Skip to main content

Aksidenti me 15 të vdekur në Shkup – Tetovë, kjo është shuma e parave që do t’iu ndahet familjarëve

Aksidenti me 15 të vdekur në Shkup – Tetovë, kjo është shuma e parave që do t’iu ndahet familjarëve


Aksidenti me 15 të vdekur në Shkup – Tetovë, kjo është shuma e parave që do t’iu ndahet familjarëve

Posted: 16 Feb 2019 02:58 AM PST

Autobusi i aksidentuar i tipit "Setra S-317 GT" ka poseduar polisë të vlefshme të sigurimit deri në janar të viti 2020.

Polisa me numër 5453 e dhënë sipas obligimit ligjor nga Kompania e Sigurimeve "EuroSig", ka të siguruar 59 vende të udhëtarëve në rast të fatkeqësive në komunikacion.

Dëmshpërblimi do t'u bëhet vetëm udhëtarëve të aksidentuar, që në këtë rast, familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 4.500 euro për person.

Për udhëtarët, që mund të mbeten invalid dhe nuk do të jenë më të aftë të punojnë, do të dëmshpërblehen me nga 9 mijë euro, shkrua koha.mk

Kurse, për udhëtarët me lëndime tjera do të marrin nga 2.200 euro për kurimet mjekësore.

Ne jemi të gatshëm të paguajmë 100% obligimin ligjor të kësaj polise, e cila vlerën maksimale e arrin në 675 mijë euro për të gjithë udhëtarët.

Autobusi me targa GV-864-BT nuk ka qenë i siguruar në nivelin 'Full Kasko', por vetëm me llojin e "Auto-përgjegjësisë", që nënkupton se vlera prej 370 mijë eurove për dëmet materiale nuk do t'i kompensohet kompanisë 'Durmo Tours' – njoftojnë nga Kompania e sigurimeve "EUROSIG" Me urdhër të prokurorit, autobusi është duke iu nënshtruar ekspertizës teknike nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, ndërsa më pas do të përgatitet mendim të shkruar për gjetjet e defekteve.

Një ekip i Byrosë së Ekspertëve Ligjorë, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje me prokurorin publik, është duke përgatitur raportin i cili do të përmbajë konstatimet për shkaqet e mundshme të aksidentit.

Ndër të lënduarit nga aksidenti tragjik në Llaskarcë, është edhe shoferi Manoil Trifunovski. Prokuroria tha se ai do të merret në pyetje sërish posa të shërohet, së bashku me udhëtarët e tjerë të mbijetuar.

The post Aksidenti me 15 të vdekur në Shkup – Tetovë, kjo është shuma e parave që do t'iu ndahet familjarëve appeared first on DRENICA PRESS.

Nis ceremonia e shpërndarjes të 17 banesave për 17 shkurt

Posted: 16 Feb 2019 02:43 AM PST

Ka filluar të mbahet ceremonia e shpërndarjes të 17 çelësave të banesave për nder të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" është ajo e cila dhuron 17 banesa për familjet në nevojë, njofton Klan Kosova.

Kjo ceremoni është duke u mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" është ajo e cila dhuron 17 banesa.

The post Nis ceremonia e shpërndarjes të 17 banesave për 17 shkurt appeared first on DRENICA PRESS.

Simboli i Pavarësisë me mesazh të ri

Posted: 16 Feb 2019 02:38 AM PST

Ruajta e mjedisit do të jetë mesazhi i sivjetmë i "Newborn"-it, simbolit të Pavarësisë së Kosovës.  Ideatori i këtij obelisku, Fisnik Ismaili, ka bërë të diturpër gazetën "Zëri" se në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të jepen mesazhe për ruajtjen e ambientit, për problemet me ndotjen e ajrit, për energjinë e të tjera, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës obelisku i "Newborn"-it do të ngjyroset me ngjyra të theksuara, që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen e ambientit, për mbrojtjen e ajrit, si dhe për riciklimin e mbeturinave, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kjo është bërë e ditur nga krijuesi i këtij obelisku, Fisnik Ismaili, i cili gjatë një interviste për gazetën "Zëri" ka thënë që kjo ide i ka ardhur si pasojë e ajrit të ndotur në vend. Ismaili ka bërë të ditur po ashtu se këtë vit monumentit të "Newborn"-it do t'i krijohet një bazament, me qëllim që në të ardhmen të shfrytëzohet edhe si atraksion turistik nga njerëzit që vijnë në qytetin e Prishtinës.

Në planet e Ismailit hyn edhe hapja e një restoranti afër "Newborn"-it me emrin e këtij monumenti, si dhe do të shiten suvenire me figura të këtij monumenti.

Ruajtja e mjedisit, mesazhi i simbolit të Pavarësisë

The post Simboli i Pavarësisë me mesazh të ri appeared first on DRENICA PRESS.

Supsendohet kirurgu nën dyshimin për ngacmim seksual

Posted: 16 Feb 2019 02:30 AM PST

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës ka suspenduar një kirurg pasi Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tij me dyshimet për ngacmim seksual.

"Kirurgu është suspenduar nga puna deri me vendim të gjykatës. Sipas ligjit, ai do të marrë 50 për qind të pagës", ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

Ai konfirmoi se kanë kërkuar informacione nga Prokuroria Themelore në Pejë lidhur me rastin, pastaj e kanë supsenduar kirurgun N.B.

The post Supsendohet kirurgu nën dyshimin për ngacmim seksual appeared first on DRENICA PRESS.

Autobusi që u mori jetën 14 personave, kishte dalë nga rruga para një viti në Kosovë

Posted: 16 Feb 2019 02:28 AM PST

Pas fatkeqësisë së "Llaskarcës", ku mbetën të vdekur 14 persona dhe 37 të lënduar, "enigma" se kush e shkaktoi aksidentin po vazhdon, transmeton Gazeta Metro.

Edhe pse pronari i kompanisë "Durmo Turs" deklaroi se vozitësi i autobusit i ka deklaruar përgjegjësit të tij se ka humbur vetëdijen dhe se autobusi ka qenë teknikisht në rregull, në opinion është shfaqur një fotografi e një autobusi i cili në mars të vitit 2018 ka dalë nga rruga në magjistralen Ferizaj -Prishtinë.

Portali "Ferizajpress.com" shkruan se më 8 mars të vitit 2018 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë , në fshatin Banullë ka dalë nga rruga, një autobus i kompanisë "Durmo Turs", shkruan Koha.mk.

Siç shkruan portali, arsyet e daljes nga rruga nuk dihen por dëshmitarë të rastit bëjnë të ditur se udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi dhe janë transportuar më autobus tjetër.

"Udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi dhe janë transportuar me një autobus tjetër. Nuk është vërejtur ndonjë i lënduar, ndoshta ka ndonjë me lëndim të lehtë " ka thënë Shpend Reqiça për Ferizajpress, një qytetar i rastit që po kalonte në këtë drejtim, i cili ka dërguar edhe fotot në redaksi./gazetametro.net

The post Autobusi që u mori jetën 14 personave, kishte dalë nga rruga para një viti në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Milaim Zeka tregon sesi shefi i tij me Ahmetin e Pacollin dëshirojnë ta ‘djegin’ Ramushin

Posted: 16 Feb 2019 12:37 AM PST

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për taksen dhe punën që po behën në Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se njerëzit e qeverisë janë duke punuar kundër kryeministër. Zeka thënë se Limaj, Ahmeti e Pacolli kanë qëllime që ta "djegin" Haradinajn.

Zeka  në televizonin  7, ka treguar se edhe disa këshilltar të kryeministrit punojnë kundër tij.

" Hashim Thaçi në restorante të ndryshme takohet me Limajn, Ahmetin, Paciollin e Gashin. Këto takime behën pa pranin e kryeministër Ramush Haradinaj. Pra, të gjithë këtë që i përmend janë që hiqet taksa. Kjo tregon se Thaçi dhe këtë të tjerët po punojnë kundër Haradinajt", ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se këtë liderë ndryshe flasin me Haradinajn e ndryshe me Thaçin. Deputeti i Nismës thotë se këtë persona bëjnë politik për interesa të veta.

" Këta po duan ta qojnë deri në avullim. Deri në eleminin e tij politikë. Pra, këtë e kanë testuar damarin e tij të sinqertë, dhe me këtë pu luajnë"./gazetametro.net

The post Milaim Zeka tregon sesi shefi i tij me Ahmetin e Pacollin dëshirojnë ta ‘djegin’ Ramushin appeared first on DRENICA PRESS.

Deklarata e Pavarësisë në shtatë qendrat e Kosovës

Posted: 16 Feb 2019 12:26 AM PST

Deklarata e Pavarësisë sot do të niset nga Kuvendi i Kosovës, për në 7 qendrat kryesore në vend.

Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjilani, Gjakova dhe Ferizaji janë qytetet në të cilat do të dërgohet Deklarata e Pavarësisë.

Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.

The post Deklarata e Pavarësisë në shtatë qendrat e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Deputetja drenicase në Strasburg për liberalizimin e vizave

Posted: 16 Feb 2019 12:22 AM PST

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka marrë pjesë në takimin e gjashtë të Komisionit të përbashkët BE-Kosovë në Strasburg. Deliu ka theksuar në këtë takim progresin e institucioneve në liberalizimin e vizave.

Deputetja konfirmon se qëndrim të njejtë kishin edhe deputetë të Parlamentit Evropian të cilët mbështetën perspektivën evropiane të Kosovës.

"Në takimin e gjashtë të Komisionit të përbashkët BE-Kosovë në Strasburg, theksova edhe njëherë progresin e institucioneve në liberalizimin e vizave me kërkesë që kjo çështje të marrë epilogun e duhur brenda këtij mandati të Parlamentit evropian.

Qëndrim të njejtë kishin edhe deputetë të Parlamentit Evropian të cilët mbështetën perspektivën evropiane të Kosovës dhe kërkuan më shumë përkushtim për implementim të PKZMSA-së" shkruan Deliu në Facebook./Indeksonline/

The post Deputetja drenicase në Strasburg për liberalizimin e vizave appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Kastrati sot dhuron 17 çelësa të banesave për 17 familje skamnore

Posted: 16 Feb 2019 12:15 AM PST

Shoqata "Jetimat e Ballkanit" ka njoftuar se sot do të dhurohen 17 banesa për familje skamnore, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Drenica Press

Lajmi është bërë publik gjatë ditës së djeshme, përmes faqes zyrtare ku shkruan:

Festa e pavaresise se Kosoves me buzeqeshje

Dhurimi i 17 banesave 😊

Per ndere te dites se pavarsise se Kosoves shoqata jone dhuron 17 pale çelesa te banesave te reja per 17 familje nevojtare

Ftesa eshte e hapur per te gjithe

Ju presim ti perjetojme se bashku keto emocione gezimi bashke me familjet qe do te ju dhurohen keto banesa
Banesat do te jene ne disa qytete duke i perfshire thuajse te gjjtha trojet shqiptare

Neser ne ora 11:00
Salla e kuqe Prishtine

Bamires Zoti ju shperblefte

 

The post Halil Kastrati sot dhuron 17 çelësa të banesave për 17 familje skamnore appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes gazetari dhe tekstshkruesi i njohur kosovar

Posted: 16 Feb 2019 12:04 AM PST

Nga një sëmundje e shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari dhe prezantuesi i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.

Krasniqi ka dhënë një kontribut të madh në gazetari, duke u konsideruar si nga të parët në vend.

Ai punoi për vite të tëra në  Radio Televizionin e Prishtinës, më pas në Radio Televizionin e Kosovës dhe në Radio Dukagjin, përcjellë Indeksonline.

I ndjeri shquhet edhe për kontributin e madh në kulturën tonë, pasi shkroi qindra tekste këngësh./ Indeksonline/

The post Vdes gazetari dhe tekstshkruesi i njohur kosovar appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more