Skip to main content

“Rashica merr lëvdata për paraqitjen e tij në barazimin e Werder Bremen” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Rashica merr lëvdata për paraqitjen e tij në barazimin e Werder Bremen” plus 9 more Telegrafi Futboll


Rashica merr lëvdata për paraqitjen e tij në barazimin e Werder Bremen

Posted: 22 Feb 2019 03:49 PM PST

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar të jetë startues te Werder Bremeni.

Ai luajti tërë ndeshjen ndaj Stuttgartit që u mbyll në barazim 1-1.

Milot Rashica është lavdëruar për paraqitjen që kishte në këtë ndeshje.

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Radiotelevizioni publik gjerman NDR në raportimin e ndeshjes e ka cilësuar Rashicën si lojtarin e vetëm që shkaktoi rrezik ndaj mysafirëve.

"Në sulm rrezikoi vetëm Rashica. Kosovari kishte dy raste të mira shënimi [minutat 15 dhe 30] dhe me shpejtësinë e tij i shkaktoi probleme mbrojtjes së Stuttgartit", raporton ky televizion.

Rashica me Werderin janë në formë të mirë në Budesliga, ku e mbajnë vendin e tetë në renditje.

Vushtrriasi është kthyer në lojtarin e preferuar të tifozërisë me golat dhe depërtimet e tij. /Telegrafi/

The post Rashica merr lëvdata për paraqitjen e tij në barazimin e Werder Bremen appeared first on Telegrafi.

Lorenzo Sanz zbulon nënshkrimet që nuk erdhën sa ishte president i Real Madridit – Aragones, Henry e Messi në krye të listës

Posted: 22 Feb 2019 03:35 PM PST

Ish presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, i ka zbuluar disa bisedimet në lidhje me nënshkrime që kurrë nuk erdhën sa ishte ai në krye të klubit. 

75-vjeçari ka kujtuar kohën kur ishte i afërt të nënshkruante me trajnerin Luis Aragones, por edhe me yje si Thierry Henry dhe Lionel Messi.

Dikur presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz

AIi e zbulon edhe ditën kur arriti marrëveshje me Santiago Solarin, tani trajner te Real Madridi.

Aragones ishte dy herë afër Los Blancos

Në një intervistë me Idolos, Sanz e pranoi se pa sukses u përpoq të nënshkruante dy herë me ish-trajnerin e Atletico Madridit dhe Spanjës, Luis Aragones.

“Luis Aragones mund të ketë trajnuar dy herë Real Madridin, pasi kur unë arrita në bord në vitin 1985, ai do të ishte bërë trajner”.

Luis Aragones (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

“Ai ishte një mik shumë i mirë i imi, pasi takoheshim pothuajse çdo ditë për kafe dhe praktikisht e mbyllëm marrëveshjen në shtëpinë time".

France Football zgjedh klubet më të mëdha në botë – Real Madridi mbretëron, pesë klube angleze në top 10 France Football zgjedh klubet më të mëdha në botë – Real Madridi mbretëron, pesë klube angleze në top 10

"Ai kishte me Atletico Madridin dhe presidenti i atëhershëm, Vicente Calderon, ishte jashtë vendit, kështu Luis mendonte se kur të kthehej në Spanjë do ta bindte atë për ta liruar atë që të mund të vinte te Real Madrid, por në fund ai nuk e lejoi".

Luis Aragones e Sergio Ramos . (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

“Herën e dytë mbaj mend se ishte te Espanyol dhe ky ishte edhe një moment që ne mund ta kishim nënshkruar me të, por në fund nuk u bë”, tregon Sanz.

Kontrata e nënshkruar me Thierry Henryn

Ish-shefi i Real Madridit tregon se kishte nënshkruar një kontratë me Thierry Henry dhe ku sulmuesi francez luante te Monaco.

” Henry luante në Monaco, ne e bindën atë të nënshkruante me ne dhe nënshkroi kontratën”, tregon Sanz.

Thierry Henry te Monaco . (Photo by Stu Forster/Allsport/Getty Images)

“Kur e kishim në aeroplan për të ardhur drejt Madridit, babai i tij erdhi dhe tha se nuk mund të largohej dhe se kishte frikë nga presidenti i Monacos".

“Thashë se do ta rregulloja, por në fund ai këmbënguli aq shumë se që nga refuzimi i tij, operacioni nuk u bë".

Messi afër Real Madridit

Lionel Messi ka luajtur një rol të madh në ndryshimin e historisë së Barcelonës, por Sanz pohon se argjentinasi mund të ketë zgjedhur Realv Madridin në vend të katalanasve.

“Përfaqësuesi aktual i [Marco] Asensios, (Horacio Gaggioli) ishte ai që e solli Messin në Spanjë”.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Prindërit i thanë atij (Gaggioli) se ai duhej të sillte [në Spanjë], por ai ende nuk e dinte nëse ku do ta çonte atë, në Madrid apo Barcelonë".

Spanja do të vazhdojë ta thotë fjalën kryesore në Evropë - Top 15 talentët më të mëdhenj nga ky vend Spanja do të vazhdojë ta thotë fjalën kryesore në Evropë - Top 15 talentët më të mëdhenj nga ky vend

“Prindërit i thanë atij ta merrte kudo, por në fund ai shkoi në Barcelonë”, tregon Sanz.

Blerja e Santiago Solarit nga Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Në fund, Sanz foli për ditën kur nënshkroi me trajnerin aktual të Madridit, Santiago Solari , në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Kishte një lloj marrëveshjeje mes Real Madridit dhe Atleticos që të mos i merrnin lojtarë të ekipit kundërshtar ose të bisedonin me njëri-tjetrin para se ta bënin".

Santiago Solari te Atletico Madridi

“Por atë kohë Pirri, i cili ishte drejtori ynë sportiv, rekomandoi nënshkrimin e [Santiago] Solarit në ditën e fundit".

“I thashë se do të flisja me Jesusin së pari, por nuk mund ta gjeja sepse ai ishte në një udhëtim dhe kur pamë se ishte mesnata, na u desh të lëvizim përpara".

Santiago Solari. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Ditën tjetër, kur Jesusi dëgjoi filloi të më bërtiste me shprehje të ndryshme”, tregon Sanz. /Telegrafi/

The post Lorenzo Sanz zbulon nënshkrimet që nuk erdhën sa ishte president i Real Madridit – Aragones, Henry e Messi në krye të listës appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Milan 3-0 Empoli: Castillejo yll, Veseli dështim

Posted: 22 Feb 2019 01:57 PM PST

Milani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Djelmoshat e Gennaro Gattusos zhvilluan ndeshje të mirë duke marrë fitoren e tretë me radhë.

Te Milani lojë të mirë zhvilloi Samu Castillejo që u vlerësua me 9.6, pasi shënoi gol dhe asistoi.

Milani fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Interit në një pikë Milani fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Interit në një pikë

Kessie, Piatek dhe Calhanoglu janë po ashtu ndër më të vlerësuarit.

Krzysztof Piatek . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Notën më të ulët te Milani e kishte Paqueta (6.6).

Te Enpoli ishte Bennaccer që u vlerësua më lartë, ndërsa dështim i ndeshjes ishte Federik Veseli me 5.7. /Telegrafi/ 

The post Notat e lojtarëve, Milan 3-0 Empoli: Castillejo yll, Veseli dështim appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon sërish në fitoren e Rizespor

Posted: 22 Feb 2019 01:47 PM PST

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po i ndihmon Rizesporit me golat e tij, për të qëndruar në Superligën e Turqisë.

Prizrenasi arriti të shënojë gol në minutat shtesë të ndeshjes për t'ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Muriqi shënoi nga një top kthyes në minutën e 94-të.

Aatif Chahechouhe dhe Prejuce Nakoulma shënuan golat e tjerë.

Ky ishte goli i tetë i lojtarit në Superligë, duke u renditur i teti në listën e shënuesve më të mirë.

Rizespor është në formë të jashtëzakonshme, pasi nga vendi i fundit në renditje është ngjitur në vendin e tetë.

Pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje, kanë bërë që skuadra të ngjitet në renditje.

Rizespor ka 28 pikë aktualisht. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon sërish në fitoren e Rizespor appeared first on Telegrafi.

Milani fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Interit në një pikë

Posted: 22 Feb 2019 01:26 PM PST

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke e marr fitoren e tretë rresht, kësaj radhe ndaj Empolit me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë shënuan në pjesën e parë me brazilianin Paqueta, por që goli u anulua.

Edhe pse kishte raste të tjera, pjesa e parë nuk solli goli.

Në pjesën e dytë u shënuan plot tri gola nga djelmoshat e Gennaro Gattusos.

Fillimisht shënoi tashmë i zakonshmi Krzysztof Piatek për 1-0. Ky ishte goli i 18-të në Serie A për polakun.

Krzysztof Piatek . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe Milani hipotekoi fitoren me golin e Franck Kessie (2-0).

Fitorja e Milanit u mbyll me golin e Samu Castillejos që u shënua në minutën e 67-të.

Samuel Castillejo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Deri në fund Milani kishte edhe raste të tjera, por që nuk kishte gol.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Interit që është në vendin e tretë. /Telegrafi/

The post Milani fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Interit në një pikë appeared first on Telegrafi.

Më të mirët e Ligës së Evropës– Formacioni pushtohet nga dyshja shqiptare Xhaka dhe Mustafi

Posted: 22 Feb 2019 12:51 PM PST

Arsenali arriti të kalojë tutje në Ligën e Evropës pas fitores ndaj Bat Borisov 3-0.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi shkëlqyen në këtë përballje.

Xhaka në fund të ndeshjes kacafytet me serbin Dubajic Xhaka në fund të ndeshjes kacafytet me serbin Dubajic

Xhaka asistoi dy herë, ndërsa Mustafi arriti të shënojë një gol, po nga asistimi i shqiptarit tjetër.

Kjo paraqitje ka bërë që faqja zyrtare e Ligës së Evropës t'i fut në formacionin e javës.

Në formacion është edhe Stephan Lichtsteiner nga Arsenali.

Hidhet shorti në Ligën e Evropës - Eintracht Frankfurt - Inter, ndeshja më interesante Hidhet shorti në Ligën e Evropës - Eintracht Frankfurt - Inter, ndeshja më interesante

Talenti Hudson Odoi po ashtu zuri vend në formacion, sikurse edhe Sarabia i Sevillas.

Portieri i javës ishte ai i Dinamo Kiev, Boyko. /Telegrafi/

The post Më të mirët e Ligës së Evropës– Formacioni pushtohet nga dyshja shqiptare Xhaka dhe Mustafi appeared first on Telegrafi.

Guardiola flet për Muriçin: Nuk kemi vendosur ende për ndeshjen me Chelsean, por ne i besojmë atij

Posted: 22 Feb 2019 11:27 AM PST

Pep Guardiola ka folur fjalë të mëdha për portierin e Kosovës, Arijanet Muriç.

Ai pritet ta raujë portën në finalen e së dielës në Carabao Cup kundër Chelseat.

20-vjeçari ka luajtur në çdo ndeshje në këtë garë këtë sezon, duke pësuar vetëm një gol për Manchester Cityn.

Aro Muric . (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Muriçi ishte heroi i "Qytetarëve" në çerekfinalen e dhjetorit në ekzekutimin e penalltive kundër Leicester Cityt.

Guardiola nuk tregon nëse ka vendosur që t'i besojë portierit tonë, apo Edersonit.

Guardiola: Sane është lojtari më i mirë në botë që luan në krahë Guardiola: Sane është lojtari më i mirë në botë që luan në krahë

"Ne duhet ta shohim. Më duhet të mendoj rreth kësaj. Muriçi ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. Sidomos me penalltitë ndaj Leicesterit, ai ishte i jashtëzakonshëm".

Muric . (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

"Ne i besojmë atij, kjo është arsyeja se pse ai është portieri ynë i dytë. Ne nuk kemi shikuar ta blejmë askënd në afatin kalimtar dimëror", deklaroi trajneri.

Finalja e Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Chelseat zhvillohet të dielën në "Wembley". /Telegrafi/

The post Guardiola flet për Muriçin: Nuk kemi vendosur ende për ndeshjen me Chelsean, por ne i besojmë atij appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Milan – Empoli

Posted: 22 Feb 2019 10:52 AM PST

Milan do të jetë nikoqir në xhiron e 25-të të ligës elitare italiane.

Kuqezinjtë para shikuesve të vetë në stadiumin San Siro do të takohen me skuadrën e Empolit.

Rosonerrët në ndeshjen e parë kundër empolianëve kanë barazuar 1:1, por janë të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit të Serie A.

Me 0.92 gola të pranuara mesatarisht për lojë, ata mbeten një nga vetëm pesë ekipet që kanë pranuar më pak se një gol këtë kampionat.

Festa te goli Krzysztof Piatek ndaj Cagliarit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre ekipeve, Milani ka dy fitore, një Empoli dhe në dy ballafaqime janë ndarë të barabartë.

Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare dhe nuk ka shumë ndryshime.

Milan: Donnarumma; Conti, Romagnoli, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Piatek dhe Calhanoglu.

Empoli: Dragowski; Veseli, Silvestre, Dell'Orco; Di Lorenzo, Acquah, Bennacer, Krunic, Pasqual; Farias dhe Caputo. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Milan – Empoli appeared first on Telegrafi.

Klopp: Solskjaer do të mbetet trajner i Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm

Posted: 22 Feb 2019 10:34 AM PST

Jurgen Klopp thotë se Ole Gunnar Solskjaer do të jetë menaxheri i Manchester Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm.

Gjermani këmbëngul se norvegjezi e meriton të bëhet menaxher i përhershëm i Djajve të Kuq dhe beson se strategu do të mbetet ende trajner i Unitedit.

Kjo e fundit do të jetë nikoqir para shikuesve të vetë në Old Trafford i skuadrës së Liverpoolit.

“Chelsea nuk ishte aq i keq [kundër United], por United shënoi në momentin e duhur. Ata janë plot besim për shkak të mënyrës se si po shkojnë në këto momente".

Të gjitha lajmet rreth Unitedit Të gjitha lajmet rreth Unitedit

“Ne do të shkojmë dhe do të jemi sa më të përgatitur që të përpiqemi të marrim një rezultat, por ju nuk e dini kurrë. Do të jetë e hapur deri në përfundim”.

“Ai ka cilësi dhe kishte fat në momentin e duhur, tani është përgjegjës. Nuk kam dyshim për këtë – ai do të jetë menaxher edhe në sezonin e ardhshëm. Kjo është e qartë".

Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

“A mund të imagjinoni situatën ku ata sjellin në një menaxher të ri? Ai e meriton 100 për qind”, pohoi Klopp.

Ndryshe, The Reds dhe Djajtë e Kuq do të takohen gjatë ditës së diele në qytetin e Maçesterit. /Telegrafi/

The post Klopp: Solskjaer do të mbetet trajner i Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Fituesit dhe humbësit nga ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve – Mbappe, Simeone e Tottenham shkëlqejnë, Ronaldo e Suarez dështojnë

Posted: 22 Feb 2019 10:04 AM PST

Ndeshjet e para të 1/8 në Ligës së Kampionëve, janë zhvilluar me raundin e parë që ka sjell ndeshje të forta, duke shtuar dhe zvogëluar reputacionin e lojtarëve, menaxherëve dhe klubeve.

MARCA i ka analizuar të gjitha ndeshjet duke nxjerr më të mirët dhe më rë dobëtit.

Atletico Madrid i Diego Simeones

Pas një kohe ku nuk luante në nivel, Atletico Madrid u kthye në mënyrën më të mirë me fitores të merituar 2-0 ndaj Juventusit në Ëanda Metropolitano.

Ndryshimet e Simeone në formacionin fillestar dhe zëvendësimet gjatë lojës ishin të rëndësishme, pasi golat e Jose Maria Gimenez dhe Diego Godin iu dhanë atyre fitoren.

Vinicius Jr.

18-vjeçari luajti në udhëtim ku Real Madridi fitoi në 'Johan Cruyff Arena' ndaj Ajaxit.

Vrapimet e lojtarit bën që edhe Karim Benzema të tregojë formë të lartë në këtë ndeshje.

Iker Casillas

Portieri veteran luajti rol të rëndësishëm në ndeshjen ku Porto luajti në Stadio Olimpico ku u përball me Romën.

Spanjolli edhe pse pësoi dy gola, priti shumë të tjerë.

Kylian Mbappe

Paris Saint-German po mbështet te francezi, pasi Neymar dhe Edison Cavani munguan në Old Trafford.

20-vjeçari shënoi golin e dytë të PSG-së kundër Manchester United. Ai arriti në numrin e 14 golave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nicolo Zaniolo

Ylli i ri i Romës është 19-vjeçari, Nicolo Zaniolo. Ai në ndeshjen e parë me Porton shënoi dy herë.

Mesfushori sulmues shënoi golat e tij të parë në Ligës së Kampionëve.

Mauricio Pochettino dhe Tottenham

Tottenham me një këmbë është në çerekfinale falë fitores mahnitëse 3-0 ndaj Borussia Dortmund në Wembley.

Edhe pa Harry Kane dhe Dele Alli, djemtë e Pochettinos e gjetën rrugën e fitores me  Son Heung-min, Jan Vertonghen dhe Fernando Llorente.

Formacioni më i mirë nga Marca

Dështimet

Cristiano Ronaldo

Juventusi nuk mundi të shtonte gol në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e zhvilluar në wanda Metropolitano.

Portugezi edhe pse ka shënuar shesh ndaj Atleticos, nu u tregua vendimtar në këtë ndeshje.

Luis Suarez

Uruguai nuk arriti të shënojë larg shtëpisë në Evropë për ndeshjen e 17-të me radhë, që nga sezoni 2015/16.

Barcelona nuk mundi të gjente rrugën e golit në Lyon në stadiumin Groupama dhe Suarez ishte fajtori kryesor.

Borussia Dortmund

Kryesojnë në Bundesligë, por nuk treguan asgjë në Ligën e Kampionëve, dhe janë në prag të daljes nga turneu.

As Jadon Sancho nuk mundi të shkëlqejë.

Manchester United

Që nga shkarkimi i Jose Mourinho, Djajtë e Kuq nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer kanë qenë në formë të mirë në Ligën Premier dhe FA Kupë.

Megjithatë, kjo formë nuk i ndihmoi në Ligën e Kampionëve pasi ata janë afër të eliminimit  nga PSG i Thomas Tuchel.

Liverpool

Ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve, ishin zhgënjyes pasi barazuan pa gola me Bayern Munich në Anfield.

Djemtë e Jurgen Klopp treguan pak kreativitet dhe ambicie përballë kampionëve gjermanë.

Mohamed Salahun, veçanërisht luajti një ndeshje të dobët. /Telegrafi/

The post Fituesit dhe humbësit nga ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve – Mbappe, Simeone e Tottenham shkëlqejnë, Ronaldo e Suarez dështojnë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more