Skip to main content

“Piatek: Nuk e kam pritur një fillim të tillë, dua të shënoj në çdo ndeshje” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Piatek: Nuk e kam pritur një fillim të tillë, dua të shënoj në çdo ndeshje” plus 9 more Telegrafi Futboll


Piatek: Nuk e kam pritur një fillim të tillë, dua të shënoj në çdo ndeshje

Posted: 16 Feb 2019 02:56 PM PST

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, i lumtur me paraqitjet e mira me fanellën kuqezi, por thotë se dëshiron më shumë.

Polaku ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje në të gjitha garat, së fundmi dy në fitoren 1-3 ndaj Atalantas.

23-vjeçari theksoi markimin e mirë nga Berat Gjimshiti, i cili ishte një nga më të mirët në fushë për zikaltrit.

View this post on Instagram

5 ndeshje, 6 g⚽la, @pjona_9 🔥#TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

“Gjithmonë kam besuar tek vetja dhe besoj se do vazhdoj të shënoj gola tjerë, por duhet te pranoj se gjashtë gola në pesë ndeshje është më shumë sa që kam pritur”, ka thënë Piatek për DAZN dhe Milan TV.

"Isha duke u markuar nga afër prej Gjimshiti, por e dija që topi do të futej në rrjet herët apo vonë, kështu që bëra lëvizjet i pari të sigurohesha se do e arrija i pari”.

Atalanta 1-3 Milan: Notat e lojtarëve, Piatek më i miri Atalanta 1-3 Milan: Notat e lojtarëve, Piatek më i miri

“Jam i lumtur me dy gola sonte dhe dua të vazhdoj kështu. Jam sulmues, dua të shënoj në çdo ndeshje”, ka shtuar Piatek.

Milani renditet në vendin e katër me 42 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme luajnë kundër Empolit në San Siro. /Telegrafi/

The post Piatek: Nuk e kam pritur një fillim të tillë, dua të shënoj në çdo ndeshje appeared first on Telegrafi.

Atalanta 1-3 Milan: Notat e lojtarëve, Piatek më i miri

Posted: 16 Feb 2019 02:21 PM PST

Milani arriti të fitojë kundër Atalantas në Serie A me rezultat 1-3.

Golat për kuqezinjtë i shënuan Krzysztof Piatek (45+1′, 61′) dhe Hakan Calhanoglu (55′), ndërsa golin e vetëm për zikaltrit e shënoi Remo Freuler (33′).

Më i miri në këtë ndeshje ishte sulmuesi polak, i cili tashmë numëron gjashtë gola në pesë ndeshje për skuadrën nga Milano në të gjitha garat.

View this post on Instagram

5 ndeshje, 6 g⚽la, @pjona_9 🔥#TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Me notë të lartë u vlerësuan edhe Calhanoglu, Tiemoue Bakayoko dhe Ricardo Rodriguez. Ata që dëshpëruan paska për mysafirët ishin Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtësi Mateo Musacchio.

Te vendasit lojtari me notën më të lartë ishte Freuler, por duhet përmendur edhe Josip Ilicic dhe Berat Gjimshiti.

Etrit Berisha në këtë ndeshje nuk ishte në elementin e tij më të mirë, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skaudrat:

Atalanta:

Milan:

Ndeshja e ardhshme e ekipit te Gennaro Gattuso është ndaj Empolit, kurse ajo e Gian Piero Gasperini luan kundër Torinos. /Telegrafi/

The post Atalanta 1-3 Milan: Notat e lojtarëve, Piatek më i miri appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Barcelona 1-0 Real Valladolid, lëvdatat shkojnë për portierin Jordi Masip

Posted: 16 Feb 2019 02:16 PM PST

Barcelona nuk shënoi më shumë se një gol në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou kundër Real Valladolidit.

Blaugranët luajtën më mirë se kundërshtari, prandaj nota mesatare e tyre (7.02) është më e lartë se ajo e mysafirëve (6.66).

Barca mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia Barca mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia

Lionel Messi ishte lojtari më i mirë i katalunasve (8.1), i ndjekur nga Gerard Pique (7.9), Arturo Vidal e Sergi Roberto.

Jordi Masip është transferuar te Valladolidi pikërisht nga Barcelona në vitin 2017 (Foto: Nils Petter Nilsson/Ombrello/Getty Images/Guliver)

Me notë më të ulët te vendasit janë vlerësuar Kevin-Prince Boateng (6.4) dhe portieri Marc-Andre ter Stegen (6.4), i cili nuk pati shumë punë për të bërë.

Më i miri te mysafirët, por edhe në përgjithësi në ndeshje, ishte portieri Jordi Masip (8.9), i cili nuk lejoi që skuadra e tij të humbte me rezultat më të thellë.

Daniele Verde (5.9) dhe Enes Unal (6.0) janë lojtarët me vlerësimin më të ulët në këtë ndeshje.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Real Valladolidit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Barcelona 1-0 Real Valladolid, lëvdatat shkojnë për portierin Jordi Masip appeared first on Telegrafi.

Barca mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia

Posted: 16 Feb 2019 01:36 PM PST

Barcelona ka regjistruar fitore minimale (1-0) kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Lionel Messi doli në rast, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë portës.

Momenti i penalltisë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, një veprim të gabuar të Michel në dëm të Gerard Pique, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa pikërisht Leo Messi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (43′).

Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi argjentinas rrezikoi sërish, mirëpo portieri Jordi Masip intervenoi për të mos pranuar gol tjetër.

Lionel Messi shënoi nga penalltia (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, një mundësi shënimi e pati qendërsulmuesi Luis Suarez, ndërsa goditja shkoi drejt portierit mysafir, i cili e ndali. Më pas rrezikoi edhe Sergi Roberto, por nuk ishte efektiv. Messi dhe Suarez vazhduan me raste të tjera deri në fund, por nuk pati konkretizim.

Barcelona vazhdon të jetë lider në La Liga, ndërsa pas kësaj fitoreje është ngritur në kuotën e 54 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe nëntë më shumë se Real Madridi (që këtë javë luan kundër Gironas).

Kevin-Prince Boateng luajti nga minuta e parë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Real Valladolidi është në pozitën e 15-të në tabelë me 26 pikë, tri pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët luajnë si mysafir të Sevillas, kurse Valladolidi është nikoqir i Real Betisit. /Telegrafi/

The post Barca mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia appeared first on Telegrafi.

Milani fiton ndaj Atalantas, Piatek nuk i ndal së shënuari

Posted: 16 Feb 2019 01:24 PM PST

Milani arriti të fitojë ndaj Atalantas me rezultat 1-3 në Serie A.

Kuqezinjtë arritën të bëjnë një paraqitje fantastike dhe kështu arritën të ndalin ecurinë e mirë të zikaltërve.

Goli i parë në takim u shënua nga Remo Freuler (33′), por ishte Krzysztof Piatek ai që barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Tifozët e Milanit në Bergamo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani kishte një fillim të mirë të pjesës së dytë, fillimisht kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Hakan Calhanoglu (55′), pastaj thelloi epërsinë me Piatek (61′).

Ky ishte goli i gjashtë për polakun në pesë ndeshje me fanellën e skuadrës nga Milano në të gjitha garat.

Krzysztof Piatek duke festuar golin e tij të parë ndaj Atalantas (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e katër me 42 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e pestë me 38 pikë.

View this post on Instagram

6 ndeshje, 4 gola, @pjona_9 🔥#TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Ndeshja e ardhshme e ekipit te Gennaro Gattuso është ndaj Empolit, kurse ajo e Gian Piero Gasperini luan kundër Torinos. /Telegrafi/

The post Milani fiton ndaj Atalantas, Piatek nuk i ndal së shënuari appeared first on Telegrafi.

Të dielën finalja e Kupës së Kosovës në futsall, ndeshen Prishtina 01 dhe Liburni

Posted: 16 Feb 2019 12:41 PM PST

Të dielën, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me fillim nga ora 17:00, do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall.

Në ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të ndeshen Liburni dhe Prishtina 01.

Për të arritur në finale, klubi kryeqytetas arriti falë fitores me epërsi të lartë (7-2), si mysafir i Vitisë.

Ndërsa ekipi gjakovar mori vizën për finale, pasi në gjysmëfinale u tregua më i fortë se FC Prishtina, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 8-2.

Lajmet për FUTSALL Lajmet për FUTSALL

Nuk ka dyshim se do të jetë një festë futbolli, kur kihet parasysh se takohen dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në futsall.

Theksojmë se është një arritje e madhe për Prishtina 01, duke qenë se në finale të Kupës së Kosovës në futsall arriti vetëm gjashtë muaj pas themelimit.

Finalja e Madhe e Kupës së Kosovës në Futsall për sezonin 2018/2019 zhvillohet ndërmjet lideri i Superligës me liderin e Ligës së parë. /Telegrafi/

The post Të dielën finalja e Kupës së Kosovës në futsall, ndeshen Prishtina 01 dhe Liburni appeared first on Telegrafi.

Interi pa Icardin edhe ndaj Sampdorias, Spalletti thotë se është për shkak të lëndimit

Posted: 16 Feb 2019 12:26 PM PST

Interi pret Sampdorian në Giuseppe Meazza pa Mauro Icardin dhe Keita Balde Diaon.

Ndërsa në anën tjetër skuadra nga Genoa udhëton pa Gaston Ramirezin, Jakub Jankton, Edgar Barreton dhe Gianluca Caprarin.

Trajneri zikaltër konfrimoi se mungesa e Icardit dhe Keitas është si pasojë e lëndimit. Italiani insistoi se sulmuesi argjentinas është i lënduar dhe mungesa e tij nuk ka të bëjë heqjen e shiritit të kapitenit.

Skuadra e Interit ndaj Sampdorias: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic; Lautaro Martinez, Politano, Candreva.

Skuadra e Sampdorias ndaj Interit: Audero, Belec, Rafael; Andersen, Bereszynski, Colley, Ferrari, Murru, Sala, Tavares, Tonelli; Ekdal, Linetty, Praet, Saponara, Vieira; Bahlouli, Defrel, Gabbiadini, Quagliarella, Sau.

Aktualisht skuadra nga Milano në Serie A renditet në vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Samp në pozitën e nëntë me 33 pikë.

Golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Meazza është Icardi me nëntë gola, ndërsa te Sampdoria është Fabio Quagliarella me 16 gola. /Telegrafi/

The post Interi pa Icardin edhe ndaj Sampdorias, Spalletti thotë se është për shkak të lëndimit appeared first on Telegrafi.

City fiton lehtësisht ndaj Newport County, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Posted: 16 Feb 2019 11:27 AM PST

Manchester City ka arritur fitore në udhëtim te Newport County në kuadër të 1/8 e finales së FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat 1-4 në një ndeshje të dominuar dukshëm nga City.

Ishte Riyad Mahrez që rrezikoi fillimisht në minutën e tetë portën kundërshtare, ndërsa Leory Sane në minutën e 34 ishte afër golit, por as gjermani nuk arriti dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Riyad Mahrez gjatë një momenti të ndeshjes ndaj Newport County AFC (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sane kaloi Cityn në epërsi në minutën e 52-të, ndërsa Phil Foden thelloi epërsinë në minutën e 75-të. Vlen të theksohet se të dy golat u asistuan nga Gabriel Jesus. Golin e nderit për vendasit në këtë takim e shënoi Padraig Amond (88′).

Mysafirët vazhduan të kërkonin golin, për 0-3 shënoi Foden (90′), ndërsa pokeri i kompletua nga Mahrez në minutat shtesë dhe kështu Man City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup.

Robbie Willmott në tentim për të mbrojtur topin nga Gabriel Jesus (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës së Guardiolas do të mësohet me anë të shortit.

Gjatë historisë Manchester City ka fituar këtë garë pesë herë, së fundmi në vitin 2011. /Telegrafi/

The post City fiton lehtësisht ndaj Newport County, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup appeared first on Telegrafi.

Barcelona-Valladolid: Formacionet zyrtare, Valverde me disa ndryshime

Posted: 16 Feb 2019 10:45 AM PST

Pas dy barazimeve në La Liga, Barcelona dëshiron t’i kthehet fitores duke mposhtur Real Valladolidin në Camp Nou.

Skuadra katalunase është favorite pasi mysafirët po kalojnë në një formë të dobët aktualisht.

Ajo që bie në sy janë ndryshimet e trajnerit Ernesto Valverde, i cili ka vendosur të pushojë Clement Lenglet, Ivan Rakiticin, por edhe Luis Suarezin. Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Vermaelen, Jordi Alba; Alena, Busquets, Vidal; Messi, Boateng, Dembele.

Valladolid: Masip; Fernandez, Calero, Kiko Olivas, Nacho; Verde, Michel, Anuar, Antoñito; Enes Unal, Sergi Guardiola.

Aktualisht Barça renditet në vendin e parë në La Liga me 51 pikë, kurse Valladolidi në pozitën e 15-të me 26 pikë. /Telegrafi/

The post Barcelona-Valladolid: Formacionet zyrtare, Valverde me disa ndryshime appeared first on Telegrafi.

Atalanta-Milan: Formacionet zyrtare, për vendasit startojnë dyshja shqiptare

Posted: 16 Feb 2019 10:34 AM PST

Atalanta dhe Milani po kalojnë në një formë të mirë dhe për këtë përballja mes tyre do të jetë interesante.

Zikaltrit për herë të fundit në Serie A kanë humbur (3-1 ndaj Genoas) më 22 dhjetor 2018, ashtu edhe kuqezinjtë (0-1 Fiorentina).

Nga minuta e parë për vendasit startojnë dyshja shqiptare, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Atalanta: Berisha; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Papu Gomez; Ilicic, Zapata.

Milan: Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodríguez; Kessiè, Bakayoko, Paquetá; Suso, Piatek, Çalhanoglu.

Aktualisht skuadra nga Milano në Serie A renditet në vendin e katër 39 pikë, një më shumë se ajo nga Bergamo një pozitë më poshtë. /Telegrafi/

The post Atalanta-Milan: Formacionet zyrtare, për vendasit startojnë dyshja shqiptare appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more