Skip to main content

“Mourinho gjen punë të re, ka pagë të madhe dhe i ndalohet përmendja e kësaj skuadre” plus 9 more Ekonomia Online

“Mourinho gjen punë të re, ka pagë të madhe dhe i ndalohet përmendja e kësaj skuadre” plus 9 more Ekonomia Online


Mourinho gjen punë të re, ka pagë të madhe dhe i ndalohet përmendja e kësaj skuadre

Posted: 15 Jan 2019 11:02 AM PST

Jose Mourinho ka gjetur punë të re.

Një muaj pas shkarkimit nga Manchester United, trajneri portugez ka gjetur një punë të re, duke u angazhuar si analist në BeinSport.

Trajneri portugez, bëhet vetëm figura e madhe e radhës që i bashkohet televizionit me bazë në Katar, pas Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Ruud Gullit, Arsene Wenger, Yaya Toure dhe Wesley Sneijder.

'The Times' raporton se Jose Mourinho do të fitojë rreth 67 mijë euro për komentimin e vetëm një ndeshje.

Portugezi, punën te 'Bein Sport' e nis nesër (e mërkurë) me ndeshjen Katar – Arabia Saudite në Kupën e Azisë.

Dy ditë më vonë, Mourinho do të komentojë derbin e Londrës mes Arsenal dhe Chelsea.

Por, në këto paraqitje televizive, në përputhje me klauzolën që ka në kontratën e Manchester United, Jose Mourinhos i ndalohet të komentojë ndonjë gjë për këtë skuadër, ose në lidhje me të.

A do të gabojë Mourinho gjatë këtyre dy ndeshjeve duke përmendur Manchester Unitedin? Mbetet të shihet.

The post Mourinho gjen punë të re, ka pagë të madhe dhe i ndalohet përmendja e kësaj skuadre appeared first on Ekonomia Online.

Sa kohë ju duhet ushqimeve që hamë për t’u tretur

Posted: 15 Jan 2019 11:00 AM PST

Ndikimi i tretjes në humbjen e peshës është shumë domethënës. Siç kemi thënë shumë herë, ne jemi ajo që hamë!

Natyrisht, koha e saktë e tretjes varet nga shëndeti fizik i një individi, metabolizmi, mosha dhe madje gjinia, por, në përgjithësi, disa ushqime do të kalojnë nëpër sistemin tuaj tretës shumë shpejt, ndërsa të tjera do të enden atje për një farë kohe.

Ky artikull do t'ju ndihmojë të qëndroni në një dietë të ekuilibruar.

Nëse e thjeshtësojmë termin, koha e tretjes është një procedurë kur ushqimi që hani ndahet në grimca të vogla që kalojnë përmes sistemit tuaj të zorrëve për në qarkullimin e gjakut. Është e rëndësishme të kuptoni kohën e tretjes për të humbur peshë ose për të ruajtur atë që keni arritur tashmë.

Ushqime që treten shpejt

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Nëse konsumoni ushqime që treten shpejt, ju mund të keni vënë re se po hani më shumë se sa duhet, sepse shumë shpejt pasi ta hani, ikën tretet dhe ju ndiheni përsëri të uritur.

Ky lloj ushqimi ju jep një nxitje të shpejtë të energjisë, me fjalë të tjera, një ngritje të menjëhershme në nivelin e glukozës. Ndërsa një nxitje e tillë e energjisë duket e mirë, nëse trupi juaj është i mbushur me glukozë dhe nuk po e përdor atë, pjesa tjetër do të kthehet në yndyrë.

Ushqime që treten ngadalë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Ushqimet që treten ngadalë ngrenë nivelin e sheqerit në gjak shumë më ngadalë, duke i dhënë më shumë energji të qëndrueshme dhe të ekuilibruar, por nëse hani vetëm ushqime që treten ngadalë, ju e sforconi sistemin tuaj të tretjes në maksimum gjatë gjithë kohës dhe mund të jetë shumë e vështirë për trupin tuaj.

Specialistët sugjerojnë që të mos i përzieni ushqimet që treten shpejt dhe ato që treten ngadalë në një vakt dhe të shmangni ngrënien e ushqimit të shpejtë shumë shpejt pas ngadalësimit, pasi tretja ende nuk ka mbaruar dhe kështu ju nuk e mbingarkoni stomakun tuaj.

Koha më e mirë për përpunimin e ushqimit që ka komponente me kohë të ndryshme të tretjes është në drekë kur sistemi juaj i tretjes është më aktiv.

Ushqimi për mëngjes dhe darkë duhet të jetë më i thjeshtë dhe preferohet me produkte që treten shpejt, kështu që ju të merrni një shtytje të energjisë shpejt pas mëngjesit dhe ta lini stomakun tuaj të pushojë gjatë natës.

1. Uji, hyn nëpër zorrë menjëherë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

2. Lëng frutash ose perimesh, 15-20 minuta

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

3. Perime të papërpunuara, 30-40 minuta

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

4. Perimet e gatuara, 40 minuta

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

5. Peshku, 45-60 minuta

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

6. Sallatë me vaj, 1 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

7. Perimet me përmbajtje niseshteje, 1.5-2 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

8. Drithërat, 2 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

9. Bulmeti, 2 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

10. Frutat e thata, 3 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

11. Mishi i pulës, 1.5-2 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

12. Mishi i viçit, 3 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

13. Mishi i qengjit, 4 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

14. Mishi i derrit, 5 orë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

The post Sa kohë ju duhet ushqimeve që hamë për t'u tretur appeared first on Ekonomia Online.

Dua publikon videon duke kënduar para 10 vitesh në shkollën e saj në Prishtinë

Posted: 15 Jan 2019 10:59 AM PST

Dua Lipa e ka publikuar një video të cilën e ka realizuar para 10 vitesh në shkollën e saj në Prishtinë.

Këngëtarja Dua Lipa nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi ka treguar se gjithonë e ka pasur në qejf muzikën, shkruan lajmi.net.

Ajo ka kënduar edhe në shkollën e saj në Prishtinë para 10 vitesh dhe një video të realizuar atë kohë nga programet shkollore ka zgjedhur që ta ndajë me ndjekësit në Instagram.

"Sfida ime 10 vjeçare…mirë pothuajse", ishin fjalët e saj.

View this post on Instagram

my 10 year challenge… well almost 🤣

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

The post Dua publikon videon duke kënduar para 10 vitesh në shkollën e saj në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

Nga Specialja, flet Komandant Remi: UÇK-ja më mbrojti mua

Posted: 15 Jan 2019 10:55 AM PST

Në prononcimin e tij të parë për media pas procesit të intervistimit në Hagë, Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, ka thënë se nga të pranishmit e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka pranuar pyetje serioze.

Sipas tij ngjashëm iu është përgjigjur atyre edhe ai, njofton Klan Kosova.

"Sapo përfundoi intervista me mua në Hagë, unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar".

"Ju e dini se ka qenë intervista e gjatë, sot përfundoi, kemi qenë shumë serioz gjatë përgjigjeve".

"Kam pranuar pyetje nga ju edhe më herët se a do ta mbrojë UÇK-në unë them se UÇK-ja më ka mbrotjur mua, s'kam pasur pse ta mbrojë UÇK-në".

The post Nga Specialja, flet Komandant Remi: UÇK-ja më mbrojti mua appeared first on Ekonomia Online.

Çaji që ju ndihmon të shpëtoni nga gurët në veshkë

Posted: 15 Jan 2019 10:52 AM PST

Njerëzit i kanë ditur dhe vlerësuar vetitë mahnitëse të xhenxhefilit me shekuj të tërë. Xhenxhefili është burim i pasur i shumë nutrientëve dhe ofron efekte të fuqishme antibakteriale, antivirale, anti-parazite dhe antipezmatuese.

"Si një nga pijet më të konsumuara në botë, nuk është befasi që efektet fitimprurëse të xhenxhefilit janë shumë të mira', thotë Rachael Link, doktoreshë.

Xhenxhefili është një prej burimeve më të pasura të vitaminës C, por është gjithashtu i pasur edhe me magnez dhe minerale tjera, andaj edhe ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, tretjes, e pastron mëlçinë, e trajton astmën dhe i parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët thonë se konsumimi i rregullt i xhenxhefilit e ulë rrezikun e sulmeve të trurit, i largon dhimbjet e kokës, e parandalon kancerin dhe i shkrinë gurët në veshka.

Receta (përbërësit):

– ¼ e lugës së çajit xhenxhefil

– ¼ e lugës së çajit shafran

– 1 gotë ujë

– Qumësht kokosi

– Mjaltë

Vlojeni ujin, pastaj shtojeni xhenxhefilin dhe shafranin.Lëreni ashtu për 10 minuta, pastaj shtojani qumështin e kokosit dhe përzijeni mirë. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe shijojeni!

The post Çaji që ju ndihmon të shpëtoni nga gurët në veshkë appeared first on Ekonomia Online.

​Një ushtrim i thjeshtë për ta nxitur tretjen

Posted: 15 Jan 2019 10:50 AM PST

Tretja është një nga gjërat më të rëndësishme për shëndet të mirë.

Por jo gjithmonë e arrijmë këtë gjë, qoftë për shkak të një ushqimi që kemi ngrënë apo nga ndonjë shkaktar tjetër jashtëm, andaj edhe duhet t'i kushtoni rëndësi e të kujdeseni nëse vëreni se keni problem me tjetrën.

Një mënyrë e thjeshtë për ta përmirësuar tretjen është përmes masazhit.

Fërkoni barkun për të stimuluar qarkullimin. Kjo lëvizje ka një efekt zbutës dhe lehtëson kalimin e ushqimit. Filloni me pjesën e sipërme të barkut, në mes të brinjëve, dhe pastaj vazhdoni me disa goditje të vogla. Efekti i menjëhershëm është barku i shtendosur.

Bëni këtë ushtrim për 10 minuta dhe do vëreni se keni nxitur tretjen.

The post ​Një ushtrim i thjeshtë për ta nxitur tretjen appeared first on Ekonomia Online.

Learta merr dhuratë një super veturë

Posted: 15 Jan 2019 10:48 AM PST

Falë familjes në të cilën ajo u martua, bëri emër dhe mori famë.

Është kjo Learta Jakupi, nusja e djalit të këngëtares kosovare, Shyhrete Behluli.

Ajo njihet për jetën e saj luksoze, ndërsa së fundmi me ndjekësit  e saj në llogarinë Instagram ka ndarë një dhuratë të cilën ajo e ka marrë nga prindërit e saj.

Hiç më pak se një makinë superluksoze si BMË x5.null

The post Learta merr dhuratë një super veturë appeared first on Ekonomia Online.

Përfundon intervistimi dyditor në Hagë i Komandant Remit

Posted: 15 Jan 2019 10:45 AM PST

Ka përfunduar intervistimi dyditor në Hagë i Rrustem Mustafës, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më tej i njohur si Komandant Remi, ka thënë se ishte i ftuar në këtë gjykatë në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar, njofton Klan Kosova.

The post Përfundon intervistimi dyditor në Hagë i Komandant Remit appeared first on Ekonomia Online.

Fifi e pranon se ka pasur diçka më shumë mes saj dhe Florit

Posted: 15 Jan 2019 10:40 AM PST

Këngëtarja Filloreta Raçi- Fifi e ka pranuar publikisht se mes saj dhe Flori Mumajesit ka pasur diçka më shumë se shoqëri.

Këngëtarja Fifi, gjatë një interviste të fundit të dhënë për 'Nin' ka folur edhe rreth raporteve të afërta me kantautorin Flori Mumajesi, shkruan lajmi.net.

"Na e thuaj njërin prej artistëve shqiptarë me të cilin ke qenë në lidhje ose të paktën ke flirtuar", ishte pyetja që iu drejtua Fifit.

"Flori Mumajesi – e kam të dashur të portaleve", ka thënë Fifi në përgjigjen e saj.

The post Fifi e pranon se ka pasur diçka më shumë mes saj dhe Florit appeared first on Ekonomia Online.

Partia opozitare gjermane do të hetohet për ekstremizëm

Posted: 15 Jan 2019 10:39 AM PST

Agjencia gjermane për spiunazh do ta hetojë partinë opozitare "Alternativa për Gjermaninë" për të vërtetuar se a e kanë shkelur kushtetunën me politikat e tyre kundër imigrantëve.

Agjencia "BFV" e ka klasifikuar partinë kryesore opozitare të Gjermanisë si rast për t'u hetuar. Kështu ka thënë shefi i kësaj agjencie, Thomas Haldenwang. Kushtetuta gjermane përmban kufizime të rrepta kundër ekstremizmit, duke mundësuar mbikëqyrje të madhe të partive ekstreme.

Kjo masë ndërmerret mjaft rrallë, ndonëse agjencia ka hetuar edhe parti të tjera në të kaluarën. Partia "AfD" ishte bërë pjesë e parlamentit kombëtar në zgjedhjet e vitit 2017, duke fituar vota nga votuesit e partive kryesore përmes përqendrimit në shqetësimin e votuesve për imigrimin. Kjo parti ka përfaqësues edhe në të gjitha 16 parlamentet rajonale të Gjermanisë.

Haldenwang tha para gazetarëve në një konferencë të mbajtur në Berlin se ekzistojnë dyshimet fillestare se politikat e partisë "AfD" janë kundër rendit demokratik dhe kushtetues. Sidoqoftë, ai ka thënë se këto dyshime nuk janë ende të mjaftueshme për ta monitoruar partinë me metodën e spiunimit, shkruan "Reuters", transmeton Gazeta Express.

The post Partia opozitare gjermane do të hetohet për ekstremizëm appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more