Skip to main content

Malishevë, delet damkosen me shqiponjë (VIDEO)

Malishevë, delet damkosen me shqiponjë (VIDEO)


Malishevë, delet damkosen me shqiponjë (VIDEO)

Posted: 30 Mar 2019 03:40 PM PDT

Në Janqist të Malishevës, një blegtor ka gjetur një mënyrë interesante për të shënjuar delet e tij.

Ato, nuk do t'i ngatërrohen me të fqinjëve.

Kronikë nga Mejremi Gashi.

The post Malishevë, delet damkosen me shqiponjë (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Iu bashkua UÇK-së kur ishte 17 vjeçar: Do të shkoj në Amerikë, në Kosovë do vije vetëm pushimeve

Posted: 30 Mar 2019 03:28 PM PDT

Miftar Ukshini është një ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën Operative të Dukagjinit, i cili ka vendosur ta lëshuar Kosovën.

Ukshini, në emisionin "Personale" me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e ka pritur që 20 vite pas luftës jetesa në Kosovë do të jetë kaq e vështirë.

Ukshini që ishte veshur si ushtar i UÇK-së në moshën 17 vjeçare, thotë se tashmë ka marrë një vendim për t'u larguar nga Kosova bashkë me familje.

 

 

"Shumë shpejt edhe unë do ta lëshojë Kosovën bashkë me familje për një jetë më të mirë të fëmijëve tonë. Për mua është shumë zhgënjyese që po largohem. Por në Kosovë po merren vetëm me numrin e veteranëve, me asnjë çështje tjetër".

Ai thotë se prej luftës deri tani asnjë qeveri pos Ramush Haradinajt nuk ka bërë asgjë për fshatin Lybeniq dhe banorët e këtij vendi.

"Kam familjar në Amerikë dhe tashmë vendimi është i prerë, do të shkojë atje dhe në Kosovë do të kthehem vetëm për pushime".

Miftar Ukshini është njëri nga personat që kishte mbijetuar nga masakra e Lybeniqit, duke ikur nga duart e forcave serbe.

The post Iu bashkua UÇK-së kur ishte 17 vjeçar: Do të shkoj në Amerikë, në Kosovë do vije vetëm pushimeve appeared first on DRENICA PRESS.

Anita Haradinaj e ‘kallë’ atmosferën në dasmën e Gresës

Posted: 30 Mar 2019 03:24 PM PDT

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita, janë në mesin e të ftuarve në dasmën e sontme.

Gresa Behluli po kurorëzon dashurinë me martesë me Lulzim Ibrahimin, ndërsa kanë organizuar dasmë madhështore.

Në një video që Anita ka publikuar në rrjete sociale, shihet teksa po vallëzonte bashkë me Silvana Braçen.

Në sfond po dëgjohej duke kënduar Naim Abazi, ndërsa atmosfera ishte në maksimum.

Shikojeni videon e mëposhtme për të parë atmosferën që po mbretëron në dasmë.

The post Anita Haradinaj e 'kallë' atmosferën në dasmën e Gresës appeared first on DRENICA PRESS.

Aeroplani serbo-malazez fluturon mbi Kosovë

Posted: 30 Mar 2019 03:20 PM PDT

Një aeroplan serb, fluturoi mbi hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Është nisur nga Beogradi e ka fluturuar mbi Pejë, Gjakovë, Prizren e Zubin Potok.

Nga Gjilani është kthyer prapa për në kryeqytetin e Serbisë.

Fluturimi i kompanisë ajrore serbe u bë me 20 mars.

Por si ndodhi, dhe pse e kuptoni në kronikën më poshtë

The post Aeroplani serbo-malazez fluturon mbi Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Gjendet i vdekur një polic në Pejë

Posted: 30 Mar 2019 03:16 PM PDT

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete para pak minutave në Pejë.

Policia dhe prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Dyshimet e para thonë se ka të bëjë me vetëvrasje, tha Shkodran Nikçi zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës për Gazetën Express

Të afërm të viktimës thanë se ai ka qenë polic me profesion.

The post Gjendet i vdekur një polic në Pejë appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është polici që dyshohet se vrau vetën me armë në Pejë

Posted: 30 Mar 2019 03:14 PM PDT

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete para pak minutave në Pejë. Policia dhe prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Dyshimet e para thonë se ka të bëjë me vetëvrasje, tha Shkodran Nikçi zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës për Gazetën Express.

"Me të marr informatën prokurori, kujdestar i Departamenti për Krime të Rënda me Prokurorinë Themelore në Pejë ka dal në vend të ngjarjes së bashku me njësitet e tjera relevante policore. Dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për otupsion", ka thënë Nikçi.

Të afërm të viktimës thanë se ai ka qenë polic me profesion. Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se polici që vrau veten është B. Xh.

Express ka mësuar se ai ka vrarë veten me armë.

B. Xh është gjetur i vdekur te Fabrika e Tullave në Pejë. Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë./Gazeta Express/.

The post Ky është polici që dyshohet se vrau vetën me armë në Pejë appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfimi i Zahrie Podrimqakut e cila thotë se Lladrovci i ka bërë presion për largim nga puna

Posted: 30 Mar 2019 01:48 PM PDT

Sipas një punëtoreje të administratës civile në Drenas, Ramiz Lladrovci, qysh gjatë fushatës zgjedhore i premtoi asaj se do ta largoi nga puna dhe në vend të saj ta sjellë një familjare të tij.

Një premtim të pazakontë po thotë se e mori në fushatën parazgjedhore nga Ramiz Lladrovci.

Zyrtarja për Barazi Gjinore Zahrie Podrimqaku-Subashi thotë se u paralajmërua se çka do ta gjente po të vinte në pushtet kandidati i PDK'së.

'Në momentin që të vijë në komunë si kryetar, ty të parës kam me të largu prej pune", tregon ajo t'i ketë thënë Lladrovci.

Por deri tani ajo nuk u largua nga puna. Veçse tani po thotë se mund t'i ketë ditët e numëruara në këtë pozitë.

Këtë e lidhë edhe me një kusht të vendosur nga ana e Lladrovcit.

'Ose më lësho vendin e punës se po më duhet ose prano me e ulë koeficientin. I thash: kryetar nuk pranojë me ta lëshuar vendin e punës sepse unë në këtë vend pune kam ardhë me konkurs. Genta Morina është reja e motrës së Ramiz Lladrovcit", shpjegoi ajo për Klan Kosovën.

Se punësimet po bëhen në baza familjare e thotë edhe asamblisti Petrit Gashi.

'Presidni ndaj administratës po rritet shumë nga kryetari vetëm për të punësuar njerëz të tij", tha Gashi.

Por kryetari Ramiz LLadrovci nëpërmjet një komunikate për media demantoi pretendimet e Podrimqakut.

Në anën tjetër Podrimqaku paralajmëroi se këtë procedurë do ta vazhdojë edhe në Gjykatë derisa në mbështetje i kanë dalë edhe disa organizata për barazi gjinore.

The post Rrëfimi i Zahrie Podrimqakut e cila thotë se Lladrovci i ka bërë presion për largim nga puna appeared first on DRENICA PRESS.

Shqiptari gjendet në qeli i gjakosur pas goditjeve me thikë…

Posted: 30 Mar 2019 01:21 PM PDT

Episodi i ri i egër me një të burgosur shqiptar ka ndodhur sot paradite rreth ores 11.00. Gardianët e burgut e kanë gjetur të gjakosur ne qeli ne godinen e pestë të burgut Koridallo te Athinës. I dënuari shqiptar është goditur me thika në pjesën e pasme te trupit dhe është derguar menjëhere ne spitalin e te burgosurve dhe sipas informacioneve te para ndodhet jashte rrezikut.

Lidhur me këto ngjarrje ambasada jonë në Greqi si gjithmonë i mëson nga media, por më e keqja eshte se ka vite që nuk KA hetuar asnjë ngjarje të tillë, apo vrasje, pasi mungon personeli perkates dhe deshira per te hetuar.

The post Shqiptari gjendet në qeli i gjakosur pas goditjeve me thikë… appeared first on DRENICA PRESS.

Zjarr në një restaurant në Prevallë

Posted: 30 Mar 2019 12:59 PM PDT

Një restorant në Prevallë është përfshirë para pak çastesh nga zjarri. Për momentin policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i zjarrfikësve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur se në vend ngjarje nuk raportohet për të lënduar.

"Bëhet djalë për restaurantin 'Te Syla', njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale", ka thënë Gashi.

Sipas tij, policia është në vend ngjarje dhe zjarri është nën kontroll. /Insajderi.com

The post Zjarr në një restaurant në Prevallë appeared first on DRENICA PRESS.

“Batalioni” i MASHT-it në Durrës – për udhëtimin e 100 personave, ministria pagoi çmim të dyfishtë

Posted: 30 Mar 2019 12:48 PM PDT

21 mijë euro ka kërkuar hotel "Bonita" për akomodimin e 100 personave, me të gjitha shërbimet për shtatë ditë qëndrimi, kur KTV-ja ka pretenduar rezervim në emër të një OJQ-je.

Stafi i hotelit ka ofruar dhomë vetanake për secilin mysafir, tri vaktet e ushqimit, pije pa fund, përdorimin e sallave të punës e aseteve të tjera, raporton KTV.

Por, për shërbimet e njëjta dhe numrin e njëjtë të personave, Ministria e Arsimit ka paguar dyfishin e kësaj shume, apo 42 mijë euro.

Atje janë duke qëndruar recensentë, anëtarë të Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, si dhe anëtarë të kabinetit të ministrit, Shyqyri Bytyqi.

Pronari i hotelit, Asrit Ismaili, kishte deklaruar se çmimi prej 42 mijë eurove ishte shkaku i shërbimeve ekstra që ministria i kishte kërkuar.

Ai kishte theksuar boshatisjen e hotelit me largimin e të gjithë klientëve, me qëllim të kushteve sa më të mira për punë.

Por, kur ekipi i KTV-së u interesua për akomodimin në hotel, kërkesa u pranua nga stafi.

Përveç shpenzimeve për hotel, disa prej zyrtarëve të ministrisë kanë bërë edhe shpenzime ekstra.

Ata kishin refuzuar të udhëtonin me autobus dhe kishin zgjedhur veturat zyrtare.

Përveç Seminarit, ata kanë shfrytëzuar kohën edhe për pauza të gjata e shëtitje rreth detit.

Secili zyrtar i ministrisë do të marrë 182 euro si mëditje për 1 javë qëndrim në Shqipëri.

Udhëtimi i tyre ka nisur të martën më 26 mars dhe do të zgjasë deri më 2 prill.

Ky nuk është udhëtimi i parë i MASHT-it, i organizuar për në Durrës.

Në shkurt të po këtij viti, 200 persona u dërguan me të njëjtin qëllim, por meqë nuk kishin arritur ta kryejnë punën me kohë, ata kishin vazhduar të punonin pas kthimit, në "Hotel Emerald", për t'u rikthyer sërish në Durrës.

The post "Batalioni" i MASHT-it në Durrës – për udhëtimin e 100 personave, ministria pagoi çmim të dyfishtë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more