Skip to main content

“Te gjyshi e gjyshja – në “club-in” përbri stufës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Te gjyshi e gjyshja – në “club-in” përbri stufës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë” plus 1 more Telegrafi Opinione


Te gjyshi e gjyshja – në “club-in” përbri stufës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë

Posted: 16 Feb 2019 09:50 AM PST

Elsa Vorfi

A mos asht ma mirë me e kalu ndonjë fundjavë në "club-in" e gjyshit, përbri sobës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë?

Club-et e natës me muzikë të naltë, me njerëz që i njeh e më shumë nuk i njeh, me cigare e alkool, janë kryefjala e fundjavave për shumicën prej të rinjve e jo vetëm, në Shqipninë tonë të vogël halleshumë. Kjo jo se ka ndonjë gja të keqe, por njeriu provon dhe gjana ndryshe fundjavave, e ndryshe nuk do me thanë me kalu nga një club në një tjetër, por në një moment të kthehesh nga vetja, me veten, për veten, për me pa se sa afër mundet me qenë krejt ajo çka mundet me të mbushë me energji pozitive, me të ba me vlerësu gjanat që kanë rendësi.

Se ja për shembull, mundesh me shku tek ai gjyshi a gjyshja në fshat, që ka kohë pa ta nigju zanin, ose edhe kur ta ka nigju përmes telefonit, ti ke qenë gjithmonë t'u nxitu me maru atë telefonatën se "kolegët" e qejfit janë tu t'prit me ba prenotimin e radhës në club-et e natës.

Mundesh me shku tek ky gjyshi a gjyshja e i sigurt të jesh që, qysh prej momentit që ka marrë vesh se je tu ardh, veni-ven nuk i ka zan, e ka ba rrugën shpi-oborr, oborr-shpi shumë e shumë herë, pa e ndje se po i lodhen kockat që reumatizma po ia ha përditë. Jo, jo atë ditë që ti do shkosh, gjyshi asht mirë, malli e ban me harru dhimbjen që ja kanë falë vitet, asht "mirë", pavarësisht se një natë ma përpara noshta e ka pa veten t'u dasht me lan amanetet.

Mramjet e dimnit janë ma të bukurat me gjyshin a gjyshen, a në rastin ma të mirë, me të dy bashkë, ke me e adhuru zhurmën e drunjve që digjen kadalë në zjarrin bubulak, ashtu si digjet malli i tyne për ty. Kanë me të shtrëngu fort kur t'i takosh, e aty ke me kuptu se ai përqafim paska qenë ilaçi me të ba me harru ato gjanat jo të mira që java të ka dhuru.

Ke me u fut mrena, kanë me të than se shumë je dobsu, e kanë me ta mush sofrën me gjana të vogla, të bame për ty me dashni të madhe. Noshta nuk ke me pas oreks me hangër, po duhet, nuk i shpëton dot, e ky asht imponimi ma i bukur që mundet me ekzistu, pranoje.

Mishin e thatë e kanë rujt për ty. Ti velesh me një copë të vogël ndoshta, por jo, "bahu rob" një herë të vetme e kupto se dëshirat e gjyshërve duhen plotësu, janë të pastra ashtu si të fmive. Ke me nis me ba muhabet me to, nuk kanë me t'i heq sytë, veshët e shpirtin, sa shumë dun me të nigju. Por ama mos harro t'i nigjosh as ti, jo vetëm që munesh me msu shumë prej tyne… Eh, sa vonë ke me e kuptu sa ke msu prej tyne, por edhe sepse ata kanë nevojë me u nigju. Noshta ke me nigju historinë që gjyshi a gjyshja ta ka tregu edhe të tjera herë, se ata jetojmë me të shkumen, po ti ke me u knaq kur të vijë dita e të thush "Këtë gja e di mirë, se ma ka tregu të vërtetën gjyshi".

Teksa jeni tu fol me njani-tjetrin, televizori asht në sfond. Lajme shohin të mirët tan ditën, shohin se i kanë fmitë nepër punë e nëpër botë, e ju duhet me u informu, internetin nuk dinë me e përdor si ti, rrjetet sociale nuk iu vijnë dot në ndihmë, sic të vijnë ty që mëson pa e kuptu edhe se si e ka ngjyrën e çorapeve ai tipi në cepin tjetër të botës, paçka se kjo nuk ka me të shërby asnigja.

Noshta kanë me të bezdisë lajmet tanë kohën, ke me ndrru stacion, ka me dalë një stacion me muzikë noshta. Muzika asht "moderrne", ty ajo të pelqen me e nigju, po bane provë njëherë e nigjo tingujt e çiftelisë, noshta ka me të rrehë zemra fort, e pa e kuptu ke me ndje gjana që kanë me te mbush zemren plot e ke me kuptu vetveten. Aty po, nigjoje me za të naltë, ke marr Tiranën kryq e tërthorë me makinë tu nigju me volum të naltë kangët e "xhhijkreksxxcjëjsjd", këngëtarit të momentit, ketu të paktën je në shpi, nuk të shan shoqnia "katunar" se po nigjon kangë me çifteli. Ata nuk do e marrin vesh kurrë ketë gja se gjyshërit nuk do kenë mundësi me ta nxjerr në shesh të tillë mëkat, ata dinë mirë me rujt sekrete.

Ktheje mrapa një gotë raki, funja ti e man pijen, je i fortë, sa e sa herë e ke tregu veten mëpër club-e nate, tu pi pafun pije që me zor ia u shqipton emrin, ktheje një gotë raki me gjyshin, shihe ne sy, drejt e në sy, qeshi, duaje, ndonëse ai se ka menjen se po të shërben, ti prap shihe, fiksoja imazhin, shihja teshat që ka vesh, shihe e kuptoje se se pa e kuptu sot je i lumtun, kupto se nuk të mungoi club-i i qytetit, edhe ky i fshatit nuk është keq.

Në fund ke me u largu, "tortura" te ky club-i i fshatit maron, ashtu si dhe ai "argëtimi" te club-i i qytetit, në sytë e tyne ke me pa dëshpërim, por edhe gëzim të madh që të panë, kanë me të shtëngu prap fort, se ato kanë vite e vite mi supe tash, e nuk e dinë nëse Zoti ua japë ma mundësinë me të pa. Kanë me të shtrëngu fort e 1000 urime kanë me t'i ba, aq sa kanë me të ba me menu se sikur asnigja mos të jetë në krahun tan në ketë botë, veç ky urim ka me të njek tan jetën e ka me të ba me "krahë".

Kur të largohesh, ktheje pak kokën mas, shifi dhe iherë, janë prap aty, tu t'njek me sy, derisa largësia të jetë aq e madhe sa t'iu humësh syve të tyne të përlotun. E nëse e ban këtë gja, nesër a masnesër kur gjyshi a gjyshja të mos jetë ma, kur të prujsh nërmen imazhin e tyne, do jesh i lumtur se ti e kalove një fundjavë me ta, e aty noshta do kesh të drejtë me fol për ta.

The post Te gjyshi e gjyshja – në "club-in" përbri stufës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë appeared first on Telegrafi.

Brithyeri

Posted: 16 Feb 2019 09:05 AM PST

Dy hetues të autorizuar nga Komisari po shëtisnin kot nëpër Zezë dhe rrethinë, për të kuptuar fillin e ngjarjeve. Deri në ditën kur u emërua hetues i vrasjes së Mulziut, për Qorrziun nuk ishte dëgjuar a përhapur ndonjë fjalë e zezë. Biografia e hershme e Qorrziut, thjeshtë ishte enigmë. Kush mund të imagjinonte se, vrasja e Mulziut ka lidhje me syrin e verbër të Qorrziut? Madje për Mulziun, nuk kishte edhe një dokument, nga i cili mund të dëshmohej se paku datëlindja e tij. Askush nuk merrej me datëlindjen e zijoshëve, deri atë ditë kur u përhap lajmi për vrasjen Mulziut. Asnjë zijosh, nuk ishte në gjendje të thoshte, se kush mund të ketë qenë prind i Mulziut. Ai kishte vetëm emrin, me të cilin e identifikonin, që me gjasë ishte nofkë, dhe shërbente për përgojime të zeza, që ishin krejt të zakonshme në Zezë.

Qorrziu, hetimet duhet ti fillonte nga Zi Ziu, i cili njihej moti për shumë të zeza që i kishte sjellë gjithë fshatit.

Së pari, Qorrziu shpresonte se, nga Zi Ziu do të kuptojë fillin e ngjarjes, apo se paku do nxjerrë dëshmi relevante, që do t'i shërbenin gjatë hetimeve. Sa niste konstruktimin e mundshëm të ngjarjes së zezë, çdo mendim i turbullohej menjëherë, kur mendonte se, Zi Ziu nuk ka lënë të zezë pa bërë, dhe akoma vazhdon të njëjtat shprehi. Qorrziu ishte gëzuar fort kur mori detyrën e hetuesit, por së pari duhej të kuptonte edhe biografinë e Zi Ziut, me të cilin do të ketë punë gjatë hetimit.

Sikur të ishte vegim, Qorrziut filloi t'i kujtohej rrëfimi i gjyshit të tij për një grua të përdalë të fshatit të afërm Shurrëpelë. Thuhej se, aty, dikur moti, në konakun e asaj vejushe, ishte vrarë një pasha selxhuk. Kishin rrëfyer pleqtë, shumë herë se, një vejushë e këtij fshati, kishte lindur edhe fëmijë me dikën, që kishte kaluar natën aty. Qorrziut i shkoi mendja se, ndoshta pikërisht Mulziu, mund të ishte fëmijë bastard, pjellë e asaj gruaje, me një të huaj, pa nishan dhe pa emër. Për Mulziun, nuk ishte folur a dëgjuar diçka e tillë, derisa u vra.

Vet Mulziu ishte rritur thjeshtë në rrugë, dhe nga lëmosha e njerëzve të rastit. Flitej sesi, ajo grua vejushë, më herët kishte pasur burrë, një fshatar, me emrin Brithyeri, dhe siç përflitej asokohe, ai kishte kastruar vetën, pas dështimit të dashurisë së tij, me një bareshë fshati, të cilën, familja e saj. e kishin martuar për një djalë tjetër. Brithyeri e kishte ditur mirë, se vet nuk mund të kishte fëmijë, por megjithatë, ishte martuar. Gruan, me të cilën u martua, e kishte detyruar të ketë marrëdhënie me njerëz të huaj me çdo kusht, vetëm për të pasur fëmijë. Ajo grua u detyrua të gjejë një mashkull të zotin, ta ruaj sekretin, dhe me te , të lind së paku një djalë, dhe ashtu, t'ua mbyllë gojën përfundimisht fqinjëve, të cilët e tallnin çdo ditë, sesi do t'ia marrin hisen posa të vdes, dhe kështu do të shuhet oxhaku i tij. Thuhej se, pas disa kohësh, e shoqja e Brithyerit lindi djalë, të cilin e pagëzuan Dangall, dhe më vonë, gjithë lagjja, mori ketë emër.

Pasi ishte rritur Dangalli , dhe pasi i kishte vdekur e ëma, ai kishte trashëguar gjithë pasurinë. Qorrziu po mendonte me vete; nëse kjo grua lindi Dangallin, lehtë ka mundur të lind edhe një tjetër fëmijë, të cilin mund ta ketë braktisur, dhe ky mund të ishte vet Mulziu, që u vra në kasollen e tij, ku jetonte i vetmuar. Sa më shumë që kalonte koha, shpalimi i kujtimeve, ngatërronte edhe më shumë rrjedhat e ngjarjes. Qorrziu, jo pak herë, mendonte se, edhe ai vet, mund të ishte pjellë kopil, të cilit nuk i dihet origjina, apo se paku është një melez. Kishte kaluar kohë e gjatë prej kur ishte folur për vrasjen e një pashai selxhuk në konakun e vjetër të Brithyerit, dhe përgojimet ishin fashitur gati në tërësi, ndërsa shumë dëshmitar të kohës kishin vdekur e harruar. Mungesa e çfarëdo dokumenti, fshinte çdo ide të përafërt për konstruktimin e ngjarjes, apo për të lidhur një fjali, me të cilën do ta fillonte raportin e hetimeve, që duhej t'ia dorëzonte Komisarit, dhe në të cilin , lehtë mund të figuronte edhe emri i Qorrziut.

Qorrziut, dyshimi për origjinën e vet bastarde, po i shtohej çdo ditë. Vërtetësinë e origjinës mund ta hulumtojnë të tjerë hetues, dhe poqe së dalin elemente dyshimi, në Zezë do të pëlcasë e zezë dita, i thoshte me zë të ulët vetvetes.

Qorrziu po mendonte krejt hapur për marrëdhënie të mundshme seksuale të Mulziut me ndonjë grua të Zezës apo rrethinës, dhe për këtë, tashmë kishte pyetur edhe shumë zijoshë. Bile, kjo ide e hetuesit, që u përhap shpejt, nisi të bëhet komike në të katër anët e Zezës. Menjëherë filluan përgojimet, se cila grua e Zezës do të ketë qenë dashnorja e Mulziut? Ndoshta, Mulziu ka qenë tarak i fuqishëm seksi? Po të kishte vetëm edhe një gjurmë për këtë, lajmi do kishte marr dheun shumë herët. Çfarëdo marrëdhënie e Mulziut me ndonjë femër të Zezës, do të ishte bërë histori e padëgjuar. Madje, shumëkush do të akuzonte edhe gruan e vet për tradhti bashkëshortore me një njeri, me të cilin nuk fliste askush, dhe i cili as nuk dukej si njeri. Qorrziu, çdo ditë e më tepër, po binte pre, në kurthet dhe intrigat e zijoshëve, kështu që, shumë herë, edhe vet harronte fillin e ngjarjes.

Sa pyetje që i shtronte ndonjë zijoshi, Qorrziu ndryshonte edhe fillimin e raportit që kishte për detyrë ta shkruante, dhe të cilin duhej t'ia dorëzonte Komisarit të hetimeve të këtij rasti. Duke kontaktuar, me çdo zijosh, Qorrziu, shumë herë harronte edhe me cilin prej tyre kishte biseduar një ditë më parë.

Qorrziu, vet i dyti hetues, fare nuk kishin ide se, Komisari që nga fillimi i punës, ka edhe informator të rangut më të ulët, i cili e informon për çdo zhvillim në Zezë. Pikërisht pse emëroi dy hetues, ai kishte shumë informata paraprake, që ishin përhapur më herët. Një zijosh, i cili edhe gjumin e natës e kalonte me plis në kokë, ishte ai që, i pari kontaktonte me çdo pushtet, apo, qoftë edhe me ardhacak të panjohur rasti. Komisari, edhe pa nisur punën e tij, kishte mësuar shumë gjëra për Zezën dhe kush atje është më i përshtatshëm si informator i përhershëm. Për Fakirin, që njihej moti me nofkën Plisi, pak kujt i kishte shkuar mendja. Komisari, gjatë shkollimit kishte mësuar se, janë pikërisht ata njerëz, që bartin simbole kombëtare tepër të përshtatshëm dhe shumë të dëgjueshëm për të kryer detyrën e informatorit për të huajt.

Qëmoti komisari kishte përfytyrimin për një njeri të tillë, dhe ja tash, e kishte përpara, dhe po bisedonte me te. Komisari u habit se si, këtu në Zezë, ka plot njerëz të shkolluar, pleq të urtë e punëtor, por asnjëri nuk bartë plis. Kjo dukuri, Komisarit po i dukej shumë interesante, dhe ai po i thoshte vetit; ja që ky "patrioti me plis", që shtihet kudo si një atdhetar, kryen punët më të pista për pushtuesin, dhe të tillët si ky, me siguri gjithmonë, iu kanë shërbyer edhe pushtuesve të tjerë. Duke bartur plis të bardhë, nuk do të dyshojë askush se, ky njeri kryen detyra të ndyta, prandaj është i përshtatshëm, tha më vete Komisari. Shërbimi ynë, pra, paska gjetur njeriun e duhur. Sa më shumë kalonin ditët, sa më shumë që Komisari njihte fshatin me rrethinë, Plisi ishte bërë aq i lëvizshëm dhe kthehej në stacionin e hetuesisë, edhe shumë më shpesh se, që komisari dëshironte. Ditë pas ditësh, edhe për Komisarin, Plisi filloi të bëhej i urryer, për aq shumë gjëra që informonte. Nuk mund të bëhej lëvizje në Zezë e të mos e dinte Plisi, dhe për këtë të mos e njoftonte Komisarin.

Edhe kolegu hetues i huaj,që e shoqëronte Qorrziun, kishte kontaktuar shumë herët me Plisin. Ai kishte evidencuar një njeri me plis të bardhë, i cili kryen detyra të informatorit. Por, Qorrziut nuk i kishte vajtur mendja fare se pikërisht Fakiri, përkatësisht Plisi, moti po informonte Komisarin për çdo fjalë a lëvizje të zijoshëve. Ziksin e mundonte fakti, pse këtu në Zezë, të gjithë bartin shamia të zeza, ndërsa ky njeri kalëron fare i vetmuar si çdo zijosh, dhe atë e sheh kudo me plis të bardhë mbi kokë.

Qorrziu kishte arritur të shkruaj dy tre fjali nga hetimet e para. Nuk ishte i vetëdijshëm se çka kishte shkruar në raport. Kishte harruar, që nuk ka asnjë ditë shkollë për këtë punë. Në raportin e tij të parë për Komisarin shkroi:

"Zi Ziu kishte parë dikur një siluetë gruaje, duke hyrë në shtëpinë e Mulziut. Vet Qorrziun e kishte verbuar një njeri i maskuar në oborrin e vejushës, tek e cila shkonin njerëz të ndryshëm, për të kënaqur epshet e tyre. As Qorrziu nuk kishte shkuar rastësisht në oborrin e vejushës, por pikërisht për këtë punë"….!

Mjaftuan këto pak fjali, që vet hetuesi të përfundoi në burg. (sic.)

The post Brithyeri appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more