Skip to main content

Si po ikin shqiptarët në heshtje, emigracioni po zbraz vendin

Si po ikin shqiptarët në heshtje, emigracioni po zbraz vendin


Si po ikin shqiptarët në heshtje, emigracioni po zbraz vendin

Posted: 14 Jan 2019 02:08 AM PST

Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenëshumë e lartënë raport me kthimet, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanëudhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janëkthyer vetëm 4 milionë e 766 mijështetas.  Mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.

Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më.

Shifrat e udhëtimeve, nuk janë tregues direkt të emigracionit, porse ato janë një tregues indirekt që shumëshqiptarë që ikin "harrojnë" të kthehen (në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Schengen).

Shifrat e hyrje-daljeve kanë lidhje shumë të ngushte me historinë e emigracionit në Shqipëri. Siç shihet nga  grafiku i parë diferenca e në favor të ikjeve ka nisur të zgjerohet kur u hoq regjimi i vizave me BashkiminEuropian në fund të vitit2010. Deri para heqjes së vizave, në vitin 2009 diferenca nëfavor te ikjeve ishte 124 mijë persona në vit, teksa ky numër u shumëfisha pas heqjes së vizave në nëntor 2010. Diferenca mes hyrje dhe daljeve në vitin e parë të heqjes së vizave ishte 283 mijë persona. Kjo diferencë u zgjerua në dy vitet në vijim, 2011-2012 me mbi 369 mijë dhe 338 mijë për secilin vit.

Diferenca u zbut në dy vitet pasardhëse duke rënë nën 300 mijëpersona në vit, duke arritur kulmin në vitin 2015, ku mbi 405 mijë persona ikën dhe nuk u kthyen, që është një nivel rekord i dekadës së fundit. Atë vit Shqipëria përjetoi një valë tëpashpjegueshme ikjesh nga vendi. Ky nivel i lartë ikjesh përkon me numrin e madh të shqiptarëve që kërkuan azil në BE. Numri i azilkërkuesve në BE atë vit arriti në një rekord prej gati 69 mijë personash (shih grafikun e dytë).

Në vitin 2016, pati në zbutje pasi diferenca mes ikjeve dhe kthimeve ra në 260 mijë persona, teksa në vitin 2017 hendeku ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve është thelluar sërish me 334 mijë persona.  Kjo tendencë u zbut disi në vitin 2018, ku diferencandërmjet hyrjeve dhe daljeve për 11 mujorin shënoi 202 mijë persona.

Me gjithë të dhënat indirekte mbi emigracionin, statistikat e sakta mbi efektin në popullsi gjatë kësaj dekade do t'i mësojmë në Censusin e vitit 2021. Por megjithatë, të dhënat nga INSTAT mbi hyrje-daljet e shqiptarëve jashtë vendit, tregojnë se gjatë viteve 2011-2015-2017 dhe më pak në 2018, numri ishqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit nga pikat e kalimit kufitar është shumë më i lartë se kthimet e tyre në këto pika.

Një tjetër tregues më direkt, është ai i aplikimeve për azilantë nëvendet e Bashkimit Europian. Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona/ Monitor

The post Si po ikin shqiptarët në heshtje, emigracioni po zbraz vendin appeared first on DRENICA PRESS.

50 vjet dashuri, historia e të moshuarve që shkoi në zemrat e të gjithëve

Posted: 14 Jan 2019 02:07 AM PST

Historia e dashurisë që mbylli puntatën e të programit "Dua të të bëj të lumtur" ishte ajo e Gjonit dhe Agetinës, çifti që kishte 50 vite sëbashku.

Gjoni e kishte njohur Agetinën nga motra e tij dhe historia e tyre kishte lindur me shikim të parë.

Dashurinë e tyre, Agetina dhe Gjoni e kishin kurorëzuar në martesë. Ata ia kishin dalë mbanë të qëndronin sëbashku pavarësisht sfidave që jeta kishte rezervuar për ta. Fatkeqësisht ata nuk kishin mundur të bëheshin prindër. Por kjo gjë i kishte lidhur më shumë dhe e kishte forcuar dashurinë e tyre.

Për të falenderuar bashkëshorten, njeriun më të rëndësishëm në jetën e tij, Gjoni i ishte drejtuar programit "Dua të të bëj të lumtur". Në letrën që ai kishte shkruar për Agetinën u zbuluan vështirësitë ekonomike dhe shpirtërore me të cilat ishin përballur. Madje Gjoni dhe Agetina nuk kishin mundur të organizonin ceremoninë e martesës.

Për t'i plotësuar Gjonit dëshirën që Agetina të kishte një unazë si simbol të dashurisë së tyre, moderatorja Arbana Osmani i dhuroi asaj një unazën dhe një fustan. Pas 50 vitesh martesë, Agetina dhe Gjoni kërcyen për herë të parë sëbashku në studion e "Dua të të bëj të lumtur".

 

The post 50 vjet dashuri, historia e të moshuarve që shkoi në zemrat e të gjithëve appeared first on DRENICA PRESS.

Fakte interesante për çajpirësit e mëdhenjë nga Turqia

Posted: 14 Jan 2019 02:03 AM PST

Sipas kreut të Shoqatës turke të kafenesë, Serdar Erasina, një turk mesatarisht konsumon në vit rreth 1300 filxhanë çaj.
Ai tha për agjencinë Anadolu se Turqia është vendi ku konsumohet më së shumti çaji, sipas raportit të Komitetit Ndërkombëtar të Çajit.

"Turqit konsumojnë rreth 3 deri në 5 gota çaj çdo ditë, ndërsa ky numër rritet deri në 10 gota gjatë dimrit", shtoi Erşahin.

Ai theksoi se kultura e konsumimit të çajit është e domosdoshme për turqit, pasi ofron një rast për t'u ulur dhe për të biseduar.

"Përgatitja e çajit në Turqi është ndryshe nga pjesa tjetër e botës, pasi ajo duhet të përgatitet për rreth 20 minuta", tha ai.

"Dyqanet e çajit historikisht janë vende të shoqërimit për njerëzit", shtoi ai.

Bekir Tezçakar, që është një prodhues i çajit për pesë gjenerata në Pazarin e Madh historik të Stambollit, tha se moti i ftohtë ka dyfishuar shitjet e çajit.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Eksportuesve të Detit të Zi në Lindjen e Detit të Zi (DKIB), me prodhimin e çajit në gjysmën e parë të vitit 2018, Turqia fitoi të ardhura mbi 4.5 milionë dollarë pas eksportimit të çajit në 93 vende në gjysmën e parë të vitit 2018.

Të dhënat tregojnë se tre vendet kryesore që blejnë çajin turk janë Gjermania, Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) dhe SHBA-të.

The post Fakte interesante për çajpirësit e mëdhenjë nga Turqia appeared first on DRENICA PRESS.

Greva në shkolla, veterani i UÇK-së i gatshëm të marr detyrën e mësimdhënësit pa pagesë

Posted: 14 Jan 2019 02:01 AM PST

ipas vendimit të SBASHK-ut, nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim dhe ajo është paralajmëruar të zgjas deri në plotësimin e kushteve të kërkuara nga ta.

Pas këtij vendimi, një veteran i UÇK-së i cili është magjistër i shkencave juridike, Milazim Elashani është shprehur i gatshëm të marr detyrën e mësimdhënësit në ndonjë shkollë pa pagesë.

Sipas tij, ai ka një punë dhe një pagë me të cilën e mbanë familjen, prandaj do ishte i gatshëm që në ndërrimin e dytë të punonte pa pagesë si mësimdhënës.

Elashani mendon se paga prej 450 euro për mësimdhënësit nuk është edhe aq e vogël, prandaj është mirë t'i përvishen punës e të sjellin rezultate, e pastaj të rriten pagat gradualisht.

Ky është postimi i Elshanit:

I nderuar kryeministër i Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe z. Shyqeri Bytyqi ministër i Arsimit.

Une Milazim Elshani magjistër i Shkencave Juridike, vullnetarisht e marr detyrën e mësimdhënësit ne ndonje shkolle pa pagese. Une kam nje pune qe e kryej per pagese, e ajo me mjafton ta mbaje familjen, prandaj ndrrimin e dyte mund ta kryej si mesimdhenes pa pagese, Paga 450€ per mesimdhenes nuk eshte ndoshta aq e mire, por as e vogel jo, prandaj ti kapemi punes e te sjellim rezultate ne çdo sfere, e pastaj edhe pagat rriten gradualisht.

Para se me kerku rritje pagash, keta zoteri duhet te mendojne se, aty ku japin mesim ka nxenes qe vjen ne shkolle me gjyse opinge dhe me barkun bosh.

Para se me kerku rritje pagash, keta zotri duhet te mendojne se, dy muaj e gjysme i kane pushim verore, e 15-te dite pushim dimerore, krejt keto me pagese.

Para se me kerku rritje pagash,keta zotri duhet te kerkojne sigurim shendetesore per vete, siguri ne pune, kushte te mira per arsim, rregulla dhe kushte tjera, keto te bejne krenar qe je dikushi, e jo paga.

Para se me kerku rritje pagash , keta zotri duhet me mendu se, njerez te profilit te tyre edukativo-arsimore ka pa pune mjaft, besa edhe nuk kane shprese se do te punesohen ndonjehere, me deshiren me te madhe Ata neser ja fillojne punes.

Para se me kerku rritje pagash, keta zotri duhet ta dine se, testi PISA eshte negativ, e per kete jeni fajtore edhe ju.

Punoni o burra e gra, djem e vajza, qe ta forcojme njehere kete cop shtet qe me gjak e djerse e kemi fitu, a po e shihni se i madh e vogel, vendor e te huaj, ju kane gju ketij vendi e po dojne me hanger sa ma shpejte qe munden.

Ju beje thirrje te gjitha strukturave arsimore, sindikatave e drejtorive e deri te ministria, qe ti japin fund greves ende te pa filluar, por ju beje thirrje edhe atyre qe e dojne me te vertet kete vend, qe te reflektojne, ose t,ju hapin rruge vullnetareve per kete pune./Indeksonline/

The post Greva në shkolla, veterani i UÇK-së i gatshëm të marr detyrën e mësimdhënësit pa pagesë appeared first on DRENICA PRESS.

Lëvizja Vetëvendosje krijon edhe një nëndegë në Drenicë, i pranishëm edhe Glauk Konjufca (FOTO)

Posted: 14 Jan 2019 01:49 AM PST

Partia e Albin Kurtit po vazhdon punën për afrimin e kuadrove të reja dhe formimin e nëndegëve të saj në të gjithë Kosovën.

Dega e kësaj partie në Skenderaj ka formuar edhe një nëndegë, kësaj radhe në fshatin e Prekaz.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm Shefi i Grupit Parlamentar të LV- së, Glauk Konjufca dhe figura të reja që kanë aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

"Sonte, kemi themeluar Pikën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prekaz. Të pranishëm ishin Shefi i Grupit Parlamentar të LV- së, Glauk Konjufca, si dhe personalitete të rëndësishme të rajonit të Drenicës që kohëve të fundit i janë bashkuar Lëvizjes sonë. Studentit, Granit Maliqi, dhe të gjithë aktivistëve të Prekazit u urojmë suksese", ka shkruar Hysni Mehani, kryetari i VV-së, dega në Skenderaj./Drenicapress.info

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni MehaniFotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

The post Lëvizja Vetëvendosje krijon edhe një nëndegë në Drenicë, i pranishëm edhe Glauk Konjufca (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Zyrtare: Klubi japonez vendos për të ardhmen e Besart Berishës

Posted: 14 Jan 2019 01:25 AM PST

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi, ka firmosur kontratë të re një vjeçare me klubin e tij të ri, Hiroshima, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Japonia.

Kosovari ka firmosur kontratë vetëm deri në fund të kētij viti (2019). Ai deri tani ka zhvilluar 8 paraqitje, por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Kujtojmë që Berisha u transferua në Japoni nga Australia, nga klubi Melbourne Victory./IndeksOnline/

 

 

The post Zyrtare: Klubi japonez vendos për të ardhmen e Besart Berishës appeared first on DRENICA PRESS.

FOTO/ Ja formacioni i Juventusit pas transferimit të bujshëm të janarit

Posted: 14 Jan 2019 01:03 AM PST

Në Itali po raportohet se është arritur marrëveshja verbale mes Arsenalit dhe Juventusit për të transferuar, Aaron Ramseyn.

"Bianconerët" konfirmuan këtë javë se ata janë duke e monitoruar situatën, ndërsa gazetat kryesore italiane janë të bindura se tashmë është arritur një marrëveshje.

'Gazzetta dello Sport' raporton se ka një kontratë në tavolinë me vlerë 6.5 milionë euro për sezonin, me një tjetër € 500,000 në qoftë se ai luan mbi 50 për qind të ndeshjeve në një sezon.

Mediat britanike kanë publikuar formacionin e Juventusit pas transferimit të Aaron Ramsey.

The post FOTO/ Ja formacioni i Juventusit pas transferimit të bujshëm të janarit appeared first on DRENICA PRESS.

Specialja nis intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Posted: 14 Jan 2019 12:58 AM PST

Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë nis sot në Hagë intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, ish-komandantë të UÇK-së, janë në mesin e të parëve që do të merren në pyetje këtë javë.

Ftesa për intervistim kanë marrë edhe Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti e Raimonda Rreci.

Avokatët e disa të të ftuarve kanë thënë se klientët e tyre "do të paraqiten vullnetarisht" dhe se "janë të gatshëm të sqarojnë çdo rrethanë" që po heton Prokuroria Speciale.

Është raportuar se Remzi Shala, i cili po ashtu ka marrë ftesë, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në zyrën e Prokurorit Special nuk kanë folur rreth ftesave, ndërsa autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që janë ftuar për intervistë, të përgjigjen, në mënyrë që të tregojnë "luftën e pastër të UÇK-së".

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të premten se Qeveria e tij nuk është informuar nga Gjykata Speciale për intervistat që do të bëhen, por ka kujtuar se Kosova e ka obligim ligjor që t'i mbështesë ligjërisht dhe financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, ndërsa institucioni është bërë funksional në korrik të vitit 2017, kur është miratuar Rregullorja e Procedurave dhe e Provave.

Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në Kosovë, Gjykata Speciale ka shkaktuar pakënaqësi dhe zemërim dhe ka çuar në protesta të veteranëve të UÇK-së.

Sipas disave, me këtë gjykatë po bëhet barazimi i luftës së UÇK-së me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, e cila ka përfunduar me ndërhyrjen e NATO-s.

Veteranët dhe disa deputetë thonë se kjo gjykatë duhet të gjykojë të gjithë ata që dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë dhe jo, siç thuhet, vetëm një bashkësi etnike.

Në fund të vitit 2017, pas një peticioni me 15 mijë nënshkrime, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Pas disa javësh presion politik nga bashkësia ndërkombëtare, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë thënë se gjykata nuk do të shfuqizohet.

The post Specialja nis intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së appeared first on DRENICA PRESS.

Ndryshon vendimi i shkollës “Elena Gjika” në lidhje me grevën

Posted: 14 Jan 2019 12:55 AM PST

Shkolla fillore "Elena Gjika" pritet ta ndryshojë vendimin në lidhje me thirrjen për grevë nga SBASHK-u.

Shkolla fillore "Elena Gjika" ishte e vetmja shkollë që këtë mëngjes e filloi mësimin.

Pas mbajtjes së mbledhjes së mësimdhënësve me drejtorin e shkollës fillore "Elena Gjika", Betim Sylejmani, Lajmi.net merr vesh se është marrë vendim që edhe kjo shkollë t’i bashkohet grevës së SBASHK-ut.

Disa mësimdhënës thanë se nuk e dinë se kur do të fillojë mësimi dhe se të gjithë tani i janë bashkëngjitur SBASHK-ut.

Sipas mësimdhënësve, greva do të përfundojë atëherë kur SBASHK-u të marrë vendim për përfundimin e saj.

The post Ndryshon vendimi i shkollës "Elena Gjika" në lidhje me grevën appeared first on DRENICA PRESS.

Moti shumë i ftoftë dhe me borë, ushqejnë kafshët të cilat kanë nevojë për mbijetesë (VIDEO)

Posted: 14 Jan 2019 12:52 AM PST

Dy persona nga Kamenica ne këtë mot të ftohtë dhe me borë kanë dalur në male për te shpërndarë ushqim për kafshet e egra që jetojnë aty, në menyrë që të mbijetojnë sa më lehtë në këtë ftoftë.

Fotografia e Arian Mavriqi

 

The post Moti shumë i ftoftë dhe me borë, ushqejnë kafshët të cilat kanë nevojë për mbijetesë (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more