“Kovac: T’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Kovac: T’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë
- Gattuso: Ishim të pafat dhe bëmë shumë gabime ndaj Sampdorias
- Tensione dhe konfrontim fizik pas ndeshjes Tirana-Laçi
- Sampdoria 1-0 Milan, notat e lojtarëve
- Allegri: Kean i ka karakteristikat dhe cilësinë për t’u bërë lojtar i madh, por këto i kanë pasur edhe shumë lojtarë të tjerë që e kanë humbur rrugën me kalimin e viteve
- Moise Kean: Shpresoj që të arrij nivelet e Ronaldos dhe Messit
- Pas Interit, Milani mposhtet edhe nga Sampdoria
- Rashica flet pas golit dhe asistimit: Vazhdojmë tutje!
- Tifozët e Dortmundit vijnë me një koreografi mbresëlënëse dhe shumë domethënëse
- Avokati i Icardit: Nuk u informova për lënien e lojtarit jashtë skuadrës
Kovac: T’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë Posted: 30 Mar 2019 03:54 PM PDT Niko Kovac ka kërkuar nga lojtarët e Bayern Munichut që ta fitojnë ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit për të treguar se sa e duan titullin e Bundesligas. Pas barazimit të bavarezëve ndaj Freiburgut dhe fitores së BVB kundër Wolfsburgut, ka ndodhur rotacion në krye të tabelës, ku aktualisht ndodhet Dortmundi me dy pikë më shumë.
Për ta rimarrë kreun e tabelës, Bayerni duhet ta fitojë ndeshjen e ardhshme në Allianz Arena, ku takohen dy skuadrat rivale. “Tash duhet ta fitojmë me çdo kusht ndeshjen kundër Dortmundit. Besoj se lojtarët e mi e dinë rëndësinë e kësaj”. “Duhet t’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë dhe pres që t’u bëjmë presion dhe të jemi agresivë në javën e ardhshme”, ka deklaruar Kovac pas ndeshjes ndaj Freiburgut. /Telegrafi/ The post Kovac: T’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë appeared first on Telegrafi. |
Gattuso: Ishim të pafat dhe bëmë shumë gabime ndaj Sampdorias Posted: 30 Mar 2019 03:49 PM PDT Gennaro Gattuso e ka cilësuar si të pafat ekipit e tij pas humbjes 1-0 në udhëtim te Sampdoria. Kjo ishte hera e parë që nga dhjetori 2017 që Rossonerët kanë humbur dy ndeshje në Serie A, por sipas Gattusos, ekipi i tij pati një paraqitje të mirë edhe pse ishin të pafat. “Ne ishim shumë të pafat te goli, pastaj bëmë shumë gabime të thjeshta dhe e kishim të pamundur të luanim ashtu siç dëshironim”, ka thënë fillimisht Gattuso për DAZN. “Megjithatë, kjo ishte një performancë e mirë. Kur Samporia po na shtypte, ne thjesht largonim topin, duke u dhënë atyre kohë për të marrë formë”. “Ne erdhëm nga një humbje tjetër te Interi, kemi humbur sot në një incident të pafat, por ekipi u përpoq me çdo gjë për tu rikthyer”. “Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe ne nuk duhet të bëhemi të dobët”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/ The post Gattuso: Ishim të pafat dhe bëmë shumë gabime ndaj Sampdorias appeared first on Telegrafi. |
Tensione dhe konfrontim fizik pas ndeshjes Tirana-Laçi Posted: 30 Mar 2019 03:31 PM PDT Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes së Superligës së Shqipërisë në mes të Tiranës dhe Laçit. Tirana dhe Laçi janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores Shqiptare. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes ka ndodhur një gjë e shëmtuar ku janë përfshirë palët e të dyja skuadrave. E gjitha ndodhi në tunelin e stadiumit të Tiranës “Selman Stërmasi”, ku pati tensione dhe konfrontim fizik. Në një video të siguruar nga ‘Proçesi Sportiv’ shihen të përfshirë në këtë konfrontim sulmuesi i vendasve, Michael Ngo, presidenti i Laçit, Pashk Laska dhe djali i tij. Edhe mbrojtësi i Tiranës, Eni Imami i pësoi disa goditje, ndërsa pati edhe futbollistë nga të dyja skuadrat të përfshira në këtë rast, i cili u ndal pas disa sekondave nga Policia e Shtetit dhe sigurimi. /Telegrafi/
The post Tensione dhe konfrontim fizik pas ndeshjes Tirana-Laçi appeared first on Telegrafi. |
Sampdoria 1-0 Milan, notat e lojtarëve Posted: 30 Mar 2019 03:09 PM PDT Milani është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Sampdoria në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A. Rossonerët kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi janë mposhtur nga Sampdoria pas humbjes në derbi ndaj Interit. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në sekondën e 30-të nga Gregoire Defrel pas një gabimi të rëndë të portierit Gianluigi Donnarumma. Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve, Nicola Murru, i cili u vlerësua me notë 8.4. Në anën tjetër, notë më e ulët shkoi për treshen e Milanit, Samu Castillejo, Lucas Biglia dhe Timeoue Bakayoko që u notuan me 6.0. Sampdoria: Milan: /Telegrafi/ The post Sampdoria 1-0 Milan, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi. |
Posted: 30 Mar 2019 02:58 PM PDT Massimiliano Allegri ka thënë se kishte marrë vendim të drejtë për të mos startuar me Moise Kean nga minuta e parë kundër Empolit. Talenti 19 vjeçar i Juventusit u inkuadrua nga banka rezervë për ta shënuar golin e fitores, për të vazhduar me formën fantastike, pas dy golave të shënuar në dy ndeshjet e para me Italinë. Pas fitores së të shtunës në kampionatin italian, sulmuesi i ri deklaroi se ka për qëllim që të arrijë nivelet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. “Është në rregull të kesh ambicie kur je duke u stërvitur te Juventusi dhe je i rrethuar me kampionë të tillë. Dallimi në këtë nivel ka të bëjë me mentalitetin dhe ai duhet që mbi të gjitha të jetë profesionist gjatë gjithë kohës, të jetë i gatshëm të angazhohet dhe të përmirësohet secilën ditë”. “Ai i ka karakteristikat dhe cilësinë për t’u bërë lojtar i madh, por këto i kanë pasur edhe shumë lojtarë të tjerë që e kanë humbur rrugën gjatë viteve”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/ The post Allegri: Kean i ka karakteristikat dhe cilësinë për t’u bërë lojtar i madh, por këto i kanë pasur edhe shumë lojtarë të tjerë që e kanë humbur rrugën me kalimin e viteve appeared first on Telegrafi. |
Moise Kean: Shpresoj që të arrij nivelet e Ronaldos dhe Messit Posted: 30 Mar 2019 02:34 PM PDT Moise Kean po kalon një formë sensacionale në javët e fundit. Pas dy golave të shënuar me përfaqësuesen e Italisë, talenti 19 vjeçar e shënoi golin e fitores për Juventusin në ndeshjen kundër Empolit. Ai është bërë lojtari i dytë më i ri që nga Mario Balotelli (i cili i ka pasur 18 vjet e 242 ditë) që shënon tetë gola në Serie A.
Ndërsa pas fitores që u solli Bianconerëve, Kean deklaroi se një ditë shpreson të arrijë nivelet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. “Jam shumë i kënaqur për arritjen e një tjetër rekordi. Siç kam thënë, jam gjithmonë i gatshëm që të thyejë disa rekorde të tjera”, ka theksuar për Sky Sport Italia, lojtari i cili në arritjen e këtij rekordi është 19 vjeç e 31 ditë. “Natyrisht se nuk jam Cristiano ose Messi. Shpresoj që një ditë të arrij nivelet e tyre, nëse angazhohem sa duhet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ The post Moise Kean: Shpresoj që të arrij nivelet e Ronaldos dhe Messit appeared first on Telegrafi. |
Pas Interit, Milani mposhtet edhe nga Sampdoria Posted: 30 Mar 2019 02:26 PM PDT Milani është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Sampdoria në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A, duke pësuar fitoren e dytë me radhë në kampionat. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe golin. Goli i Sampdorias erdhi ende pa u mbushur mirë një minutë dhe ishte Gregoire Defrel, i cili shënoi për 1-0 pas një gabimi të rëndë të portierit Gianluigi Donnarumma. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë dhe të dyja skuadrat patën rastet e veta për të gjetur golin. Rossonerët arritën ta gjejnë atë në minutën e 61-të me anë të Tiemoue Bakayoko, por goli u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme. Milani tentoi edhe me Samu Castillejo (70′) dhe në fund me Krzysztof Piatek, por pa pasur sukses dhe në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Sampdorias me rezultat 1-0.
Pas kësaj fitore, Sampdoria e sheh veten në pozitën e tetë me 45 pikë apo vetëm dy më pak se zona evropiane, ndërsa Milani mbetet në vendin e katërt me 51 pikë. Në ndeshjen e radhës, Rossonerët e presin në shtëpi Udinesen, ndërsa Sampdoria udhëton te Torino. /Telegrafi/
The post Pas Interit, Milani mposhtet edhe nga Sampdoria appeared first on Telegrafi. |
Rashica flet pas golit dhe asistimit: Vazhdojmë tutje! Posted: 30 Mar 2019 02:06 PM PDT Miliot Rashica ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tu shprehur pas paraqitjes brilante gjatë pasdites së sotme (e shtunë). Werder Bremen ka arritur fitore të pastër me rezultat 3-1 ndaj Mainzit në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga. Edhe në këtë fitore ka shkëlqyer sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili ka shënuar një gol dhe ka asistuar tek një tjetër. Rashica arriti të shënojë golin e epërsisë 1-0 në minutën e tretë pas asistimit të Max Kruse, ndërsa në minutën e 63-të dyshja e sulmit ndryshuan rolet. Pas kësaj fitore, djaloshi vushtrrias ka shkruar në rrjetet sociale duke u treguar shumë modest.
“Plus tri pikë. Vazhdojmë MR11”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Instagram. Ylli i Kosovës tashmë ka arritur në kuotën e tetë golave në Bundesliga, teksa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/ The post Rashica flet pas golit dhe asistimit: Vazhdojmë tutje! appeared first on Telegrafi. |
Tifozët e Dortmundit vijnë me një koreografi mbresëlënëse dhe shumë domethënëse Posted: 30 Mar 2019 01:43 PM PDT Tifozët e Borussia Dortmundit kanë shpalosur një koreografi gjigante në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Wolfsburgut. Dortmundi ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 ndeshjen nda Ujqve, e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga. Fitorja bëri që verdhezinjtë ta rikthejnë pozitën e parë në tabelë, kjo falë edhe tifozërisë së tyre fantastike. Në stadiumin e njohur Signal Iduna Park ishin mbledhur plot 81,365 shikues, të cilët i dhanë përkrahje maksimale Dortmundit. Përveç kësaj, tifozët vendas kanë shpalosur edhe një koreografi mbresëlënëse dhe shumë domethënëse, ku pjesë e tij ishin një burrë së bashku me fëmijën e tij. “Si fëmijë, babai më mori mua në ndeshje. Ashtu bëri edhe babai i tij me të “, shkruante nën fotografinë e madhe të koreografisë. Kjo koreografi ka treguar edhe një herë që tifozët e Dortmundit janë ndër më të mirët dhe organizuarit në botë. /Telegrafi/ The post Tifozët e Dortmundit vijnë me një koreografi mbresëlënëse dhe shumë domethënëse appeared first on Telegrafi. |
Avokati i Icardit: Nuk u informova për lënien e lojtarit jashtë skuadrës Posted: 30 Mar 2019 01:17 PM PDT Ka ndërhyrje dhe tensione në Inter, pasi përfaqësuesi i Mauro Icardit këmbëngul se “nuk ishte i informuar” kur Luciano Spalletti e la lojtarit jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Lazios. Sulmuesi u kthye në stërvitje këtë javë pas 40 ditësh, zyrtarisht për shkak të lëndimit në gju dhe pritej paqe mes tij dhe ekipit. Icardi pritej të ishte në skuadër, sidomos pas lëndimit të Lautaro Martinezit, por Spalletti befasoi të gjithë kur njoftoi në konferencën e tij për shtyp se ish-kapiteni do të lihet përsëri jashtë skuadrës. Ky vendim ka befasuar përfaqësuesin ligjor të argjentinasit, i cili ka thënë se nuk ishte i informuar për këtë vendim. “Që nga dita e kthimit të Icardit në trajnim, ai ka qenë në dispozicion të plotë të skuadrës, duke u sjell në mënyrë profesionale dhe duke ndjekur hapat e hartuar nga unë, Beppe Marotta dhe Steven Zhang në interes të Interit dhe lojtarit”, ka thënë avokati Nicoletti për ANSA.
“Nuk u informova për vendimin për lënien e Icardit jashtë skuadrës, kështu që duke mos i ditur arsyet për këtë, unë nuk mund të komentoj për këtë”. “Kam folur çdo ditë me Marottan, i cili gjithnjë më thoshte se gjithçka po shkonte pozitivisht”. /Telegrafi/ The post Avokati i Icardit: Nuk u informova për lënien e lojtarit jashtë skuadrës appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: