Skip to main content

“Dhoma dukej e zbrazët, shikuesit u frikësuan kur brenda panë edhe dy persona (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Dhoma dukej e zbrazët, shikuesit u frikësuan kur brenda panë edhe dy persona (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Dhoma dukej e zbrazët, shikuesit u frikësuan kur brenda panë edhe dy persona (Foto)

Posted: 22 Feb 2019 10:06 AM PST

Fotografitë e një banese në Northampton të Anglisë, që reklamohej për shitje, ka bërë xhiro në internet për shkak të një elementi të pazakontë.

Njëra nga dhomat, që në shikim të parë duket e zbrazët, i ka befasuar shikuesit, kur brenda i kanë gjetur edhe dy persona të fshehur, transmeton Telegrafi.

Reklama e dhomës

Derisa njërit i shfaqet në pasqyrë dora dhe aparati, tjetri ishte aq dembel dhe qëndroi në shtrat i mbuluar me jorgan, derisa po realizoheshin fotografitë.

Pasqyra që shfaqë dy njerëzit

"Kam frikë se të dytë, do t'i gjejë ende në këtë banesë. Nuk do guxoja as ta vizitoja" ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

The post Dhoma dukej e zbrazët, shikuesit u frikësuan kur brenda panë edhe dy persona (Foto) appeared first on Telegrafi.

Statujën e ekspozuar para lokalit, hajni e vodhi në prani kalimtarëve (Video)

Posted: 22 Feb 2019 08:25 AM PST

Hajni i ngathtë është parë nga të gjithë, derisa vidhte një statujë të ekspozuar para një lokali në Portsmouth të Anglisë.

Megjithëse kishte kalimtarë rasti dhe kamera, ai e ka marrë figurën e një gruaje të zhveshur, bashkë me platformën mbajtëse, transmeton Telegrafi.

"Po ia vë duart në pjesët më të papërshtatshme, sikur po bënë gjeste të pamoralshme në mes të ditës" ka shkruar një komentues.

Gjesti bizar është shpërndarë me shpejtësi në internet, ndërsa po kërkohet identifikimi i autorit të vjedhjes së statujës që peshon rreth 40 kilogramë. /Telegrafi/

The post Statujën e ekspozuar para lokalit, hajni e vodhi në prani kalimtarëve (Video) appeared first on Telegrafi.

Këngëtari kolumbian u turpërua keq, derisa i këndonte ish të dashurës në autobus (Video)

Posted: 22 Feb 2019 05:54 AM PST

Tentoi ta kthente ish të dashurën, duke i kënduar para udhëtarëve të autobusit, por këngëtari kolumbian u turpërua kur ajo ia zbrazi në fytyrë një shishe me ujë.

Mateo De Dios angazhoi edhe një grup muzikantësh folklorik, që së bashku të këndonin gjatë udhëtimin nëpër kryeqytetin e Kolumbisë, transmeton Telegrafi.

Indiferente ndaj këngëtarit, ajo mbante kokën anash dhe nuk e shikonte, derisa e ndaloi me veprimin e pa pritshëm.

Në bazë të pamjeve, as të pranishmit nuk dukej se ndiheshin të qetë, derisa këngëtari ndaloi performancën. /Telegrafi/

The post Këngëtari kolumbian u turpërua keq, derisa i këndonte ish të dashurës në autobus (Video) appeared first on Telegrafi.

Piloti filmohet duke fjetur në kabinën e aeroplanit, bashkëpiloti regjistron pamjet (Video)

Posted: 22 Feb 2019 12:04 AM PST

Një pilot me gati 20 vjet eksperiencë fluturimi është filmuar duke fjetur në kabinën e aeroplanit të tij, ndërsa bashkëpiloti i tij e regjistron atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u shfaq vetëm disa ditë pasi pilotët e China Airlines përfunduan një grevë shtatë-ditore mbi disa çështje, duke përfshirë lodhjen e pilotëve dhe orarin e gjatë të punës.

Kompania e cila e ka selinë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Taoyuan, i është përgjigjur incidentit duke thënë se videoja ishte filmuar përpara se zhvilloheshin grevat.

Videoja, që besohet të jetë filmuar nga bashkëpiloti, tregon se si "shefi" me përvojë, me sytë e tij të mbyllur dhe kokën e tij poshtë, ndërsa gjendet i ulur në ulësen kryesore të kabinës.

Ai nuk është emëruar, por ai thuhet se është piloti më i kompanisë ajrore në një Boeing 747 dhe kryesisht fluturon drejt Tokios, Okinawas, Seulit dhe Hong Kongut. /Telegrafi/

The post Piloti filmohet duke fjetur në kabinën e aeroplanit, bashkëpiloti regjistron pamjet (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more