Skip to main content

“Kosova në kutinë e Schroedingerit” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Kosova në kutinë e Schroedingerit” plus 2 more Telegrafi Opinione


Kosova në kutinë e Schroedingerit

Posted: 16 Jan 2019 01:03 AM PST

Prej Brukseli nuk po vjen haberi. As prej Berlini. As prej Uashingtoni. Gjithçka është ndalur. Burokracia kontinentale, kjo aktuale, po mbetet pa mandat, dhe pranvera nuk i zë, sepse do të ketë zgjedhje tjera. Në ndërkohë ne do të rrimë urtë e butë, në kuti. Izolimit nga jashtë ia kemi shtuar edhe një izolim nga brenda. Jo se ne nuk mundemi me dalë, por as te ne nuk mund të vijë gjithkush, e sidomos jo gjithçka. Kemi futë edhe taksa me të cilat e kemi shqetësuar burokracinë, sepse kjo mund të ndikojë në eksperiment. Kjo e komplikoi atë. Macja mundet me mbijetu!

Në Bruksel janë mbledhur ekspertët të cilët realisht nuk i pyet askush për asgjë, por ndodhë që kur shtetet janë dakord, ata edhe do të arrijnë të shprehin një qëndrim të qartë apo të marrin ndonjë vendim. Për shembull, të gjithë po pajtohen se duhet ndrydhur Kosova, sepse pasojat janë më të vogla. Me e ndrydhë Serbinë pasojat janë më të mëdha.

Kështu fillon loja me kutinë. E marrim Kosovën e fusim në kuti (karantinë) dhe të shohim çfarë po ndodhë. Kjo ndodhë për çështje të vogla, që si prishin punë askujt, por të cilat nëse janë jashtë kutisë, munden me ngatërru lojën. Por, kur shtetet janë me dallime rreth çështjeve të caktuara, atëherë ndodhë që sikur në ish-Federatën jugosllave, vepron asimetria dhe fillon eksperimenti mental që i çmend të gjithë ata që nuk kanë durim ose kapacitete të ndjekin ritmin e ngadaltë dhe të rëndë të mekanizmit evropian. Sidomos pësojnë ata që jetojnë në iluzione.

Pra, në Bruksel e kanë futur macen në kuti, të mbyllur mirë, ku macja pa vizë nuk mundet me lëvizë askund. Këtë elementin e vizës kuptojeni si mundësi, pra kutia është e mbyllur hermetikisht dhe macja mundet të lëvizë vetëm brenda të ndarave, brenda kutisë.

Është e komplikuar? Është vetëm eksperiment mental që njihet me emrin e austriakut të famshëm, Schroedingerit. Pra, Kosova është macja në kutinë e Shrodingerit. Do të shpëtojë apo ngordhë, macja?

Analistët e shumtë, që pretendojnë se shohin brenda kutisë, do të zbërthejnë teoritë e gjasave, ndërsa eksperimentuesit e dinë qartë se janë veç dy mundësi: do të shpëtojë ose do të ngordhë macja. Në fund të fundit, kujt i bëhet vonë se çfarë ndodhë me macen në kuti. Nëse ata duan, as nuk e hapin kutinë, kështu që një kohë të gjatë do të ekzistojë mundësia teorike që macja të ketë ngordhur, por edhe të jetë gjallë, shëndosh e mirë duke ndjekur minjtë nëpër kuti.

Pra, situata me macen paraqitet pak a shumë sërish, sikur në eksperiment. Ose do të ndërveprojnë faktorët dhe macja do të ketë një fund të parashikueshëm, sipas parimeve të standardizuara tri dekada më herët, dhe do të vazhdojë të thuret procesi dhe të definohet struktura, ose gjithçka do të ndërrojë – do të shkëmbehen territoret. Pra, me gjasën gjysmë për gjysmë.

Ka edhe zhvillime të tjera. Varet a do të do të "dhezë" faktori Trump, apo jo. Nëse "dhezë", macja del prej kutie, e ngordhur apo e mbijetuar. Nëse jo, vazhdon loja mentale.

Krejt eksperimentin mundesh me e përcjell "live", në vazhdime, në rrjetet sociale, në profilin e Mogherinit, Hashimit, ose Vuçkos. Krejt kohën gjasat do jenë të njëjta, sipas eksperimentit mental të para një shekulli. Gjasat për me ngordhë macja janë të njëjta. Edhe nëse tema nuk hapet në mediat globale, ajo mund të jetë dilemë e përhershme, mund të jetë njëkohësisht e gjallë apo e ngordhur.

Qysh ka pasë thënë më herët Ramizi, për fuqinë dhe forcën, edhe unë jam bllokuar me dy nocione të tjera të cilat veç ngjajnë sikur janë identike, por nuk janë. Është fjala për nocionet e situatës dhe atë të gjendjes. Situata, pra është e keqe, ndërsa gjendja nuk është edhe aq keq. Gjasat janë si te "Macja e Shrodingerit"! Mund të kemi mbijetuar, ose edhe mund të mos kemi mbijetuar. Por, mund të jetë se na kanë ndodhur që të dyja. Derisa të mos hapet kutia, jemi edhe nuk jemi. Prej Brukseli, s'ka haber!

Nëse nuk bëjmë pazar tash, na thonë se kutia nuk do të hapet me dekada. Nëse bëjmë pazar, kutia do të hapet dhe do të mësohet përfundimisht nëse kemi mbijetuar ose jo. Ka qenë mirë kur kemi qenë plot shpresë dhe nuk kemi qenë të vetëdijshëm se jemi në kuti, se jemi eksperiment… mental.

Burokracia e re evropiane do të ketë telashet e vjetra. Do ta hapë kutin, apo do ta ripaketojë atë, duke e futur në një kuti tjetër dhe duke i vënë një emër tjetër që nuk do të jetë as ai i Mogherinit, as ai i Shrodingerit? Kush e di. Sidoqoftë, elementet e eksperimentit mental mbesin të njëjtë. Kutia, macja dhe dilema e mbijetesës.

Kjo është loja e të mëdhenjve me të voglin. Për macen kjo është çështje mbijetese, për tjerët është veç… eksperiment mental.

The post Kosova në kutinë e Schroedingerit appeared first on Telegrafi.

Letër mësimdhënësve

Posted: 16 Jan 2019 01:00 AM PST

Naim Haxhosaj

Të dashur e shumë të respektuar mësimdhënës, arsimi është fytyra e mendjes thotë një thënie e vjetër persiane.

Ju që këto ditë i jeni futur grevës për ngritje të pagave, pse asnjëri nga ju nuk organizoheni për të protestuar, e të hyni edhe në grevë e çfarëdo forme tjetër të reagimit për cilësi të mësimdhënies e besa edhe mësimnxëniës!

A nuk ndjeheni keq për cilësinë e arsimit në Kosovë? A nuk ju vjen keq prej vet vetes e zanatit ose misionit të shenjtë që e keni – mësimdhëniës?!

Qysh ndjeheni ju kur shkollat e fakultetet tona nxjerrin kuadro të diplomuar e që kanë problem me shkrim lexim (s’po flas që kanë problem me mësimnxënie se ajo është larg në krahasim me shkrim lexim)!

A mund ta marr dikush nga ju mundin, rrezikun, e të futet në historinë e arsimit të këtij vendi, duke protestuar për t’i kundërshtuar “reformat” e rregullat e MASHT-it, dhe institucioneve tjera gjegjëse, në mënyrë që t’ia ktheni vlerën e dinjitetin këtij shteti, këtyre institucioneve apo siç ju shpesh i quani tempujve të dijes, e të fillojmë të nxjerrim kuadro që do të ishin konkurrues në rajon e më gjerë!?

A i kujtoni shumë e shumë gjenerata mësimdhënësish të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre që një ditë shkolla shqipe të shndrisë nga rrezet e dijes, e të çojmë të gjithë së bashku në vend dëshirën dhe amanetin e tyre!

Të dashur e fort të nderuar mësimdhënës të Kosovës, unë e kuptoj ndjenjën tuaj kur shihni ngritje pagash për qeveritarët, për policët, për doktorët e tjera dikastere të jetës në Kosovë, dhe është normale që brenda juve të vlojë edhe shpirti juaj e ta ndjeni veten si të lënë pas dore e të nëpërkëmbur, ama mos harroni se ju keni jo një profesion, por një mision!

Ju që jeni mësimdhënës të viteve të 1990, mos i harroni ato ditë kur jepnit mësim pa rroga nën grykat e kallashnikovëve të policëve të Serbisë, e të cilët shumë nga ju e përjetuat me shpirt e me trup dhunën e dajakun e asaj policie e atij pushteti! Madje as shkollat me najlon mos i harroni në për malet e Kosovës gjatë viteve 1998-99 duke e parë vdekjen çdo ditë tek afrohej!

Si ndjeheni ju kur Kosova po del në fund të pusit në testin e PISA-s, a ju prek edhe juve ky dështim kolektiv apo si zakonisht fajin e kanë ata?

Të dashur e të respektuar, mos u ndaloni në kërkesat tuaja qoftë për paga kushte apo edhe dinjitet, por mos harroni se keni përgjegjësi të madhe edhe ju së bashku me të gjithë neve për cilësinë e arsimit e të shkollimit në Kosovë – sidomos që nga paslufta!

Si mundëm të nxjerrim gjithë ato super kuadro në shkollat e fakultetet tona publike para luftës, ku sot shumë nga ta janë me tituj si profesor doktorë në vende të ndryshme të botës? A patëm nevojë ne që nga paslufta të hapim – duke filluar nga çerdhet e duke vazhduar me shkolla e plot universitete private në Kosovë, ku një diplomë kushton disa mijëra euro, dhe kush e kur të dojë është qoftë profesor, inxhinier apo edhe doktor e çka jo tjetër.

Pse ne nuk reagojmë e nuk reaguam ndaj kastave të ndryshme politike të cilat qe 20 vjet i degraduan shkollat publike në Kosovë deri në atë masë sa që të diplomuarit kanë probleme me shkrim lexim?

Pse nuk i kundërshtuam këta politikanë që i shkatërruan shkollat tona, kur ata hapën shkolla e fakultete private, duke u bërë milionerë nga të hollat tona!

Protestoni e bëni grevga gjithmonë, por edhe për ngritje të cilësisë, në mënyrë që Kosova të jetë në vendin e merituar si një shtet me një popull ndër më të vjetrit!

“As armiku më i madh nuk mund të sjell më shumë dëm sesa edukata, e cila gjithë jetën merret si foshnje”, ka thënë filozofi i madh grek Aristoteli!

A duhet të punojmë të gjithë së bashku si shoqëri e si kolektiv për ngritje të edukatës?

E di se shumë nga ju do të thoni se ne nuk kemi faj, fajin e ka qeveria dhe nxënësit që nuk po mësojnë, por unë nuk do të isha pajtuar me juve!

Derisa ne dimë të drejtojmë gishtin në ndonjë drejtim tjetër, pse nuk e kthejmë ndonjëherë kah vetja e t’i flasim pakë edhe vetes: a mundemi e çka mundemi të bëjmë më shumë? Mos harroni se tek Zoti njerëzit më të ngritur janë njerëzit e dijes të cilët e shpërndajnë atë! Andaj duke mirëkuptuar kërkesat tuaja, uroj dhe lutem që të fillojmë e të kërkojmë llogari që nga vet vetja për cilësi e ngritje, e deri tek kryeministri.

Ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj. Shumë respekt për ju!

The post Letër mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Zijoshët edhe emrat i kanë për të zi

Posted: 16 Jan 2019 12:54 AM PST

Emrat Askushi, Dikushi e Gjithkushi, duken të çuditshëm, por në Zezë, çdo gjë është e çuditshme. Vetëm Zi Ziu ua mban mend emrat gjithë zijoshëve të Zezës. Vetëm Zi Ziu zezon për secilin, dhe këtë punë ai e ka përshpirt.

Mulziun e vranë, por kush dhe pse, nuk u kuptua kurrë? Për këtë zezonte vetëm Zi Ziu. Teoritë konspirative vlonin, shume larg përtej fshatit Zezë. Sa vrasës ishin? Kush mund të kenë qenë ata? Ishte një vrasës apo më shumë sish? Ishin të rinj apo të moshuar? Çka morën nga shtëpia e Mulziut? Sa para kishin plaçkitur aty? Kishte ari, apo para? Çka kishte vjedhur deri atëherë Mulziu i gjorë?

Zijoshët filluan të tjerrin në hollësi çdo mundësi dhe lëvizje të njerëzve të Zezës. Kush ishte ai që ia ka dalë të futet në shtëpinë e Mulziut, para se të vritej? Kujt i ka shkuar mendja që në atë kasolle, të mbuluar me hithër deri në strehë, ai fsheh shumë para?

Përjashtohej çdo mundësi që ta ketë vrarë vetëm një zijosh. Askush nuk besonte se, një njeri i vetmuar, të ketë pasur guxim të mësyjë Mulziun në shtëpinë e tij. Ai kishte pamje të frikshme. Mulziu ishte shtatlartë. Lëvizte pak i kërrusur gjithmonë, me një shkop mbas shpine, mbi të cilin vendoste dy duart, që dukeshin sikur i rrinin varur. Askush nuk e kishte parë të rruar apo të pastruar ndonjëherë. Vetëm me pamje ua fuste frikën gjithë zijoshëve. Edhe zijoshët e rritur ia kishin frikën, e lëre më fëmijët e Zezës. Me vite ishte pëshpëritur se, në atë shtëpi, Mulziu fsheh thesar të madh. Sa duket, pikërisht pëshpëritjet për thesarin e fshehur, Mulziut ia sollën edhe vrasësit në shtëpinë e tij.

Pëshpëritej se tre veta morën guxim ta varrosin Mulziun e vdekur. Pse pikërisht tre zijoshët; Askushi, Dikushi dhe Gjithkushi ishin ata, që kishin ndarë mendjen ta varrosin, kur nuk ishin parë kurrë së bashku. Madje ata nuk i kishte parë a dëgjuar dikush të kenë folur mes tyre ndonjëherë, aq më pak, të kishin hyrë në derën e Mulziut. Për vrasje të pazbuluara flitej moti. Ato ishin, janë dhe mbeten enigmë, që brenë çdo njeri normal edhe sot. Si është e mundur të vritet filani dhe të mos dihet kurrë, kush e vrau. Po, Mulziun e vranë. Mulziu nuk ishte martuar asnjëherë, megjithëse ishte në moshë të shtyrë. Nuk mbahej mend që ai të ketë pasur konflikt me ndonjë njeri. Ai jetonte fare i vetmuar. Nuk ia kalonte askush pragun e derës. Shumëkujt i kishte shkuar mendja se, ja që, Mulziu fsheh diçka me vlerë në atë kasolle, që më shumë i ngjante shpellës.

Kurrë nuk dihej saktë, kur Mulziu ishte në kasolle apo jashtë saj. As Mulziu nuk ia kalonte kujt pragun. Nuk e dinte askush kur largohej, apo kur kthehej në shtëpi. Fitohej përshtypja se, ai nuk linte shtëpinë bosh asnjëherë. Vetëm mund të supozohej kur është zgjuar apo fjetur. Ishin përhapur fjalët se, ai ruan sekret të madh në shtëpinë e tij. Kishte apo nuk kishte shumë para, po mendonin zijoshët e Zezës. Edhe pse ishte plakur fare, vjedhjet i vazhdonte, por pak kush dyshonte se ai është vërtetë hajn.

Enigma për te, po errësohej çdo ditë e më shumë. Shumëkush në fshatin Zezë bezdiste imagjinatën, sa para mund të ketë fshehur në atë kasolle. Jo pak zijoshëve, iu kishte vajtur mendja për të hyrë në atë shtëpi shpellë, po ku ta merrnin guximin, për të kuptuar misterin. Ishte zor të gjendej një zijosh i vetëm, që do merrte guxim për të mësyrë derën e asaj shtëpie. Mund të ketë armë Mulziu? Mund të ketë edhe ndonjë helm të rrezikshëm, thoshin me veti zijoshët. Megjithëse, kërshëria kishte kapluar zijoshët, askush nuk mund të imagjinonte, se tre prej tyre , moti kishin ndarë mendjen për të hyrë në atë shtëpi dhe për të parë se çfarë misteri fshihet aty. Zijoshët e fshatit Zezë edhe emrat i kanë të çuditshëm.

Askushi, Dikushi dhe Gjithkushi, nuk tingëllojnë si emra real, por të tillë ishin. Ata nuk ishin parë të kishin ndenjur së bashku ndonjëherë. Si mund të ishin marrë vesh për të hyrë në shtëpinë e Mulziut, pa u takuar asnjëherë bashkë? Tre zijoshët, që jetonin më shumë si hije, nuk flisnin kurrë me fshatarët tjerë të Zezës. Plani ogurzi i mësymjes së kasolles, ishte zier në detaje, sikur edhe vrasja e Mulziut.

Kush do të merrte guxim për të hyrë në atë kasolle, pasi kurrë nuk dihej se, kur ishte Mulziu brenda apo jashtë.

Tri hijet e zeza, me orar, herë njëri e herë tjetri, kishin dal me net të tëra nga shtëpitë e tyre, për të kuptuar kohën kur po kthehej Mulziu. Në fshatin Zezë, as që i kishte shkuar mendja dikujt se Askushi, Dikushi e Gjithkushi mund të jenë pikërisht ata që kishin thurë planin e zi. Askujt nuk i kishte vajtur mendja se, tre zijoshët, që jetonin si hije, ishin të zotët për ndonjë krim aq të zi, që ishte zier në fshatin Zezë. Natën vonë, në errësirë, në heshtje të plotë, ishte përgatitur gjithë e zeza e asaj nate të zezë. Hijet nuk kishin përfillur as motin, as mjegullën, as reshjet, as vapën e verës apo të ftohtit e dimrit. Për ta, nuk kishte asnjë rëndësi se, a do të ketë hënë atë natë, apo jo.

Me muaj të tërë kishin kalëruar nëpër terr, në heshtje varri, vetëm për të dëgjuar hapat e Mulziut, duke u kthyer në shtëpi. Nata kishte pllakosur gjithçka të gjallë në Zezë, por jo tre zijoshët. Drita e zbehtë e hënës, gati të sosur, nuk ndriçonte fare rrugën e mbuluar me therra nga të dy anët, e cila më shumë i ngjasonte një tuneli të braktisur moti . Tri hije të zeza, dolën nga shtëpitë, në heshtje të plotë. Kush do te kishte pandehur që në këtë kohë, tre veta mësynë shtëpinë e Mulziut? Pasi ishin siguruar më parë, se nuk i ka diktuar askush, tre zijoshët u nisen njeri pas tjetrit. As i dëgjoi dikush kur thyen derën e kasolles. As i dëgjoi e as i pa kush tri hijet, që me shpejtësi fantazmash hynë brenda katër mureve, të një shtëpie plot mister. Një shtëpi mister, tashmë po shndërrohej në mister të shumëfishtë. Mulziun e vranë atë natë të zezë. Po, si e vranë? Me çka e vranë? Kush e vrau? Pse e vrau? Ketë e dinin vetëm tre zijoshë, hije të zeza. E vranë tri hije. Fytyrat e vrasësve të mundshëm vetëm supozoheshin nga zijoshët e fshatit Zezë. Askush nuk mund të dëshmonte se kishte parë fytyrat e vrasëseve të mundshëm. Hijet e njihnin njëri tjetrin, por nuk i besonin fare njëri tjetrit. Gjithçka mbeti brenda suazave të teorive me errëta konspirative.

Gjithçka ndodhi në një natë të zezë. Po çka gjeten tri hijet në shtëpinë e Mulziut, as kjo nuk u mësua asnjëherë. Mister ishte Mulziu, me shtëpi e pasuri, siç u shndërrua në mister edhe vrasja e tij. Fshati Zezë nuk do kishte emër të tillë, sikur aty të mos kishin ndodhur aq shumë të zeza. Tash, edhe vrasja e Mulziut po u shtohej mistereve të Zezës. Mulziu nuk gdhiu i gjallë. Tri hijet, e vranë me mjete rrethanore. E vranë sepse ashtu mendonin ta mbulojnë edhe vrasjen me mister. Ishin paratë dhe ari i fshehur shkak për sulmin ndaj tij? Askush nuk mund të thoshte me të vërtetë se çka ndodhi atë natë me Mulziun.

Zijoshët, për vrasje kuptuan vonë në mbrëmje të ditës së nesërme. Kuptuan vetëm atëherë kur kishin vërejtur se bari që mbulonte gjithë oborrin në hyrje të shtëpisë se Mulziut, ishte shkelur më shumë se zakonisht. Megjithëse Mulziu dilte nga shtëpia, ditën e natën, pakkush mund të vërente ndonjë gjurmë njeriu nëpër barishtet e llojllojshme që kishin mbuluar oborrin e tij. Kasollja më shumë i ngjante një shtëpie të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu me vite.

Tre zijoshë të Zezës, e varrosen kufomën e Mulit, thellë mes shkurreve të fshatit. As guxonte dikush të pyeste varrtarët e zi, se si e gjeten trupin e Mulit, dhe prej tyre nuk u kuptua asgjë asnjëherë. Bile, sa më shumë kalonte koha, edhe varrimi i Mulziut po bëhej mister edhe më i zi se jeta e vdekja e tij.

Filluan të përhapen konspiracione se, nga shtëpia e Mulziut, hijet e zeza morën një arkë plot me para. Thuhej se ato para i kishte vjedhur Mulziu nëpër kisha e xhamia. Pëshpëritej se ai kishte vjedhur kudo, por në të vërtetë askush nuk mund të dëshmonte se e kishte zënë një herë, siç thonë "me pelë përdore". Po hijet e zeza, kësaj radhe ia kishin zënë rrugën. Ia kishin mbyllur derën e shtëpisë. Mulziu as që kishte tentuar të ikte, por as që i kishin lënë shteg shpëtimi.

Mulziu i vdekur u varros nga tre zijoshë të Zezës, dhe vetëm pas varrimit, filluan thashethemet, siç i ka zakon Zeza.

Në Zezë po dyshonin se si është e mundur që tre zijoshët, të cilët nuk ishin parë e as dëgjuar të kenë folur mes tyre, të shfaqin atë grimë humanizmi për të varrosur Mulziun.

Kujt i kishte vajtur mendja për hallakamen që kishte ndodhur në atë shtëpi, natën kritike. Thashethemet se si u gjet i vdekur Mulziu u përhapen rrufeshëm. Se çka fshihej në shtëpinë e Mulziut, nuk dinte njeri. Çdo fjalë që dëgjohej ishte vetëm supozim i zi. Kishte apo nuk kishte fare para Mulziu? Varfëria ekstreme që shihej, nuk linte dyshim se ai do të ketë pasur as edhe një metelik.

Vetëm Zi Ziu po e mundonte dhe trazonte mendjen e zezë, se mos vallë do ta kenë vrarë po këta tre zijoshët që e varrosën, sepse ashtu kanë menduar të zhdukin çdo gjurme të krimit.

Tre njerëz, tri hije të zeza, me tesha të përgjakura, me arkën në duar, u larguan nga shtëpia e Mulziut. Heshtja kishte pllakosur fshatin në ato orë të vona të natës. As të lehurat e qeneve të fshatit nuk pati atë natë. Hijet kaluan pranë shtëpisë së fundit të fshatit, në drejtim të arave. Kaluan andej ku nuk kalon asnjëri. Ndaluan pastaj në një lendinë mes shkurresh. Hoqën shamiat e zeza nga koka dhe i shtruan mbi tokë për të ndarë paratë e plaçkitura në tri pjesë. Hëna kishte perënduar, kur tri hijet ndanë edhe monedhat e fundit. Planet e hijeve vrastare, me tesha të lagura nga gjaku i Mulziut nuk po zbërtheheshin aty. Çka do bënin me gjithë ato para? Ishin të gjitha para të vjedhura nga disa herë, nga një hajn në dorën e hajnit tjetër, para të vjedhura nga kisha e xhamia, teke e dyqane te kohës, po edhe nga varret, nga xhepat e te vdekurve dhe trastat e lypsarëve.

Zijoshët kishin menduar shpesh për origjinën e zezë të atyre parave të zeza. Paratë e vjedhura ia hëngrën kokën Mulziut, po pëshpëritnin në heshtje zijoshët. Misteri i shtëpisë dhe i jetës së Mulziut po errësohej edhe më shumë. I kishte parë dikush më herët paratë në kasollen e Mulziut, apo jo? Edhe po të paraqitej një dëshmitar i vërtetë, nuk do t'i besonte askush. Pasi ndanë paratë, hijet e zeza ikën siç kishin ardhur. Ikën në tri drejtime. Mbrapa i ndiqte vetëm krimi që kishin kryer. Duke i ndare paratë, hija e Mulziut po i ndiqte sikur të ishte i gjallë. Kalonin ditët e javët. Ata nuk komunikonin dot me njëri tjetër. Kishin filluar të shfaqnin dyshime ndaj njeri tjetrit për dekonspirim. Secili dyshonte tek tjetri. Cila hije do mund të ishte tradhtar? Po, hijet, natën nuk i pa askush, e lëre më t'i ketë njohur se kush ishin. Të tri hijet po mendonin zi për njëri tjetrin. Për harxhimin e parave, nuk kishin as guxim të mendonin. Çdo blerje, nga cilido prej tyre, do të zgjonte dyshime.

The post Zijoshët edhe emrat i kanë për të zi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more