Skip to main content

“Shtëpia, 5 këshilla të dobishme për ta mbajtur të ngrohtë (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shtëpia, 5 këshilla të dobishme për ta mbajtur të ngrohtë (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shtëpia, 5 këshilla të dobishme për ta mbajtur të ngrohtë (Foto)

Posted: 18 Jan 2019 01:15 AM PST

Kufizimi i shpërndarjes së nxehtësisë gjatë sezonit të dimrit është i mundur: ja se si të veproni    

Folenë tonë gjithmonë e duam të ngrohtë dhe mikpritëse, por ndonjëherë, përkundër radiatorëve të nxehtë, në shtëpi nuk jemi aq rehat, sepse temperaturat është e vështirë të rriten. Ndonjëherë, për fat të keq, ajri i ftohtë depërton shumë lehtë brenda shtëpisë dhe pengon ngrohjen e prodhuar brenda nga radiatorët, zjarri ose sobat. Megjithatë, ne mund ta përmirësojmë situatën, ja se si.

Zgjidhni kohën e duhur: Për të bërë punët e shtëpisë ose për të ndryshuar ajrin në dhoma, ne evitojmë hapjen e dritareve herët në mëngjes, kur temperatura është pothuajse akullnajore. Në vend të kësaj, le t'i japim ajër shtëpisë në orët qendrore të ditës, për shembull në pushimin e drekës, kur rrezet e diellit janë më të ngrohta dhe ndikimi në temperaturat e brendshme bëhet i pranueshëm. Shumë dritë dhe pak ngrohtësi janë një ilaç i shkëlqyeshëm kundër grisë së dimrit.

Radiatorët në krye: Le t'i lëmë të lirë radiatorët. Shmangni vendosjen e rrobave (të cilat nuk thahen kurrë) duke varrosur radiatorët me çorape, të brendshme dhe rroba të varura: në qoftë se i vendosim, e zvogëlojmë në masë të madhe kapacitetin termik: rrobat do të jenë të thata, por ne do jemi të mpirë!

Luani me dritaret: Drita e diellit ngroh, kështu që gjatë ditës hapim grilat në maksimum për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë. Në mbrëmje, megjithatë, kur temperatura bie, ne i ulim dhe mbyllim gjithçka: një truk i vogël që do të na ndihmojë për të ruajtur një temperaturë të pranueshme brenda shtëpisë. Më shumë se 20% e humbjes së ngrohjes në shtëpi u atribuohen hapjes së dritareve dhe dyerve: po të kemi mundësi, idealja do të ishte investimi në efikasitetin energjetik të shtëpisë, vendosjen e instalimeve të reja, izolimin adekuat të mureve me veshje dhe mbulesat e jashtme dhe, nëse është e nevojshme, zëvendësimin e bojlerit të vjetër me një efikasitet të lartë, ndoshta duke përfituar nga stimujt.

Mbyllni dyert: Madje edhe brenda mureve të shtëpisë, ne mund të përdorim disa truke të tjera: për shembull, duke mbyllur dyert e brendshme të dhomave për të ngadalësuar humbjen e nxehtësisë dhe për të krijuar një barrierë natyrore midis nesh dhe të ftohtit. Nëse na pret një mbrëmje në divan në dhomën e ndenjes, të mbështjellë dhe nga përkëdheljet dhe një film i mirë në televizion, ne mbajmë mbyllur dyert e dhomave të tjera: ndryshimi i temperaturës do të jetë i prekshëm.

Puthitja e dritareve: Siç bënin gjyshërit, me një qiri të ndezur pranë kornizave të dritareve mund ta kuptoni nëse jeni në prani të një të çare. Për ta eliminuar atë, përdorni vetëm guarnicionet prej gome, shumë të lehta për t'u aplikuar në të çara dhe që mund të gjenden në treg pa problem. Ne gjithashtu përdorim ngjitëse shtesë: ka shumë ngjyra dhe modele, ato janë efektive dhe i japin gëzim mjedisit. Lidhur me dyshemenë, nëse është shumë e ftohtë ne përdorim tapetat: të bukur dhe elegante, ata japin ndjenjën e ngrohtësisë dhe kontaktit. Janë pa diskutim më të ngrohtë se mermeri dhe pllaka, si dhe kontrastojnë shpërndarjen e nxehtësisë nëpër dysheme.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Studentja përdhunohet e vritet teska fliste në “FaceTime” me motrën

Posted: 18 Jan 2019 01:11 AM PST

Një studente izraelite u përdhunua dhe u vra në Australi, gjatë kohës që ajo ishte duke folur me motrën e saj në aplikacionin FaceTime. Trupi pjesërisht i zhveshur i Aiia Maasarwe u gjet afër qendrës tregtare Polaris në Melburn, në periferi të Bundoorws të mërkurën në orën 7 të mëngjesit.

Policia nuk konfirmoi nëse po hetonin një sulm seksual, por tha se detektivët po verifikojnë një listë të autorëve të njohur të dhunës seksuale, për të zbuluar nëse 21-vjeçarja kishte rënë pre e tyre.

Ata thanë se sulmi që ndodhi pas mesnate ishte krejtësisht brutal. "DailyMail" raporton se 21-vjeçarja ndodhej në Australi falë një programi këmbëmi kulturash në Universitetin LaTrobe që zgjat pesë muaj.

Detektivët dyshojnë se ajo ishte duke hipur në tramvaj, teksa largohej nga një klub nate në Bundoora para se të takohej me agresorin që i mori jetën.

Ajo po fliste në FaceTime me motrën e saj, e cila ishte jashtë shtetit dhe e njoftoi atë se diçka po shkonte keq në mes të bisedës. Motra e saj dëgjoi zhurmën e telefonit që binte në tokë dhe dëgjoi disa zëra", tha detektivi Andreë Stamper për gazetarët në Melburn të enjten.

“Ky ishte një sulm i tmerrshëm, i shkaktuar ndaj një vajze të re krejtësisht të pafajshme që ishte një vizitore në qytetin tonë”, tha ai.

 

Ndërkohë, zyrtarët australianë gjetën një kapele të bardhë bejsbolli dhe një T-shirt bojë hiri, që besonin se i kishte veshur agresori.

Pamjet e kamerave  të lëshuara nga detektivët e vrasjeve tregojnë se 21-vjeçarja po përdorte telefonin në momentet e fundit para sulmit. Policia nxori imazhet e ÇTV, të cilat tregojnë rrobat që ajo kishte veshur atë natë, me shpresën se dikush e pa atë dhe mund të ndihmojë policinë të gjurmojë lëvizjet e saj të sakta.

Gazeta Shqip

Të dielën ngrihet flamuri i Kacifas në qendër të Athinës

Posted: 18 Jan 2019 01:08 AM PST

 

Të dielën Athina ka paralajmëruar në protesta për të kundërshtuar marrëveshjen e Prespës. Mediat greke raportojnë se në kryeqytetin grek do të valëvitet edhe flamuri që u hap ditën kur u varros ekstremisti Konstandinos Kacifas.

"Protothema" shkruan se pritet një pjesëmarrje e gjerë në këtë protestë, ndërsa fakti se i pranishëm do të jetë dhe flamuri i Kacifas është konfirmuar nga organizatorët e tubimit.

Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.

Gazeta Shqip

TË LAMË TEPSINË, TANI NUK TË BËN LUGA

Posted: 18 Jan 2019 12:55 AM PST

Nga Ylli MANJANI

I lamë tepsinë, sofrën, kusinë, kazanin, kuzhinën mishin, pilafin e embëlsirat ti hajë, tani i themi s'të bën luga!

Kështu më duket kjo puna e diskutimit për ligjin e Kadastrës, me thënë të drejtën!

Kam bindjen se kaosi e deri sotëm me procesin e regjistrimit të pronës vjen për shkak të mungesës së hartës unike që reflekton saktësisht kufinjtë e pronave në territor.

Nuk ka më kuptim që njerëzit të kenë prona në letër dhe në terren janë ose në sherre ose të mbivendosura me pronën e dikujt tjetër.

Nuk ka më kuptim që zyrat kadastrale të përcjellin njerëzit në gjykatë sepse nuk janë në gjendje të prodhojnë një hartë të saktë.

Aq më pak mund ta hartojë gjykata këtë hartë. Ajo as se ka detyrë e as ka mundësi ta bëjë kë gjë.

Nuk ka më kuptim që harta që ka Zyra e Regjistrimit të mos përputhet me hartën e ALUIZNIT, të Kthimit e Kompensimit të Pronave, të Vendimeve të Gjykatave etj etj.

Çdo institucion pronash prodhon hartën e vet e cila nuk përputhet as me kufinjtë e vendosura në hartat e tjera e as me realitetin në terren.

Ky është thelbi i çdo sherri që lind në zyrat e Regjistrimit të pronës. Ky është edhe një nga shtigjet ku noton korrupsioni në regjistrim.

Ndaj duhet një përpjekje dhe përgjegjësi e përqendruar shtetërore për ta zgjidhur këtë gjë, njëherë e mirë dhe për të gjithë.

Në gjithë botën jo sot, po sot e 2000 vite këtë detyrë e ka KADASTRA. Gjykatat janë garanci që zyra kadastrale të funksionojë, por nuk i zëvendësojnë.

Nejse, duhet respektuar e drejta e vetos që Presidenti ka mbi ligjet që miratohen.

Të paktën bëhet një debat publik mbi këtë çështje, ndonëse në një fazë të vonuar.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Grabitësit dhunojnë djalin e trajnerit ish-kampion bote

Posted: 18 Jan 2019 12:52 AM PST

Momente frike për Davide Lippin. Menaxheri italian i futbollistëve, djali i trajnerit të mirënjohur Marcello Lippi, është sulmuar fizikisht në Milano. Nga rindërtimi i ngjarjeve mësohet se i janë afruar tre persona me fytyra të mbuluara nga kaskat e motorëve, që kërkonin të vidhnin orën rolex, duke e dhunuar me grushte e shqelma.

Pas reagimit me të njëjtën monedhë të viktimës, agresorët janë larguar me një motor skuter.

Në momentet e para kishte paqartësi për ngjarjen, por më pas karabinierët kanë sqaruar gjithçka ka ndodhur falë dëshmisë së Davide Lippit. Autoritet kanë nisur hetimet për të identifikuar agresorët, të cilët tentuan të grabisnin djalin e trajnerit të madh italian në zonën Chinatown, pak para orës 20:00 të së enjtes.

Vrasja në Korçë pas bllokimit të rrugës me makinë, ja cili është autori…

Posted: 18 Jan 2019 12:47 AM PST

Viktima Altin Balliu

Vrasja e 35-vjeçarit Altin Balliu në qytetin e Korçës nuk fsheh më mistere. Sipas "BalkanWeb" krimi i rëndë ka ndodhur pas një konflikti banal në rrugë, ndërsa autori është një person me precedentë penal.

Mësohet se vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit.

Sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë.

Policia është vënë në ndjekje të shtetasit Olger Mustafaj, i cili është banori lagjes ku ndodhi ngjarja.

Autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës dhe 35-vjeçari ka dalë për të shpëtuar duke u larguar, por Mustafaj e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Përfundojnë punimet, hapet autostrada Tiranë-Durrës

Posted: 18 Jan 2019 12:46 AM PST

Nga sot autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur për drejtuesit e mjeteve. ARRSH njofton se  është hapur trafiku në të dyja drejtimet.

"Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar. Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve", njofton ARRSH.

Trafiku në segmentin rrugor Casa Italia-mbikalim Kashar të autostradës u mbyll më 4 Janar, për shkak të punimeve.

"I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falënderojmë për mirëkuptimin. Gjithashtu falënderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar", mbyllet njoftimi i Autoriteti Rrugor Shqiptar

Gazeta Shqip

“Edi Rama e mprehu shpatën”, studentët i këndojnë kryeministrit si Enver Hoxha

Posted: 18 Jan 2019 12:35 AM PST

Protestat e studentëve vazhdojnë pothuajse në të gjithë fakultetet në Tiranë, por edhe në Elbasan me "ngujimin" dhe bojkotin si format e tubimit kundër ligjit për Arsimin e Lartë dhe për të bindur qeverinë që të përmbush kërkesat.

E teksa këngët isopolifinofike nisën të këndoheshin në Tiranë, me mesazhe të forta për kryeministrin Edi Rama, tashmë "name" i ka mbërritur deri në Elbasan, pasi aty studentët i kanë kënduar shefit të qeverisë një këngë të vjetër që asokohe i dedikohej liderit komunist Enver Hoxha.

VARGJET E STUDENTËVE:

Edi Rama e mprehu shpatën

dhe njëherë o për situatën,

Kjo është shpata që pret koka

Edhe pse se mbështet bota,

Edi Rama t'u shkurtoftë jeta

s'ndal ngujimi e as protesta,

Këto protesta ti s'i prite

s'i kish parë vendi gjithë këto vite…

Edhe pse janë jo më shumë se 15 studentë ata që protestojnë, në Elbasan vijon të mbahet "gjallë" fryma e revoltës, ndërsa raportohet se rreth 10 mijë studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" janë rikthyer në auditore.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

“Zonjë, ti nuk mbush”, kryetarja e LSI sulmon gazetaren e njohur

Posted: 18 Jan 2019 12:21 AM PST

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Open" ka pasur një përplasje që kaloi kufijtë e tikës midis Monika Kryemadhit dhe gazetares Anila Basha, e cila në një moment e vendosi me shpatulla pas muri kryetaren e LSI, kur i kërkoi të përgjigjej nëse do ta pranonte apo jo kodin zgjedhor dhe kur do të ndodhë kjo.

Basha argumentoi se nuk bën sens që Kryemadhi kërkon të rrëzojë Edi Ramën para zgjedhjeve lokale, por do që t'i realizojë këto zgjedhje pa një kod zgjedhor.

"Shkoni bëni kodin zgjedhor. E kujtoi dhe Duka, tha po tallet opozita me partitë e vogla, nuk e ka marrë seriozisht. Si do hysh në zgjedhje ti pa kod zgjedhor? Do dëgjojmë prapë të njëjtën këngë që Rama vjedh votat me drejtorët e tij. Ti thua do dal në protestë, do heq Ramën dhe do hyj në zgjedhje, po si do bësh zgjedhje ti pa kod moj? Do presësh Ramën të bjeri?", tha Basha.

Kryemadhi duke mos dhënë një përgjigje konkrete për çështjen shpërtheu duke e fyer gazetaren.

"Anila, ose ti nuk mbush, ose mendon që do rritet audiencën duke bërtitur ne të dyja", tha kryetarja e LSI.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Putin në Beograd, “vëllai i madh ortodoks” kërkon stabilitet në Ballkan

Posted: 18 Jan 2019 12:05 AM PST

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje dje në Beograd për stabilitet në Ballkan. Kreu i Kremlinit po viziton Serbinë, një aleat kyç i Moskës në rajonin e paqëndrueshëm.

Vladimir Putin u prit me ceremoni solemne në një atmosferë të ngrohtë në Beograd. Putin tha se Rusia do të mbështesë përpjekjet për të ruajtur qetësinë në rajon. “Rusia, si Serbia, është e interesuar që situata në Ballkan të mbetet e qëndrueshme dhe jo e rrezikshme,” u tha Putin gazetarëve në një konferencë të përbashkët të shtypit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Vizita e presidentit rus u shoqërua me një manifestim të dhjetëra mijëra serbëve që parakaluan përmes kryeqytetit në një paradë në nderi ndaj tij.

“Mirëseardhje President i nderuar, Putin, mik i dashur”, shkruhej në një nga pankartat e shumta nëpër qytet, ku valëviteshin flamujt rusë dhe serbë.

Parada kulmoi në kishën e madhe të Shën Savës, një nga vatrat më të mëdha të celebrimit të besimit  ortodoks në Serbi.

Megjithëse Serbia aspiron të bashkohet me Bashkimin Evropian, ajo mban lidhje të ngushta historike me Rusinë, “vëllanë e madh ortodoks”, me të cilin njerëzit ndajnë gjithashtu origjinën sllave, raporton DW.

Lidhja emocionale me Moskën është forcuar edhe nga mbështetja e palëkundur e saj në çështjen delikate të pazgjidhur të Kosovës, e cila u shkëput pas luftës në vitin 1998-99.

Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë Kosovës dhe po ashtu Rusia e kundërshton atë duke përdorur fuqinë e vetos në Kombet e Bashkuara.”Pa Rusinë dhe për shkak të fuqisë së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e qartë se nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën", tha Vuçiç.

Bisedimet e Beograd-Prishtinë të mbështetura nga BE për normalizimin e marrëdhënieve janë paralizuar prej disa muajsh.

Putin tha se për “arritjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, ne duhet të gjejmë kompromise dhe kur të gjenden ato duhet të respektohen”.

Para ardhjes në Serbi, Putin akuzoi Perëndimin për “destabilizimin” e Ballkanit me përpjekjet për të zgjeruar NATO-n.

Për vlerësimin e mbështetjes së Moskës lidhur me Kosovën, Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare në tregti ndaj Rusisë gjatë aneksimit të Krimesë të vitit 2014.

Në rrugët e Serbisë lexohen grafiti se: “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”.

Krahas lidhjes shpirtërore, mbështetjes politike edhe marrëdhëniet ekonomike mes Sebrisë dhe Rusisë janë gjithashtu intensive. Në kuadër të vizitës Putin tha se, “Gazprom planifikon të rrisë furnizimet e gazit në Serbi deri në vitin 2020.

Gazeta Shqip

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more