Skip to main content

“Tjetër “çmenduri sociale” – njerëzit edhe po i vozisin veturat me sytë e mbyllur (Foto/Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Tjetër “çmenduri sociale” – njerëzit edhe po i vozisin veturat me sytë e mbyllur (Foto/Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Tjetër “çmenduri sociale” – njerëzit edhe po i vozisin veturat me sytë e mbyllur (Foto/Video)

Posted: 14 Jan 2019 08:30 AM PST

Policia në shtetin amerikan Utah ka marrë një hap të pazakontë, duke iu kërkuar banorëve të mos ngasin makinat me sytë e lidhur për të ndjekur një sfidë të lëshuar "online", të frymëzuar nga një film horror që ka çuar tashmë në disa aksidente.

Një adoleshente, që kishte mbyllur sytë me kapuçin e saj, hyri në trafik teksa ngiste makinën në qytetin Layton, ndërsa merrte pjesë në të ashtuquajturën "Bird Box Challenge".

Çmenduria është frymëzuar nga filmi i "Netflix"-it, "Bird Box", ku luan Sandra Bullock.

Javën e shkuar, "Netflix" paralajmëroi fansat të mos përpiqen të provojnë sfidën. Ndërsa këtë javë, e njëjta këshillë vjen nga Departamenti i Policisë së Laytonit.

Sipas mediave, përcjell tch, 17-vjeçarja nga Laytoni, pasagjerja e saj 16-vjeçare dhe të tjerë persona dolën nga aksidenti me lëndime jo serioze. Sidoqoftë, policia ka kërkuar që shoferja të akuzohet për drejtim të pakujdesshëm makine.

Në filmin e "Netflix"-it, Bullock luan rolin e nënës së dy fëmijëve të mitur, e shpesh lidh një shall mbi sy për të mos parë forcat misterioze, që i detyrojnë njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Ajo përpiqet t'i çojë fëmijët në një vend të sigurtë, përmes një lumi të rrëmbyer dhe një pylli të dendur, pa mundur që të shohë.

Filmi ka frymëzuar disa fansa të krijojnë "#BirdBoxChallenge", çfarë ka bërë që të regjistrohen raste të përplasjes së njerëzve me mure apo t'i afrohen në mënyrë të rrezikshme trafikut.

The post Tjetër "çmenduri sociale" – njerëzit edhe po i vozisin veturat me sytë e mbyllur (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Eci nëpër rrethoja që të shmangte pellgun me ujë, e bëri qull vetura që kaloi me shpejtësi (Video)

Posted: 14 Jan 2019 06:47 AM PST

Kalimtari kishte zgjedhur rrethojën e një rruge në Neltume të Kilit, në mënyrë që të shmangte pellgun me ujë që ishte krijuar në sfond.

Por, ai u bë qull prej një shoferi të pakujdesshëm, që voziti me shpejtësi dhe i hodhi sipër sasi të mëdha uji, transmeton Telegrafi.

"Më duhet të them që është veprim i ulët, por me të vërtetë qesharake", ishte një prej komenteve të shumta.

Shumica e shikuesve, kanë shprehur dhembshuri për kalimtari, që i kishe mbetur edhe pak që të dilte në hapësirë normale. /Telegrafi/

The post Eci nëpër rrethoja që të shmangte pellgun me ujë, e bëri qull vetura që kaloi me shpejtësi (Video) appeared first on Telegrafi.

Qeni prek aksidentalisht ndërruesin e shpejtësive, rulota 180 mijë dollarëshe përfundon në liqen (Video)

Posted: 14 Jan 2019 06:06 AM PST

Ajo që ishte paraparë të jetë një ditë e përkryer për peshkim u shndërrua në një dëm mijëra dollarësh, kur qeni i një burri aksidentalisht e futi rulotën e tij në një liqen në Teksas.

Peshkatari profesionist Eric Jackson, 54-vjeç, ishte detyruar të dalë jashtë rulotës 180 mijë dollarëshe pas të cilës kishte të lidhur edhe barkën, kur qeni i tij aksidentalisht preku marshin dhe e futi në ujë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Bodin, që kishte kërcyer në karrigen e shoferit për të shijuar panoramën përmes dritares. Por, aksidentalisht kishte prekur ndërruesin e shpejtësive, duke bërë kështu që rulota të lëviz prapa dhe të përfundojë në ujë.

“Mendova se do të humb vetëdijen, pasi që në drejtimin tim po vinte rulota. Po vinte me shpejtësi të madhe dhe mendova se do të më shtypë”, ka deklaruar Jackson.

Ky moment i pazakontë është filmuar nga kalimtarët e rastit, kurse shumë peshkatarë tjerë bashkuan forcat për ta ndihmuar këtë burrë që ta nxjerrë rulotën nga uji. /Telegrafi/

The post Qeni prek aksidentalisht ndërruesin e shpejtësive, rulota 180 mijë dollarëshe përfundon në liqen (Video) appeared first on Telegrafi.

Karriget e rezervuara nuk ekzistonin, udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit (Foto)

Posted: 14 Jan 2019 02:25 AM PST

Familjarët nga Birmingham i Anglisë, që kishin blerë biletat për në Menorca të Spanjës, u detyruan të udhëtojnë të ulura në dyshemenë e aeroplanit.

Megjithëse shkuan tri orë përpara, që të sigurojnë se do të ulen së bashku, karriget e rezervuara nuk ekzistonin, por ishte një hapësirë e zbrazët, transmeton Telegrafi.

"Në aeroplan mbeti vetëm një karrige e zbrazët, në të cilën e ulëm vajzën tonë, ndërsa unë me bashkëshortin qëndruam në dysheme", ka thënë Paula Taylor.

Udhëtimi në dyshemenë e aeroplanit

Udhëtimi prej dy orësh, nuk ishte aspak i përshtatshëm për ta, pasi u detyruan edhe në hanë aty, gjë që e konsideruan të pështirë.

Ende nuk dihet se si u shkaktua kjo ngatërresë e rezervimeve, ndërsa fluturimi nuk rekomandohet të realizohet nëse nuk janë ulur të gjithë dhe kanë mundësi të vënë rripin e sigurisë. /Telegrafi/

The post Karriget e rezervuara nuk ekzistonin, udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Doli me sukses nga vrima e karriges gjigante, përplasi kokën në lëvizjen e fundit (Video)

Posted: 14 Jan 2019 12:43 AM PST

Belen Pouchan nuk i rezistoi sfidës, që të dilte në mënyrë akrobatike prej vrimës së një karrige gjigante, që ndodhej në Barcelonë të Spanjës.

Në momentin që turistja argjentinase po e kryente lëvizjen e fundit, e përplasi kokën dhe i doli gjak prej hunde, transmeton Telegrafi.

Nëna saj që ishte duke filmuar, e humbi kontrollin dhe u nis për te e bija, ndërsa të pranishmit u afruan të ndihmonin.

Megjithëse duket si një goditje e fuqishme, fotografitë që e shoqërojnë rastin, tregojnë që gjendja saj është e mirë. /Telegrafi/

The post Doli me sukses nga vrima e karriges gjigante, përplasi kokën në lëvizjen e fundit (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more