Skip to main content

Bota Sot: “Familjar?t n? Kosov? dyshojn? se 7 vje?ari mund t? jet? vrar? p?r arsye raciste” plus 21 more

Bota Sot: “Familjar?t n? Kosov? dyshojn? se 7 vje?ari mund t? jet? vrar? p?r arsye raciste” plus 21 more


Familjar?t n? Kosov? dyshojn? se 7 vje?ari mund t? jet? vrar? p?r arsye raciste

Posted: 22 Mar 2019 10:20 AM PDT

Një ditë më parë, derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, Ilias Mahmuti, u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës. Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë. Trupi i pajetë i miturit, që do të kthehet në Kosovë për t’u varrosur, është ende në obduksion. Express ka qëndruar sot në Gjilan dhe Lipjan nga ku familjarët e të miturit kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat serbe e quajn? provokim mb?shtetjen e ministrit malazez q? dialogu duhet t? p?rfundoj me njohjen e Kosov?s nga Serbia

Posted: 22 Mar 2019 09:36 AM PDT

Gjatë qëndrimit në Prishtinë ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq ka theksuar se “ Përfundimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa do e gjatë të jetë ajo rrugë duhet të përfundoj me pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë, gjë që sipas medieve serbe është vlerësuar si provokim i ri, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”. Ky medium më tutje vazhdon se Darmanoviq ka thënë se “Mali i Zi ka shqetësim të konsiderueshëm rreth......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bullatoviq: Millosheviqi e luti Albrightin q? t’na pranojn? n? NATO, ata ia kris?n t? qeshur?s me k?t? k?rkes?

Posted: 22 Mar 2019 08:56 AM PDT

Oferta e Slobodan Millosheviqit për Madlin Albright ishte që Ish-Jugosllavia të bëhej anëtare e NATO’s. Kështu ka thënë Momir Bulatoviq, ish presidenti i Qeverisë federale të Jugosllavisë gjatë bombardimeve të NATO’s më 1999, shkruan B92. Bulatoviq thotë se kjo ofertë nuk u pranua nga Perëndimi. Kur kjo ofertë nuk u pranua, thotë ai, atëherë ishte edhe oferta e dytë në tavolinë. “Oferta e dytë ishte krijimi i një baze, u treguam se kanë nevojë për një bazë dhe do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jamie Shea flet p?r urrejtjen e serb?ve ndaj tij: Duhet ta blej nj? qen q? t? kem nj? mik n? Beograd

Posted: 22 Mar 2019 08:48 AM PDT

Në një intervistë për BBC-në me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të ish-Jugosllavisë, zyrtari shumëvjeçar i NATO-s ka thënë se intervenimi në vitin 1999 ka qenë i arsyeshëm. Jamie Shea, zëdhënësi i Aleancës së NATO-s, gjatë bombardimeve të Republikës Federative të Jugosllavisë, i cili tani është në pension, ka deklaruar se i vjen keq për dëme kolaterale, mirëpo pohon se bombardimet kanë qenë të arsyeshme. Ai ka thënë se pas vitit 1999 nuk ka shkuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guvernatori Mehmeti takon zyrtar?t e BERZH-it

Posted: 22 Mar 2019 08:24 AM PDT

Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH-it-së për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova. Me këtë rast, Guvernatori ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11%, normat e interesit në kredi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova, tem? dominuese n? lajme n? Serbi

Posted: 22 Mar 2019 07:54 AM PDT

Për nga sasia e shtojcave tematike në ditarët qëndrorë të televizioneve serbe me frekuencë nacionale (RTS, Pink, Happy, Prva dhe O2) dhe televizionit N1 janë të dominuar nga tema e Kosovës. Sipas një sutdimi të Byrosë për hulumtime shoqërore – BIRODI, i cili ka bërë monitorimin e emisioneve qendrore informative serbe nga periudha prej 1 gushtit deri më 31 dhjetor 2018, Kosovës i kushtohen më shumë se një e katërta e shtojcave në ditarë, apo tri herë më shumë se tematikës sportive apo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banor?t e Kara?ev?s t? rrezikuar nga serb?t, i d?rgojn? let?r t? hapur NATO-s dhe BE-s?

Posted: 22 Mar 2019 07:54 AM PDT

Fshati Karaçevë e komunës së Kamenicës, është në pikën kufitare me Serbinë. Andaj fshatarët e këtushëm po thonë se çdo ditë janë në rrezik nga lëvizjet e serbëve në këtë pjesë. Përfaqësuesi i fshatit Karaçevë Selver Lenjani ka thënë për Ballkani.info se për rrezikun e banorëve nga serbët i është drejtuar me një shkresë të gjitha Ambasadave në Kosovë, Zyrës se BE-së dhe asaj të NATO-s në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen dy furrtar? nga Kosova n? Serbi, kishin publikuar fotografi me shqiponj? n? Facebook

Posted: 22 Mar 2019 07:22 AM PDT

Dy vëllëzër nga Kosova, pronarë të një furre në fshatin Dollovë afër Pancevës janë bërë shkak i një proteste të serbeve të kësaj zone. Të dy më vonë janë arrestuar. Banorët serbë kanë hulumtuar llogarit e dy kosovarëve në Facebook, ku kanë parë se kanë fotografi me simbole kombëtare shqiptare. Serbët kanë folur për të përditshmën serbe “vecernje novosti”, duke treguar se fotografitë e dy kosovarëve i kanë printuar dhe i kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kund?rzbuluesi serb: Nj? vit m? her?t e kemi ditur se do bombardohemi, kemi pas planin, skenarin, t? gjitha?

Posted: 22 Mar 2019 06:17 AM PDT

Miroslav Marjanoviç, kundërzbuluesi dhe diplomati serb ka zbuluar se ishte dërguar në Paris me detyrë, ku punonte si këshilltar politik i ambasadorit ndonëse mblidhte informacione dhe të njohura të brendshme për qëllimet e “kundërshtarëve”, ka thënë për “TV Prva”, transmeton “Bota sot”. “Kjo është mënyra që edhe sot praktikohet anekënd botës”, ka thënë Marjanoviq. Ai ka zbuluar se ka angazhuar shtetasin jugosllav por edhe francez Jugoslav Petrushiç, që ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serb?t protest? n? Zubin Potok, p?r shkak aksionit t? policis? p?r kontroll? n? loj?rat e fatit

Posted: 22 Mar 2019 06:02 AM PDT

Qindra persona të punësuar në institucione publike në komunën e Zubin Potokut kanë bllokuar sot rreth orës 9.00 rrugën magjistrale drejt Mitrovicës, njofton portali “Kossev”, transmeton “Bota Sot”. Si njofton ky medium në fillim askush nuk ka dashur të thotë arsyet e protestës dhe bllokimit të rrugës, ndërkohë që askush nga policia nuk ka ngritur telefonin për të konfirmuar protestën dhe shkaqet e saj thotë Kossev. Si njoftohet diçka pas orës 9.00 qindra persona nga komuna Zubin Potok......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Tha?i ngush?llon familjen e 7 vje?arit q? u vra n? Zvic?r

Posted: 22 Mar 2019 05:45 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vrasjen e 7 vjeçarit në Zvicër, e ka quajtur vrasje makabër. Ai përmes një postimi, ka shkuar se, në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të! Postimi i plotë: Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të!......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Me krenari kujtojm? trimin e betejave t? U?K-s?, Asllan Fazliun

Posted: 22 Mar 2019 05:34 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në facebook, kujton 20 vjetorin e rënies së trimit të betejave të UÇK-së në Malet e "Çyçavicës, Asllan Fazliun. Postimi i plotë: Sot, në 20 vjetorin e rënies, kujtojmë me krenari trimin e betejave të UÇK-së në Malet e "Çyçavicës, Asllan Fazliun. Lavdi dëshmorëve të Gradicës dhe të gjithë Kosovës! ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

B?rnabiq: Sulmet e NATO-s nuk ishin gabim i Serbis?

Posted: 22 Mar 2019 04:52 AM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se Serbia është e vetëdijshme për gabimet e saja në të kaluarën por bombardimi i NATO-s në vitin 1999, ka qenë gabim i të tjerëve dhe jo i qytetarëve të Serbisë. Në një konferencë për media, në 20 vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme, kryeministrja Bërnabiq tha se Serbia nuk duhet të harrojë viktimat e sulmeve, fabrikat dhe urat e shkatërruara, por duhet të provojë të falë pasi, sipas saj, kjo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj ngush?llon familjen e 7 vje?arit q? u vra n? Zvic?r

Posted: 22 Mar 2019 04:33 AM PDT

Zëvendës-kryesminstri i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një statusi, ka shkruar se, ndihet thellësisht i prekur nga rasti i vrasjes së Mërgimit 7 vjeç në Zvicër. Postimi i plotë: Thellësisht i prekur nga rasti i vrasjes së Mërgimit 7 vjeç, një ditë më parë në Bazel të Zvicrës. Në këto çaste të rënda për familjen e Mërgimit, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal, familjes së 7-vjeçarit dhe të afërmeve të tyre, u shpreh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brnabi?: Jemi t? vet?dijsh?m p?r gabimet tona, por bombardimet e 1999 nuk ishin gabimi yn?

Posted: 22 Mar 2019 03:14 AM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se “Serbia është e vetëdijshme për gabimet që ka bërë në të kaluarën, por bombardimet e NATO-së në vitin 1999 ishte gabim I tjerëve jo i qytetarëve të Serbisë”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”. Këtë ajo e thanë konferencën me rastin e 20 vjetorit të agresionit të NATO-së në SRJ, duke shtuar se “Serbia nuk guxon të harroj viktimat e atij bombardimi, fabrikat e rrënuara, urat dhe ekonominë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhemi Shia: Loja me kufij kurr? nuk p?rfundon

Posted: 22 Mar 2019 02:29 AM PDT

“Shpresoj se Serbia, edhe një ditë edhe Kosova të bëhen pjesë të Bashkimit Evropian si vende të drejta evropiane, kjo do të thotë vende shumë etnike, ku pakicat janë të mirë se ardhura”. Në një prononcim lidhur me përvjetorin e bombardimeve të NATO, ish-zëdhënësi i Aleancës së NATO-së Xhemi Shia ka thënë se “bombardimet ishte të justfikuara për shkak të veprimeve në terren, mirëpo I vjen keq për dëmet e shkaktuara”, ndërkohë që ka njoftuar se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

30 aksidente nga dje n? Kosov?

Posted: 22 Mar 2019 12:27 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 30 aksidente. Sipas policisë, prej tyre 13 kanë qenë me të lënduar në njerëz, kurse 17 pa lëndime. Tutje, policia ka shqiptuar 1057 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion. Derisa në raport thuhet se në këtë periudhë janë arrestuar 12 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blerim Reka p?r mediet e Beogradit: Pavar?sia e Kosov?s ?sht? e pakthyeshme

Posted: 21 Mar 2019 03:55 PM PDT

“Kosova u çlirua nga Serbia, dhe tash është koha që Serbia të lirohet nga Kosova. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, prandaj Serbia i nevojitet një Degoll, i cili do e pranoj këtë realitet të ri”, ka thënë ai. Reka është shprehur se duhet të lirohemi nga e kaluara. “Ballkani ka fatkeqësisht suficit të së kaluarës dhe deficit të së ardhmes”, ka theksuar ai. Po ashtu Reka ka mbrojtur tezën e tij të njohur për anëtarësimin në pako të të gjitha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?i?: D?shtimi p?r rifillimin e bisedimeve mund t'i fus? flak?n rajonit

Posted: 21 Mar 2019 02:39 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se, dështimi për të ringjallur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke folur për procesin e pezulluar të bisedimeve, vazhdimi i të cilave kushtëzohet me anulimin e tarifave ndaj mallrave serbe që janë vendosur nga qeveria e Kosovës. "Çdo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjeloshaj: Bashkimi i partive shqiptare, i zuri t? “pap?rgatitur” nj? pjes? t? votuesve shqiptar?

Posted: 21 Mar 2019 02:21 PM PDT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se pas shumë vitesh Tuzit iu kthye statusi që i është hequr padrejtësisht. Gjeloshaj, në “Debat Plus”  në RTV Dukagjini, ka thënë se partitë politike shqiptare prej 30 vitesh kishin kërkesë themelimin e Komunës së Tuzit. “Nuk donim që të mendonim asnjë moment që të lëmë ndonjë hapësirë që Tuzi të mos qeverisej nga partitë shqiptare. Marrëveshja mes partive shqiptare është bërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milaim Zeka shkon n? Danimark?, mendoi se loja me Kosov?n do t? zhvillohet atje

Posted: 21 Mar 2019 01:15 PM PDT

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka nga qyteti Kopenhagen ka ndjekur lojën Kosovë-Danimarkë. Ai me shaka ka shkruar se ka menduar se loja është në Danimarkë. Tuj mendu qe loja eshte ne Danimarke. Kam ardhe ne Kopenhagen, tuj mendu qe ketu ashte ndeshja.Me Isak Bunjakun edhe Besim Mehmetin, edhe plote danez duke shiku ndeshjen. Shume krenar me djemte tone!!!’’. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha arsyeton pun?simin e mikut dhe t? motr?s s? Kadajt n? Ministrin? e Mbrojtjes

Posted: 21 Mar 2019 12:46 PM PDT

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, e ka arsyetuar punësimin si rojë personale të vëllait të bashkëshortes së tij, Xhevat Dushullovci. Derisa ka folur edhe për punësimet e tjera në këtë ministri, që janë edhe familjarë të zyrtarëve të AAK-së, Berisha ka thënë se ky fakt nuk ka ndikuar në punësimin e tyre. Për punësimin pa konkurs, por me kontratë për shërbime të veçanta në këtë ministri të Ena Kadajt, motrës së deputetes së AAK-së Donika......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more