Skip to main content

“Vetura po merrte kthesën, hapet dera – vogëlushja fluturon jashtë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Vetura po merrte kthesën, hapet dera – vogëlushja fluturon jashtë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Vetura po merrte kthesën, hapet dera – vogëlushja fluturon jashtë (Video)

Posted: 15 Jan 2019 02:33 PM PST

Disa pamje të publikuara tregojnë momentin kur një foshnjë fluturoi nga një veturë në lëvizje, pasi me gjasë nëna e saj nuk arriti ta "lidhte" atë mirë në ulëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza dyvjeçare fluturoi nga dera e pasme e veturës, ndërsa e ëma u kthye në një kthesë në një cep në Mankato të Minesotës.

Pamjet tregojnë vajzën, e cila ishte e veshur me një xhaketë rozë dhe triko gri, që binte nga aty, pasi vetura ngadalë u kthye në një kthesë në rrugë.

Dëshmitarët kanë thënë se për fat të mirë vajza nuk është lënduar.

Policia tha se fëmija ishte i fiksuar mirë në pajisjen e fëmijëve, por ajo nuk ishte e lidhur siç duhet brenda makinës.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se si ishte hapur dera veturës. /Telegrafi/

The post Vetura po merrte kthesën, hapet dera – vogëlushja fluturon jashtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Shokët ia qesin paratë në birrë, gëlltiti dy monedhat metalike

Posted: 15 Jan 2019 11:12 AM PST

Një burrë gëlltiti aksidentalisht dy monedha metalike pasi shokët e tij i vunë ato në birrën e tij për shaka.

Sipas mediave, 29-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, pothuajse menjëherë nxori njërën nga monedhat duke vjellë.

Megjithatë, monedha tjetër metalike, e cila është rreth 2.5 cm e gjerë, qëndroi brenda trupit të tij për të paktën dhjetë javë.

Ai kishte pritur që monedha të largohej vetë nga stomaku.

Kirurgët zbuluan se rreziku i ndërlikimeve nga kirurgjia ishte më i madh se rreziqet për të lënë monedhën brenda trupit.

Rrëfimi i çuditshëm u botua në revistat prestigjioze mjekësore britanike.

The post Shokët ia qesin paratë në birrë, gëlltiti dy monedhat metalike appeared first on Telegrafi.

Artisti i tatuazheve përfundoi sfidën me sy mbyllur, me rezultate shumë të padëshirueshme (Video)

Posted: 15 Jan 2019 07:30 AM PST

Prej se është lansuar filmi "Bird Box" ku krye personazhi që interpretohet nga Sandra Bullock – mbanë sytë mbyllur që të mos i sheh disa krijesa që e shtyjnë në vetëvrasje – shumë njerëz po mbyllin sytë që të realizojnë sfida të ndryshme.

Këtë sfidë e ka provuar edhe një artist tatuazhi nga Santa Catarina e Brazilit, mbi gjoksin e një klienti shumë të guximshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithëse e dinte se ilustrimi do t'i mbetej përgjithmonë në lëkurë, e lejoi që ai vizatonte portretin edhe pse nuk dinte ku po e vendoste aparatin e tatuazhit.

Procedura e dhimbshme ka pasur rezultat shumë të pakëndshëm, duke e lënë atë me disa vija të shëmtuara.

Deri më tani, kjo sfidë e çuditshme është praktikuar shumë shpesh, madje ka pasur edhe ndeshje, duke bërë që policët të apelojnë që të ndalohet së praktikuari. /Telegrafi/

The post Artisti i tatuazheve përfundoi sfidën me sy mbyllur, me rezultate shumë të padëshirueshme (Video) appeared first on Telegrafi.

Shqelmon qenin pa kurrfarë arsye, rusi i dehur rrëshqet në borë dhe përplaset me fytyrë në veturën e parkuar (Video)

Posted: 15 Jan 2019 06:44 AM PST

Kamerat e sigurisë në një qytet në Rusisë kanë filmuar momentin kur një burrë i dehur pa kurrfarë arsye e shqelmon një qenush që sillej nëpër rrugë, megjithatë ky veprim i pamatur i kushtoi burrit i cili rrëshqiti në borë dhe me fytyrë u përplas në një veturë të parkuar që ishte afër tij.

Ngjarja ka ndodhur në Revda të Rusisë, ku një burrë mezi arrinte te ecte nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe në një moment një qen kalon pranë tij të cilin e shqelmon pa kurrfarë arsye.

Megjithatë në momentin që qeni largohet ky burrë rrëshqet në borë dhe përplaset me fytyrë në veturë. Nga goditja e fuqishme, aktivizohet alarmi i veturës, kurse burri vazhdon rrugën.

Por, kjo ngjarje sigurisht se duhet t’i shërbej si leksion për herët tjera që nuk duhet bërë diçka keq, pasi mund ta pësojë edhe vetë ai. /Telegrafi/

The post Shqelmon qenin pa kurrfarë arsye, rusi i dehur rrëshqet në borë dhe përplaset me fytyrë në veturën e parkuar (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more