Skip to main content

“Edhe ju do të përfundoni në burg!” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Edhe ju do të përfundoni në burg!” plus 2 more Telegrafi Opinione


Edhe ju do të përfundoni në burg!

Posted: 23 Mar 2019 03:16 PM PDT

Rudiger Rossig

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kërkojnë që gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në mbarë botën të përndiqen dhe që fajtorët e tyre të vihen para drejtësisë: Radovan Karaxhiqi, koka e nacionalistëve serbë në Luftën e Bosnjë-Hercegovinës nga viti 1992 deri në vitin 1995, do ta kalojë në burg këtë pjesë të jetës që i ka mbetur. Këtë e vendosi të mërkurën (20.03.2019) në një vendim apeli Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës së ish-Jugosllavi-së.

Dënimi me burgim të përjetshëm për Radovan Karaxhiqin është një dëmshpërblim shpirtëror për të afërmit e viktimave të “spastrimit etnik” të kryer nga nacionalistët serbë në disa pjesë të Bosnjës; por ai është edhe një sinjal për nacionalistët ende të pushtetshëm në Republika Srpska dhe një lajm i mirë për kritikët ndaj Gjykatës së Hagës në shtetet e tjera pasuese të ish-Jugosllavisë, të cilët nuk e shohin Gjykatën e OKB-së si një shembull të së drejtës ndërkombëtare, por si drejtësinë e fitimtarit.

Përveç kësaj, ky vendim i Hagës për Karaxhiqin është edhe një mesazh në drejtim të shteteve si SHBA, Rusia ose Kina që refuzojnë t’i dërgojnë shtetasit e tyre në gjykata ndërkombëtare dhe që do të parapëlqenin ta shfuqizonin të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Hagës u ka treguar këtyre se me gjithë vështirësitë e mëdha, ajo është e aftë të gjykojë e të ushtrojë pushtetin gjyqësor. Pikërisht me këtë vendim Gjykata e Krimeve të Lutës së ish-Jugosllavi vendos një shenjë të rëndësishme:

Ai u dërgon një mesazh të gjithë politikanëve dhe ushtarakëve në këtë planet që besojnë se në luftë nuk vlejnë normat dhe ligjet. Ai u thotë: Ju duhet të llogarisni edhe në të ardhmen me drejtësinë penale ndërkombëtare, në dorë të së cilës do të bini herët a vonë. Ajo do t’ju ulë në bankën e të akuzuarve në një gjykatë të njohur ndërkombëtare dhe do t’ju dënojë sipas së drejtës ndërkombëtare të vlefshme dhe do të përfundoni aty ku tani do të kalojë këtë pjesë të jetës së tij edhe Radovan Karaxhiqi: në burg.

The post Edhe ju do të përfundoni në burg! appeared first on Telegrafi.

Kur humb besimi, dështon synimi

Posted: 23 Mar 2019 03:03 PM PDT

Ilir Seferi

Samiti i Dytë i Diasporës ishte i jashtëzakonshëm. Diaspora vërshoi rrugët e Tiranës. Diaspora e do Shqipërinë të cilën e thërrasin Nënë. E kush është ai apo ajo që nuk e do nënën?

Si pjesëmarrës në këtë Samit, besuam se kësaj radhe Qeveria shqiptare do të bëjë hapin e duhur në ngritjen e besimit të dyanshëm – mes Qeverisë dhe Diasporës. Dashuria kurorëzohet në saj të besimit të ndërsjellët. Bashkëshortët krijojnë familje, sepse i besojnë njëri-tjetrit. Edhe paraja që është prodhim letre e ka vlerën e saj. Qeveritë e vendeve prej nga shtypen paratë garantojnë se ajo letër ka një vlerë të caktuar, baras me shumën e shënuar në të. Pra, duke i besuar asaj vlere ne e përdorim dhe shkëmbejmë mallra me vlerë, pra blejmë dhe shesim.

Duke i pasë parasysh këto gjëra, ia bëj vetes këtë pyetje: pse ky hendek mes të Diasporës dhe qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës?

Mungon besimi.

Diaspora e do vendin e origjinës e edhe qeveritarët e duan Diasporën. Kështu së paku shprehen. Mirëpo, ka diçka që nuk shkon mbarë. Qeveritë nuk e besojnë Diasporën dhe Diaspora nuk ua ka besën qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës. Për më keq, këto qeveri nuk e besojnë njëra-tjetrën. Edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje, ato kanë mbetur në letër si reklama para kamerave. Nuk ka asgjë konkrete, sepse mungon besimi. Ky besim mungon si pasojë e jetesës së popullit në një sistem antikombëtar, në dy shtete të orientuara në drejtime të kundërta.

A mund te rifitohet besimi, kur dihet që ne jemi të një gjaku?

Që të rifitohet besimi duhet të kemi guxim.

A ka sot shqiptarë të guximshëm, që ia ofron vendin atij që e meriton dhe punon, që ta bëjë pastaj partner të besueshëm?

Fillimisht, neve shqiptarëve që jetojmë Diasporë na u duk se ka guxim kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, duke ofruar dy vende ministrash për dy shqiptarë të Kosovës. Të entuziazmuar nga ky vendim, shpresuam shumë se edhe ata të Kosovës do të bëjnë një hap të tillë, duke emëruar ministra nga Shqipëria. Mirëpo, harruam se Kosovën e udhëheqin shumë parti që kanë stërngarkuar administratën shtetërore e nuk po ia dalin t’i rehatojnë përkrahësit e tyre!

Emërimi i shqiptarëve nga Shqipëria në Qeverinë e Kosovës do të shihej si një tortë. E, qershia mbi këtë torte do të ishte sikur të dy qeveritë të kenë ministra nga Diaspora.

Por, kryeministri i Kosovës u beson vetëm atyre që ia kanë zënë "bishtin më derë" dhe janë në koalicion apo janë familjarë, bashkëpartiakë të tij. Ndaj, Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Të rinjtë nuk duan të qëndrojnë në Kosovë. Qeveria nuk i beson Diasporës e as rinisë, por as rinia e as Diaspora nuk beson në këtë qeveri.

A nuk pritëm mjaft? 20 vjet në paqe? A ka Diaspora njerëz që duhet besuar? Kush mund t’i besojë Diasporës? A ka filluar Shqipëria të ndryshojë për të mirë?…

Këto janë disa nga pyetjet që shtrohen kur takon miq.

Diaspora ka dërguar të holla para luftës, duke mbajtur gjallë sistemin paralel të Kosovës! Diaspora ka dërguar para gjatë luftës duke mbajtur gjallë luftën e UÇK-së! Diaspora ka dërguar para pas luftës, duka e rindërtuar atë. Diaspora në vazhdimësi dërgon remitenca pothuajse në vlerë të njëjtë sa është edhe buxheti i Kosovës!

Ku është çelësi i zgjidhjes?

Peticionet, samitet, mbledhjet, tubimet, investimet nuk e bëjnë Diasporën subjekt, por objekt të atyre që udhëheqin me vendin. Nëse as pas 20 viteve partitë politike në vend nuk besojnë te Diaspora, duke e anashkaluar atë në çdo vendim, i vetmi mjet që i ka mbetur asaj është krijohet Lista Diaspora për të konkurruar në zgjedhjet e lira.

Evropianët edhe ashtu gjithnjë ankohen se nuk kanë partner kredibil në Kosovë. I vetmi subjekt kredibil në Kosovë besoj se do të ishte Diaspora. Besimi i ka rrënjët në guxim, ndërsa guximi i ka rrënjët në mirëqenie.

Diaspora guxon.

(Autori është nënkryetar i Fondacionit BESA në Bajern të Gjermanisë; anëtar i grupit punues të presidentit të Paneuropa-s, Bernd Posselt; si dhe biznesmen i suksesshëm në fushën e hotelierisë dhe turizmit)

The post Kur humb besimi, dështon synimi appeared first on Telegrafi.

Lëçitja shkelej natën

Posted: 23 Mar 2019 02:56 PM PDT

Urdhri ishte i prerë: Dërgoju sa më tepër grada, mirënjohje, tituj të mëdhenj e të vegjël, po dihet me firmën tonë, dhe puna do eci vaj.

Pasi mori detyrën e Pashait , Zi Ziu e dinte sesa lehtë mund të nënshtrojë zijoshët. Për sigurinë e vet rekrutoi numër të panjohur rojesh, krejt të padukshëm. Duke mos ditur kurrë se kush është rekrutuar truprojë e Pashait, zijoshët po trembeshin edhe në gjumë. Asnjëri nuk i besonte tjetrit për asgjë. Kështu, në Zezë plasi e zezëdita. Askush nuk mund të thoshte numrin e saktë të truprojave të Pashait. Frika shtohej përditë e më tepër. Për t'i paguar të ashtuquajturit truproja as që mendonte Zi Ziu. Ata ishin të lirë të bënin punë të pista nga të cilat përfitonin mirë. Imuniteti i Pashait i mbronte mirë. Shëtisnin të armatosur në çdo fshat. Bëheshin të dukshëm vetëm me urdhër. Sa më shumë që kalonte koha, zullumi i tyre trashej. Kështu zijoshët filluan të iknin natën nga Zeza.

Për pak vjet, numri i zijoshëve të Zezës u përgjysmua. Se pari morën fe të re, pastaj erdhën emrat e mbiemrat. Derisa fshati po zbrazej natën, shumë zijoshë akoma nuk kishin kuptuar asgjë, pasi marrëdhëniet mes tyre ishin prishur nga hasmëritë e shumta shekullore. Këputja e marrëdhënieve mes zijoshëve ishte fitore e madhe për Pashën. Aq shumë u shtuan hasmëritë, sa që, çdo familje e Zezës, edhe të vdekurit i varrosnin ndaras.

Pas një fitoreje të madhe mbi xhaurret, Pashai u kthye në saraj. Atje njoftoi se çka kishte parë në tokat e reja dhe çka duhej të ndërmarrin. Lartmadhëri, iu drejtua Pashai, Padishahut. Atje janë njerëz kaçak dhe kanë merak tituj. Në çdo lagje fshati ka një dy e tre kaçabash. Shumica e tyre janë në gjak mes veti. Vriten përditë. Duhet të provojmë t'u ndajmë ca letra të shkruara, fare të thjeshta. Ato letra atje do t'i shpallim të shenjta menjëherë. Pasi ata nuk dinë të lexojnë më lehtë i nënshtrojmë me letër se me shpatë. Mjafton të dërgojmë rruaza vezullore e gacatore, dhe prej tyre mileti do të bëjnë mësysha në forma të ndryshme, dhe do t'i vendosin në vende të dukshme. Kjo metodë do të funksionojë për mrekulli. Kur njërit ia ndajmë një titull, të tjerët do ta vrasin nga zilia. Kështu, me një letër, me dy tre fjalë, ne fitojmë pa luftë, pasi ata do të vriten mes veti.

Padishahu u pajtua plotësisht, por shtoi edhe nevojën për martesat që duhet të përzihen. Ne dërgojmë atje dy-tre valltare të pispillosura dhe ata do bëhen copë-copë pas tyre. Kur të vjen radha e këngëtarëve tona atje, do të ketë festë, që nuk kanë parë kurrë. Pasi t'i fusim në kurthe me këso valltaresh ata do të jenë të kenë dëshirë të martohen me këto femra. Akoma nuk kanë ndonjë identitet, përveç dhjetëra fiseve, shumica e të cilave janë në gjak mes veti. Atje më lehtë kryejmë punë më tituj e dekorata. Shpatat nuk do të na duhen fare.

Në marshimin tjetër, Pashai solli tre thasë me dekorata e dhurata për ata që i "konisën" dovletit. Çdo derë e zemër në tokat e reja po hapej, para nderimit që po iu bënte pashai. Pasi zijoshët nuk kishin kurrfarë organizimi shoqëror, vizita e pashës në shtëpinë e tyre shndërrohej në festë. U shpërndanë shumë dekorata e tituj me vulë të padishahut. Pashai, në fillim nderoi pikërisht goxhabashet që dalloheshin si rebel, jo kundër pushtuesit, por kryesisht mes veti. Pashai kur shpërndau dekoratat dhe urdhrat e parë, u befasua nga pritja e zijoshëve. Në saraj po e priste nderimi i lartë nga padishahu. Portat e fitores u hapen pa humbur asnjë ushtar.

Dy valltarët e para, që erdhën me ordinë, u martuan menjëherë me goxhabash të njohur të fiseve.
Lakmia për grada, tituj padronësh, rrogëtarësh e shërbëtorësh të llojllojshëm, të ulët e më të ulët, të lartë e më të lartë, shtohej si epidemi. Në shumë raste, zijoshët po ndryshonin edhe emrat e mbiemrat e vjetër, vetëm për t'i përngjarë, sa më shumë, dhe sa më shpejt dokeve të pushtuesit.

Kryeplaku i fshatit Bardhë u nderua me titullin e agait, ndërsa i vëllai i tij u emërua Çaush. Zijoshët, nga inati, në fillim, vendosën ta lëçitin Çaushin, por ende nuk dinin asgjë se çfarë roli do të ketë ai. Sa kalonin ditët, lëçitja po shkelej në orët e vona të natës. Një nga një, sapo binte terri, zijoshët vizitonin konakun e Çaushit. I thurnin lavde dhe i bënin lajka për ndonjë shërbim. Kush më pak e kush më shumë, Çaushin e kishin vizituar shumica e zijoshëve. Filluan të zgjerojnë përgojimet e njëri- tjetrit me të zeza të padëgjuara deri atëherë, edhe kur nuk kishin çka të thonë. Kështu, autoriteti i Çaushit rritej përditë e më shumë, sa dikur, ai diktonte gjithë rrjedhat e jetës në Bardhë. Po të shfaqeshin ngecje diku, Çaushi me kalë ishte aty. Atë e shoqëronin edhe dy zapti, kalorës, truprojë.

Me kohë, Çaushi shtoi numrin e zaptive, që i shkonin para e pas tij, kudo që lëvizte. Kryente Çaushi edhe aso detyrash, për të cilat nuk kishte imagjinuar asnjëherë. Zijoshët, shpejt harruan kryeplakun dhe shumë zakone e rregulla të lashta, që ishin vendosur e zbatuar me nder, me pajtimin e të gjithëve. Sa më shumë që kalonte koha, shtoheshin ngatërresat. Sa më shumë që shtoheshin ngatërresat, rritej roli i Çaushit. Në fshatin Zezë, filluan të shpikën edhe aso përgojimesh, që nuk ishin dëgjuar kurrë më herët. Përgojimet e thashethemet kishin cak, të cilin akoma nuk e kuptonte askush. Jo pak herë, kishte ndodhur që të shpikën ngatërresa vetëm për të dalë më shumë në pah, roli i Çaushit. Sa kalonin ditët, Çaushi, po bëhej një sundimtar vërtetë i egër.

Pushtetit selxhuk, duke parë rezultatet e gradave dhe titujve, solli të tjera, jo vetëm nëpër fise, por edhe në çdo lagje. Strategjia e farës së planifikuar, po mbillej me sukses. Fëmijët mund t'i shkollonin në gjuhen e lartmadhërisë, kuptohet, vetëm ata që kishin tituj e grada. Ngado që kalonte Çaushi, po të mos e përshëndeste dikush, kriste kamxhiku. Gradat selxhuke depërtuan thellë në jetën dhe unin e zijoshëve. Për çdo lindje fëmije, organizoheshin ceremoni të pagëzimit, krejt me rite të reja dhe në gjuhën e pushtuesit, të cilën zijoshët filluan ta mësojnë fjalë për fjalë. Fëmijët po i pagëzonin me emra që nuk i kishin dëgjuar kurrë më parë. Askujt nuk i shkonte mendja për këtë, por secili prej tyre synonte ndonjë titull, qoftë edhe të ulët fare. Çdo gjë që vinte nga dora e lartmadhërisë, sa hora bëhej krejt e shenjtë.

Tituj e grada me thasë

Dekoratat, rruazat vezullore e gacatore, po kryenin punë me shumë sukses. Zijoshët, dhuratat e padishahut i vendosnin në kokë apo në gjoks që t'i shohin të tjerët. Varësisht nga madhësia e tyre, ato shumë herë, edhe i bartnin si hajmali. Ashtu mendonin dhe ashtu bënin zijoshët. Në çdo festë, çdo kush sillte ndonjë dhuratë sado të vogël, por me plan dhe qellim. Me kohë, dhuratat u bënë të detyrueshme. Nëse dikush nuk kishte mundësi të blinte dhuratë, huazonte borxh diku, pasi mund ta priste lëçitja nga zijoshët tjerë, që trillonin njëmijë të zeza për përfitime edhe në këso rastesh. Shumë shpejt filloi të shihej ndikimi i emrit të individit edhe në masën e gjerë fshatare. Jo pak herë, pas të ashtuquajturave gradime, pati edhe konflikte të përgjakshme mes vëllezërve të një gjaku dhe të një fisi, mu për shkak të titujve, dekoratave e gradave.

Hakmarrja filloi të bëhej mortajë shfarosëse. Pushtimi, i gjatë, po e bënte të vetën. Gjuha amtare po mbijetonte vetëm brenda familjeve dhe fiseve, në vise të skajshme apo të humbura fare, larg nga kontakti me pushtues. Fjalët e huaja po depërtonin në të gjitha ritet e festat, fetare e jofetare, në dasma e veshje, në sjellje e përshëndetje, në mirëseardhje e urime. Ndryshoi fjalori i mikpritjes së dikurshme. Ndryshoi edhe varrosja e të vdekurve në tërësi. Mbi varre po vendoseshin murana me simbole të pushtuesit. Kudo që populli kishte pikëtakim me pushtetin, qoftë edhe më dy apo tre fjalë, ishte i detyruar të flas në gjuhën e lartmadhërisë.

As Bardha nuk i bëri ballë gjatë këtyre ndryshimeve, që ndodhnin përditë. Dhe kështu mori emrin që ruan edhe sot-Zezë! Mos harroni se, edhe ky emër është shqip.

The post Lëçitja shkelej natën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more