Skip to main content

“FOTO: Të rinjtë e opozitës u japin lule policëve që kanë rrethuar kryeministrinë” plus 9 more - Gazeta Dita

“FOTO: Të rinjtë e opozitës u japin lule policëve që kanë rrethuar kryeministrinë” plus 9 more - Gazeta Dita


FOTO: Të rinjtë e opozitës u japin lule policëve që kanë rrethuar kryeministrinë

Posted: 16 Feb 2019 02:34 AM PST

Pak momente para nisjes së protestës të rinjtë e opozitës  iu kanë shpërndarë lule policëve tek kryeministria, duke dhënë mesazhin se protestuesit vijnë paqësorë dhe policët nuk duhet të mbrojnë një qeveri që i ka vjedhur edhe ata vetë.

Ndërkohë pjesa tjetër e protestuesve kanë pankarta me mesazhin se Edi Rama është kryeministër ilegjitim, me vota të blera nga krimi.

Pankarta të tjera akuzojnë Ramën për vjedhjen e shqiptareve për t'u pasuruar vetë bashkë me oligarkët.

 

 

 

 

FOTO: Rama “provokon” opozitën nga Vlora

Posted: 16 Feb 2019 02:24 AM PST

Në të njëjtën kohë që opozita e bashkuar nisi protestën e paralajmëruar para kryeministrisë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u lidh në një transmetimin live nga takimi për "Bashkinë që duam" në Vlorë.

Një ditë më parë, Partia Demokratike e akuzoi kreun e qeverisë se po organizonte një antimiting në jug të vendit, por kreu i qeverisë tha se ishte dialog qytetar për "bashkinë që duam".

"Vlorë – Takimi publik i ciklit kombëtar "Bashkia që duam"", shkruan Rama bashkangjitur pamjeve të drejtpërdrejta nga Vlora, ku janë mbledhur mijëra qytetarë.

o.j/dita

Nis marshimi i qytetarëve, ja kush e hap protestën

Posted: 16 Feb 2019 02:06 AM PST

Me parulla në duar, me slogane kundër Ramës dhe Qeverisë së tij, protestuesit po i afrohen godinës së kryeministrisë e cila është ndërkohë e blinduar, nga forca të shumta policie, FNSH, dhe efektivë të pajisur me maska kundra gaz.

Burime nga PD-ja sqarojnë se protesta nuk do të ketë fjalime nga kryetarë partish. Fjalën e kanë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes se kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre.

Protesta do të hapet nga një vajzë e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin, nga banorët protestues të Unazës se Re, të cilët janë në qendër të protestës.

Do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetarët do të jenë të lire ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.

o.j/dita

Të rrosh sa Idriz Ajeti!

Posted: 16 Feb 2019 01:54 AM PST

Qemal Murati

Më 13 shkurt 2019, në moshën 102-vjeçare, shuhet fizikisht Njeriu me vlera dhe albanologu i shquar Profesor Idriz Ajeti. Jetëgjatësia e tij përmbi njëshekullore ishte metaforizuar dhe shpesh përdorej në qarqe akademike në raste urimi për jubilarë ditëlindje: Të rrosh sa Idriz Ajeti! Që  vjen të thotë: Të rrosh mbi 100 vjet! Po përtej jetëgjatësisë së tij fizike, ky urim mund të bëhet edhe: Të jetosh sa vepra e Idriz Ajetit! Që i bie: Të jetosh qindra vjet! Aq sa do të jetojë vepra e tij madhore e madhështore shumëdimensionale gjuhësore shkencore albanologjike.

Natyra e Zoti zgjodhën t'i jepnin këtë jetëgjatësi dhe njëkohësisht forcën që ky intelektual i shquar dhe mjeshtër i madh i albanologjisë të merrte përgjegjësinë për ecjen tonë kombëtare, të ishte themelvënës i të gjitha institucioneve tona arsimore e shkencore në Kosovë, "të  gjente copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe dhe për t'i bërë bashkë ato – në një mendje dhe një shpirt", të bashkërendonte rrugën për krijimin e shqipes sonë të përbashkët letrare dhe të krijonte veprën e tij kolosale albanologjike.

Vepra e tij është e veçantë për metodologjinë shkencore se si duhet të trajtohen problemet në albanologji, është model për rrokjen dhe hetimin në thellësi të problematikave gjuhësore, për qëndrimin parimor e të paluhatur për të vërtetën shkencore. Këtë ai e pohonte edhe vetë shprehimisht: "Portreti më i mirë që i bën njeriu vetes është përkushtimi i tij ndaj së vërtetës shkencore."

Profesor Ajeti, siç është thënë me të drejtë, ka bërë një jetë të mbushur me trinomin: Punë, Sakrificë, Përkushtim.

Profilin e tij, mund të thuhet, e karakterizojnë tri tipare thelbësore:

E para, është shpirti i tij njerëzor. Gjeni një tjetër njeri dijetar si profesor Idrizi – shprehej prof. Ali Jashari. Me atë pamje arushani që kishte, me dije të thelluara dhe me qëndrime konsekuente që mbante përhera, një Njeri dhe personalitet të tillë nuk mund të gjejmë. E kishte bërë të veten një thënie të Ajtnshtajnit kur jepte ndonjë këshillë: "Mos u përpiq të bëhesh njeri që ka sukses, por përpiqu të bëhesh një njeri që ka vlera".

E dyta, është më­simdhënia për gjuhën shqipe. Profesor Ajeti ka mëkuar me dashurinë për shqipen dhe ka selitur njohuritë për të te shumë e shumë breza nxënësish dhe studentësh, dhe ka bashkuar copat e shqipes në një shqipe të përbashkët.

E treta, është përmasa shkencore në gjuhësinë shqiptare. Profesor Idriz Ajeti është  një shkollë e vërtetë e gjuhësisë shqiptare në Kosovë e jo vetëm, që ky e kishte nxënë te Mësuesi i tij i Madh Henrik Bariç, Carlo Tagliavini etj. Ai është dhe mbetet një prej trashëgimive më të pasura albanologjike: gjuhëtar, filolog, pedagog, përkthyes, organizator e drejtues i disa institucioneve të rëndësishme arsimore e shkencore të Kosovës. Një figurë e tillë në albanologji vështirë se do të jetë e përsëritshme.

Shqipja ka në përdorim dy folje për gjallimin, siç do të shpreheshim me fjalët e prof. Valter Memishës: rroj dhe jetoj. Mësuesi ynë i Madh Idriz Ajeti, që na la vetëm fizikisht, me shëmbëlltyrën e tij madhore si Njeri dhe si Gjuhëtar i rangut të parë të përmasave kombëtare e ndërkombëtare, më bëjnë të them se kujtimi për profesorin do të rrojë i pavdirë përgjithmonë në memorien tonë kombëtare, por me veprën e tij madhore që ka krijuar në kushte të jashtëzakonshme ai do të jetojë në Albanologjinë shkencore, pranë të mëdhenjve Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi e kolosëve të tjerë që nuk janë të pakët.

Njeriu me vlera dhe gjuhëtari i rrallë Prof. Idriz Ajetit, është stu­diuesi që punoi me zell e dashuri një shekull jete për fjalën dhe gjuhën shqipe, vepra model e të cilit ka pasur e do të ketë një rol të dorës së parë për formimin e gjuhës letrare shqipe e stabilitetin e saj dhe për studi­met albanologjike përgjithësisht. Ai është dhe prijatari që në Konsultën Gju­hësore të Prishtinës të vitit 1968 kërkoi unifikimin e gjuhës letrare shqipe e që bashkoi parcelat e shqipes në një shqipe të vetme. Është Klasiku mitik i gjuhësisë shqiptare, që e ngriti në mënyrë të epër­me albanologjinë shkencore në Kosovë.

Dramën e gjuhës e shihte të pandarë nga drama kombëtare e popullit shqiptar

Me emrin e prof. Idriz Ajetit zë fill e rritet albanologjia kosovare, krijohen të gjitha bërthamat e institucioneve nacionale arsimore e shkencore në Kosovë – Universiteti i Prishtinës, Instituti Albanologjik, Akademia e Shkencave dhe e Arteve – në ballë të të cilave qëndroi i patundur si një lis i moçëm e plot gëdhenj. Ai ka meritën të ketë formuar breza të tërë albanologësh, letrarësh e pedagogësh, që i dalin zot me kompetencë dijes shqiptare si Mësuesi i tyre.

Në veprimtarinë përmbigjysmëshekullore të Prof. Ajetit, vendin e parë dhe të zemrës e zë pa dyshim prodhimtaria e pasur në fushën e gjuhës – e këtu në të gjitha degëzimet e saj, por mbi të gjitha në historinë e gjuhës shqipe dhe në lëmë të gjuhës letrare.

Albanologjia shkencore dhe kosovologjia (term i Selman Rizës) do të ishin të mangëta pa veprat drejtimdhënëse të Prof. Ajetit, si në gjurmimin historik të fjalëve (etimologjisë), në studimin e dialekteve të shqipes, në qëmtimet onomastike, ashtu në lëmin e standardizimit të shqipes së sotme letrare. Në të gjitha këto fusha Prof. Ajeti ka vënë nga një gur të fortë themeltar dhe është një prijatar që imponon me gjykimin e tij të rreptë shkencor, gjithnjë në funksion të çështjes kombëtare.

Punimet e para të Prof. Ajetit i përkasin spektrit të kulturës së gjuhës, një fushë e parapëlqyer e tij për shkak të dimensionit e jetësisë kombëtare që ka. Po për këto arsye, formimi i shqipes letrare e bashkë me këtë dhe pasurimi e pastrimi i saj nga lënda e huaj do të bëhen tema bosht dhe do ta preokupojnë dijetarin tonë në gjithë veprinë e tij shkrimore e pedagogjike, duke e këqyrur dramën e gjuhës të pandarë nga drama kombëtare e popullit shqiptar, që mjerisht qe shpeshherë tragjike.

Çështjen e gjuhës letrare shqipe, njësimin e kësaj gjuhe që e kemi sot, do ta ushqejë me dashuri atërore, me kontribute të pallogaritshme dhe do ta mbrojë në çdo hap po me kaq dashuri kombëtare nga shqipshkalësit e racës sonë e të huaj, që për interesat e tyre egoiste, lokal-patriotike e shoviniste projektonin plane kundër njësimit të kësaj gjuhe.

Në qoftë se gjuha jonë letrare ka mangësi e dobësi të natyrës gjuhësore – përsiaste Prof. Ajeti – ka shteg që specialistët e saj në bashkëtakime t`i afrojnë mendimet duke këmbyer pikëpamjet e tyre rreth çështjeve të hapura. Por në qoftë se fjala është për çështje që prekin në themelet e gjuhës kombëtare, atëherë mendojmë se do të jetë vështirë të merret e të rrëzohet ndërtesa e gjuhës sonë letrare, në ngritjen e së cilës katër a pesë breza veprimtarësh specialistë e patriotësh zelltarë shqiptarë, pareshtur, vinin gur e tash e njëzet vjet pasi u përvetësua nga mbarë bota shqiptare mori shtat e u zhvillua për mrekulli.

Për prof. Ajetin, përpjekjet tona, në shekullin e kaluar për ta bërë bashkë gjuhën shqipe, tani duhet të jenë përpjekje për ta përmbushur, pa e trandur themelin e saj:

"Gjuha zhvillohet, po aq sa zhvillohen edhe shoqëritë. Po aq sa është zhvilluar edhe e gjithë shoqëria shqiptare, kudo, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë edhe në pjesët e tjera të Ballkanit. Dhe gjuha duhet të jetë pandashmërisht pjesë e evolui­mit, e përmbushjes së nevojave të një populli, që flet me dialekte por që rrënjën e ka të përbashkët. Dhe prandaj përpjekjet tona, në shekullin e kaluar për ta bërë bashkë, tani duhet të jenë përpjekje për ta përmbushur, pa e trandur themelin e saj. Kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme të dashurisë për gjuhën, me një ndjenjë të për­gje­gjësisë dhe me qasje të ndërgjegjshme ndaj saj për ta ruajtur, kul­ti­vuar dhe për ta zhvilluar duhet t'i prijnë institucionet tona shkencore, në Tiranë e Prishtinë."

Shumë shkencëtarë albanologë e joalbanologë gjuhën tonë letrare e gjejnë të drejtë edhe nga pikëpamja teorike dhe praktike, gjykon më tej Prof. Ajeti, dhe as nga ana racionale nuk e shohim punë të urtë e me mençuri kjo gjuhë të zëvendësohet me një gjuhë tjetër a me dialektin e bukur të gegërishtes – por dialekt, qysh kërkonte Arshi Pipa me bashkëmendimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij të mendjes.

Njësimi i gjuhës letrare shqipe, si një gjë madhore që është, i trazonte edhe ndjenjat shoviniste të klasës intelektuale serbe. Elita politike e kulturore e Beogradit vepronte me të gjitha mjetet e propagandës që shqiptarët të përdornin ndonjë gjuhë fisnore a dialektore – šiptarski jezik dhe albanski jezik, për t`i përçarë e sunduar më lehtë, dhe jo një gjuhë të përbashkët të tyre si shprehje e njësimit kombëtar. Prof. Ajeti me një bagazh diturish e me guxim intelektual të pashoq u doli përpara atyre planeve e projekteve të zeza me një mal argumentesh e veprash të mëdha dhe i la ata farë "kujdestarësh" serbë me gishta në gojë – se shqiptarët si një komb i qytetëruar i Evropës do të kenë një gjuhë të përbashkët letrare, i pëlqen kjo dikujt ose jo!

Elementi shqiptar nuk ka pushuar së banuari në atdheun e sotëm dhe të lashtë të tij

Autoktonia e shqiptarëve, lashtësia e këtij populli në thellësitë dhe në gjerësitë e Ballkanit, do të jetë një fushë tjetër  të cilën Prof. Ajeti do ta lëvrojë me sukses gjithë jetën e tij. Duke shoshitur e përimtuar një fond të pasur leksikor e onomastik të truallit gjeografik të Ballkanit – të Dardanisë antike (Kosovës së sotme) dhe të tërthoreve të tjera të gjeografisë shqiptare, me metoda të rrepta dhe objektive shkencore, Prof. Ajeti do të gjejë prova të pakundërshtueshme lashtësie të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij në trojet e veta që i banon sot e ku ka banuar dikur së paku që nga antikiteti. Është gjuha shqipe ajo që në vetvete ruan huazime nga gjuhët e vjetra klasike greqishtja e latinishtja që vërtetojnë vjetërsinë e saj të trashëguar brez pas brezi. Moshë të madhe të popullit dëshmon më së miri edhe onomastika, tekstualisht toponomastika e trevave ku ai lashtërisht banon sot e ato ditë pandërprerë – do të përsiasë Ajeti.

Albanologu ynë Ajeti elementin shqiptar në materialin onomastik më shumë se nga ana kuantitative (sasiore) është i prirur ta studiojë nga ana kualitative (cilësore) – edhe me të drejtë – dhe më shumë se nga ana e jashtme këtij materiali ai i sillet së brendshmi.

Gjykimi i tij i mprehtë se "Toponimia dhe antroponimia nuk është e domosdoshme të jetë e mirëfilltë shqiptare, mjafton që ajo të ketë moshë të atillë që mbi bazën e ligjeve të gjuhës sonë nga trajtat e hershme të mund të shpjegohen format e sotme të saj" ka vlerë aksiomatike dhe drejtimdhënëse. Vetëm me të sajat zhvillime fonetike të brendshme të shqipes është e mundshme të nxirren emrat e qyteteve të vjetra, maleve dhe lumenjve të kohës antike: Scupi – Shkup, Astibos – Shtip, Bardouarios – Vardar, Scardus Mons – Mali Sharr, Scodra – Shkodër, Barbana – Buenë, Bunë, Lissus – Lesh, Lezhë, Issamnus – Ishmi, Dyrachium, Durrachium – Durrës, Valona – Vlorë, etj. Kjo përbën provën më të sigurt për autoktoninë e shqiptarëve në truallin e tyre të sotëm dhe historik, që domethënë se elementi shqiptar nuk ka pushuar së banuari në atdheun e sotëm dhe të lashtë të tij, që ka pësuar një rrudhje, një restrikcion, e jo një zgjerim a ekspansion – siç e dëshmojnë këtë emrat antikë të mësipërm që kaluan nëpër gojën e shqiptarëve prej trajtave të vjetra në të sotmet të tyre. Topikët e sjellë këtu sipër studiuesit e lagjes sllave do të heqin shtërzime të mundimshme t`i shpjegojnë të kenë kaluar te shqiptarët gjoja me ndërmjetësi sllave ose të gjuhëve të tjera dhe të përtypin gjykimin e tyre se "Emra antikë me etimologji të padiskutueshme prej shqipes në Gadishullin e Ballkanit nuk ka" (A. Loma).

Do të jetë përsëri arushani kosovar Idriz Ajeti ai që do t`u vihet përballë këtyre zelltarëve që pretendojnë të merren me problematikën komplekse të albanologjisë shkencore me metoda kundërshkencore, gjithnjë në kërkim të asaj për të mohuar autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre të sotme dhe historike dhe do të vërtetojë se çështjet e tilla nuk mund të zgjidhen mekanikisht siç ia ka ënda lagjes sllave. Fjala shpeshherë e përsëritur e tyre – e historianëve, e gjuhëtarëve, e antropogjeografëve sllavë se Kosova është tokë vetëm e serbëve si djep i tyre që na qenka, mbi të cilën paskan të drejtë historike, te Prof. Ajeti do të gjejë përgjigjen e merituar se kjo s`është e s`mund të jetë e plotë; ajo do të thuhet e plotë vetëm atëherë kur në ngarkesën e vet vështrimore të përfshijë pa ngurrim edhe elementin etnogjuhësor e struktural shqiptar si anas në këto troje.

Këtu nuk do të lëmë pa përmendur se në lëmin e kërkimeve onomastike janë përzier e përzihen pa kompetencë edhe studiues shqiptarë të profileve të ndryshme – historianë, gjeografë e gjuhëtarë, të cilët me veprinë e tyre diletante e kanë dëmtuar dhe e dëmtojnë në radhë të parë vetë albanologjinë. Edhe ndaj tyre e ndaj kësaj lagjeje "onomasticienësh" Prof. Ajeti do të mbajë një qëndrim po ashtu të rreptë dhe punës së tyre do të vinte shenjën e barazimit me të "bisedimeve e gjykimeve etimologjike" të zhvilluara në odat e katundeve tona. Kundër anarkisë në studimet etimologjike të gjuhës shqipe – kjo është motoja e Prof. Ajetit.

Strumbullari i fushës studimore të prof. Ajetit do të jenë pa dyshim marrëdhëniet gjuhësore shqiptare-sllave. Në këtë lëmë, si një njohës i mirë i gjuhëve sllave, ai do të botojë një varg studimesh themelore, ku do të shquajë në radhë të parë rolin dhënës të shqipes. Emërtimet gjeografike në shqipen dhe në serbishten, studimet e ndërsjella etimologjike albano-sllave, fjala shqipe në Fjalorin e Glisha Elezoviçit, ndikimi i shqipes në të folmet serbe të Kosovës, janë disa nga kryepunimet e dorës së tij mjeshtërore, me rëndësi themelore për albanologjinë dhe për ballkanologjinë, që reflektojnë larg në pikëpamje edhe të metodologjisë shkencore.

Çmimi për studime shqiptare "Idriz Ajeti"      

Profesor i shquar i gjuhësisë shqiptare dhe ballkanike, autor i shumë veprave shkencore dhe teksteve universitare, që ka dhënë ndihmesa të vyera në përgatitjen e mësuesve të shqipes dhe stu­diuesve të saj, që ka mbrojtur me përkushtim gjuhën e përbashkët shqipe, Idriz Ajeti për veprën e tij është nderuar me Çmime të shumta prestigjioze nga institucionet tona shtetërore arsimore e shkencore.

I vlerësuar si njëri prej intelektualëve më të mëdhenj, për kontributin i tij në shkencë e si udhëheqës institucionesh, tani me emrin e tij Instituti Albanologjik i Prishtinës, ku ka qenë dy hovesh drejtor i këtij Instituti (1969-71 dhe 1982-85), me vendim të Këshillit Drejtues, ka themeluar Çmimin për studime shqiptare "Idriz Ajeti". Ky Çmim do të ndahet çdo vit nga ky institucion për veprën më të mirë në fushën e studimeve shqiptare.  Urojmë që Çmimi "Idriz Ajeti" të shkojë vërtet në dorë të studiuesve më të merituar në fushë të albanologjisë dhe të përligjet emri që mban.

Për veprën e Profesor Ajetit pa dyshim do të flitet dhe do të shkruhet shumë në të ardhmen, sepse opusi i tij është referencë kryesore në albanologji.

Unë në këtë rast po e mbyll këtë paraqitje timen me tri fjalë: Respekt, mirënjohje dhe përulje para vep­rës dhe shëmbëlltyrës së tij njerëzore!

 

 

Ardi Veliu-policëve: Mos u provokoni, ruani qetësinë edhe nëse ka incidente

Posted: 16 Feb 2019 01:39 AM PST

Kreu i policisë Ardi Veliu u ka dhënë urdhër uniformave blu të mos provokojnë protestuesit dhe të mos provokohen nga incidente të mundshme nga tubuesit, shkruan Vizion plus.

Ndërkohë policia ka marrë masat për të parandaluar incidentet nga ky tubim.

Ajo ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa postblloqe kryesore, pasi siç u njoftua dje në deklaratën e saj zyrtare, ka informacione se në protestë do ketë persona të inkriminuar të cilët do të përpiqen të ushtrojnë akte dhune.

Në gatishmëri janë dhe shërbimi i zjarrfikëses dhe ambulancat.

o.j/dita

Lasgushi në librin e Moikomit

Posted: 16 Feb 2019 01:22 AM PST

Mikel Gojani

Shenime mbi  librin e Moikom Zeqos:" Lasgushi i panjohur" (Sprovë për një lexim të ri), botoi SHB "Erik", Tiranë 2017.

 

 

Moikom Zeqo eshte nje  emër shumë i njohur në letrat shqipe. Veprimtaria e tij është e shtrirë në shumëzhanre të letërsisë, po ashtu edhe në shkencë. Ka shkruar libra në poezi, prozë, eseistikë; studime etj. Është krijues dimensional  e me interesa të gjera. Deri tash ka botuar mbi 100 libra me poezi,prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja, si në anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.Është autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare.

Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i post-modernizmit në letrat shqipe.Një libër që ka zgjuar kureshtjen e lexuesve të shumë, po ashtu edhe të kritikës letrare, që ka botuar kohë më parë shkrimtari dhe studiuesi Zeqo, mban titullin "LASGUSHI I PANJOHUR", (Sprovë për një lexim të ri), që i  dedikohet poetit dhe lirikut më të shquar të letërsisë shqipe të të gjitha kohërave, Lasgush Pogradecit.

Kush më mirë lajtmotivin e këtij libri studimor për Lasgush Poradecin nuk mund ta prezantojë se sa vetë autori i këtij libri Moikom Zeqo, i cili hedhjes dritë mbi këtë figurë shumëdimensionale, i është qasur me vullnetin dhe përkushtimin më të madh, duke pasur parasysh edhe vetë faktin se  për këtë  poet të lartësive poetike, asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha. Lasgushi i Panjohur nuk është se bëhet në mënyrë përfundimtare i Njohur.Duke vlerësuar figurën dimensionale të poetit dhe lirikut më të shquar të letërsisë shqipe,  studiuesi i jetës dhe veprës së këtij kolosi të poezisë shqipe, Moikom  Zeqo, shprehet se  "Lasgush Poradeci është dhe mbetet një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai është Poet i lartësive dhe i thellësirave të Atdheut  të tij Poetik, që nuk është gjë tjetër, veçse sublimimi  i Atdheut  të tij gjeografik, historik, qëështë  Shqipëria.  Poetika lasgushiane  përbëhet nga letër-kredencialet  e kombit  të tij. Të gjitha përsiatjet  tona, as nuk e ndriçojnë më tepër, por as nuk e mjegullojnë terrshëm  figurën e Poetit.  Lasgushi, metaforikisht  është i Plagosuri i Madh nga Dashuria.  Nuk mund të ketë një Post Scriptum Epilog për Lasgushin. Lasgushi i Panjohur nuk është se bëhet në mënyrë përfundimtare i Njohur. Kjo ka të bëjë në  me pakufishmërinë  e simimotikës letrare, madje  edhe me ambiguitetin  e atributeve të saj. Vepra e tij poetike është  njëkohësisht e mbyllur në strukturën  drejtshkrimore, e mbyllur në caqet përfundimtare të tekstit, por njëkohësisht është e hapur  pafundësisht. Botimi i këtij libri mbështetet  mbi materialet krejtësisht të panjohura më parë, që lidhen me krijimtarinë e Lasgushit, por sidomos  si risi është optika  e një rikonceptimi  të vlerësimeve  më adekuate të Poetikës  Lasgushiane.  Poeti është simantizuar  si Gjeniu i Anijes, por kryemetafora e tij është Nositi, d.m.th. Pelikani, shpend  heraldik i legjendës së  Vetësakrifikimit, që u jep  si ushqim  zogjve  të tij të uritur mishin etrupit të vet. Dhe përfytyrimi tjetër  i  Përjetshëm i Poetit është  qiellorsisht fluturimi i fundit ishtërgut. Liqeni ështësarkofagu i tij i kristaltë, por shpirti i tij është përherë kozmoz", shprehet studiuesi M. Zeqo. Kjo vepër, kushtuar 30- vjetorit te vdekjes se Lasgushit, dëshmon për një angazhim dhe guxim të madh për të shkruar dhe medituar mbi një nga figurat madhore të letërsisë sonë, të cilin kritika letrare si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe kudo tjetër, Lasgush Poradecin e kanë cilësuar njëri nga talentet më madhore të poezisë, një personalitet i rrallë i kulturës sonë kombëtareNë jetë, sa herë kujtojmë apo shkruajmë më personalitetin më të shquar të vargut poetik të letërsisë shqipe, Lasgush Poradecit, gjithherë, si vegim drite na përfytyrohet figura e të qenit të tij, e të rilindurit  të tij, bashkë me veprat që ka lënë pas dhe që i njohin lexuesit, por edhe shumë të tjera që akoma nuk kanë pasur fatin të ndriçohen, mirëpo ndodhën në minierën e arkivave të tij. Me qëllim që edhe sa do pak më shumë për të hedhur dritë mbi këtë figurë të ndritur të letërsisë, artit dhe kulturës sonë, shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Moikom Zeqo, ka shkruar këtë libër, të cilin sot e kanë në duar lexuesit, njohësit dhe studiuesit të letërsisë letrare, kryesisht kritika letrare, të cilëve  është ofruar mundësia ta lexojnë dhe studiojnë.

Këtë libër,  autori Zeqo, i kushton kujtimit të Nafije Mema Gushos, gruas së  Lasgushit dhe  dy vajzave të tij, Kostandinës  dhe Marias.

Libri është i ndarë në disa pjesë konceptuale që ndërtojnë një strukturë unikale të këtij libri: Pjesa e parë, "Midis Stillës së historisë dhe karidbës sëëndrrës"; Pjesa e dytë, "Aventura misterioze e jetës"; Pjesa e tretë, "Miti i binjakëve"; Pjesa e katërt, "Luçiferri i përmbysur"; Pjesa e pestë, "Pelikani ivetësakrifikuar  me gjak njeriu"; Pjesa e gjashtë, "Poemologjia "; Pjesa e shtatë, Kaleidoskopii universit"; Pjesa e tetë, "Përkthyesi, karrocieri i qytetërimeve"; Pjesa e nëntë, "Vorbulli i letrave", Pjesa e dhjetë, "1999, 100-vjetori i lindjes së Lasgushit"; Pjesa e njëmbëdhjetë, "Post scriptum pa epilog";  Pjesa e  njëmbëdhjetë, " "Apendix:"Lista pesshme e një biblioteke", dhe pjesa e fundit, "Nga albumi".

Në pjesën e parë, "Midis Skillës së historisë dhe karidbës sëëndrrës", autori Zeqo, shkruan sikur një fjalë paraprake, përmes së cilës shkruan  për figurën, vlerat dhe duke shpalosur kujtime të shumta nga momenti kur ai njihet me Poetin, deri në fundin e jetës së tij.

Është një fakt i qëndrueshëm që të shkruash për një poet me vlera kaq kulminant dhe me dimensione të pakrahasueshme, sa është privilegj, po aq është edhe përgjegjësi. Me këtë konstatim sikur pajtohet edhe studiuesi Zeqo, i cili edhe vetë e pranon se të gërmosh dhe hulumtosh botën letrare dhe poetike të Poetit (të cilin Zeqo nuk mund ta quajë me asnjëherë tjetër përpos të këtij –POETI), do të thotë të hulumtosh në një botë letrare pa limite, një botë të pafund frymëzimi dhe zbulimi të asaj çka ka krijuar dhe çfarë shpreh në botën e tij Poradeci.

Kështu, pra, duke folur për Poradecin, autori sikur e pranon  që për POETIN asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, asnjëherë artit të tij, poezisë së tij, botës poetike dhe artistike të tij nuk mund t'i vësh pikë! Dhe, me këtë konstatim lirisht mund të pajtohet çdonjëri që lexon këtë vepër monumentale të krijuesit Zeqo, i cili, pra si subjekt merr poetin e dimensioneve të jashtëzakonshme, pa vargut e tij cilit letërsia poetike shqipe me siguri se do të kishte qenë më e varfër.

Pra, kush më mirë do ta përshkruajë vlerat poetike dhe artistike, po ashtu edhe figurën e  Poradecit se sa Zeqo, nuk besoj se do të ketë mundësi ndonjë studiues tjetër ë botës sonë studimore, profesionalizëm, me aq përgjegjësi dhe përkushtim, sa është vështirë të ta përshkruash brenda një studimi, aq më tepër lakonik.

 

Lasgush Poradeci për mua ka qenë  një nga njerëzit  më të çuditshëm që kam njohur, një nga shkrimtarët  më interesant të të gjitha kohërave"

Një ndjenjë "privilegji",  studiuesi Zeqo,  për t'iu qasur në mënyrë kaq të mprehtë dhe me një qasje kaq të hollë kësaj figure është se studiuesiZeqo ka njohur POETIN dhe se një kohë të jetës ka kaluar bashkë, bashkë me të, me familjen e tij, miqtë e tij etj. Sprova e kësaj jete të përbashkët  e Zeqos  me POETIN i ka dhënë kuraje për punë kaq të ngulm, kualitative dhe frytdhënëse.

"Ndaj nuk gaboj aspak kur flas për Lasgushin e Panjohur.

E kam njohur për të gjallë Poetin. Kam biseduar me të. Kam njohur njerëzit e familjes së tij, shokët e tij që ishin gjithashtupersonalitete të artit, të kulturës, por edhe të shkencës. Kam dëgjuar vlerësimet e tyre për Poetin. Krijohet kështu në përgjithësi një përshtypje universale, por që nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një njohje absolute. Jam i  sigurt që edhe librat e tjerë që do të shkruhen për Poetin nuk kanë për ta bërë atë të njohur  përfundimisht.Por, gjithsesi, studimet janë reflektime dhe nga shekulli në shekull  shpesh krijojnë mitizime për Poetin. Nganjëherë edhe mohimet eksleziastike, apo edhe rikoncentrime më të pranueshmeqë kanë  dhënë  sharmi shkencor, më ekuilibrues, më tipologjik.

Lasgush Poradeci për muaka qenë  një nga njerëzit  më të çuditshëm që kam njohur, një nga shkrimtarët  më interesant të të gjitha kohërave", shprehet ndër të tjera studiuesiZeqo.

Autori Zeqo shpalos shumë kujtime të tij dhe takime që ka pasur me Poetin në Kullën e Poetit në Pogradec, po ashtu edhe në Vilën e tij në Tiranë.

Sikurse në shumë shkrime dhe studime që janë shkruar për Poradecin dhe kudo potencohet miku më i ngushtë i Poetit, Cuci, këtij protagonist të pashmangshëm të Lasgushit, nuk i shmanget as Zeqo, i cili pos shumë ngjarjeve që rrëfen për jetën e POETIT me Cucin, ai me plot emocione, mbase edhe të ligjshme, flet edhe për trandjen e shpirtit të Poetit për "vdekjen" (siç e quan Lasgushi), të Cucit, të cilin e varros në oborrin e vilës së tij.

Studiuesi Zeqo,  sqaron që raportet e tij me Poradecin ishin tepër të thella dhe shumë miqësore, sa nga ai ka mësuar shumëçka  që lidhej me jetën dhe veprën e tij. Poeti i  tregon mikut tim të Zeqos, për përkthimet e tij që i ka bërë poezisë së Bodlerit dhe krijuesve të tjerë të letërsisë botërore;  leximet e tij që iu ka bërë  shkrimtarëve më elitarë të letërsisë europiane e botërore, Pierre Reverdy, Kantit, Shopenhauerit etj., pastaj njohjen dhe miqësitë e tij  me Kutelin, Eqrem Çabejin, Skënder Luarasin (të njohur qysh gjatë studimeve në Graz të Austrisë), pastaj për skulptorin Odise Paskalin dhe,  sipas autorit të librit,  Zeqo, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu dhe Naim Frashëri për Poetin ishin gjithçka. Po ashtu autori Zeqo gjatë këtyre takimeve mësoi edhe për raportet e tij me Aleks Budën dhe shumë shkrimtarë, studiues, artistë e personalitete të tjera të jetës letrare, studimore e artistike etj.

Në bisedat e këtyre dy bashkëbiseduesve, të autorit të këtij libri dhe protagonistit, Poradeci, autori mëson gjera që lidheshin edhe me jetën intime tëPoeti. Ai shpalos se gjatë bisedës së tij më Poetin rreth Migjenit, Poeti i sqaron se "poezitë e Migjenit  të botuara në gazetat dhe revistat e kohës  i ka kopjuar me dorën e tij. Më pastaj, sqaron autori Zeqo, tregon se nga këto biseda me Migjenin mëson diçka tejet interesante dhe befasues  se  Poeti Poradeci kishte dashur të martohet më motrën e Migjenit Ollgën, që sipas Poradecet kishte qenë një ajzë tepër inteligjente dhe e bukur, porse ia ishte  "rrëmyer", "sherraxhiu", Skënder Luarasi, të cilin e donte dhe e çmonte, mirëpo e quan me këto shprehje shakaje nga ndjenja e respektit që kishte për të dhe ai njihte shumë mirë  seriozitetin e Luarasit.

Në kuadër të rrëfimeve të shumta që shpalos autori nga kujtimet me Poetin, ai po ashtu tregon se  nganjëherë në takimet me Poradecin ka recituar përmendsh poezitë e tij , e sidomos vargje:

"Se s'dashuroja unë e ti,
po dashuronte Dashurija,
një dashuri plot fshehtësi,
me e fshtë se fshehtësia.

Me këtë rast, autori sqaron edhe përçimin e vërejtjes që i adreson Poeti kur ka të bëjë te  vargu "më e fshehtë se fshehtësia", autori sqaron se në këto vargje  ka bërë një ndryshime dhe vargjet kanë marrë  këtë përmbajtje: Më e fshehtë se fshehtësia…"

 

Lasgush Poradeci për Moikom Zeqon: Moikomi është me ndjenjë të brendshme  dhe me shumë shprehje  të shkëlqyeshme artistike

Në vijim të këtyre rrëfimeve që shpalos autori, argumenton  se  Poradeci kishte lexuar disa nga librat e tij, dhe sipas tij Poeti kishte lënë të shkruar në ditarin e tij për vlerat e artit dhe letërsisë së  Zeqos. Sipas Zeqos, Lasgushi ndër të tjera kishte shkruar: "Moikomi është me ndjenjë të brendshme  dhe me shumë shprehje të shkëlqyeshme artistike. Pa këtë zotësi  artistike (domethënë estetike), nuk ka shkrimtarë as poetë", kishte shkruar Lasgushi në ditarin e tij lidhur me vlerat letrare dhe artistike të shkrimtarit M. Zeqo.

Pos shumë evokimeve të tjera të autorit Zeqo me Lasgush Poradecin, si "Legjendën " e 200 fjalëve", përmes së cilës protagonist Poradeci sugjeron autorin se poezia mund të shkruhet me dyqind fjalë. "Poezia nuk është te fjalët, poezia është te Poeti. Nëse Poeti në pafundësinë e fjalëve  i zgjedh vetëm dyqind fjalë që të kenë  edhe karakteristikën e vet Poeti, ai ka mundësi më me anë të intuitës dhe të fuqisë së madhe të frymëzimit  të bëjë me këto  dyqind fjalë çudira të vërteta poetike. Këto dyqind fjalë mund të pjellin  njëzet  mijë poezi. Ky është sekreti",i përgjigjet Poeti autorit Zeqo.

Në vijim të këtij libri, përkatësisht në  pjesën e  dytë "Aventura misterioze e Jetës", këtu autori Zeqo fokusohet në rrugëtimin jetësor dhe veprimtarinë e poetit Poradeci, duke u fokusuar te dy përmbledhjet e tij poetike, "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i zemrës" (1937), që të dy këto përmbledhje poetike të botuara  në Rumani.  Libri i parë, "Vallja e yjeve", u botua me ndihmën e Asdrenit, ndërkaq libri i dytë i titulluar, "Ylli i zemrës",  u botua me ndihmën e Mitrush Kutelit.

Si lajtmotiv të përmbajtjes së këtyre dy përmbledhjeve poetike, autori Zeqo, nxjerr një mendim të studiuesit të letërsisë shqipe, Rombert Elsiet, i cili ndër të tjera shprehet:"Janë vërtet një revolucion në poezinë shqiptare, po aq sa ishte përmbledhja e Migjenit "vargjet e lira", më saktë thuhet se ato janë  zhvillimi i një personaliteti origjinal që përbën  një shkëlqim meteorik  të viteve '30 të shekullit XX.", shprehet Elsie. Në vijim autori i këtij libri jep disatë dhëna tepër të rëndësishme  për Lasgush Poradecin, pastaj shpalos  një ditar të Poetit, të përgatitur nga vajza e tij Maria Gusho, me ç'rast poeti shënon momente më ekskluzive nga jeta e tij:

"Poradec, e Hënë, 29 shtator 1980. Moikomi më tha se "do të vëmi në Kosovë, në prillin ose maji e ardhmë  (1881). Unë i kam thënë  këto ditë se "kam disa kondita që të vete në Kosovë". Moikomi më tha se pregatitjet  për vajtjen time në Kosovë  (Prishtinë) janë të gatshme. Po unë nuk e kam fjalën për  "Përgatitjet  që – qenkan gati.Unë kam kondita që të vete në Kosovë", shprehet Poradeci.. Në këtë pjesë po ashtu kemi edhe pjesë të ditarit për Lasgushit, që ka të bëjë me  Asdrenin, pastaj flet për  Nafijen, bashkëshorten e Poradecit etj.

 

Raportet e Lasgushit me Çabejin dhe Kutelin iu qëndrojnë kohërave

Pjesë mjaft interesante paraqet edhe pjesa e tretë në vijim të këtij libri i titulluar "Miti i Binjakëve". Në këtë pjesë të këtij libri, autori Zeqo,  përpos shumë gjerave  që shpalos, të cilat lidhen me jetën e Lasgushit, në fokus, përkatësisht,  nxjerr në sipërfaqe  raportet e  Lasgush Poradecit me  Eqrem Çabejin, njëherësh edhe me Mitrush Kutelin,me të cilët Lasgushin e lidhin shumë gjera që i kanë qëndruar dhe do t'u qëndrojnë  pambarimisht kohërave. Kështu që,  autori,  dëshmon që miqësia midis Lasgushit dhe Çabejit  ka qenë e pazakontë, dhe sipas tij kjo dëshmohet përmes fotografive të shumta që kanë realizuar bashkërisht, fotografi këto që  ishin dhe mbeten të pazëvendësueshme. Dhe këto fotografiportretizojnë  dy figura pothuajse të binjakëzuar, sepse  përpos miqësisë së  thellë që kishin ata  visheshin me  rroba të njëjta, kapele të njëjta mbanin në kokë etj. Po ashtu,  letrat  brenda harkut  kohor të 25 vjetëve  midis tyre janë tepër të çuditshme  dhe me plot intimitet shoqëror.

Një ndjenjë e tillë e  një miqësie të pafundshme vërehet edhe tek raportet e Lasgushit me Kutelin (Dh. Paskon). Edhe korrespodencat midis këtyre dy kolosëve të letërsisë sonë kanë qenë të vazhdueshme dhe janë përshkuar me larushi temash dhe motivesh, të ngërthyera me mendime dhe emocione në dimensionin kohor.  Sipas autorit kjo korrespodencë ka filluar në vitin 1928 dhe vazhdon drejt në fund të vitit 1944. Dhe sipas autorit, "subjektet kryesore  të korrespondencës  kanë një karakter fundamental për të mundësuar se si bashkëpunimi midis Lasgushit dhe Mitrushit është i pazëvendësueshëm në rrafshin ebotimit tipografik të dy librave kryevepra të Poetit: "Ylli i zemrës" dhe "Vallja e yjeve".  Prandaj,  në këtë pikë Mitrushi  dëshmohet si një mik ipashembullt, i përkushtuar, sakrifikues deri në fund. Ai e adhuron Lasgushin de ka ndjenjën më të lartë të respektit. Ndërkaq, sa i përket  figurës së  E. Koliqit, Lasgushi ka qenë më i përmbajtur  në vërejtjet kundërvënëse në raport me Kutelin, sepse, sipas tij,  Kuteli është më luftarak, më i papërmbajtur, madje edhe më i qartë. Në këtë proces të njohjes  dhe kundërthënieve urrejtëse  ndaj Koliqit shumëfishohen atëherë kur ai bëhet zyrtar i lartë i Qeverisë së fashizmit në Shqipëri dhe me këtë rast  ai shkrojti një poezi kundër Koliqit, e cila poezi u botua  në vitin 1988 dhe nuk besohet se Koliqi do ta ketë lexuar këtë poezi  për së gjalli, ngase  ndërkohë ai kishte vdekur.

Nga ditari i Lasgushit mësojmë  se më 10 maj 1967 Mitrush Kuteli kishte vdekur dhe Lasgushi i shoqëruar nga doktor  Misto (Themiskol Marko), shkoi te varrezat në Tiranë,  ku mbërriti në orën 6 pa 15 minuta. Sipas Lasgushit,  aty ishin kurorat, më saktë 7 kurora. Lasgushi shënon mbi shkrimet e kurorave, dy kurora ishin zyrtare nga shtëpia botuese "Naim Frashëri" dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve",

Lasgushi ka shkruar për rrëfimet e Kutelit, konkretisht për librin "Net Shqiptare". Këto tregime kishin tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe se ishin tregime që ishin botuar në mërgim. Dhe sipas Lasgushit, Kuteli e rindërton  tipin e përgjithshëm të  iluzionit.Lasgushi mendon se Kuteli si prozatorka një vend të veçantë në letërsinë shqipe edhe kundrejt novelistëve, në radhë të parë të atyre të Veriut.

Kjo substancë e këtyre raporteve në mes  Lasgushit dhe  Kutelit tëhollohen në një rasti që lidhej me natyrën private, ku Kuteli si reaksion i  atyre raporteve të krijuara  fillon të  shkruajë në mënyrë tendencioze për  poezinë e Lasgushit, duke e quajtur edhe "dekadent". Megjithatë, Lasgushi nuk iu kundërvihet atyre, sepse sipas tij ishte jo korrektësi  t'i kundërvihet një miku të shtrenjtë, siç e kishte pasur Kutelin. Mirëpo,  Lasgushi nuk është në gjendje që ta fut në "thumb" shokun e tij, Dh. Paskon.

Pjesa vijuese e këtij libri titulluar "Luçiferri i përmbysur", ka të bëjë rreth doktoraturës së  Lasgush Poradecit, më 1933 në Fakultetin Filozofik të Grazit, me ç'rast Lasgushi si udhëheqës ka pasur  dr. Adolf Zouner dhe dr. Fridirich Schur. Kjo tezë e doktoraturës është shkruar në gjermanisht, ka edhe citime në gjuhë frënge, rumanishte dhe latinishte. Ndërkaq në vitin 2009  doktoratura është  përkthyer nga origjinali në gjermanisht nga Koço Bendo, ndërsa është redaktuar nga Afrim Koçi Doktoratura ka të bëjë  me profilin jetësor dhe të veprimtarinë letrare të poetit më të shquar rumun, Emineskut, i  cili në poetikën e tij krijuese pasqyron  shpirtin  e kombit të tij rumun, poet ky që njëherësh  njihet edhe si reformator i madh i artit  poetik dhe i vetë letërsisë rumune.

(Vijon …)

Basha: Rama e merr përgjigjen sot në shesh

Posted: 16 Feb 2019 01:03 AM PST

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në selinë e kësaj force politike, pranë ish SHQUP-it

Prej këtu, lideri i PD-së pritet të dalë rreth orës 11:00, për t'u bashkuar me protestuesit në bulevardin 'Dëshmorët e kombit", para kryeministrisë.

"Askush nuk mund ta ndalë protestën", tha Basha për gazetarët, teksa po hynte në zyrën e tij, për t'u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën e opozitës së bashkuar.

Pyetjes së gazetarëve nëse ka ndonjë mesazh për kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së iu përgjigj: Mesazhin do ta shohë në shesh.

o.j/dita

Maska kundërgaz dhe snajper, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Kryeministrinë

Posted: 16 Feb 2019 12:52 AM PST

Policia, FNSH dhe RENEA janë dislokuar në ambientet e brendshme të kryeministrisë për të përballuar ndonjë situatë të tensionuar nga protestuesit.

Siç shihet edhe në këto pamje të siguruara  në terren, policia është pajisur me kundragaz.

Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.

Kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezenca e efektiveve femra në këtë radhë.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi dhe snajper, nga tarracat e institucioneve.

 

o.j/dita

11-vjetori i Pavarësisë, Meta uron Thaçin

Posted: 16 Feb 2019 12:37 AM PST

Presidenti Ilir Meta i ka nisur homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi një mesazh urimi me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Meta shpreh mirënjohje për ata që sakrifikuan për një Kosovë të pavarur.

"Kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore. Ju uroj Juve personalisht, autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan, sakrifikuan dhe punuan për Kosovën e pavarur!"

Kreu i shtetit shqiptar shpreh besimin "se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë. Përvoja shumë e mirë që kemi dhe vullneti i përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane, na angazhojnë të punojmë më shumë në të gjitha rrafshet. Bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon".

Si President i Republikës së Shqipërisë, shprehet më tej Meta, "do të vazhdoj të jem përkrahës i vendosur në këto ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona, dhe që përbashkojnë të gjithë rajonin në familjen europiane dhe euro-atlantike. Duke ju uruar edhe një herë sa më shumë përparim, suksese dhe integrim të plotë europian dhe euro-atlantik, lutem pranoni i nderuar President sigurimet e konsideratës sime të lartë".

o.j/dita

Si duhet të kujdesemi për njollat kafe në fytyrë

Posted: 16 Feb 2019 12:28 AM PST

Dalja e njollave kafe në fytyrë është një ndër shqetësimet e shpeshta dermatologjike, më të cilat përballen me shpesh femrat e moshës  riprodhuese. Mjekja infeksioniste Ilda Xhelili tregon se kjo gjendje e cila në gjuhën mjekësore njihet si melasma tek meshkujt nuk është e shpeshtë, sikundër ndodh tek femrat. Në vijim të shkrimit mjekja tregon faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre njollave, si dhe kujdesin që duhet të tregojmë për parandalimin dhe trajtimin e tyre. Sipas mjekes, trajtimi shpesh herë është i vështirë pasi zgjat në kohë dhe kërkon mjaft durim. Ndërkohë që për të reduktuar shtimin e këtyre njollave trajtimi duhet t'i besohet mjekut specialist dermatolog dhe jo përdorimit të kremrave të marrë nëpër farmaci pa asnjë lloj rekomandimi.

Çfarë kuptojmë me melasma dhe ku shfaqen më shpesh?

Melasma është një njollë shumë e zakonshme në ngjyrë kafe, ose blu e lehtë në gri që zakonisht shfaqet në gratë e moshës riprodhuese (20-50 vjeç). Për meshkujt nuk është e zakonshme. Melasma shfaqet shpesh në zonën e faqeve (mollëzat e faqeve), në ballë, në zonën sipër buzës së sipërme dhe në mjekër.

Çfarë e shkakton melasmën?

Shkaku i vërtetë, në fakt mbetet ende i panjohur. Megjithatë njihen sot shumë faktorë që e favorizojnë atë. Drita e diellit konsiderohet si faktori më i rëndësishëm që prodhon melasmën, veçanërisht në individë me një predispozitë gjenetike ndaj kësaj gjendjeje. Studimet kanë treguar se individët e predispozuar, në mënyrë tipike zhvillojnë melasma gjatë muajve të verës, kur dielli është më intensiv. Në dimër, pigmentimi në melasma tenton të zbehet.

Melasma shfaqet gjatë shtatzanisë?

Kur melasma ndodh gjatë shtatzënisë, ajo quhet gjithashtu "chloasma"(ose maske e shtatzanisë). Gratë shtatzëna përjetojnë rritjen e nivelit të hormoneve estrogjen, progesterone, por edhe hormone të tjera gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë që stimulojnë "melanocitet". Melanocitet janë qeliza në lëkurë që depozitojnë pigmentin. Megjithatë, mendohet se melasma e shtatzanisë shkaktohet më tepër nga prania e niveleve të rritura të progesteronit dhe jo për shkak të estrogjenit dhe hormoneve të tjera.

Po terapitë zëvendësuese ç'ndikim kanë?

Studimet kanë treguar se gratë në periudhën postmenopauzë që marrin terapinë zëvendësuese të progesteronit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë melasma. Ndërsa gratë që marrin terapi zëvendësuese me estrogjen duhet të kenë më pak gjasa për të zhvilluar melasma.

Si ndikon faktori gjenetik?

Po ashtu edhe produktet ose trajtimet që irritojnë lëkurën mund të shkaktojnë një rritje të prodhimit të melaninës (pigment i lëkurës) dhe të përshpejtojnë simptomat e melasmës. Njerëzit me një predispozitë gjenetike ose histori të njohur familjare për melasma kanë një rrezik në rritje për ta zhvilluar atë. Metoda të rëndësishme parandalimi për këta individë përfshijnë shmangien e diellit dhe aplikimin e kremrave shtesë për të shmangur prodhimin e tepërt të pigmentit ngjyrues. Gjithashtu, duhet të përmendim se njerëzit me lëkurë ngjyrë ulliri, ose të errët, si për shembull individët hispanikë, aziatikë dhe ata të Lindjes së Mesme, kanë incidencë më të larta të melasmës.

Si prezantohet melasma?

Siç e përmenda edhe më lart, melasma shfaqet si një njollë ose hiperpigmentim kryesisht në fytyrë. Janë identifikuar tre lloje të modeleve të zakonshme të fytyrës. Modeli centrofacial (në qendër të fytyrës) që përfshin ballin, faqet, buzën e sipërme, hundën dhe mjekrën. Modeli malar përfshin pjesën tjetër të faqeve (përveç mollëzave, si dhe modeli mandibular është specifik për nofullën e poshtme. Anët e sipërme të qafës mund të përfshihen më pak në melasma dhe më rrallë pjesët e tjera të trupit (rrallë mund të shfaqet në parakrahë). Melasma prek më tepër shtresat sipërfaqësore të lëkurës dhe identifikohet me praninë e tepërt të pigmentit melaninë në to.

 Si trajtohet melasma?

Në fakt trajtimi nuk është aq i thjeshtë dhe kërkon kohë. Për trajtimin e këtyre njollave që shfaqen kryesisht në fytyrë duhet të merrni kontakt me mjekun specialist dermatolog, pasi mjekimi është i zgjatur dhe nuk zgjidhet duke blerë në farmaci kremëra të parekomanduara nga mjeku. Për trajtimin e saj përdoren kremëra me komponentë të ndryshëm (përzierje komponentësh medicinal) që përshkruhen nga mjeku specialist. Kombinimi me kremrat me faktor mbrojtës (SPF) ndaj diellit ka dhënë rezultate të mira. Sot përdoren gjerësisht edhe teknikat e mikrodermabrasionit (me vakuum). Nuk është se ka garanci absolute në rezultatet e trajtimit të melasmës. Madje, në disa raste kur trajtimet janë tepër të ashpra, melasma mund të nxitet, ose të përkeqësohet.

 A ndihmon në trajtim terapia me laser?

Përsa i përket terapisë me laser ajo nuk mbetet zgjedhja kryesore për të trajtuar melasmën, pasi rezultatet tregojnë se ato japin vetëm përmirësime të përkohshme.

Po në lidhje me kremrat çfarë mund të këshillojmë?

Mjaft e rëndësishme për personat që marrin terapi për melasmën është që ata të minimizojnë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit. Rekomandohen të përdoren kremëra mbrojtës me faktorë të paktën 50 (SPF). Këta përmbajnë bllokues si oksid zinku dhe oksid titaniumi që realizojnë njëkohësisht mbrojtjen UVA dhe UVB. Gratë shtatzëna ose nënat që ushqejnë fëmijët me gji mund të kenë nevojë të ndërpresin gjatë kësaj periudhe terapinë e melasmës (edhe kremrat) për shkak të rreziqeve të mundshme për zhvillimin e fetusit dhe të porsalindurit

A mund të parandalohet melasma?

Ndonjëherë melasma mund të parandalohet duke shmangur ekspozimin e fytyrës në diell, por në shumicën e rasteve parandalimi është i vështirë. Individët që kanë një histori familjarë të melasmës duhet të marrin masa paraprake shtesë dhe në këto raste mënyra më e mirë për të parandaluar fillimin e melasmës, por edhe plakjen e parakohshme është shmangia (sa të jetë e mundur) e rrezeve të Diellit. Nëse ekspozimi ndaj rrezeve të diellit nuk mund të shmanget, atëherë duhet të përdoren kapele, syze dielli dhe kremërat mbrojtës që përmendëm më lart.

Cila është prognoza e melasmës?

Megjithëse melasma ka tendencë të jetë një çrregullim kronik me ulje dhe ngritje periodike, për shumicën e rasteve prognoza është e mirë. Ashtu si melasma zhvillohet ngadalë, ashtu edhe shërimi tenton të jetë i ngadalshëm. Zhdukja graduale e njollave të errëta bazohet në kombinimin e duhur të teknikave të trajtimit në përshtatje me individualitetin e lëkurës. Rastet kur melasma nuk i përgjigjet me sukses mjekimit janë për shkak të ekspozimit të tepërt të rrezeve të diellit.

p.k/Dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more