Skip to main content

Lideri i “Shqipërisë së Madhe” po e krijon Serbinë e Madhe Telegrafi Opinione

Lideri i “Shqipërisë së Madhe” po e krijon Serbinë e Madhe Telegrafi Opinione


Lideri i “Shqipërisë së Madhe” po e krijon Serbinë e Madhe

Posted: 22 Feb 2019 01:35 AM PST

Adelheid Woelfl

Tensioni ndihet në të gjithë vendin. Presioni mbi Kosovën për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, që përfshin ndryshimet kufitare, po rritet. Administrata e SHBA-së e presidentit Donald Trump, e ka bërë objektivin e saj në Ballkan. Marrëveshja duhet të jetë gati në qershor. Negociatat do të fillojnë në mars. Lobisti pas këtyre negociatave është Corey Lewandowski, një ish-strateg i fushatës zgjedhore të Trumpit.

Deri më tani, vetëm kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e ka penguar fillimin e negociatave, sepse prezantoi disa tarifa të larta për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Serbia kërkon që tarifat të dalin nga tryeza dhe më pas të nisin negociatat. Megjithatë, Haradinaj dëshiron të parandalojë ndryshimet kufitare – të planifikuara sipas një shkëmbimi territorial me kritere etnike – dhe për këtë arsye mbetet i palëkundur deri më tani. Për këtë arsye vendi është përpara rrëzimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja.

Por, qëndrimi i Haradinajt është i njëjtë me ata të shumicës dërrmuese të kosovarëve, që nuk dëshirojnë një shkëmbim territorial, madje edhe platforma multipartiake e miratuar së fundmi është e pozicionuar në mënyrë të qartë kundër ndryshimeve kufitare. Por, për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky është kushti kryesor për njohjen e Kosovës. Kosova gjithashtu do ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ndryshimi i kufijve të Kosovës jo vetëm do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Planin e Ahtisaarit, që qëndron mbi Kushtetutën, por edhe me politikën perëndimore e cila i ka përjashtuar me kohë kufijtë etnikë.

Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Vuçiqit në tetor të vitit 2016. Por, projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe. Edi Rama – nga ana tjetër – prej kohësh e prezanton veten si udhëheqësi i madh i shqiptarëve në rajon dhe përdor të njëjtën kartë populiste si Vuçiqi. Ai padyshim synon krijimin e "Shqipërisë së Madhe" – përfshi Kosovën. Më 14 shkurt, Rama tha në një emision televiziv se Kosova është pjesë e Shqipërisë. Politologu Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës, e sheh këtë si një deklaratë të lirë populiste që përbën agresion verbal ndaj shtetit kosovar. "Normalisht, autoritetet kosovare duhet të thërrasin menjëherë ambasadorin shqiptar dhe të dërgojnë një notë proteste", thotë Hajrullahu.

Nëse deklarata të tillë agresive vijnë nga Serbia apo nga Shqipëria, ai që vihet në pikëpyetje është shteti kosovar. Nacionalistët në Bosnjë dhe Hercegovinë dëshironin vendosjen e kufijve sipas kritereve etnike që në fillim të viteve '90, prandaj erdhi një luftë me mbi 100 mijë të vdekur dhe një gjenocid ndaj të gjithë atyre me emra myslimanë. Ndryshimet e kufijve me bazë të kritereve etnike në Kosovë do të vazhdojnë të ofrojnë argumente të forta për këta nacionalistë në Bosnjë-Hercegovinë. "Fajtor për këtë situatë është edhe BE", thotë Hajrullahu, sepse ajo ka lejuar të flasë për ndryshimet kufitare mbi kriteret etnike. "Kjo bie në kundërshti me të gjitha vlerat e Evropës". Është e paqartë se përse shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE, Johannes Hahn ndryshuan papritur pozicion vitin e kaluar në periudhën maj/qershor. /Der Standard/Titulli origjinal: "Shkëmbimi i territoreve: Tensione para bisedimeve Kosovë-Serbi"

The post Lideri i "Shqipërisë së Madhe" po e krijon Serbinë e Madhe appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more