janë tri pikët e para të Italisë në Grupin J dhe ndan vendin e parë me Greqinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Në xhiron e ardhshme, Azzurrët luajnë si nikoqirë të Lihtenshtajnit, ndërsa Finlanda udhëton te Armenia. /Telegrafi/

The post Italia me fitore komode ndaj Finlandës në xhiron e parë të ndeshjeve kualifikuese appeared first on Telegrafi.

Aliti: Bullgaria kundërshtar cilësor, por duam t’i nisim eliminatoret me fitore  

Posted: 23 Mar 2019 02:14 PM PDT

Fidan Aliti ka folur pas stërvitjes së sotme (e shtunë) në përgatitje e sipër për ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e parë në kampanjën eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Ky takim po pritet me entuziazëm të madh nga “Dardanët”, por edhe futbollistët e Kosovës, të cilët duan fitore, ku njëri nga ta është mbrojtësi Aliti.

Stërvitja e Kosovës para ndeshjes ndaj Bullgarisë - përgatitja e skuadrës për debutimin sa më të mirë në kualifikimet për 'Euro 2020' Stërvitja e Kosovës para ndeshjes ndaj Bullgarisë - përgatitja e skuadrës për debutimin sa më të mirë në kualifikimet për 'Euro 2020'

“Me padurim presim ndeshjen e së hënës, ku sërish presim të kemi mbështetjen e fuqishme të tifozëve tanë”, ka thënë fillimisht Aliti.

Atmosferë pozitive te Kosova para takimit me Bullgarinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Bullgaria ka ekip shumë cilësor dhe sigurisht se do të jetë ndeshje e vështirë”.

“Ne po përgatitemi maksimalisht dhe gjërat e mira që i kemi bërë në miqësoren kundër Danimarkës do të mundohemi t'i përsëritim, ndërsa ato që i kemi bërë gabim duhet t'i përmirësojmë”.

Zeneli: Të gjithë po e presim me padurim ndeshjen ndaj Bullgarisë Zeneli: Të gjithë po e presim me padurim ndeshjen ndaj Bullgarisë

“Jemi në një seri të mirë pa humbje dhe tani jemi plotësisht të përqendruar për të dhënë maksimumin në 90 minutat kundër Bullgarisë dhe për ta nisur ciklin kualifikues për Euro 2020 me fitore”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

The post Aliti: Bullgaria kundërshtar cilësor, por duam t’i nisim eliminatoret me fitore   appeared first on Telegrafi.

Nga një futbollist që ndiqte nga tribuna ndeshjet e Shqipërisë në lider dhe kapiten te Kosova, shkëlqimi i Herolind Shalës me fanellën verdh e kaltër

Posted: 23 Mar 2019 01:54 PM PDT

Herolind Shala është njëri nga lojtarët kryesor të Përfaqësueses së Kosovës në tri vitet e fundit.

Në ndeshjen e parë të këtij viti me Përfaqësuesen e Kosovës, Shala ishte kapiten ndaj Danimarkës në barazimin 2-2 në Prishtinë.

Që nga ardhja e trajnerit zviceran Bernard Challandes në krye të Kosovës, Shala ka qenë futbollisti më i besuar i tij.

Vetëm ndeshjen ndaj Burkina Fasos në mars të vitit të kaluar Herolindi nuk e luajti 90 minuta, pasi u lëndua në minutën e 29-të për tu zëvendësuar nga Voca.

Shala ka qenë lider i Kosovës në mesfushë, duke shkatërruar aksionet e kundërshtarëve, duke vrapuar në gjithë fushën, asistuar e ndihmuar si mbrojtjen ashtu edhe sulmin.

Me ardhjen e Challandes në krye të Përfaqësueses sonë, Herolindi është shëndërruarr në një Gladiator.

Por djaloshi nga Drenasi nuk e ka pasur këtë tretman sa ishte pjesë e Shqipërisë, pasi thuajse gjithmonë e ka ndjekur Kombëtaren nga tribunat.

Ishte muaji shtator i vitit 2014 kur Shala u bashkua me Kombëtaren A të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Portugalisë në udhëtim, të fituar nga Kuqezinjtë me rezultat minimal 1-0.

Shala ka qëndruar shumicën e ndeshjeve në tribunë duke vuajtur për që nuk iu dha rasti në ndeshjet kualifikuese të luante.

27-vjeçari ka luajtur vetëm pesë ndeshje (151 minuta) miqësore me Kombëtaren A të Shqipërisë, edhe pse kishte statistika të jashtëzakonshme me klubin e tij Slovan Liberec në atë kohë.

"Për mua ka qenë nder që kam veshur fanellën kuq e zi, por nuk jam trajtuar ashtu si e kam merituar. Kaloja nëpër një formë shumë të mirë, shënoja gola rregullisht e asistoja me klubin, luajta në grupet e Ligës së Evropës, por që në Kombëtare nuk mu dha asnjëherë mundësia të luaja në ndeshje zyrtare për t’i treguar kualitetet e mija para popullit shqiptar", u shpreh Shala për Telegrafin.

Herolindi thotë se vuante përderisa e ndiqte Kombëtaren nga tribunat, edhe pse ka qenë ndër lojtarët më në formë.

"Gjithmonë kur më vinte ftesa e Kombëtares gëzohesha, pasi ishte krenari për mua ta përfaqësoj Shqipërinë. E shikoja Kombëtaren si tifozët e tjerë nga tribunat. Nuk kam luajtur, por gjithmonë e kam qit suksesin e Kombëtares para atij personal, pasi ishte e rëndësishme që të fitonim", deklaroi Herolindi.

“Jam motivuar edhe më shumë kur nuk kam luajtur, pasi nuk jam dorëzuar në asnjë moment, e kam rritur edhe më shumë kapacitetin e punës”.

Por vuajtjet për të kanë përfunduar me të ardhur në Përfaqësuesen e Kosovës.

"Jam duke jetuar si në ëndërr. Kam punuar shumë për këtë ditë që të jem i rëndësishëm për shtetin tim, por njerëzit e mijë. Po luaj të gjitha ndeshjet, por edhe po jam gjithçka nga vetja për këtë fanellë, për këtë skuadër dhe për këtë trajner që po më jep besim të madh", vazhdoi tutje Shala.

Shiriti i kapitenit në ndeshjen ndaj Danimarkës e ka bërë krenar Herolindin që gjithsesi e ruan modestinë.

"Ta bartësh shiritin e kapitenit për vendin tënd është një ndjesi shumë e mirë, edhe pse nuk jam kapiteni i parë. Nuk është e rëndësishme kush është kapiten, pasi të gjithë kemi të veshur fanellën e njëjtë të Kosovës dhe luajmë për vetëm një qëllim, ta dërgojmë shtetin tonë te para".

"Për mua e rëndësishme është vetëm suksesi i Kosovës, pa marrë parasysh se kush është kapiten, apo kush shënon e asiston. Ne jemi një grup i mirë që japim gjithçka nga vetja në fushë për të mirën e vendit tonë", tha Shala.

Ndeshja e ardhshme do të jetë e para në kampanjën kualifikuese për Kosovën ndaj Bullgarisë, ndërsa Shala beson në rezultat pozitiv.

"Ende mund të themi se jemi një Kombëtare e re dhe se nuk jemi favoritë ndaj askujt. Le të jenë të gjithë kundërshtarët tanë favoritë, pasi ndoshta kjo është në favorin tonë".

"Qëllimi i ynë është të futemi në fushë për të luajtur futboll, për të luajtur për njerëzit tanë që aq shumë na përkrahin dhe të bashkuar besoj fuqishëm se mund të bëjmë gjëra të mëdha".

"Ndaj Bullgarisë na pret një ndeshje e vështirë si ndaj gjithë kundërshtarëve të tjerë në grup, por thash më lartë se ne futemi në fushë gjithmonë për të fituar, për të fituar për vendin tonë dhe njerëzit tanë", përfundoi Shala.

Herolindi ka zhvilluar 14 ndeshje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës nga viti 2016. /Telegrafi/

The post Nga një futbollist që ndiqte nga tribuna ndeshjet e Shqipërisë në lider dhe kapiten te Kosova, shkëlqimi i Herolind Shalës me fanellën verdh e kaltër appeared first on Telegrafi.

Panucci në momentin e largimit: Do të jem gjithmonë tifoz i Shqipërisë

Posted: 23 Mar 2019 01:49 PM PDT

U largua i keqardhur, por me falënderime për futbollistët, presidentin Armand Duka dhe tifozët shqiptarë. Christian Panucci, para se të merrte aeroplanin në Rinas, ka deklaruar se përveç rezultateve, që e larguan nga Kombëtarja, çdo gjë tjetër gjatë eksperiencës së tij në Shqipëri, ka qenë pozitive.

“Më vjen keq, sepse jam një njeri serioz, por rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk ishin të mira dhe për këtë arsye presidenti vendosi të më largonte. Falënderoj të gjithë tifozët shqiptarë që kanë qenë të mrekullueshëm dhe të presidentin Duka që më tha mundësinë të punoj në një vend të mrekullueshëm si Shqipëria. Më vjen keq që nuk arrita të marr rezultatet e kërkuara dhe uroj që me largimin tim, ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive”, ka thënë trajneri italian për SuperSport.

Duke vlerësuar seriozitetin dhe përkushtimin e futbollistëve, Panucci theksoi se zgjedhjet i ka bërë vetëm ai, ashtu siç i ka menduar.

Christian Panucci (Foto: Getty Images/Guliver)

"Zgjedhjet i kam bërë me shumë seriozitet, rezultatet nuk erdhën, të shohim nëse Shqipëria do të shkojë pa mua në Evropian. Djemtë kanë qenë të gjithë seriozë me mua, kam vendosur vetëm unë se kush do të luante. Do të jem gjithmonë një tifoz i Shqipërisë", ka shtuar 45-vjeçari.

Të gjitha lajmet nga Christian Panucci Të gjitha lajmet nga Christian Panucci

Në përshëndetjen e fundit me lojtarët, Panucci pranoi se disa prej tyre janë përlotur kur i shtrënguan dorën njëri-tjetrit.

“Ndonjë nga lojtarët edhe u përlot kur u takuam në fund. Ky është trofeu më i madh që mund të merrja, sepse është thënë shpesh që lojtarët nuk kanë qenë në krahun tim, por në fakt ishte krejt e kundërta. Ata ishin shumë të lidhur me mua. I kuptoj tifozët që revoltohen gjatë ndeshjes kur gjërat nuk shkojnë mirë, kanë të drejtën e tyre të thonë atë që mendojnë. Shqipërinë do ta mbaj gjithmonë në zemër!”, ka thënë në fund tashmë ish-trajneri i Kombëtares kuqezi.

The post Panucci në momentin e largimit: Do të jem gjithmonë tifoz i Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more