Skip to main content

“Zhduken dy shokë nga Përmeti, policia bën kërkime me helikopter” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Zhduken dy shokë nga Përmeti, policia bën kërkime me helikopter” plus 9 more Gazeta SHQIP


Zhduken dy shokë nga Përmeti, policia bën kërkime me helikopter

Posted: 16 Feb 2019 02:14 AM PST

Dy persona, shokë me njëri-tjetrin rezultojnë të zhdukur prej dhjetë ditësh. Bëhet fjalë për Sokol Ramën, 32 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës dhe shokun e tij nga Frashëri i Përmetit, Roland Milo rreth 40 vjeç.

Ishin prindërit e Ramës ata që bën të parët denoncimin në polici duke thënë se nga djali, i cili ka dhe dy fëmijë nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. . Më tej u bë denoncimi edhe nga familjarët e Milos.

Nga hetimet e policisë rezulton se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashrit dhe më pas asnjë gjurmë.

Për gjetjen e të zhdukurve kanë nisur kërkimet me helikopter nga ana e policisë, por ende pa gjurmë. Dyshohet se zhdukja e tyre mund të ketë lidhje me prishje të pazareve të drogës, teksa mendohet se kanë qenë duke transportuar lëndë narkotike drejt Greqisë.

Opozita para kryeministrisë, Rama “përgjigjet” nga Vlora (Video)

Posted: 16 Feb 2019 02:13 AM PST

Ndërkohë që protestuesit kane nisur grumbullimin para Kryeministrise, me thirrje per rrezimin dhe fundin e Rames dhe te Qeverise se tij, Kryeministri sfidon nga Vlora me nje video te takimit me qytetaret.

"Takimi publik i ciklit kombëtar "Bashkia që duam"- shkruan Rama teksa poston kete video.

Gazeta Shqip

Mesazhi i aktorit kundër Ramës: O mi! Do të pështyj dhe thyej në mes!

Posted: 16 Feb 2019 02:07 AM PST

Aktori i njohur Neritan Liçaj, prej kohësh ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij, ku gjithçka nisi pas vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai bën me dije se do jetë në protestën e sotme, duke e quajtur "mi dhe mediokër".

Liçaj thotë se plehu do të hidhet në plehra.

"Do të jem aty përball teje, çitjane, siç kam qenë gjatë gjithë këtij viti të gjatë,o njeri mediokër dhe banal, për të të pështyrë në fytyrë ty dhe larove të tu, se unë jam qytetari, forca, kurajo, guximi dhe të thyej në mes.

Dhe, që s'ke parë asgjë akoma o mi i frikur që s'ke takat të shohësh në sy askënd, si hajn i rëndomtë që je! Plehu do të hidhet në plehra, ajo dihet!", shkruan Liçaj.

Gazeta Shqip

Rumani, hetime të stisura për prokuroren Kövesi

Posted: 16 Feb 2019 02:00 AM PST

Laura Kövesi, drejtuesja që u hoq me nxitim nga Autoriteti Antikorrupsion i Rumanisë, DNA është për shumë politikanë një gjemb në këmbë. Pas largimit të saj nga detyra vitin e kaluar nga qeveria social-liberale, kundër saj u nxit një gjueti e vërtetë shtrigash. Tani kjo arritur një pikë të re kulmore. Laura Kövesi akuzohet  si e dyshuar për nisjen e një procedure hetimore të pabazuar. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre, pranim korrupsioni dhe të dhëna të gabuara.

Në Rumani Kövesi gëzon një mbështetje të gjerë, si nga shoqëria civile ashtu edhe nga shumë gjykatës e prokurorë. Edhe presidenti Klaus Iohannis e ka vlerësuar punën e saj disa herë publikisht. Në BE Kövesi si një prokurore e guximshme dhe kompetente gëzon një prestigj të madh. Për këtë arsye ajo konsiderohet si një kandidate me shumë shanse për postin e Prokurores së Përgjithshme të BE.

Vendimi për ta thirrur atë para departamentit të posaçëm të sapokrijuar për vepra penale në sistemin e drejtësisë ditën e premte (15.02) bën që jo vetëm Kövesi të mendojë se këtu bëhet fjalë për krijim pengesash. Në të njëjtën ditë ajo duhej të paraqiste kandidaturën e saj në Bruksel.

Madje për vetë ish-kryeministrin dhe ish-drejtuesin e socialdemokratëve, Victor Ponta, një armik i deklaruar i prokurores, kjo procedurë nuk është e rastësishme. „Rasti është punë e zotit”, i përgjigjet ai me ironi një gazetareje lidhur me ftesën nga drejtësia për Laura Kövesin.

“Rasti Kövesi” duket si një komplot me përmasa të mëdha. „Akuzat” e ngritura kundër saj lidhen me një denoncim në dhjetor të vitit të kaluar të bërë nga Sebastian Ghita, një ish-deputet i partisë PSD. Ai pretendon, se Kövesi, para 10 vitesh e ka detyruar që të paguajë shpenzimet e fluturimit për kthimin e një krimineli në arrati nga Indonezia. Kövesi atëherë ishte prokurore e përgjithshme.

Sipas Ghitas ky ishte një rast i qartë i keqpërdorimit të postit dhe përpjekje për korruptim. Akuzat e ngritura prej tij tani janë hedhur njëherë poshtë nga drejtësia para dy vitesh. Policia rumune deklaroi publikisht, se i ka marrë përsipër shpenzimet e plota për fluturimin. Vetë kundër Ghitas ka disa procese gjyqësore të hapura për korrupsion. Në vitin 2017 ai ka kaluar në ilegalitet dhe sipas të dhënave të veta ka marrë në Serbi azil politik.

Forca nxitëse për fushatën kundër Kövesit është me shumë gjasa Liviu Dragnea, kreu i PSD dhe president i parlamentit. Ai vetë për shkak të dënimit për shpërdorim të postit dhe manipulim zgjedhor nuk u lejua të zgjidhej kryeministër, megjithatë ai kontrollon qeverinë.

Disa ndryshime ligjore që synohen të bëhen prej tij e shpurës së tij apo të tjera që janë bërë ndërkohë, parashohin që autoriteti antikorrupsion të mos hetojë më ndaj zyrtarëve të administratës. Kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë mbi prokurorët u zgjerua. Ndryshimet ligjore të bëra kritikohen ashpër jo vetëm nga opozita në Rumani, por edhe nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.

Gazeta Shqip

Prishet autobusi i Laprakës, bllokohet qarkullimi në Kamzë

Posted: 16 Feb 2019 01:59 AM PST

Një autobus i linjës Qendër-Laprakë ka pësuar defekt në rrugën Tiranë-Kamzë, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin. Kjo situatë ka shkaktuar kaos në trafik, por edhe nervozizëm te një pjesë e mirë e mjeteve me protestues, që janë duke ardhur drejt kryeqytetit.

Brenda pak minutash kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, ndërsa është bërë i mundur edhe ndezja dhe largimi i autobusit nga rruga, për të liruar qarkullimin.

Icardi bëhet enigmatik nëpërmjet një postimi në Instagram

Posted: 16 Feb 2019 01:51 AM PST

Situata e Mauro Icardit te Interi vijon të bëhet gjithnjë e më enigmatike, pas vendimit të ditës së martë, të drejtuesve të klubit, për t'i hequr shiritin e kapitenit, si rrjedhojë e disa sjelljeve të pahijshme nga ana e tij dhe bashkëshortes menaxhere, Ëanda Nara.

Sulmuesi refuzoi të udhëtojë me skuadrën në Vjenë, për t'u përballur me rapidin, ndërsa në përfundim të sfidës, theu heshtjen nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku kishte zgjedhur të citojë një thënie të Mark Twain.

"Më mirë mbaje gojën mbyllur dhe të mendojnë se je budalla, sesa të flasësh dhe të heqësh çdo dyshim që je i tillë", shkruante Mauro mbrëmjen e djeshme, në një postim që shumë njerëz e lexuan si referencë ndaj fjalëve të Drejtorit Sportiv, Piero Ausilio.

Pas takimit të sotëm me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Spalletti, u duk sikur u vendos qetësia, por sulmuesi zikaltër vendosi të thyejë heshtjen edhe njëherë, plot 24 orë pas statusit të mbrëmjes së kaluar, duke lëshuar një tjetër postim në Instagram.

"Bëji konfuzë me heshtjen tënde dhe surprizoi me aksionet e tua", shkruante mesfushori para pak minutash në Instagram, duke hedhur edhe një foto të trupit të tij, të mbuluar nga tatuazhet.

Aludimet janë të shumta dhe drejtuesit zikaltër vijojnë të këmbëngulin se negociatat për rinovimin e kontratës me Icardin do të vazhdojnë, por duket se lidhja e sulmuesit argjentinas me Interin është këputur me heqjen e shiritit dhe vështirë se do të mund të riparohen.

Tani as më optimisti nuk beson se sulmuesi do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, por shpresa e vetme e zikaltërve është që Icardi të japë më të mirën deri në fund të sezonit dhe të ndihmojë ekipin për t'u renditur në zonën Champions.

Çfarë po ndodh, policia me maska kundragaz para kryeministrisë (Foto)

Posted: 16 Feb 2019 01:47 AM PST

Forcat e Policisë kanë rrethuar të gjithë perimetrin e sigurisë së Kryeministrisë.

Në terren se ajo që bie në sy është pajisja e të gjithë efektivëve të policisë ma maska kundra gaz.

Ndryshe nga herët e tjera kordoni i forcave të rendit para godinës së qeverisë është vendosur vetëm me efektiv meshkuj.

Ndërkohë që në të gjitha protestat e mëparshme të opozitës, rreshti i parë ka qenë me efektive femra, taktikë e përdorur për të mos acaruar turmat.

Gazeta Shqip

Stresi thirrje nga burgu shqiptarëve nëpërmjet Instagramit: Mos u dorëzoni!

Posted: 16 Feb 2019 01:42 AM PST

Mes njerëzve të shumtë që pritet t'i bashkohen protestës së PD-së, mes tyre është edhe këngëtari Stresi. Ndonëse në burg, nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka shkruar se sot me shpirt do të jetë me protestuesit, për të protestuar ndaj asaj që e ka quajtur "klikë të ndyrë".

"Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë. Mos u dorëzoni, Ju përqafoj me shpirt! STRESI", shkruan Stresi.

Gazeta Shqip

Rama sfidon protestën, ‘antimiting’ në Vlorë

Posted: 16 Feb 2019 01:38 AM PST

Ndërkohë që mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë nisur drejt kryeqytetit, për t'iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar, një tjetër event politik po organizohet në Vlorë. Bëhet fjalë për një vizitë të kryeministrit Edi Rama, që ka njoftuar prezencën e tij në Sheshin e Flamurit, në të njëjtën orë që do të startojë protesta para kryeministrisë në kryeqytet.

"Bashkia që duam", do të jetë në fokusin e takimit të Ramës me qytetarë të Vlorës, një qark ku kryeministri ka marrë edhe mandatin e deputetit. Kryeministri Rama preferoi të mos qëndrojë në zyrë ditën e sotme, por të vijojë agjendën e tij të punës, që përkonte pikërisht me aktivitetin në qytetin bregdetar.

Gazeta Shqip

Meta, mesazh urimi Thaçit për 11-vjetorin e Pavarësisë

Posted: 16 Feb 2019 01:38 AM PST

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 11-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Nëpërmjet një statusi në facebook, Meta shkruan se si president I vendit tonë, ai do të jetë gjithmonë përkrahës "në ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona".

Postimi i Metës në “Facebook”

I nderuar Zoti President, Hashim Thaçi

Kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore.

Ju uroj Juve personalisht, autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan, sakrifikuan dhe punuan për Kosovën e pavarur!

Kam besim se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Përvoja shumë e mirë që kemi dhe vullneti i përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane, na angazhojnë të punojmë më shumë në të gjitha rrafshet. Bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon.

Si President i Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj të jem përkrahës i vendosur në këto ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona, dhe që përbashkojnë të gjithë rajonin në familjen europiane dhe euro-atlantike.

Duke ju uruar edhe një herë sa më shumë përparim, suksese dhe integrim të plotë europian dhe euro-atlantik, lutem pranoni i nderuar President sigurimet e konsideratës sime të lartë.

Përzemërsisht,

Ilir Meta

Gazeta Shqip

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more