Skip to main content

Vjedhin drunj, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

Vjedhin drunj, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë


Vjedhin drunj, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

Posted: 22 Feb 2019 01:33 AM PST

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Grykën e Deçanit, pasi që të njëjtit janë takuar duke vjedhur drunj.

Masa drunore është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje

The post Vjedhin drunj, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë appeared first on DRENICA PRESS.

Personi që u shkel nga treni ishte aplikant për rekrut në FSK

Posted: 22 Feb 2019 01:23 AM PST

Një këmbësor është goditur sot nga treni në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë saktësisht pranë kazermës së FSK-së.

I aksidentuari është rreth moshës 20 vjeçare, ndërsa komandanti i trafikut për rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu ka konfirmuar se i lënduari ishte aplikant për rekrut në FSK.

The post Personi që u shkel nga treni ishte aplikant për rekrut në FSK appeared first on DRENICA PRESS.

‘Guri i Zotit’ që po sfidon shkencën (Foto)

Posted: 22 Feb 2019 01:16 AM PST

'Topi Krishna' apo 'Vaan irai Kal' që do të thotë 'Guri i Zotit të Qiellit', siç njihet tek vendorët, qëndron në një pjerrtësi prej 45 gradësh në Mahabalipuram të Indisë për 1200 vjet, shkruan Albeu.com

Ky gurë sfidon gravitetin pasi qëndron në një pozitë në të cilën normalisht nuk do të qëndrote ndonjë objekt tjetër. Madje të gjitha përpjekjet për ta rrotulluar atë poshtë kanë dështuar. Gjeologët thonë se është e pamundur që guri të ketë këtë formë kaq jonormale nga natyra.

Disa banorë thonë së është provuar më shtatë elefantë që të lëvizte por edhe kjo përpjekje nuk ka rezultuar e sukseshme. Sipas analizave, objekti në fjalë përbëhet edhe nga graniti, është 6 metra i gjatë, 5 i gjërë dhe peshon 250 tonë.

Related image

Image result for Vaan irai Kal

The post 'Guri i Zotit' që po sfidon shkencën (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Këta janë këngëtarët shqiptarë të cilët janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë

Posted: 22 Feb 2019 01:07 AM PST

Këngëtarët si  Shyhrete Behlulit Mihrije Braha edhe reperi Gold AG  janë pajisur me pasaportë të Shqipërisë, shkruan GazetaBlic.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ua ka dhënë pasaportat.

Kjo u zbulua përmes një dokumenti të publikuar, të cilin mund ta shihni më poshtë.

Shikojeni listën e plotë:

Ndryshe, këta këngëtarë janë shumë të suksesshëm në karrierën e tyre dhe kanë një numër projektesh./GazetaBlic/

The post Këta janë këngëtarët shqiptarë të cilët janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë appeared first on DRENICA PRESS.

Rëndësia ekonomike dhe prejardhja e dhive

Posted: 22 Feb 2019 12:51 AM PST

Rëndësia ekonomike e dhive

Dhitë mbarështohen me qëllim të shfrytëzimit të prodhimeve të tyre me vlerë të lartë ekonomike. Prej tyre fitohet qumështi, mishi, leshi, plehu, etj. Këto prodhime janë të vlefshme si ushqim për njeriun, si lëndë e parë për industrinë e veshmbathjes dhe për të ruajtur e rritur pjellorinë e tokës. Dhitë e shfrytëzojnë shumë mirë kullosën, livadhet, pyjet dhe bimësinë e ulët që gjendet në ato sipërfaqe.

Veçori biologjike e dhive është shfrytëzimi i ushqimeve të ndryshme, sepse duke pasur aparat tretës të tipit ripërtypës, i shfrytëzojnë mirë ushqimet voluminoze dhe i shndërrojnë ato në produkte blegtorale. Gjithashtu duke i shndërruar më mirë se çdo kafshë tjetër shtëpiake, ato i shfrytëzojnë burimet natyrore (kullosat, gjethet pyjor, anët e kanaleve, anët e rrugëve, etj.) edhe në vendet ku kafshët e tjera nuk mund të sigurojnë ushqim. Prandaj ato janë një sektor i rëndësishëm për bujqësinë.

Prejardhja e dhive

Të gjitha dhitë shtëpiake (capra hircus) kanë prejardhje nga tri forma burimore, edhe atë:

  • Capra egagrus ose Bezoari,
  • Capra falkoneri, dhe
  • Capra priska.

Bezoari – jeton në malet e Turqisë dhe Kaukazit. Ka brirë në formë shpate dhe nga kjo e kanë prejardhjen të gjitha racat e dhive me brirë në formë shpate.

Falkoneri – jeton në pjesën veri perëndimore të Indisë, ka brirë në formë spirale të varur dhe nga kjo e kanë prejardhjen dhitë me brirë në formë spiraleje.

Priska – është forma e egër e humbur (e zhdukur) e dhisë. Në bazë të mbeturinave të fosileve të gjetura, hulumtuesi Adamec

mendon se Priska ka ekzistuar dhe nga kjo e ka prejardhjen dhia e Ballkanit.

Zbutja e dhive

Gjatë procesit të zbutjes (shtëpizimit) tek dhitë kanë ndodhur ndryshime të mëdha si në pikëpamje morfologjike, ashtu edhe në pikëpamje psikike. Ndryshimet më me rëndësi që kanë ndodhur gjatë procesit të zbutjes janë: Qimja e dhive të egra ka qenë dhe është e ashpër ndërsa e dhisë së zbutur është e butë dhe elastike, e sidomos e dhisë Angora. Ngjyra e qimes së dhive të egra është ngjyrë hiri në të murrme, ndërsa e dhisë së butë është e ngjyrave dhe nuancave të llojllojshme. Gjithashtu pa brirësia është shenjë e zbutjes, sepse të gjithë paraardhësit kanë qenë dhe janë me brirë. Sasia e lartë e qumështit që prodhojnë dhitë, gjithashtu është shenjë e shtëpizimit, prandaj dhia sot për nga prodhimtaria e qumështit është rekorde ndër kafshët shtëpiake (krahasuar me masën trupore). Edhe prodhimtaria e mishit te dhitë e buta është dukshëm më e lartë, krahasuar me dhitë e egra. Pjelloria e dhisë së sotme dukshëm është rritur në krahasim me të egrat, që është shenjë e zbutjes. Dhia e butë ka edhe ndërzim jashtë sezonal. Prekociteti i dhisë së butë është dukshëm më i hershëm se i dhisë së egër. Sa iu përket vetive psikike, nën ndikimin e zbutjes te dhitë është zbutur temperamenti dhe është rritë shkalla e inteligjencës. /Gazeta Bujku / Blegtoria e veçantë/

The post Rëndësia ekonomike dhe prejardhja e dhive appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet zyrtari i Gjykatës nën dyshimin se mori 20 euro ryshfet

Posted: 22 Feb 2019 12:45 AM PST

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një zyrtar i Gjykatës.

I njëjti dyshohet se viktimës i kishte marrë 20 euro ryshfet për t'i kryer një punë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.

The post Arrestohet zyrtari i Gjykatës nën dyshimin se mori 20 euro ryshfet appeared first on DRENICA PRESS.

Kokturk i shqetësuar me grevën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror

Posted: 22 Feb 2019 12:44 AM PST

Greva e Kontrollorëve të Trafikut Ajror e ka shqetësuar drejtorin Gjeneral të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" Haldun Firat Kokturk

Në një intervistë për Gazetën Express ai ka treguar ndërprerja e punës së punëtorëve të kontrollit trafikut ajror do të shkaktojë dëmë shumë më të mëdha se sa parashikohet.

Dëmet ekonomike të kësaj greve, sipas Kokturk, në shikim të parë mund të duken sikur të kompensueshme mirëpo në qoftë se nuk gjendet një zgjedhje sa më parë për çështjen atëherë do të përjetohen dëme serioze sociale dhe financiare.

Kokturk tregoi respekt për vendimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës por arsyetoi edhe punëtorët e kontrollit te trafikur ajror të cilët sipas tij janë duke e përdorur të drejtën e tyre demokratike dhe se kjo nuk mund të kritikohet.

"Për neve si Aeroport, primar është udhëtimi i sigurtë, në kohë dhe i rehatshëm i pasagjerëve tonë dhe jemi në pritje të arritjes së një konsensusi sa më parë për realizimin e këtij parimi. Greva e ndërprerjes së punës në ditë të caktuara shkakton probleme serioze për pasagjerët", tha Kokturk.

"Dëmet tona ekonomike janë nën garancë të marrëveshjes sonë mirëpo çështja nuk është vetëm kjo".

Drejtori i Aeroportit, sqaroi se në bazë të kontratës së koncesionit është i garantuar kompensimi i çdo dëmi financiar nga shteti i Kosovës në raste të këtilla.

"Në bazë të marrëveshjes, dëmet financiare rrjedhur nga rastet e këtilla mbulohen nga shteti i Kosovës mirëpo në rast se greva zgjatet do të rriten shqetësimet e kompanive ajrore që operojnë në aeroport dhe kjo do të sjelle probleme përtej dëmeve financiare".

Trafiku ajror i Kosovës gjatë viteve të fundit si rezultat i punës së palodhshme të aeroportit dhe autoriteteve të Kosovës ka arritur një momentum të rëndësishëm dhe gjatë vitit të kaluar numri i pasagjerëve që udhëtuan nga aeroporti arriti shifrën 2 milion.

"Në çdo vend të botës të lidhur në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) statusi i punëtorëve të kontrollit të trafikut ajror është i veçantë. Autoritetet e Aviacionit Civil dhe Kullat nuk janë organizata fitim-prurëse", tha Kokturk.

Kuvendi i Kosovës, shtoi ai, po vepron me ndjenjën e plotë të përgjegjësisë për buxhetin e shtetit, ligjet e pagave dhe statuseve dhe se kjo është për t'u çmuar mirëpo trafiku ajror i shtetit dhe sigurimi i lëvizjes së lirë të banorëve dhe të huajve që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën janë çështje që gëzojnë po aq rëndësi. Duke pasur parasysh dëmin financiar edhe moral të çështjes besoj se Kuvendi i Kosovës do të gjejë një solucion për këtë problem.

"Njoftojmë në vazhdimësi komunitetin ndërkombëtar dhe mundohemi të iu japim besim dhe shpjegojmë se ky është një problem i përkohshëm".

Drejtori Kokturk, theksoi se si një konsorcium turko-francez angazhohen vullnetarisht për aktivitetet lobuese të ardhjes së invesitorëve të huaj në Kosovë shtoi "Sikurse Turqia ashtu edhe Franca vazhdon kontributin në çdo platformë për pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Përveç kësaj, drejtori i Aeroportit tha se ofrojnë përkrahje në nivel qeveritar për zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe firma jonë si një konsorcium turko-francez vepron vullnetarisht me aktivitete lobuese në çdo platformë për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. Kemi pranuar shume thirrje telefonike nga miqtë tonë (invesitor të huaj) dhe u kemi përcjellë besimin tonë se greva do të përfundojë brenda një periudhe të shpejtë kohore.

"Pamundësia e realizimit të fluturimeve në Kosovë paraqet një lloj të izolimit. Jam në dijeni se Ministri Lekaj është tejet aktiv për të zgjedhur problemin. Çështja rregullohet me mirëkuptim të ndërsjellë", tha ai.

Ndërprerja e kontrollit të trafikut ajror në një formë do të thotë izolim i shtetit dhe se vështirësitë e udhëtimit të delegacioneve ndërkombëtare në Kosovë e cila ka një agjendë intensive diplomatike apo kërkimi i alternativave të tjera të fluturimit të banorëve nga Kosova mund të dëmtojnë imazhin.

"Jam dëshmitar i përpjekjeve intensive të Ministrit Lekaj për zgjedhjen e problemit dhe besoj se në kornizë të mirëkuptimit të ndërsjellë ky problem mund të zgjidhet pa u zgjatur".

"Udhëtarët të jenë në kontakt me kompanitë ajrore dhe aeroportin".

Drejtori Gjeneral i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" Haldun Firat Kokturk përfundoi se janë në përpjekje të mëdha që pasagjerët të tejkalojnë sa me lehtë këtë periudhë dhe bëri thirrje që pasagjerët të jenë në kontakt të vazhdueshëm më kompanitë ajrore dhe të përcjellin oraret e fluturimit nga ueb sajtet relevante./Express/

The post Kokturk i shqetësuar me grevën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror appeared first on DRENICA PRESS.

Raporti i policisë për shkeljen e këmbësorit në Drenas (VIDEO)

Posted: 22 Feb 2019 12:20 AM PST

Një aksident i komunikacioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:20 në  magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë të komunës së Drenasit, shkruan Drenica Press.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas tyre një person është goditur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

"Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një këmbësori mashkull K-Shqiptar. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë./Drenicapress.info

The post Raporti i policisë për shkeljen e këmbësorit në Drenas (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Nga sot bien temperaturat, kthehet shiu e bora

Posted: 21 Feb 2019 11:54 PM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vie fundi.

Sipas IHMK-së, kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit.

"Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënjen e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënje, sërish mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arr ijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

The post Nga sot bien temperaturat, kthehet shiu e bora appeared first on DRENICA PRESS.

Hyn me veturë në INTEREX (Foto)

Posted: 21 Feb 2019 11:49 PM PST

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Podujevë në afërsi të INTEREX-it.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe një veturë është futur në INTEREX. Nga aksidenti kanë mbetur disa të lënduar, por lëndimet kanë qenë kryesisht të lehta.

Ballkani.info ju sjell foto nga vendi i ngjarjes.



The post Hyn me veturë në INTEREX (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more