Skip to main content

““Vollga” çon pas hekurave 4 trafikantë, sekuestrohen edhe 5 kg heorinë” plus 9 more Gazeta SHQIP

““Vollga” çon pas hekurave 4 trafikantë, sekuestrohen edhe 5 kg heorinë” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Vollga” çon pas hekurave 4 trafikantë, sekuestrohen edhe 5 kg heorinë

Posted: 31 Jan 2019 01:06 AM PST

Operacioni i koduar "Vollga" në Durrës ka çuar pas hekurave 3 persona që trafikonin droga të forta.  Sipas policisë së Durrësit hetimet për këtë operacion kanë zgjatur disa muaj dhe janë kryer me metoda speciale.

"Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R. Pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, u kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona", sqaron policia.

Ndërkohë theksohet se po vijon puna për arrestimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Pamjet nga aksidenti masiv, Vlorë

Posted: 31 Jan 2019 01:06 AM PST

Dalin pamjet e aksidentit masiv të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në orën 22: 53 minuta në rrugën "Transballkanike" , Vlorë dhe mjeti drejtohej nga drejtori i Mjedisit Kreshnik Lilaj, i cili u dërgua në spital. Mësohet se ai ka marrë plagë serioze në trup dhe ndodhet i shtruar në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë të regjistruar. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur automjeti në lëvizje merr para makinat e parkuara.

Në video dëgjohet momenti i fortë i përplasjes dhe zhurma e frenave. Makina rrotullohet disa herë dhe është e çuditshme se si ka mundur të shpëtojë shoferi. Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorë, drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool dhe ka humbur drejtimin e mjetit.

“Padrinot e Elbasanit” – Larje hesapesh mes familjeve mafioze dhe mpleksja e politikës – Top Story

Posted: 31 Jan 2019 01:00 AM PST

Për herë të parë, Top Story realizoi një dokumentar për përplasjet kriminale në qytetin e trazuar të Elbasanit. Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, u pa sesi dhëndri i shumëpërfolur i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari kishte kryer një sërë veprash penale por gjithmonë i kishte shpëtuar drejtësisë.

Gjithashtu për herë të parë, u ekspozua nëpërmjet një foto ekskluzive e Sanxhaktarit. Nëpërmjet inskenimeve, Top Story trajtoi edhe një seri vrasjesh mafioze, të regjistruara në Elbasan që nga viti 2005 e deri më sot. Vendimet kontroverse të gjykatave, që kanë liruar gjithmonë kriminelët, ishin pjesë e këtij dokumentari.

Vrasja e ish-policit, atentatorët përdorën makinë me targa…

Posted: 31 Jan 2019 12:53 AM PST

Mjeti që ka qëlluar me breshëri plumbash drejt ish-efektivit të policisë, Arben Bilali,  ka qenë me targa të falsifikuara.  Në "Benzi-n" me ngjyrë të zezë ndodheshin dy persona, ku njëri prej tyre ishte shoferi dhe tjetri ekzekutori. Mësohet se ky i fundit nuk ka dalë nga makina, por ka qëlluar nga brenda saj me breshëri.  50-vjeçari Arben Bilali është qëlluar brenda automjetit tip "Hyundai" me targa, AA69864HI.

Viktima ka qenë i ulur në sendiljen e pasme dhe ndoshta automjeti ishte gati për tu nisur. Personat që i bënë atentatin e llojit mafioz lëviznin me një automjet tip "Benz" dhe kanë qenë të maskuar. Mister mbetet se kush ishte motivi që e nxori Arbenin nga banesa, pasi prej vitesh ai qëndronte i ngujuar së bashku me pjesën tjetër të familjes. Vrasësit kanë pasur informacion për lëvizjen e tij dhe nuk kanë humbur kohë që të përfundojnë atë që nisën në maj të vitit 2010. Në këtë periudhë ish-efektivi i policisë u plagos me 4 plumba dhe arriti t'i shpëtonte vdekjes. Vrasësit u rikthyen sërish dhe në gusht të po atij viti, Arbenit i ekzekutuan vëllain, ish-mundësin e Dinamos, Leonard Bilali.

Historia e vrasjeve zinxhir ka nisur që në vitin 1998, ku persona ende të paidentifikuar vranë shtetasin Bujar Bilali, vëllai i ish-efektivit. Ndonëse numri i viktimave në këtë familje ka shkuar në 3, policia ende nuk ka mundur që të arrestojë ndonjë person si të dyshuar për vrasjet zinxhir.  Rreth orës 14:35 , të një dite më parë në zonën e Selitës, Tiranë,  Arben Bilali  është plagosur me armë zjarri. Ndonëse ai u dërgua në spitali, nuk mundi që tu mbijetojë plagëve.

Tritol lokalit në Vlorë, ky është atentati i dytë ndaj familjes Brahimaj (VIDEO)

Posted: 31 Jan 2019 12:52 AM PST

Në derën kryesore të një lokali në Vlorë u gjet ditën e sotme një pako me eksploziv. Sipas ekspertëve të policisë kriminale që mbërritën në vendngjarje, në pako që ishte vendosur në lokalin e ndodhur në lagjen "Pavarësia" gjendej rreth 200 gramë tritol.

Eksplozivi ishte me fitil dhe është gjetur nga vetë pronari i lokalit, Adriatik Brahmiaj. Për fat të mirë lënda eksplozive nuk ka shpërthyer, ndërsa pas konstatimit të pakos Brahmiaj njoftoi menjëherë policinë, e cila rrethoi perimetrin e sigurisë.

Një nga pistat kryesore të hetimit për këtë ngjarje lidhet me një tjetër episod të rëndë të ndodhur më 6 nëntor të 2018-ës në zonën e Skelës në Vlorë.

Asokohe pas një sherri mes të rinjve mbeti i plagosur me armë zjarri djali i pronarit të lokalit që ju vendos sot tritoli, 18-vjeçari Brikelo Brahimaj. Për këtë ngjarje policia identifikoi si autor shtetasin E.Beqiraj.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në lokal dhe bizneset përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorit, që ka vendosur tritolin.

Gazeta Shqip

Shpërthen deputeti: Si mund të shkojmë në zgjedhje me një grabitës votash!

Posted: 31 Jan 2019 12:27 AM PST

Dhjetëra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN për llogari të Zërit të Amerikës u publikuan mbrëmjen e djeshme dhe hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.

Sipas artikullit të BIRN në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente dhe një kuti me material audio e video që shënon "korrupsion dhe blerje votash; 42 CD".

Deri më tani lidhja më e fortë me krimin që është dokumentuar nga këto materiale është raporti miqësor i shtrirë në kohë midis kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe grupit Avdyli nga Shijaku.

Vëllezërit Avdyli janë përgjuar në biseda telefonike me Dakon gjatë zgjedhjeve dhe kanë kontribuuar në suksesin e kryebashkiakut dhe Partisë Socialiste, duke u shpërblyer më pas me akses pranë disa institucioneve kyçe në Durrës.

Lidhur me këto fakte të reja të publikuara mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe reagim i parë nga opozita.

Deputeti i LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu thotë se nuk e kupton se si "një grabitës i faktuar votash mund të vazhdojë të qeverisë vendin".

Spahiu në postimin e tij shpreh hapur shqetësimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, tashmë që sipas tij skema kriminale e vjedhjes së votave u dokumentua

"Nuk e kuptoj se si mund të shkohet në zgjedhje lokale a politike me një grabitës të tillë votash. Ne e dinim, por dje u faktua përfundimisht që zgjedhjet e vitit 2017 ishin zgjedhjet më të poshtra bërë ndonjëherë. Faleminderit Zëri i Amerikës!", shkruan deputeti i LSI.

Aksident masiv në Vlorë, 11 automjete bëhen copash

Posted: 30 Jan 2019 11:58 PM PST

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi i mjetit Benz me targa AA 272 RB humb kontrollin, përplaset me 10 automjete të tjera, të parkuara në anë të rrugës . Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Transballkanike, Vlorë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, Kreshnik Lilaj, i cili u dërgua në spital. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dëmi material është i madh.

Qëlloi me armë pronarin e marketit ku i punonte e dashura, shkak thashethemet

Posted: 30 Jan 2019 11:49 PM PST

Pesë muaj pas atentatit që i bëri një tregtari në Vlorë, arrestohet autori. Laert Bimaj, 50 vjeç, është vënë në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës, pasi rezultonte person në kërkim.

Ai dyshohet si autor i atentatit të ndodhur më 6 gusht të vitit të kaluar pranë Universitetit "Ismail Qemali". Bimaj në atë kohë qëlloi tri herë me pistoletë në drejtim të pronarit të një marketi.

Për këtë arsye, ndaj tij rëndon akuza "Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Shënjestër e atentatit të tij ishte shtetasi A.M., pronar i një marketi në zonën e Skelës.

50-vjeçari e ka thirrur për të dalë jashtë marketit për të sqaruar një mosmarrëveshje mes tyre dhe në momentin që ka dalë nga marketi, i është drejtuar me fjalët: "Përse më mban në gojë?" dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.

Pronari i marketit ka arritur të shmanget duke mos pësuar asnjë lëndim nga tre plumbat. Policia në atë kohë arriti të gjente dhe tri gëzhojat e armës. Laert Bimaj i shpëtoi arrestimit të Policisë, ndërkohë që kapja e tij u bë e mundur vetëm pas më shumë se 5 muaj nga ngjarja.

Nga hetimet e Policisë rezulton se 50-vjeçari kishte lidhje dashurie me një nga punonjëset e marketit dhe kjo ishte bërë shkak për konfliktin e tij me pronarin, që çoi më pas deri në tentativën për eliminimin fizik të këtij të fundit./Panorma

Pako e dyshimtë pranë një lokali, dyshohet për ….

Posted: 30 Jan 2019 11:31 PM PST

Një pako e dyshimtë është gjetur në derën e një lokali në Vlorë. Pronarët e lokalit dyshojnë se pakoja përmban eksploziv.

Ata nuk i janë afruar godinës, por kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës.

Pritet që zona të rrethohet duke krijuar një perimetër sigurie për banorët.  Pakoja  është gjendur përpara derës se një subjekti tregtar në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.

Policia e Vlorës raportoi se  në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimorë me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Vijon…

BE tregohet “kokëfortë”, refuzon rinegocimi e marrëveshjes për Brexit

Posted: 30 Jan 2019 11:25 PM PST

Shefi negociator i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier ka thënë se kufiri irlandez është pjesë e marrëveshjes së Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian dhe nuk do të rinegociohet. Duke folur në Parlamentin Evropian, Barnier ka thënë se parandalimi i kufirit të ashpër është "zgjedhje e realizueshme".

Ligjvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave. Prandaj të martën ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May të kërkojë "marrëveshje alternative" për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.

Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti. Ndalesa në këtë pjesë është "siguri" për të ndaluar kthimin e mallrave dhe njërëzve nga njëri vend në tjetrin.

Në rast se kjo ndalesë do të vazhdojë të qëndrojë, ajo do të mbajë Mbretërinë e Bashkuar brenda unionit të doganave të BE-së, si dhe do të krijonte disa lehtësira në një treg të përbashkët. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e mosmarrëveshjeve në Parlamentin britanik, mirëpo Barnier ka thënë se një masë e tillë është e nevojshme që të përfshihet në marrëveshje.

Ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se beson në "përkushtimin personal" të kryeministres May për të parandaluar "kthimin mbrapa në të kaluarën e errët". Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit./REL

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more