Skip to main content

Kompletohen çiftet çerekfinale në Itali, katër super ndeshje

Kompletohen çiftet çerekfinale në Itali, katër super ndeshje


Kompletohen çiftet çerekfinale në Itali, katër super ndeshje

Posted: 14 Jan 2019 03:20 PM PST

Roma mposhti Entellan me rezultat 4-0 dhe kështu u bë skuadra e tetë që siguron çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Romakët në rundin tjetër do të luajnë në "Olympico" kundër Fiorentinas, shkruan Indeksonline.

Këto janë katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë:

Milan – Napoli

Lazio – Inter

Fiorentina – Roma

Juventus – Atalanta

The post Kompletohen çiftet çerekfinale në Itali, katër super ndeshje appeared first on DRENICA PRESS.

Deputeti i AAK-së: Kjo është e vërteta e refuzimit të vizës amerikane për Ramush Haradinajn

Posted: 14 Jan 2019 03:16 PM PST

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur rreth raportimeve në media se kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane.

Haradinaj ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit atje, në muajin shkurt, dhe atij i duhet vizë për të shkuar në Amerikë.

Raportohet se viza i është refuzuar shefit të ekzekutivit, ndërsa kabineti i tij thotë se deri më tani s'ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje. Vitin e kaluar, Haradinajt i ishte vonuar përgjigja nga Amerika rreth aplikimit të tij për vizë.

E, Kuçi ka thënë në emisionin "DPT Te Fidani", në televizionin T7, se "nuk e di të vërtetën lidhur me vizën".

"Konfirmimin e ka dhënë z. Arifaj, është prononcuar këtë çështje", është shprehur Kuçi, duke iu referuar deklaratës së shefit të kabinetit të Haradinajt.

"Mua më është dukur e çuditshme, nëse është e vërtetë", ka thënë Kuçi rreth raportimeve se Haradinajt i është refuzuar viza.

"Me kryeministrin jam takuar sot, por nuk e kemi pasur këtë temë", ka treguar ai.

The post Deputeti i AAK-së: Kjo është e vërteta e refuzimit të vizës amerikane për Ramush Haradinajn appeared first on DRENICA PRESS.

“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Kuçi iu sul Daçiqit, ndërsa unë atij…”

Posted: 14 Jan 2019 03:14 PM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një detaj nga takimet që i zhvillon me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në një intervistë për "TV Pink", ai tha se në takimet në katër sy me Thaçin flasin në gjuhën angleze, mirëpo kur gjërat nxehen, atëherë kalojnë në serbisht.

"Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht", tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Madje ai tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.

"Njëherë ishim afër përleshjes fizike. [Hajredin] Kuçi iu sul [Ivica] Daçiqit, ndërsa unë atij… por gjithçka përfundoi shpejt", tha Vuçiqi.

The post "Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Kuçi iu sul Daçiqit, ndërsa unë atij…" appeared first on DRENICA PRESS.

Zbulohet skenari i rrezikshëm i Hashim Thaçit, për Kosovën

Posted: 14 Jan 2019 03:11 PM PST

Ish-udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, është e befasuar me përbërjen e Ekipit negociator.

Ky ekip, sipas saj, përveç që është jo legjitim, nuk ka një përgatitje serioze dhe një platformë të qartë për dialogun.

Tahiri, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se duhet të gjendet një rrugë që në këtë ekip të përfshihen edhe dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, e si zgjidhje për gjithëpërfshirje në këtë proces, e sheh formimin e një qeverie uniteti.

Ideja për shkëmbim territoresh, sipas Tahirit, nuk është e presidentit Hashim Thaçi, por është ide e vjetër serbo-ruse.

Sipas saj, në kohën sa udhëhiqte bisedimet në Bruksel, ka pasur tendenca jozyrtare nga pala serbe që të përfshihen kufijtë.

Sipas Tahirit, presidenti Thaçi ka hyrë në skenarë të rrezikshëm për vendin, derisa thotë se po manipulon me përkrahjen e SHBA-së.

Tahiri ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj nuk duhet të lejojnë që të ndodhë ndryshimi i kufijve, duke theksuar se një gjë e tillë duhet kundërshtuar edhe përmes protestave në rrugë.

The post Zbulohet skenari i rrezikshëm i Hashim Thaçit, për Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

Berisha: Qytetarët s’do të duhej të paguanin mbrojtjen në Gjykatën Speciale

Posted: 14 Jan 2019 03:10 PM PST

Avokati Besnik Berisha thotë se qytetarët nuk do të duhej të paguanin për mbrojtjen e të gjykuarve nga Gjykata Speciale. Sipas tij, qeveria e Kosovës do të duhej të kishte një kulm për shpenzimet financiare për një çështje të tillë.

Berisha thotë se 'ministria do të ketë debat me Kuvendin' për këtë çështje.

Sipas tij Kosova ka 'avokatë kompetentë për t'i ofru ndihmë secilit brenda dhe jashtë Kosovës'.

"Buxheti i Kosovës nuk mund të paguajë për cilindo avokat. Nëse bëhet kështu s'do të mjaftojnë 200 milionë euro për të mbuluar mbrojtjen", tha Berisha në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin.

"Ne njohim raste mbrojtja e të cilëve ka kushtuar miliona euro", kujtoi ai.

The post Berisha: Qytetarët s'do të duhej të paguanin mbrojtjen në Gjykatën Speciale appeared first on DRENICA PRESS.

Gjuha shqipe përfundimisht u bë gjuhë zyrtare në Maqedoni

Posted: 14 Jan 2019 03:08 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka njoftuar se Liji për Përdorimin e Gjuhëve është shpallur në Gazetën Zyrtare, njoftoi portali portalb.mk.

Burime nga brenda Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, bëjnë me dije se nënshkrimi është bërë në orët e mbrëmjes së të hënës së 14 janarit.

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve.

Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov nuk e dekretoi, me arsyetimin e tij të dëshmuar kohët e fundit antisqiptar se ky ligj është “në kundërshtim me Kushtetutën” dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Gazeta Express përkujton se ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti maqedonas Ivanov pas votimit të parë në Kuvend.

"Formulën" për mosdrektetim pas votimit të dytë, Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë.

Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për Ivanovin, në të cilën do të veprohet për dy padi penale./Gazeta Express/

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

The post Gjuha shqipe përfundimisht u bë gjuhë zyrtare në Maqedoni appeared first on DRENICA PRESS.

Kështu kanë vuajtur banorët e Drenicës gjatë luftës, shpërndaje nëse ndihesh drenicas (VIDEO)

Posted: 14 Jan 2019 12:45 PM PST

Ndër shekuj, Drenica ka qenë vendi i ruajtjës së idealit të lirisë. Vetëm nga kjo trevë është ndërtuar më shumë se gjysma e historisë së Kosovës, shkruan Drenica Press.

Nga gjiri i Drenicës dolën më mijëra trima që dhanë gjithçka atdheut të tyre si: Adem Jashari, Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Tahir Meha, Fehmi Lladrovci e shumë figura tjera të njohura që janë me qindra.

Se lufta në Drenicë ishte tejet e ashpër, shihet në këtë video të bërë nga agjencia e lajmeve AP, ku shihet qartë lufta e zhvilluar në Drenicë dhe vuajtjet e banorëve të saj./DRENICA PRESS/

The post Kështu kanë vuajtur banorët e Drenicës gjatë luftës, shpërndaje nëse ndihesh drenicas (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Skandal/ Për të njëjtën lëndë, gjykatësja mori dy vendime të ndryshme |Dokument

Posted: 14 Jan 2019 11:25 AM PST

Studentët të cilët u shkolluan nga vet shteti i Kosovës vazhdojnë të bredhin rrugëve të papunë. Janë gjithsej 11 studentë, të cilët fituan bursë nga Ministria e Punëve të Brendshme për t'u shkolluar në njërin nga shkollat prestigjioze të Turqisë, në një akademi policore.

Diplomimi për një studentë doli të jetë mjaftë e kushtueshme si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për atë turk. Shpenzimet për një studentë sillej afër 100 mijë euro, ndërkohë që ata merrnin edhe të holla nga shteti i Kosovës, si dhe pagesë të biletave të udhëtimeve nga Kosova deri në akademinë ku studjonin.

Në kontratën të cilën e nënshkruan përfituesit e bursave (studentët kosovar) dhe MPB e Kosovës, shkruhej që pas kthimit të tyre të punësohen në këtë Ministri, apo institucionet vartëse të saj, në Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor, apo diku tjetër. Por tash e ca vite ata vazhdojnë të bredhin rrugëve duke kërkuar të drejtën e tyre, e cila është e nënshkruar nga vet MPB'ja.

Rrugën ligjore të cilën ata e zgjodhën, po del të jetë dëshpëruese. E njëjta gjykatëse merr dy vendime, të cilat e kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Fillimisht gjykata mori vendim që përfituesit e bursave (studentëve kosovar) u është bërë padrejtësi e madhe nga MPB'ja, e cila doli që nuk e respektoj kontratën të cilën vet e  nënshkruajti.

Vendimi i parë i gjyaktëses:

Vendimi i gjykatëses u dërgua në Gjykatën e Apelit e cila u ktheu lëndën prapë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, te e njëjta gjykatëse.

Vendimi i dytë i po kësaj gjykatëse për të njëjtën lëndë po cilësohet si i padrejtë nga vet paditësit, si dhe nga avokatët e palës mbrojtëse.

"Si mundet që një gjykatëse fillimisht të vendos 100% në favor tonin në rastin e parë, ndërsa pasi lënda të kthehet nga Gjykata e Apelit prapë në Gjykatën Themelore, e njëjta gjykatëse të merr vendim krejt të kundërt me vendimet e saj të parë.

A kemi të bëjmë këtu me mungesë të profesionalizimit të kësaj gjykatëse, apo është dicka tjetër në pyetje" shprehet njëri nga paditësit për Gazetën Drenica Press.

Vendimi i dytë i së njëjtës gjykatëse pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit. /Drenica Press/

 

The post Skandal/ Për të njëjtën lëndë, gjykatësja mori dy vendime të ndryshme |Dokument appeared first on DRENICA PRESS.

Ibrahimovici e godet Ronaldon: Lëri dokrrat, po deshe sfidë shko fitoje titullin me një skuadër të nivelit të dytë

Posted: 14 Jan 2019 09:48 AM PST

Zlatan Ibrahimovic e ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldos, i cili kishte sugjeruar se Lionel Messi duhet të transferohet në kampionatin italian Serie A për një sfidë të re.

Ronaldo e braktisi Real Madridin dhe iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro verën e 2018-s, duke thënë se kaloi në Serie A për t'u përballur me një sfidë të re, transmeton Gazeta Express.

33-vjeçari portugez ka shkëlqyer në Itali deri tani, pasi i ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje dhe kryeson listën e golashënuesve në Serie A.

Menjëherë pas transferimit të tij në Itali, Ronaldo e sfidoi Messin, 31-vjeçar, duke thënë se superylli i Barcelonës duhet të luajë në Itali për ta dëshmuar se është më i miri i të gjitha kohëve.

Megjithatë, Ibrahimovic, i cili ka fituar tituj të ligave në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, si dhe Kupën e Ligës në Angli dhe Evropa Ligën me Manchester Unitedin, këmbëngul se Messi nuk ka çfarë të dëshmojë.

Në fakt, ai ka thënë se Ronaldo është duke folur dokrra sepse duke kaluar në Juventus ka zgjedhur opsionin më të lehtë.

"Cristiano është duke folur për sfida të reja. Ai e quan sfidë kalimin në një klub për të cilin tashmë është normale të fitojë ligën në vendin e vet", tha 37-vjeçari.

"Përse s'e zgjodhi një klub nga një ligën e nivelit të dytë para ca vitesh? Le të tentojë të bëhet kampion me një ekip të nivelit të dytë dhe t'i udhëheqë ata drejt niveleve të larta, kjo është sfidë", shtoi ai. /Gazeta Express/

The post Ibrahimovici e godet Ronaldon: Lëri dokrrat, po deshe sfidë shko fitoje titullin me një skuadër të nivelit të dytë appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Kastrati publikon një fotografi të djalit të tij, Uvejsit

Posted: 14 Jan 2019 09:46 AM PST

Humanisti i njohur, Halil Kastrati ka publikuar një fotografi të djalit të tij Uvejsit, derisa shumë miqë e dashamirë janë lutur që shëndeti i tij të përmisohet.

Megjithëse Kastrati asnjëherë nuk ka folur për sëmundjen e Uvejsit, është mësuar se ai vuan nga autizmi.

Deri tani në botë nga autizimi janë prekur më shumë se 3 milionë fëmijë në gjithë botën.

Halil Kastrati së fundi përmes shoqatës arriti të ndërtoj një numër të madh shtëpish dhe banesash, duke gëzuar në këtë mënyrë shtresat e varfëra. /Indeksonline/

The post Halil Kastrati publikon një fotografi të djalit të tij, Uvejsit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more