Skip to main content

Limaj kërkon unitet për tema të mëdha

Limaj kërkon unitet për tema të mëdha


Limaj kërkon unitet për tema të mëdha

Posted: 30 Jan 2019 12:31 PM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Limaj përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e Nismës në Facebook, ka thënë se Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetin për interesin madhor të vendit. Ai ka shtuar se Kosovës i duhet unitet për temat e mëdha, siç është dialogu.

Limaj është zotuar se do të kontribuojë në unifikimin e qëndrimeve në interes të vendit dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.

Postimi i plotë i Limajt:

Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetit për interesin madhor të vendit. Edhe sot na duhet unitet për tema të mëdha siç është dialogu. Unë do të vazhdoj ta investoj gjithë kontributin tim për unifikim të qëndrimeve në interes të vendit dhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë SHBA-në dhe BE-në, për t'i përmbyllur temat e hapura me Serbinë si dhe të arrijmë deri te njohja e ndërsjellë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe Bashkimin Europian. /Telegrafi/

The post Limaj kërkon unitet për tema të mëdha appeared first on DRENICA PRESS.

NATO diskuton për Ushtrinë e Kosovës: Nuk ndikohemi nga tri ligjet e votuara

Posted: 30 Jan 2019 12:29 PM PST

Këshilli i Atlantikut të Veriut, mekanizimi më i lartë vendim-marrës i NATO-s, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të tri ligjeve që ia ndërruan mandatin Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Këshilli i Atlantikut të Veriut diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë në një takim më 30 janar, pas hyrjes në fuqi të tre ligjeve që ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke iniciuar kështu një periudhë dhjetëvjeçare për FSK-në për të kaluar në një ushtri. Siç i është thënë tashmë autoriteteve në Kosovës në shumë raste, çdo ndryshim i mandatit të FSK-së kërkon që Këshilli i Atlantikut të Veriut të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s. Aleatët tani kanë rënë dakord që puna duhet të fillojë", thuhet në njoftimin e këtij Këshilli, raporton Indeksonline.

 

 

Në të njëjtën kohë, NATO ka vendosur që të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.

KFOR vepron nën mandatin e OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për kalimin e FSK-së.

"NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për rajonin", thuhet në njoftimin e NATO-s./Indeksonline/

The post NATO diskuton për Ushtrinë e Kosovës: Nuk ndikohemi nga tri ligjet e votuara appeared first on DRENICA PRESS.

Bolton bisedon me Thaçin e Haradinajn, liderët e koalicionit zotohen për dakordim me Washingtonin

Posted: 30 Jan 2019 12:26 PM PST

Këshilltari i presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, realizoi bisedë telefonike me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

E në takimin e fundit të liderëve të koalicionit qeveritar u morën disa vendime të reja.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burime të saj, një pajtim tjetër i rëndësishëm i cili u arrit në takimin e fundit të liderëve qeveritarë, ka të bëjë me raportet e Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Liderët e koalicionit qeveritar u pajtuan që tutje do të ketë asgjë tjetër pos dakordim të politikave të Kosovës me Washingtonin, njofton Klan Kosova.

The post Bolton bisedon me Thaçin e Haradinajn, liderët e koalicionit zotohen për dakordim me Washingtonin appeared first on DRENICA PRESS.

Përfundon takimi i jashtëzakonshëm i partnerëve të koalicionit (VIDEO)

Posted: 30 Jan 2019 12:24 PM PST

Ka përfunduar takimi dy orësh mes katër partnerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, transmeton Indeksonline.

Pas përfundimit të takimit që është zhvilluar në zyrën e Haradinajt, liderët janë larguar pa u prononsuar para mediave.

Ata ishin mbledhur pas ftesës së Haradinajt për të diskutuar rreth temave të fundit ku ka qëndrime të ndryshme mes partnerëve rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja./Indeksonline/

The post Përfundon takimi i jashtëzakonshëm i partnerëve të koalicionit (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Pas takimit me kryeministrin Haradinaj, Sindikatat e Shërbyesve Civil pezullojnë grevën

Posted: 30 Jan 2019 12:19 PM PST

Sindikatat e Shërbyesve Civilë të Kosovës kanë njoftuar sonte se kanë pezulluar grevën e paralajmëruar sipas vendimit të datës 27 janar.

Sindikatat njoftojnë se pezullimi i grevave vlen deri në miratimin e Ligjit mbi pagat, pas premtimeve që kanë marr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

 

 

Komunikata e plotë Sindikatave të shërbyesve civilë:

The post Pas takimit me kryeministrin Haradinaj, Sindikatat e Shërbyesve Civil pezullojnë grevën appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Kastrati në Skenderaj, dy familje të Drenicës i bën më shtëpi të reja (VIDEO)

Posted: 30 Jan 2019 12:10 PM PST

Humanisti i madh Halil Kastrati përmës ndihmave nga shumë donatorë shqiptar po vazhdon çdo ditë misionin e tij human në ndihmë ndaj familjeve skamnore, shkruan Drenica Press.

Gjatë ditës së sotme Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit, të cilën e udhëheq Halil Kastrati ka bërë me shtëpi familjen Vojvoda, 5 anëtarëshe nga fshati Llaushë e Skenderajt dhe familjen Ahmeti 7 anëtarëshe nga fshati Kozhicë, përcjellë Drenica Press.

Edhe dy shtepi te reja

I gëzofshi

Familja 5 anetareshe e Mentor Vojvoda nga fshati Llaush e Skenderajit dhe 
Familja 7 anetareshe e Ahmet Ahmetit nga Kozhice e Skenderajit u bene me shtepi te reja

The post Halil Kastrati në Skenderaj, dy familje të Drenicës i bën më shtëpi të reja (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Temperatura të ulëta rekord në Shtetet e Bashkuara

Posted: 30 Jan 2019 11:23 AM PST

Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë temperaturat më të ultandonjëherë, pasojë e një masë ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku që është përhapurnë të gjithë vendin.

Sipas parashikuesve të motit e mërkura mund të shënojë nivele historike.

Shtetet e Ilinoit, Miçiganit dhe Uiskonsit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Dimrat me temperatura tejet të ulta janë diçka normale për Çikagon, por parashikuesite motit thonë se banorët mund të përballen të mërkurën me temperaturat më të ulëta tëregjistruara ndonjëherë në qytet.

Në Mineapolis temeraturat pritet të arrijnë në minus 40 gradë Celsius, në Çikago nëminus 30 gradë, por duke llogartitur erën në Çikago, temperaturat ndjehen sikur tëjenë minus 46 gradë Celsius.

Deri tani raportohen të paktën katër të vdekur si pasojë e motit të acartë.

Ajri i ftohtë është përhapur prej Amerikës veri-qendrore, drejt bregun lindor dhe nëdisa pjesë të Floridës që ndodhet në jug të vendit.

The post Temperatura të ulëta rekord në Shtetet e Bashkuara appeared first on DRENICA PRESS.

Vjedhin një televizor, por diçka shkon keq për hajnat

Posted: 30 Jan 2019 11:21 AM PST

Plani i tyre dukej i thjeshtë dhe i përballueshëm: të hynin brenda një apartamenti në një zonë rezidenciale për të vjedhur një televizor të sheshtë, duke e ngarkuar atë në kabinën e një veture të tipit SUV.

Dy hajdutët besonin se e kishin arritur në planin e tyre, por kur erdhi momenti i ngarkimit të pajisjes në automjet, gjërat menjëherë u bënë shumë më të komplikuara.

Në fakt, televizori me ekran të sheshtë ishte shumë i madh për tu ngarkuar në makinë: dy hajdutët u përpoqën në çdo mënyrë për ta ngarkuar, por dështuan.

Në fund hajdutët hoqën dorë dhe e lanë atë tek porta kryesore e apartamentit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Dallas të SHBA-së. /gsh

The post Vjedhin një televizor, por diçka shkon keq për hajnat appeared first on DRENICA PRESS.

Vuçiq dhe Hahn në bisedë telefonike, diskutohet përsëri taksa 100%

Posted: 30 Jan 2019 11:20 AM PST

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshja diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat në vijim në rrugën evropiane drejt Serbisë.

Vuçiq përgjatë kësaj bisede është deklaruar përsëri për vendosjen e taksës 100% në drejtim të produkteve serbe, që sipas tij është masë e papërgjegjshme nga ana e Kosovës.

Tutje kryeministri serb ka ritheksuar gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar dialogun në mes dy vendeve, pasi Prishtina të tërhiqet nga taksa.

"Përveç ekonomisë serbe, po kërcënohet edhe jeta e përditshme e serbëve në Kosovë", ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ka falënderuar komisionerin Hahhn për angazhimin në lidhje me taksën, ku thuhet se Hahn përshëndetin gatishmërinë e Serbisë për ruajtje të paqes dhe stabilitetit./Indeksonline/

The post Vuçiq dhe Hahn në bisedë telefonike, diskutohet përsëri taksa 100% appeared first on DRENICA PRESS.

LAJM I FUNDIT: Taksa nuk hiqet, Qeveria vazhdon punën!

Posted: 30 Jan 2019 11:17 AM PST

Për më shumë se dy orë kanë diskutuar katër partnerët e koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë thënë se liderët kanë vendosur që të mos e heqin taksen 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

Po ashtu liderët e partive në pushtet kanë vendosur të vazhdojnë bashkëqeverisjen./Indeksonline/


The post LAJM I FUNDIT: Taksa nuk hiqet, Qeveria vazhdon punën! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more