Skip to main content

“Greqi, i dënuari shqiptar vret veten në qeli” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Greqi, i dënuari shqiptar vret veten në qeli” plus 9 more Gazeta SHQIP


Greqi, i dënuari shqiptar vret veten në qeli

Posted: 15 Jan 2019 12:35 AM PST

Një shqiptar është gjetur sot i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë. Ambulanca ka shkuar me shpejtësi në burg për t'i dhënë ndihmën mjekësore, por ka qenë e kotë, Shqiptari ishte ndarë nga jeta.

Ndërkohë, ka nisur menjëherë hetimi për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, i cili i dha fund jetës në shtetin grek dhe as motivi i arrestimit të tij.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Maqedoni, gjuha shqipe bëhet zyrtare

Posted: 15 Jan 2019 12:29 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka firmosur Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të cilin tashmë e ka dorëzuar për botim në Gazetën Zyrtare.

Ligjin për përdorimin e gjuhëve rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e pushtetit qendror. Xhaferi njoftimin e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se “Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare! Siç bëhet e ditur ligji pritet të botohet të martën me çka edhe bëhet zyrtar”.

Shumica parlamentare disa herë kishte kërkuar nga presidenti që të dekretojë ligjin, por kjo kërkesë është shpërfillur në vazhdimësi nga kreu i shtetit për t'u dërguar tani për botim në Gazetën Zyrtare për firmën e presidentit, raporton REL.

Kreu i shtetit dhe opozita maqedonase kanë thënë se një veprim i tillë paraqet shkelje, por nga Qeveria kanë thënë se presidenti është ai që ka bërë shkelje meqë Kushtetuta e obligon të dekretojë ligjet pas votimit të dytë në Kuvend.

Ligji për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera.

Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t'i udhëheqin në gjuhën e tyre. Zgjidhja ligjore parasheh që edhe mbishkrimet në nivel qendror të jenë në dy gjuhë.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Kura e re për kancerin

Posted: 15 Jan 2019 12:20 AM PST

Për herë të parë është neutralizuar “manteli i padukshëm” i tumoreve, pra një lloj maskimi molekular që qelizat e sëmura vishen dhe iu fshihen për t’i shpëtuar ” pikës së kontrollit të sistemit imunitar' për ta shkatërruar atë në rrënjë. Rezultati premton një mënyrë të re për trajtimin e sëmundjes. Kompleksi që bllokon maskën tashmë është duke u testuar tek njerëzit.

Studiuesi italian Davide Ruggero tha:-“Ne kemi gjetur një vend të ri të dobët të kancerit për të shkatërruar qelizat e tij. Kemi kuptuar  se si qelizat e tumorit prodhojnë proteina specifike që janë të rëndësishme për rritjen e tyre. Një nga këto është proteina PD-L1 që i bën qelizat e kancerit të padukshme nga sulmi i sistemit imunitar ”

Në fakt, hulumtimi është pjesë e imunoterapisë tumurore, një trajtim premtues që do të rekrutojë sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen. Një klasë e barnave, e quajtur “frenuesit e pikave të kontrollit”, synon sulmin e këtyre proteinave dhe bllokon aktivitetin e tyre, për t'i bërë tumoret të dukshme dhe të prekshme ndaj sulmeve të sistemit imunitar. Një nga këto barna vetëm bllokon PD-L1, megjithatë, nuk është efektive në trajtimin e kancerit agresive të tilla si mëlçi dhe të tjerët, të tilla si zorrës së trashë, mushkërive dhe Limfoma. Hulumtimi i laboratorit të Roger ofron një alternativë dhe ka për qëllim për të vrarë qelizat e këtyre tumoreve agresiv “bllokuar për herë të parë, jo aktivitetin e proteinave, por prodhimin e tyre”, vuri në dukje studiuesi.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)/S.M

Përplaset makina e policisë në Tiranë

Posted: 15 Jan 2019 12:04 AM PST

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një makinë policie është përplasur nga një mjet tip "Benz" në zonën e "21 Dhjetorit" në kryeqytet.

Nuk ka persona të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme të vogla materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë dridh Italinë

Posted: 14 Jan 2019 11:44 PM PST

Një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua në mesnatë në Itali. Instituti italian i gjeofizikës informon se tërmeti është regjistruar rreth orës 00.03 minuta të datës 15 janar me epiqendër në Ravena. Lëkundje sizmike pati një thellësi 11 km.

Mediat italiane raportojnë se tërmeti u ndje edhe në zona të tjera, ku qytetarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për dëme materiale. Institucionet kanë nisur verifikimet nëpër shkolla, institucione të tjera dhe shtëpi.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Telashe për lotin 1 të Unazës së Tiranës, ankimohet tenderi për mbikëqyrjen

Posted: 14 Jan 2019 11:32 PM PST

Telashet për lotin 1 të Unazës së Tiranës, që po i nënshtrohet rehabilitimit nga mbikalimi te pallati me shigjeta e deri te rreth-rrotullimi Shqiponja duket se nuk kanë të sosur.

Në datë 11 janar, në Komisionin e Prokurimit Publik, është dorëzuar ankimi nga një kompani private e cila kundërshton procedurën e "Supervizion punimesh, rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth-rrotullimi Shqiponja Loti 1" të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Kjo procedurë është fituar më herët nga "AVE Consulting" & "Archispace" sh.p.k., një prej tetë kompanive që morën pjesë në procedurë në shtator të këtij viti ndërkohë që ankimi është bërë nga kompania A&E Engineering sh.p.k.

Aktualisht procedura për vetë rehabilitimin në Lotin 1 të Unazës së Tiranës është në proces vlerësimi ofertash të cilat u hapën këtë të hënë. Gjashtë kompani shprehën interes për vijuar punimet në këtë pjesë ndër të tjera Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi invest sh.p.k, Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion, Geci sh.p.k, ANK sh.p.k, GD Granit AD Skopje dhe Baftjar Murati. Fondi limit për këtë lot është 2.2 miliardë lekë.

"Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike. Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre" bëri me dije ARRSH.

Loti 1 u ritenderua pas bërjes publik të skandalit ku kompania fituese në fazën e parë DH Albania rezultoi se kishte falsifikuar dokumentet për të plotësuar kushtet e nevojshme që e shpallën atë fituese të tenderit.

Ndaj DH Albania ka filluar hetim ndërkohë që qeveria deklaroi se do të ekzekutonte garancinë e kompanisë. Të dhënat do të tregonin se DH Albania kishte fituar edhe një tjetër tender me vlerë 13 milionë euro pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, kontratë e cila u prish në mënyrë të njëanshme menjëherë pasi u bë publik skandali lidhur me tenderin e Unazës. Aktualisht dy lotet e tjera të kësaj unaze kanë kontrata që vijojnë të mbeten në fuqi dhe që do të zbatohen dhe bëhet fjalë për Lotin 2 dhe 3 të kësaj rruge.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com) Monitor

Faqet e para të gazetave

Posted: 14 Jan 2019 11:18 PM PST

Horoskopi – 15 janar 2019

Posted: 14 Jan 2019 10:00 PM PST

DASHI

Falë influencës mjaft pozitive të Venusit, do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni. Rutina do largohet sa hap e mbyll sytë. Në sektorin financiar fati do jetë në anën tuaj.

 

DEMI

 

Ata që janë në çift do shkojë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe do tregohen mjaft tolerantë. Dita do jetë e favorshme. Ndikimi i Neptunit tek financat do jetë i dyzuar.

BINJAKËT

Ambienti për çiftet do jetë i favorshëm. Në vend që të krijoni një klimë pasionante dhe të ndërtoni raporte me forcë, ju do të përforconi bashkëpunimin me partnerin. Financat do të lulëzojnë dhe ju do keni përfitime të mëdha.

GAFORRJA

Do përjetoni momente shumë të lumtura në praninë e atij që dashuroni. Yjet iu premtojnë një klimë plot bashkëpunim. Nuk do keni shumë nevojë ta shprehni atë që ndieni sepse ajo do duket qartë. Falë ndikimit të Hënës me zor do iu bëni ballë shpenzimeve.

LUANI

Ndjenjat në çift do jenë me të thella sot dhe më të sinqerta. Do bëni gjithçka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet e mëdha.

VIRGJËRESHA

Për të gjithë ata që kanë tashmë një lidhje, Neptuni do bëjë të mundur thellimin e marrëdhënies dhe cilësinë e saj. Në planin financiar kjo e enjte do jetë e favorshme dhe do ketë përmirësime.

PESHORJA

Do kaloni një ditë mjaft të lumtur sot në praninë e atij që kni në krah. Tregohuni më të gatshëm për gjithçka dhe do ia bëni zemrën mal partnerit. Plutoni do ndikojë negativisht tek financat.

AKREPI

Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Ata që kanë pasur vështirësi do kenë mundësi të pajtohen dhe rregullojnë problemet. Mos e lini veten të rrëzoheni nga një problem financiar që mund t'iu dalë para.

SHIGJETARI

Çështjet e zemrës do kenë të gjitha mundësitë të rregullohen falë ndikimit pozitiv të Venusit. Falë ndikimit të Diellit në sektorin e parave do i rrisni të ardhurat por do harxhoni shumë.

BRICJAPI

Kujdes nga influencat e këqija gjatë kësaj ditë. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme, por duhet të bëni kujdes nga impulsiviteti i tepruar. 

UJORI

Nëse jeni në çift dhe keni një lidhje të fortë, do të dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me financat dhe do iu ndihmojë të filloni një projekt të ri në punë.

PESHQIT

Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetarë. Do merrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe do limitoni rreziqet.

15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Shenjat që ju tregojnë se sa inteligjentë jeni

Posted: 14 Jan 2019 01:30 PM PST

I keni bërë ndonjëherë pyetje vetes se sa të zgjuar jeni dhe se si ta kuptoni këtë gjë. Në po ju japim një listë të veprimeve që i bëjnë vetëm njerëzit e zgjuar

Njerëzit inteligjentë heshtin

Personat që flasin vazhdimisht nuk do të thotë se ata janë të zgjuar.  Ata mund të pohojnë të jenë inteligjentë, por nuk janë ashtu. Personat e heshtur shpeshherë janë ata me nivelet më të larta të inteligjencës. Ata mendohen mirë përpara se të flasin dhe argumentet e tyre  janë bindës në më të shumtën e rasteve.

Personat inteligjentë rrinë zgjuat

Shumica e njerëzve inteligjentë flenë pak orë. Ata e kaloj në natën duke lexuar libra apo duke parë dokumentarë. Nata e ofron një aftësi të shtuar për t'u përqendruar.

I bëjnë ballë problemeve me pasion

Një person inteligjent nuk largohet e as nuk e shmang një problem që duhet zgjidhur. Ata ballafaqohen me të, dhe kjo është ajo çfarë i ndanë inteligjentët me personat tjerë. Janë gjithmonë ë informuar

Kanë informacion pothuajse rreth gjithçkaje

Këta individë lexojnë dhe kuptojnë çdo gjë që ndodh përreth tyre. Ata janë të përditësuar me lajme.

Bëjnë pyetjet e duhura

Këta individë dinë gjithmonë çfarë dhe si të pyesin. Ata duan të mësojnë nga tjerët dhe të fitojnë informacione të reja në çdo hap.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

 

Rama: Jam ‘de jure’ ministër i Jashtëm; Meta: E para Kushtetuta, s’ka shtet fals!

Posted: 14 Jan 2019 01:17 PM PST

Ngërçi i krijuar në marrëdhëniet midis Kryeministrisë dhe Presidencës ka marrë një zgjidhje provizore, e cila është njoftuar edhe zyrtarisht nga shefi i qeverisë Edi Rama. Duke hedhur poshtë mundësinë për të ridërguar dekretin për emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm në Presidencë, Rama ka njoftuar në Twitter se "de-jure" do të jetë ai Kryediplomati i ri i Shqipërisë.

"Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit", shkruan Rama.

Në postimin e tij, kryeministri lë të kuptohet se "Lufta e Ftohtë" me Kreun e Shtetit do të vijojë, pasi e paralajmëron atë se me konstituimin e Gjykatës së re Kushtetuese, do të ballafaqohen aty për çështjen e mosdekretimit të Cakajt. Rama nuk ka humbur kohë as për të dërguar në Presidencë për të dytën herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit si kreu i diplomacisë shqiptare. Bashkangjitur me këtë kërkesë, është dërguar edhe emri i kreut të qeverisë, për të mbajtur njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur "flakë për flakë" kreut të ekzekutivit. Në anglisht Meta i përcjell Ramës një mesazh të fortë me shkronja kapitale, duke thënë se: "NUK KA MË SHTET FALS". “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”, shkruan Meta

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more