Skip to main content

““Kosova, nder dhe detyrë”, zbulohet logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë” plus 9 more - Gazeta Dita

““Kosova, nder dhe detyrë”, zbulohet logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë” plus 9 more - Gazeta Dita


“Kosova, nder dhe detyrë”, zbulohet logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë

Posted: 10 Feb 2019 02:05 AM PST

 

Kosova mbush 11 vjet shtet më 17 shkurt. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjellë këtë festë.

"Kosova, nder dhe detyrë", – janë fjalët të cilat i mban kjo logo. Ndërkaq, duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë.

Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re e për të dëshmuar autenticitetin e saj, autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final.

Këtë vit festa organizohet nga Qeverisë së Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e Kosovës. 17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv.

l.h/ dita

Ambasada amerikane, njoftim për qytetarët që kanë aplikuar për vizë

Posted: 10 Feb 2019 01:50 AM PST

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për viza amerikane, ambasada e SHBA-së ka një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetin social, ambasada ka bërë me dije se dy javë para datës së intervistës duhet të dërgohen dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor.

"Aplikantë për vizë imigruese: pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor. #pyetanen", – shkruan ambasada.

l.h/ dita

Pse Elisa, pse?

Posted: 10 Feb 2019 01:35 AM PST

Entela Resuli

Një 14-vjeçare u abuzua në kushtet e kërcënimit nga bashkëmoshatarët e saj.

Më vështirësi reagoi vajza ndaj dhunës që po i ushtrohej për muaj me radhë, dhe kjo për shkak të frikës dhe mentalitetit.

Më vështirësi e kuptoi shkolla hallin e saj.

Me ngathtësi policia bëri detyrën.

Ministrja e për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tre ditë më parë apeloi që politika dhe media ta linin të qetë vajzën dhe familjen.

Dhe çfarë bëri më pas Spiropali?!

Pasi u kërkoi të gjithëve ta linin të qetë familjen nga Kavaja, rrëmbeu një kamerë dhe u nis drejt familjes në fjalë.

U ul në një divan dhe… ua tregoi të gjithëve kush ishin prindërit e vajzës!

A ishte kjo e nevojshme? Pse Elisa bëri atë që ua kërkoi të tjerëve të mos e bënin?

Sociologu Ergys Mërtiri thotë në këtë intervistë për Dita se qeveria e ka rënduar situatën.

-Z. Mërtiri, e keni ndjekur besoj rastin e Kavajës dhe më konkretisht veprimet e ministres Elisa Sipropali. Si e konsideroni këtë rast?

Publikimi i imazheve të prindërve të fëmijës së abuzuar është gjëja më e gabuar dhe më e shëmtuar që mund të ndodhte. Aq më tepër që gjatë gjithë kësaj kohe qeveria ka akuzuar mediat dhe opozitën se po bëjnë politike dhe nuk po i lenë njerëzit në hallin e tyre, por në fund ajo vetë bën gjestin më të papranueshëm të politizimit të çështjes. Dhe e bëri këtë në mënyrë vulgare, pa asnjë arsye, duke ndikuar vërtetë për keq në gjendjen e tyre, pavarësisht se thonë se gjithçka e bën me pëlqimin e vetë prindërve.

-Nuk është tepruar me këtë rast edhe nga mediat dhe opozita?

Po, por gjithsesi kjo nuk justifikon aspak veprimet e qeverisë. Nëse akuzat janë të drejta, ato qëndrojnë, pavarësisht qëllimeve. Nëse policia e shtetit, prokuroria, shkolla, etj, nuk kanë vepruar në kohë dhe nuk kane marre masat e duhura, por kanë reaguar vetëm pasi problemi bëhet mediatik, ky nuk është faji i atyre që denoncojnë, por i institucioneve që nuk kanë vepruar.

Jemi në të drejtën tonë të shqetësohemi sesi funksionon shteti ynë, sesa ai e kryen detyrën e vet, sa ai na ofron garanci dhe siguri. Dhe ky problem është përtej vetë viktimës, pasi është një çështje që na përket të gjithëve.

Edhe në këtë rast qeveria u mundua të përgjigjet me kundërakuza dhe jo vetëm kaq. Ajo i përdori vetë viktimat, duke ia paraqitur publikut me video, të vendosur në mbështetje të qeverisë. Kjo po që është përdorim politik i ngjarjes. Është mënyra më e shëmtuar sesi mund t’i instrumentalizosh ata. Akti bëhet i turpshëm, kur gjithçka shoqërohet me premtime financiare ndaj prindërve.

-Sot (dje) ka pasur një tjetër reagim në rrjetet sociale nga Kryeministri…

Po në fakt. Asgjë nuk mbyllet me kaq. Z. Rama me një gjuhë krejt të panevojshme revanshi shprehet se prindërit e vajzës janë me të. Kjo është akoma dhe më e palogjikshme. Nuk ka pasur kush interes të dije se çfarë mendojnë prindërit e vajzës për Kryeministrin.

Protestat në Torino, 4 të plagosur. Salvini sulmon emigrantët: Jemi peng i disa kriminelëve të qendrave sociale

Posted: 10 Feb 2019 01:16 AM PST

Katër persona u plagosën në përleshjet e anarkistëve në Torino, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se 12 persona janë arrestuar midis protestuesve që shkatërruan qendrën historike dhe hodhën fishekzjarre dhe gurë kundër policisë. Ata janë akuzuar për shkatërrime, posedim dhe hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë të rënduar, bllokim rrugës.

Gjithçka ndodhi në qendrën historike të Torinos. Situata është normalizuar pas pothuajse dy orëve përleshjesh. Me koshat e përmbysur, anarkistët krijuan barriera në rrugë, duke përhapur panik midis kalimtarëve dhe banorëve. Po ahstu një grup protestuessih anarkistë sulmun një autobus të linjës së qytetit, duke terrorizuar udhëtarët.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. "Torino dhe qytetarët e saj janë peng i disa qindra kriminelëve të qendrave sociale. Gjithë mbështetja ime shkon tek torinezët dhe policia, për këta kriminelë (të liruar më në fund disa ditë më parë) udhëtimi falas ka mbaruar", tha ai.

Protesta e anarkistëve u organizua pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh, ku gjithçka përfundoi më pas në skena guerrilase.

l.h/ dita

Kush është Dritan Dajti? Nga vrasja e biznesmenit, arratisja nga gjykata dhe masakra në Durrës

Posted: 10 Feb 2019 01:05 AM PST

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor Dajti nuk mori avokat, por nuk pranoi as avokatët kryesisht të përcaktuar nga shteti. Pas një sage të gjatë seancash, pavarësisht mungesës së avokatit, ai mori dënim me burgim të përjetshëm.

Por Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim për shkelje procedurale sërish në shkallë të parë. Gjatë rishqyrtimit Dajti nuk e pranoi sërish mbrojtjen, por gjithsesi ai u gjet serish fajtor për vrasjen e 4 policëve.

Tashmë është apeli që i uli atij 1/3 e dënimit duke ia kthyer në 25 vjet burg. Anëtaret e trupës gjykuese nuk i përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ata janë gjyqtarë të deleguar që vijnë nga gjykatat e Apelit në rrethe.

Kjo, për shkak se të gjithë gjyqtarët kishin konsumuar të paktën një herë të drejtonin seancat ndaj Dajtit dhe ishin përjashtuar nga gjykimi ndaj tij.

Ky është rasti i parë që një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e dënon me burgim të përjetshëm ata që gjen fajtor për vrasjen e policëve.

Kush është Dritan Dajti

I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.

Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës "njollosja" e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Arratisja spektakolare nga gjykata

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t'ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t'u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.

Arratia 6-vjeçare

Arratia 6-vjeçare e ndihmoi Dritan Dajtin të përmirësonte mënyrën e jetesës. Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbetur të shtangur gjatë këqyrjes së apartamentit të të shumëkërkuarit në Durrës, pranë vendit ku u vranë 4 punonjësit e policisë. Në një pallat gjashtëkatësh, Dajti jetonte në katin e fundit, në papafingo, ku kishte arritur që të mobilonte apartamentin në një mënyrë që të kishte mundësi të shihte të gjitha lëvizjet poshtë pallatit. Dajti i druhej ndonjë operacioni të uniformave blu dhe kishte arritur që të gjitha dritaret e apartamentit të kishin pamjen e rrugës, në mënyrë që t'i jepnin mundësi që të shpëtonte.

Më 20 mars 2005 mendohet që t'i ketë shpëtuar nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit, Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt, ish-president i Federatës së Boksit.

Shullazi, Dajti dhe tre të tjerë po lëviznin me automjetin tip "Benz", me targë të huaj AT 347 XV, kur nuk iu përgjigjën kërkesës së postbllokut policor pranë filialit të BKT-së, afër hyrjes së portit detar. Gjetja e armëve të gatshme për të shtënë në makinën e braktisur prej tyre u konsiderua nga krerët e policisë në atë kohë, bazuar në emrat e përfshirë dhe aktivitetin kriminal të tyre, si një ndërhyrje e suksesshme që parandaloi një krim të sigurt, paçka se Dajti arriti të shpëtojë.

Një vit e gjysmë pas arratisjes nga Gjykata e Tiranës, ai arrin t'i shpëtojë një aksioni dhe një postblloku policor në Durrës. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin e Dritan Dajtit nga ana e Shullazit dhe dy personave të tjerë të kapur që udhëtonin me të në automjetin që nuk iu bind postbllokut, policia saktësoi që kishte qenë pikërisht ai.

Finok dhe i sigurt, ndërsa Shullazi ka vrapuar duke u futur në një pallat në lagjen 1 të Durrësit për t'i shpëtuar kapjes, Dajti ka lënë të kuptohet se do të dorëzohet. Ka dalë nga automjeti "Benz" me duart lart, duke treguar se ishte i paarmatosur dhe aspak i rrezikshëm dhe menjëherë është larguar me shpejtësi. Të tërhequr nga veprimet e shokut të tij të ngushtë, Shullazit, policët e kanë zhvendosur vëmendjen drejt tij, pasi veç të tjerash ishte dhe i armatosur, duke lënë Dajtin të largohet pa i hyrë ferrë në këmbë.

Me gjithë krehjen e zonës pas kapjes së Shullazit, dy personat e tjerë, njëri prej tyre Dajti, nuk u kapën. Pa kaluar pak ditë nga ajo ngjarje, Dritan Dajti arrin sërish t'ia hedhë Policisë së Durrësit. Këtë herë në superstradën Durrës-Tiranë. Zyrtarisht, Policia e Durrësit nuk e bëri publike ngjarjen, po burimet brenda saj patën deklaruar se Dritan Dajti arriti të arratiset dhe një tjetër herë. I djegur nga ngjarja e tri ditëve të shkuara, ai nuk ka tentuar të mos i bindet postbllokut, po ka ndaluar, teksa lëvizte me një automjet me targa të huaja.

Në momentin që kërkonte dokumentacionin, punonjësi i policisë e ka njohur dhe ka dashur të bëjë njoftimin përkatës, por me shpejtësi Dajti ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në kokë, duke e kërcënuar se do t'ia hidhte trutë në erë nëse do të fliste a reagonte. Pas kësaj është larguar me shpejtësi, ndërsa polici nuk ka mundur të marrë veten për disa minuta nga ngjarja.

Kështu, brenda pak ditësh, Dajti i shpëton dy herë Policisë së Durrësit në kontrolle rutinë të policisë rrugore, ndërsa mendohej që për shkak të të qenit në krye të listës së personave më të kërkuar, ai do të kishte mundur të largohej jashtë vendit. Të kthyera thuajse në rrëfime urbane kriminale, Dritan Dajti kishte nisur të lëvizte në kufijtë e të bërit mit.

Vrasja e 4 policëve

Dritan Dajti, ditën e ngjarjes (7 gusht 2009) ka qenë në Tiranë. Rreth orës 07.30 ka dalë nga shtëpia dhe me Wolksvagen Touareg të drejtuar nga kunati i tij Ergest Xhoxhi ka udhëtuar drejt Durrësit. Rrugës, së bashku me ta ka udhëtuar dhe Ledion Mara, i cili ishte shok me Xhoxhin. Rreth orës 13.50 ata janë ndalur në afërsi të kryqëzimit që të çon për tek pista e vogël "Iliria".

Në këtë moment ka ndërhyrë policia. Ishte komandanti i forcës së posaçme Fatos Xhani që i është afruar te mjeti "Touareg", ka hapur derën e parë të krahut të shoferit të mjetit tip dhe me thirrjen "-Ndal policia'" i është drejtuar personit që ndodhej në sedilen e pasme të mjetit. Personat që ndodheshin në makinë kanë hapur zjarr duke e lënë të vdekur atë në vend.

Pasi ka parë praninë e policisë në krahun e shoferit, Dritan Dajti ka tentuar të dalë nga dera e pasme e krahut të pasagjerit, por edhe aty ka konstatuar forca policie e konkretisht në atë moment tek dera e pasme e krahut të pasagjerit është afruar për të hapur derën punonjësi i policisë Saimir Duckollari. Dajti ka hapur zjarr nga brenda makinës me dy armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i vrarë edhe Duçkollari, i cili sapo kishte prekur dorezën e derës së pasme të autoveturës.

Në këto momente efektivët e policisë P.S, F.M dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip "Touareg" në momentin kur forcat policore hynë në veprim.

Dajti ka dalë nga dera e pasme dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë jo të largët. Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, i cili nuk ka arritur te hynte ne operacion pasi sapo kishte ardhur ne vendngjarje me motor i maskuar me rroba plazhi. Njekohesisht nga perdorimi i armes prej Dritan Dajtit në momentin kur është qëlluar drejt Altin Dizdarit ka mbetur i vrare dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin dhe po qëndronte me të pas makine në momentin kur mbërriti policia.

Dajti ka vazhduar rrugën në drejtim të rrugicës së plazhit me një çantë që kishte krahë qafë. Qëllimi ishte të hynte në plazh dhe të përzihej me plazhistët. Pikërisht në atë rrugicë, Dajti i është afruar policit Kastriot Feskaj i cili kishte kapur një nga personat që po largohej dhe duke e qëlluar disa herë nga pas. Polici u qëllua 2 herë në kokë nga Dritan Dajti. Duke u larguar Dajti ka qëlluar edhe në drejtim të F.S. një kalimtar i rastit.

Në atë moment kanë mbërritur policë të tjerë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e Dajtit të plagosur me një plumb në kmbë dhe një në bark. Dajti nuk kishe më plumba në pistoletë. Në çantën që mbante krahqafë u gjetën disa sende dhe dokumente personale të tij si dhe një krehër pistoletë me fishekë, të cilin nuk ka arritur ta fuste tek arma që atij i është sekuestruar.

Si përfundim nga kjo ngjarje, mbetën të vrarë punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari, Kastriot Feskaj si dhe Ledjon Mara. Të plagosur mbetën Dritan Dajti dhe Fatjon Shamku./Lapsi.al

l.h/ dita

Video: Rama mban premtimin, i ndërton shtëpinë familjes së varfër nga Korça

Posted: 10 Feb 2019 12:43 AM PST

Në tetor të vitit 2018, kryeministri Edi Rama vizitoi shtëpinë e Ëngjëllush Hysenllarit në Sovjan të Korçës. Kjo familje jetonte në kushte të vështira ekonomike në një shtëpi thuajse të rrënuar.

Por nga pamjet e tanishme të publikuara nga Rama, shihet se është ndërtuar shtëpia e re për familjen Hysenllari.

Këtë herë kryeministri ka vizituar sërish familjen për të parë ndërtesën e re, ndërsa është i shoqëruar edhe nga ish ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Kujtojmë se prej disa muajsh kryeministri ka marrë nismën për të ndërtuar shtëpi të familjeve në venojë, që jetojnë në kushte të vështira.

l.h/ dita

Greqi, shkatërrohet grupi i falsifikimt të dokumenteve, mes tyre dhe pasaporta shqiptare

Posted: 10 Feb 2019 12:27 AM PST

Policia greke e Athinës ka goditur një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente udhëtimi.

"Gjatë operacionit, i cili zgjati disa ditë u arrestuan tre persona, shtetas jo greke, por nuk dihet identiteti i tyre , ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë helene.

Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në dy banesat e të arrestuarve, ndërsa përfitimet arrinin deri në qindra mijëra euro.

Çmimi varionte nga lloji, vendi i origjinës së dokumentit dhe sasia e secilës porosi.

Për pasaportat çmimet varionin nga 800 euro deri në 1200 euro, për letërnjoftimet nga 300 euro deri në 500 euro dhe për patentat nga 150 euro deri në 300 euro.

Organizata që merrej me këtë aktivitet të paligjshëm furnizonte personat e interesuar me disa lloje dokumentesh, si pasaporta, karta identiteti, diploma, karta bankara madje edhe kartela shëndetësore. E gjithë kjo bëhej që përdoruesit të rrisnin shanset për të mashtruar autoritetet kompetente.

Nga fotot e publikuara nga policia greke mes shumë pasaportave dhe kartave të identitetit ka edhe me kombësi shqiptare.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Pas hetimeve të kryera në tri shtëpi dhe një automjet, u gjetën dhe u konfiskuan:

-204 – pasaporta

-123- karta identiteti

-5- patenta

-59- lejet e qëndrimi për azil

-49- viza konsullore

-35- diapozitivësh të dokumenteve të ndryshme të udhëtimit

-2.000- certifikata regjistrimi të automjeteve

-62- vula

-2- laptopë

-3 telefona celularë

-1.365 euro dhe -36- dollarë amerikanë.

l.h/ dita

VIDEO: Macron “lufton” Jelekverdhët me granata, njërit ‘i fluturon’ dora

Posted: 10 Feb 2019 12:15 AM PST

Dora e djathtë e një prej protestuesve Jelekverdhë në Paris "fluturoi", teksa një granatë e hedhur nga policia shpërtheu në pëllëmbën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë demonstratave të dhunshme që u regjistruan ditën e djeshme në Paris.

RT ka siguruar një video (me përmbajtje të rëndë) nga vendi i ngjarjes, ku duken re tymi dhe protestuesit që kanë rrethuar të plagosurin, ndërsa policia përleshet dhunshëm pak më tutje, pranë Asamblesë Kombëtare, me të tjerë  Jelekverdhë.

Videoja tregon plagën e tmerrshme që është krijuar në dorën e protestuesit dhe një përshkallëzim të dukshëm të betejës midis policisë dhe tubuesve.

Dëshmitari okular Cyprien Royer i tha RT Francë se ai dhe i plagosuri ishin pranë Asamblesë Kombëtare, ku një grup njerëzish të veshur me të zeza po përpiqeshin të ndalnin rrugën e tyre.

"Ai djali po vëzhgonte. Policia mbërriti dhe filloi të hidhte granata. Një granatë fluturoi drejt e nën këmbët e djaloshit dhe ai u përpoq ta shtyjë me dorë, por ajo shpërtheu dhe dora e tij u 'shpërbë'", shpjegoi Royer. "

Më tej dëshmitari shtoi: "Ai u mbajt mbi ne. Ne e mbështetëm atë në një mur ku nuk kishte njerëz. Ai po bërtiste, pasi ishte në një gjendje të tmerrshme. Ne thirrëm për ndihmë mjekësore dhe shumë , edhe mjekë erdhën aty. Në fillim as nuk e kuptuam nëse ai e kishte apo jo dorën e tij".

Ekuipazhi i RT, që  filmoi pasojat e tmerrshme të shpërthimit, tha se ata nxituan pasi dëgjuan një shpërthim dhe gjetën protestuesin e dëmtuar të rrethuar nga mjekët që po i jepnin ndihmën e parë. Mjekët shpejt rrethuan njeriun e plagosur për të siguruar trajtim emergjent përpara se ai të dërgohej në spital nga zjarrfikësit.

Djali i plagosur ishte një fotograf i lëvizjes "Jelekët e Verdhë" dhe po fotografonte njerëz jashtë Asamblesë Kombëtare në atë kohë. Ndërkohë, ky nuk është incidenti i parë i rëndë që ndodh në protestat e Jelekverdhëve, pasi pak kohë më parë një nga liderët e tyre humbi një sy, teksa u godit drejtpërdrejtë nga policia me plumb gome.

Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme e Francës, një numër i përgjithshëm prej 51,400 vetë morën pjesë në protestat e së shtunës. Rreth 4.000 marshuan në Paris, ndërsa më shumë turma u mblodhën në qytete të tjera franceze, duke përfshirë Marseille, Toulouse dhe Bordeaux. Në Paris, 36 demonstrues u arrestuan.

l.h/ dita

Itali, arrestohet shqiptari me kokainë dhe 13 mijë euro

Posted: 09 Feb 2019 11:52 PM PST

Një 33 vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane është arrestuar si shitës i lëndëve narkotike.

Shqiptarit, banues në Xhenova, fillimisht, iu nënshtrua një kontrolli personal dhe më pas u zhvillua një kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe materiale për prerjen dhe paketimin e drogës.

Policia ka konfiskuar edhe një shumë prej se 12 700 euro, në kartëmonedha të emetimeve të ndryshme, të cilat vlerësohen si të ardhura nga aktiviteti i drogës.

Pas formaliteteve, shqiptari u dërgua në qelitë e paraburgimit.

l.h/ dita

10 shkurt 2019

Posted: 09 Feb 2019 04:57 PM PST

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more