Skip to main content

“Kriza politike/ Alarmi i medias së Vatikanit: Do të kemi eksod shqiptar si në ’90!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kriza politike/ Alarmi i medias së Vatikanit: Do të kemi eksod shqiptar si në ’90!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kriza politike/ Alarmi i medias së Vatikanit: Do të kemi eksod shqiptar si në ’90!

Posted: 24 Mar 2019 02:16 AM PDT

Djegia e mandateve nga opozita dhe kriza politike e krijuar në Shqipëri është duke marrë vëmendje maksimale në shtypin ndërkombëtar. Së fundmi për situatën e rëndë që është krijuar ka shkruar edhe e përditshmja e Vatikanit,  "L'Osservatore Romano".

Në artikull nënvizohet se situatë në Shqipëri karakterizohet nga tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi.

Gazeta zyrtare e Vatikanit, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj.

Sipas "L'Osservatorio Romano", megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, "mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër "Rasti Shqipëria", që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve '90."

ARTIKULLI I PLOTË:

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijëra pjesmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë së Parlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e Partisë Demokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestave që prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialisti Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t'i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çka solli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit për të zbrapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitës është një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t'u marrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rrezik nisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së që ishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorur dhunë, duke saktësuar se "asnjë akt dhune nuk do të ishte i tolerueshëm". Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t'u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyja palëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktuale politike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi i ardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komuniteti ndërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuar vendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësi e të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër "Rasti Shqipëria", që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve '90.

DEKLARATAT E METËS DHE GËNJESHTRA E MADHE KILIANE!

Posted: 24 Mar 2019 02:08 AM PDT

Nga Klodian TOMORRI

Deklaratat e Presidentit Ilir Meta për vetësakrifikim heroik si Salvador Allende sjellin në Shqipëri një debat, i cili në arenën ndërkombëtare vazhdon prej dekadash. Kush ishte engjëlli dhe djalli i historisë kiliane?

Qarqet e majta të propagandës ja kanë dalë të fabrikojnë me sukses një gënjeshtër të madhe ndërkombëtare, e cila fatkeqësisht tashmë besohet nga shumica e opinionit publik mbareboteror. Atë të Salvador Allendes hero dhe Augusto Pinochetit diktator. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Ndonëse portretizohet si një nga liderët më humanë dhe demokratik, në të vërtetë Salvador Allende ka qenë arkitekti që instaloi një nga regjimet më anarkiste në historinë e Amerikës Latinë. Në mënyrë sistematike regjimi i Allendes shkatërroi fondamentet e shtetit ligjor dhe institucioneve kiliane duke qenë një nga rastet e vetme të dokumentuara kur presidenti i një vendi nuk i bindej kushtetutës dhe injoronte vendimet e gjykatave.

Një pushtet që nuk njeh kornizat e shtetit ligjor, nuk mund të prodhojë tjetër përvecse një rezultat, mjerimin për qytetarët e tij. Në vitin 1973, kur Augusto Pinochet udhehoqi grushtin e shtetit që përmbysi qeverinë e Allendes, inflacioni në Kili ishte 286 për qind, më shumë se gjysma e popullsisë jetonte në varfëri ekstreme, ndërsa 50 për qind e shpenzimeve të qeverisë ishin deficit fiskal, pra një në cdo dy lekë që shpenzonte buxheti i shtetit vinin nga huamarrja.

Kjo është një panorame ekonomike të cilës fjala krizë i rri ngushtë. De fakto Kili i “heroit” Allende ishte një tragjedi e vërtetë ekonomike, ku përvecc kastës së “humanistit: Allende gjithë të tjerët jetonin në mjerim, një situatë e cila e kishte ccuar vendin në prag të luftës civile.

Grushti i shtetit i vitit 1973 është një pikë vendimtare kthese në historinë, jo vetëm të Kilit, por edhe atë botërore. Është gjerësisht e dokumentuar se me marrjen e pushtetit Augusto Pinochet, instaloi një regjim që dhunoi të drejtat e njeriut, kufizoi pluralizmin politik, lirinë e shtypit dhe u angazhua në shumë aktivitete të tjera jo demokratike përgjatë 16 viteve.

Por a ishte ky një regjim totalitar? Studiuesit thonë që jo. Ka një ndryshim të madh mes regjimeve totalitare, pra diktaturave dhe atyre autoritariane. Politologët më në zë në rrafshin ndërkombëtar thonë se Kili i Pinochetit ishte një regjim autoritarian, por jo totalitar. Dhe dallimi thelbësor mes të dyve është liria ekonomike, një fushë ku Pinochet mund të konsiderohet si kampioni i botës moderne.

Përpara se Margaret Thatcher të bëhej kryeministre e Britanisë apo Ronald Reagan president i SHBA-ve, Augusto Pinochet u shndërrua në pionerin e liberalizmit ekonomik. Menjëherë me ardhjen në pushtet ai implementoi një sërë politikash liberale, të cilat e shndërruan Kilin në mrekullinë ekonomike të Amerikës Latine dhe një nga mrekullitë ekonomike të historisë botërore.

Duke reduktuar tarifat, privatizuar ndërmarrjet dhe industritë e dështuara shtetërore, përmes liberalizimit të kursit të këmbimit dhe reformave në sistemin financiar Kili arriti të regjistrojë për 20 vjet rradhazi një rritje mesatare ekonomike 7.3 për qind.

Si rezultat, varfëria u reduktua në mënyrë drastike, të ardhurat për frymë u rritën me ritme shpërthyese, por mbi të gjitha reformat instaluan themelet e një ekonomie të shëndoshë, e cila vazhdon të fluturojë edhe tani duke thelluar hendekun e mirëqënies me të gjithë vendet fqinje dhe duke e bërë Kilin të vetmin vend të Amerikës Latine që është në OECD, I ashtuajtur klubi i vendeve të pasura.

Marketingu i majtë ja ka dalë që me Kilin të fabrikojë një nga shtrëmbërimet më të mëdha të realitetit në historinë e botës moderne, të cilin pak ditë më parë e replikoi dhe Presidenti i Republikës, ndonëse për qëllime të tjera nga ajo që ka makineria globale e propagandës progresiste. Por kjo nuk ka shumë rëndësi. E vërteta është që Allende ishte gjithcka, por kurrsesi hero. Ndersa Pinochet, njeriu qe sot portretizohet vetem si diktatori gjakatar i la botes pas nje trashegimi te vyer. Tregun e lire, filozofine e cila ka nxjerre nga varferia miliarda njerez ne mbare bote. Shume vite perpara Thatcherit dhe Reaganit.

“Berishës ju vjetërua antiplumbi”, profesori i PS: S’ka zgjedhje, Meta në panik!

Posted: 24 Mar 2019 02:03 AM PDT

Kriza politike në vend sa vjen e thellohet me opozitën që ka ngelur shesheve duke protestuar dhe qeverinë që nuk toleron aspak, duke i qëndruar stoike vendimit për të mos e çuar Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme.

Në lojë ka hyrë fort edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe mbetet të shihet sesi do të zgjidhet ngërçi institucional, teksa gjendemi përpara një vendimi jetik për negociatat në qershor.

Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar edhe një figurë e njohur e PS-së, si Servet Pëllumbi, i cili ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Profesori i socialistëve foli dje për mediat gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të PS-së, duke thyer heshtjen e gjatë pa deklarata publike. Pëllumbi tha se "zgjedhjet e parakohshme zhvillohen vetëm kur maxhoranca nuk i ka më votat në Parlament dhe nuk miraton dot ligjet".

"Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, në Kushtetutë është shumë e qartë, zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet dhe mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhorancën qeverisëse, nuk qeveris dot dhe nuk miraton dot një ligj, derisa një kusht të tillë nuk e kemi, nuk ka pse të ketë zgjedhje të parakohshme, është mundim i madh për popullin dhe minus për demokracinë të shkosh në zgjedhje të parakohshme kur nuk plotësohen këto kushte", u shpreh ish-kreu i Kuvendit.

Ai u ndal edhe te deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili theksoi pak ditë më parë se është gati të sakrifikojë mandatin dhe jetën e tij nëse është e nevojshme, për të shpëtuar Shqipërinë.

Pëllumbi u përgjigj duke thënë se "deklaratat që kanë panik nuk komentohen".

Duke pranuar se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në vend dhe duke thumbuar ish-Kryeministrin Berisha se i është vjetruar jeleku antiplumb, ish-kryetari i Kuvendit, theskoi se situata edhe më të rënda ndodhin edhe në Francë, ndërsa qeveria vijon rregullisht punën.

"Sa i takon situatës, unë mendoj se nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, këto situata ndodhin edhe në vende të tjera, për shembull, jelekëverdhët në Francë kanë 5 muaj dhe Macroni vazhdon punën i qetë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, kur e teprojnë shteti vepron me mjetet që i lejon ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekëverdhë, biles edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetruar", nënvizoi Pëllumbi.

Pyetjes nëse mund të mbahen zgjedhjet lokale pa opozitën, profesori i socialistëve u shpreh se ato mund të zhvillohen, por e mira e demokracisë është që opozita të marrë pjesë.

"Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk janë ata që dalin e rrethojnë Parlamentin, opozita është atje poshtë te populli. Këto janë zgjedhje administrative, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët i zgjedh populli për hallet e veta, marrin nuk marrin pjesë forcat politike, populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiakë", tha ai.

Kryeprokurori/ A do e mbështesë PS, Arta Markun për një mandat të plotë?

Posted: 24 Mar 2019 01:52 AM PDT

Prej datës 19 mars nga KLP është hapur gara për Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar dhe në mesin e kandidaturave është edhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Duket se Marku do të gëzojë mbështetjen e plotë të mazhorancës socialiste për të marrë një mandat të plotë në krye të organit të akuzës. Të paktën këtë të lë të kuptosh deklarata e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në "Ora News".

Zonjën Marku do ta mbështesni për një mandat të plotë?

Ulsi Manja: Pse jo, pse të mos mbështetet. Marku në atë detyrë ku është përkohësisht ka qenë një nga prokurorët e përgjithshëm që mesa mundësi dhe hapësira i ka krijuar ligji ka mbështetur deri në fund zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë por gara është e hapur.KLP do ti sjellë Kuvendit tre kandidatura sipas përcaktimit kushtetues dhe ligjor dhe nëse Kuvendi i Shqipërisë me 3/5 e votave i jep mbështetje njërit nga këta kandidatë le të zgjidhet më i miri.

Manja tha ndër të tjera: "Nuk jam këtu për të gjykuar nëse ka punuar mirë Prokurori i Përgjithshëm apo sesi ka punuar në përgjithësi sistemi i drejtësisë penale. Sot falë këmbënguljes sonë për të ngritur KLP-në i është hapur rrugë zgjedhjes së një prokurori të përgjithshëm me mandat të plotë kushtetues".

Deputeti socialist gjithashtu theksoi se kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm sa i takon dosjeve penale janë inekzistente pas ndryshimeve kushtetuese.

"Ka një perceptrim që reforma në sistemin e drejtësisë është vetëm vettingu. Jo, është vetëm një nga aspektet. Reforma në drejtësi është shumë më e gjerë sesa kaq. Është një reformë që përfshin një mënyrë krejtësisht të re të re të organizimit dhe funksionimit të gjykatave por edhe sistemit të drejtësisë penale në vend. Prokurorinë ne në Kushtetutë nga një Prokurori e centralizuar e kemi definuar si një organ të pavarur. Me 1 gusht të 2017 ka hyrë në fuqi edhe kodi i ri i procedurës penale dhe Shqipëria nuk ka më një Prokuror të Përgjithshëm. Shqipëria me Kushtetutë dhe me ligj ka një prokuror hetimi të fortë. Pesha e prokurorit të përgjithshëm mbi hetimin është inekzistente", theksoi ai.

Epoka post-Panucci/ FSHF vazhdon me dashurinë për italianët, ja pretendenti

Posted: 24 Mar 2019 01:37 AM PDT

Prezenca e tij në stadiumin "Loro Boriçi" gjatë sfidës Shqipëri-Turqi e bëri ish-teknikun lacial Edi Reja, pretendentin kryesor për stolin kuqezi pas shkarkimit të Kristian Panuçit.

Por duket, se Reja nuk e ka pranuar ftesën e Armand Dukës për t'u katapultuar në krye të pankinës së Shqipërisë në këtë moment të vështirë për kombëtaren tonë.

Sipas "Panorama Sport", italiani nuk ka pranuar ofertën e presidentit Duka, ndërsa ka dalë në pah një pistë e re, por që në fakt është dëshirë e vjetër e FSHF.

Bëhet fjalë për një tjetër italian, ekspert si Luixhi De Kanio. 61-vjeçari ka qenë pjesë e listës së dëshirave për presidentin Duka edhe në periudhën post-De Biazi.

Asokohe u zgjodh Panuçi, por u kryen edhe sondazhet për De Kanion, ndërsa nuk munguan as kontaktet me trajnerin që ka drejtuar 15 skuadra në karrierën e tij.

E zëvendësoi kaçurrelja “bombë” në “Xing”! Ja si reagon Kejvina (Foto)

Posted: 24 Mar 2019 01:28 AM PDT

Largimi i biondes simpatike, Kejvina Kthella u mendua se do të krijonte një hendek të madh në emisionin "Xing me Ermalin", por një tjetër velinë shumë seksi e zëvendësoi denjësisht atë.

Këtë të shtunë në emision u shfaq velina e re bukuroshe e quajtur Belinda Dragoti. Ajo ka konkurruar në "Miss Universe" dhe është nominuar si një nga finalistet pretendente për kurorën e më të bukurës.

Mirëpo si ka reaguar Kejvina pasi u gjet zëvendësuesja e saj?

Teksa Belinda publikoi një video në llogarinë në Instagram ku shkruante: "Jam shumë e lumtur të jem pjesë e stafit të 'Xing'", Kejvina i komentoi duke i thënë: "Suksese ylli bukur !"

Duke parë komentin pozitiv, mund të themi se marrëdhënia mes vajzave qenka vërtet shumë e mirë.

Grabitën e dhunuan familjarët, dy “skifterë” arrestohen në Mallakstër

Posted: 24 Mar 2019 01:20 AM PDT

Autorët e një grabitje të dhunshme në fshatin Greshicë të Mallakastrës janë arrestuar nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 22 mars dhe protagonist janë tre të rinj, dy prej të cilëve kanë shkuar pas hekurave dhe njëri është shpallur në kërkim.

Të tre personat të maskuar kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.

"Të arrestuarit janë shtetasit K.S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor  dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.", njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

“I thashë si s’të vjen turp”, stilisti zbulon sa paguhet Elvana Gjata në koncert

Posted: 24 Mar 2019 01:16 AM PDT

Stilisti Valdrin Sahiti, mbrëmjen e djeshme në 'Xing me Ermalin' foli për shumë personazhe të njohur të estradës shqiptare, ndër to edhe për këngëtaren Elvana Gjata.

Ajo prej vitesh bashkëpunon me Valdrinin dhe kush më mirë se ai mund të dinte detaje pikante nga jeta dhe karriera e Elvanës.

Teksa fliste për të, Valdrini zbuloi që këngëtarja merr 20 mijë euro për një koncert dhe se asaj nuk i pëlqen të shpenzojë për veshje.

"Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar më kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t'i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s'po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë "Louis Vuitton" bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj", tregoi Valdrini.

Kongresi i PS/ Ish-deputeti: Më zhgënjeu Elisa, lideri nuk e “eksitoi” dot?!

Posted: 24 Mar 2019 01:11 AM PDT

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar qëndrimin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë Kongresit të djeshëm të Partisë Socialiste.

Paloka shkruan në Facebook se Elisa mbeti në nivelin e gjithë të tjerëve, duke mos gjetur një shprehje për "Skënderbeun" e saj, që është kryeministri Edi Rama. Sipas ish-deputetit, as lideri nuk e "eksiton" më politikisht deputeten Spiropali.

POSTIMI I EDI PALOKES:

Me zhgënjeu elisa sot!!! Mbeti ne nivelin e gjithë te tjerëve!

Prisja një kërcim cilësor me rastin e kongresit!

Nga " ne kemi komandantin e legjionit te nderit te Shqiperise , Edi Ramen" tek "Shqiperia qe beri skenderbeu yne Edi Rama" mendova qe sot do kishte bere ndonje gjetje me domethenese , nje superlative me te pershtateshme per kongres.

Nuk dua te besoj qe dhe elisa ta kete patur me interes, sa u be ministre dhe… Me siguri do jete ende e tronditur nga fakti qe Servantesi nuk e ka shkruajtur Don Kishotin e Mances, nga kulla e Surrelit. Po prape kam besim qe gjenia e saj do na mahnise

P.S

Do thote ndonjeri "c'ne qe merresh me elisen e jo me liderin ?" . Lideri mu duk me i pa vlere se kurdohere sot. Kur nuk arriti te eksitoje politikisht as elisen…

Horoskopi – 24 mars 2019

Posted: 23 Mar 2019 11:00 PM PDT

Dashi

Është e lehtë për ty që të kesh mirëkuptim me parterin/en, veçanërisht nëse kërkon një bashkëpunim të favorshëm për gjithçka që ka të bëjë me jetën e përditshme. Ndër të tjera mund të zbuloni gjithashtu se nuk është gjithmonë e domosdoshme të përfitoni nga ajo që bëni. Mund të shpërbleheni me kënaqësinë që merrni nga kryerja e gjërave.

Demi

Fryma e iniciativës, ambiciet e vendosura dhe një dozë e mirë këmbënguljeje në ndjekjen e planeve tuaja, ju ndihmon që të arrini qëllimet tuaja. Ndiqni  instinktin tuaj sepse kjo është një kohë e mirë për çdo aktivitet komunikimi, madje edhe në dashuri. Dhe nëse në mbrëmje ndjeni  lodhje ose jeni nervoz, merrni kohë për t’u çlodhur.

Binjakët

Edhe sot ju mund t’i nënshtroheni trajtimeve të bukurisë për të përmirësuar imazhin, për të luajtur sport apo për të shëtitur. Astrologjia ju përshkruan si një shenjë që preferon të plotësojë më shumë nevojën e mendjes sesa fizike. Dhe për të qenë kështu, keni nevojë për një “dietë të saktë dhe një aktivitet të përshtatshëm sportiv”.

Gaforrja

Në këtë të dielë është e lehtë për ju të shprehni impulset e zemrës, jeni të guximshëm në takime dhe më të gatshëm të njihni nevojat e të tjerëve. Ju duhet të jeni më të ndjeshëm edhe ndaj kërkesave të partnerit. Ajo që është e sigurt është se për të pushtuar një ëndërr nuk mjafton të presim që kjo të realizohet, ne duhet të lëvizim, të veprojmë, të marrim vendime. Mos kini frikë të guxoni!

Luani

Ju keni të gjitha shanset që të kaloni orë të këndshme. Keni  një ndjeshmëri të madhe në kultivimin e ideve dhe një hijeshi diellore, gjithmonë të denjë për t’u vënë re. Mos lejoni veten të mbeteni mbrapa nga vetëkontrolli shumë i kujdesshëm. Familja e lumtur.

Virgjëresha

Aftësitë e shkëlqyeshme astralë të së dielës ju garantojnë momentin, vitalitetin dhe mençurinë në çdo sektor ekzistencial. Është koha të përqendrohesh në nivelet joshëse të fjalëve, në çdo fushë të jetës.

Peshorja

Energjitë e sotme janë gjithashtu të fokusuara në çështjet materiale, në para, në përdorimin e kohës suaj. Për të ndërtuar diçka që është e drejtë për ju, ju e dini se çfarë duhet të bëni, sepse nga natyra ju keni një ndjenjë arkitekturore të projektimit të ekzistencës. Tani, megjithatë, ju duhet të shtoni metoda të reja dhe ashpërsi (kështu dëshiron Saturni). Ju mund të bëni konsolidimin e aseteve, veçanërisht për pasuri të patundshme.

Akrepi

Ditën e madhe për Akrepin, prandaj pritni shumë gjëra që do të jenë në favorin tuaj. Ju keni mundësinë të jeni të mbingarkuar dhe me famë si ju e keni kërkuar këtë gjë gjithmonë. Kreativiteti  i pazakonshëm ekspresiv është përbërësi bazë për të shijuar kënaqësi. Kënaquni dhe bëjini ëndrrat tuaja realitet. Sukses në aktivitetet intelektuale. Argëtim kulturor dhe udhëtime të shkurtra me rezultate pozitive.

Shigjetari

Edhe sot, ashtu si dje, ka ndikime për të shqyrtuar jetën tuaj. Pyeteni veten nëse qëllimet që keni vendosur vetë janë ato të drejta dhe nëse ia vlen t’i arrini ato. Dikush që ju njeh mirë dhe ju pëlqen, do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja. Hëna, nga ana tjetër, ndihmon për të hedhur dritë, për të parë mbi shpatullën tuaj dhe për të zbuluar se askush nuk dëshiron t’ju lëndojë.

Bricjapi

Hëna në marrëveshje të shkëlqyeshme me yjet në shenjën tuaj, i bën momentet e dashurisë, qasjet e reja, të këndshme si në kohën e lirë, ashtu edhe në mjediset e punës ose studimit. Dashuria ka një parfum të veçantë dhe ju me të drejtë dëshironi të ndjeni erën e plotë. Është shumë e lehtë të vendosësh marrëdhënie miqësore dhe të marrësh nderimin e njerëzve të caktuar.

Ujori

Një ngjarje e rëndësishme po vjen. Ju ndiheni të tërhequr nga ata miq që po bëjnë rrugën tuaj të njëjtë të jetës, dhe kjo çon në një përzgjedhje natyrore në shoqërimin e miqve të vjetër. Edhe impulset e zemrës nxiten nga yjet, të cilat sot garantojnë qetësi dhe mirëqenie, por vetëm nëse bëni gjithçka me shumë qetësi dhe respektoni nevojat e trupit tuaj.

Peshqit

Forca juaj e brendshme sot përkthehet në autoritet. Punoni shumë dhe përfitoni nga ndikimet planetare të kësaj të diele, duke pasur parasysh se ju lejojnë të krijoni kampe të sigurta, me lidhje morale dhe materiale që mund të mbështeteni tani dhe në të ardhmen. Sukses në dashuri, emërime të suksesshme.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more