Skip to main content

Djali i nënkryetarit të Klinës ther me thikë një nxënës

Djali i nënkryetarit të Klinës ther me thikë një nxënës


Djali i nënkryetarit të Klinës ther me thikë një nxënës

Posted: 18 Jan 2019 09:04 PM PST

Djali i nënkryetarit të Klinës, Besim Hoti, sot e ka therur me thikë në fshatin Jashanicë një bashkëmoshatar të vetin.

A.Hoti, 16 vjeçar, nxënës i klasës së 10-të, njëherësh djalë i nënkryetarit të Komunës së Klinës, e ka therur me thikë një të ri nga fshati Jellovc, emri i të cilit ende nuk është i ditur.

Ballkani.info nga burime brenda Policisë së Klinës ka mësuar se tashmë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, derisa motivet që kanë shtyrë drejtë këtij rasti ende nuk janë të njohura as për ta.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vendlindjen e nënkryetarit të Klinës, në fshatin Jashanicë.

Ballkani.info ka folur edhe me nënkryetarin Besim Hoti. Ai e ka konfirmuar incidentin.

"Sapo më kanë njoftuar familja që djali im ka pasur një mosmarrëveshje me shokun e tij. Jam shumë i shqetësuar dhe ende nuk i dij detajet. Kanë qenë shokë mes vete", ka thënë ai për Ballkani.info.

The post Djali i nënkryetarit të Klinës ther me thikë një nxënës appeared first on DRENICA PRESS.

Temperaturat gjatë ditës së sotme

Posted: 18 Jan 2019 08:50 PM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë 2 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë  nga juglindja deri në mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik përcjellë Klan Kosova.

Prishtina      -3 deri në 3 gradë Celsius

Peja              -1deri në 3 gradë Celsius

Prizren        -1 deri në 4 gradë Celsius

Ferizaj         -3 deri në 2 gradë Celsius

Gjilan          -2 deri në 3 gradë  Celsius

Gjakovë      -1 deri në 4 gradë  Celsius

Mitrovicë    -3 deri në 2 gradë Celsius.

The post Temperaturat gjatë ditës së sotme appeared first on DRENICA PRESS.

Çifti shqiptar grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë. Emrat

Posted: 18 Jan 2019 08:47 PM PST

Një çift bashkëshortësh, kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Pas zbulimit të kësaj afere, çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë.

Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Kërkesa e Prokurorisë

  1. Caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit:  Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të "Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të "Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.

The post Çifti shqiptar grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë. Emrat appeared first on DRENICA PRESS.

Shqiptarët, sytë nga Zvicra me kërkesat për azil

Posted: 18 Jan 2019 08:42 PM PST

Që nga Janari i vitit të kaluar qeveria zvicerane ashpërsoi ligjet e azilit, por shqiptarët e kanë provuar sërish fatin në Zvicër duke u renditur të pestët në listën e kombësive që kanë paraqitur kërkesat për azil.

Në lidhje me kombësitë, Nigeria kryeson për numrin e azilkërkuesve në Zvicër me 2 mijë e 433 kërkesa, e ndjekur nga Gambia me 1176 kërkesa për azil, Algjeria me 803, Maroku 792 dhe azilkërkuesit nga Shqipëria me 685 aplikime.

Krahas kthimeve me forcë të atyre që u janë refuzuar kërkesat për azil Zvicra do të paguajë më pak para për njerëzit pa shtetësi, statusi i të cilëve do të jetë në të njëjtin nivel me atë të refugjatëve.

Agjentët policorë kryen përgjime dhe kërkime të emigrantëve të paligjshëm në trena, në rrugë, në aeroporte dhe në anije. Rojet kufitare zvicerane kanë regjistruar 16,563 raste të qëndrimeve të paligjshme në vend. Shumica e njerëzve që qëndronin në mënyrë të paligjshme janë arrestuar.

The post Shqiptarët, sytë nga Zvicra me kërkesat për azil appeared first on DRENICA PRESS.

PSD-ja s’e voton buxhetin pa iu plotësuar kushtet

Posted: 18 Jan 2019 08:35 PM PST

Pesë kushte kishte vënë Partia Socialdemokrate kur si parti opozitare, më 21 dhjetor të vitit të kaluar bëri të mundur të kalojë në parim Projektligji për Buxhetin e vitit 2019. Por, kjo parti thotë se nuk do të votojë buxhetin në lexim të dytë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Koha.net ka mësuar nga një burim brenda Qeverisë se buxheti në lexim të dytë do të votohet në fund të këtij muaji dhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, me kërkesë të PSD-së, do të shkarkohet para se të ndodhë votimi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, tha për Koha.net se realizimi i kushteve të tyre është i lidhur me votimin e projekt-ligjit për buxhet në lexim të dytë, përfshirë edhe projekt-ligji për Qeverinë, që sipas saj, e kanë kërkuar më së largu në një afat tremujor.

"Partia Socialdemokrate është në pritje të jetësimit të kërkesave të saj për çështjen e projekt-ligjit për buxhetin. Votimi apo jo i PSD-së i projekt-ligjit për buxhetin varet tanimë nga veprimet e Qeverisë, përkatësisht shumicës parlamentare. Ligji për pagat, Ligji për Dialogun, Ligji për Qeverinë, Shkarkimi i z.Rikallo dhe Reforma pensionale janë interes i përgjithshëm dhe nevoja të qytetarëve të Republikës. Pa realizimin e tyre, nuk ka vota nga Partia Socialdemokrate për projekt-ligjin për buxhetin", tha Kuçi.

Javë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj e la të hapur mundësinë e shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, por një gjë e tillë ende s'ka ndodhur. PSD-ja, thotë se nëse ky ministër nuk shkarkohet, atëherë ata s'do ta votojnë buxhetin në lexim të dytë.

"Shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, z. Nenad Rikallo është një nga 5 kushtet e parashtruara nga Partia Socialdemokrate për votimin e projekt-ligjit për buxhetin. Partia Socialdemokrate nuk e voton projekt-ligjin për buxhetin në lexim të dytë, pa shkarkimin e z.Rikallo, të cilën konsiderojmë se ka dështuar në drejtimin e sektorit të bujqësisë, që është prioritet dhe interes i Republikës së Kosovës", tha tutje Kuçi për Koha.net.

Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës thonë për Koha.net se janë në negociata me PSD-në. Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se po shqyrtojnë kërkesat e tyre që kanë parashtruar si kusht për votimin e buxhetit.

"Qëndrimi im është i njëjti që e ka thënë kryeministri, kërkesat e tyre pritet të implementohen", tha Arifi.

Por një tjetër burim brenda Qeverisë së Kosovë, i ka thënë portalit Koha.net se buxheti për vitin 2019, në lexim të dytë do të votohet në fund të këtij muaji. Gjithashtu, ka thënë se ministri Nenad Rikallo, do të shkarkohet para se të ndodhë votimi.

Në kushtet e PSD-së, përfshihet Ligji për pagat që të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të projektbuxhetit, me theks të veçantë në kërkesat e sektorit të shëndetësisë. Ligji për dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend. Ky Ligj ka kaluar në Qeveri dhe pret votën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim në një afat prej tre muajve, pastaj kërkohet funksionalizimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë dhe lirimi nga detyra i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo si dhe i tërhiqet vërejtja Qeverisë se projektbuxheti është i ngarkuar së tepërmi me skema sociale e beneficione pensionale.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 pritet të arrijë vlerën 2.3 miliardë euro.

The post PSD-ja s'e voton buxhetin pa iu plotësuar kushtet appeared first on DRENICA PRESS.

Aliu: Mashtrimi i kryeministrit me pretendimin se ka zvogëluar rrogën e vet, skandaloz

Posted: 18 Jan 2019 08:26 PM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij.

"Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë", ka shkruar Aliu në Facebook.

Kryeministri Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë sot se ka kërkuar nga ligjvënësit që t'i zvogëlojnë rrogën atij.

Më herët, edhe deputetja Hykmete Bajrami ka demaskuar kryeministrin Ramush Haradinaj, që tha se ka kërkuar t'i zbritet paga.

Bajrami, ka thënë se me Draft-Ligjin që deputetët kanë marrë nga Qeveria, nuk i zbritet paga askujt. Ka bashkëngjitur për këtë si dëshmi, edhe Nenin 27 të këtij Draft-Ligji, pjesë e Kapitullit XI.

"Nëse një individ, zyrtar apo funksionar publik, përfitonte pagë të plotë (paga bazë me të gjitha llojet e shtesave të rregullta), që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe një shtesë transitore të posaçme të barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vjetër dhe pagës së re", thuhet në pikën 1 të këtij neni që rregullon "Dispozitën transitore".

"Individi, zyrtar apo funksionari publik, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, do të përfitojë pagën e re në: 100 % të shtesës transitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji", thuhet në këtë draft-Ligj.

Haradinaj, sot gjatë ditë, pas një takimi që kishte me minatorët në Mitrovicë, të cilët janë në grevë, se ka kërkuar nga ligjvënësit që t'i zvogëlojnë rrogën atij.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se më parë, nuk ka pasur ligj për pagat në Kosovë. Ai tha se më në fund po bëhet ligji.

"Kam këkru prej këtyre që e bëjnë ligjin, me e ulë vetëm një pagë, të kryeministrit, vetëm atë kam thënë ule. Mos me prek asnjë pagë që paguhet prej publikut, kryeministrit po, i takon me e ulë. Kam kërku krejt sektorëve me iu rritë, 80 milionë e shtojmë koston e ligjit në vit, qetash. E kam pa që me ligj, me mandat qeverisës, hala pa shku në fund të mandatit pak para zgjedhjeve që jemi kah veprojmë kështu", tha Haradinaj.

E deputetja Bajrami, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë thirrje të gjithë grevistëve në Kosovë që të mos dorëzohen.

"Nëse pagat e juaja nuk ngriten atëherë le të zbriten pagat e politikanëve", ka thënë ajo, përcjell Koha.net. "Grevë në arsim, grevë në shëndetësi, grevë në Trepçë, grevë në administratë. Krejt sektori publik në grevë. – Kush po punon? – Sektori privat. – Kush po e mbushe arkën e shtetit? – Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rrite numrin e inspektorëve). – A ka greve ne sektorin privat? – Jo. Kështu lulëzon ekonomia!!!", ka qenë komenti i Bajramit.

Duke iu drejtuar grevistëve ajo ka thënë se asnjëherë nuk e ka përkrahur ngritjen e pagave që nuk është bazuar në rritjen ekonomike.

"I takoj partisë e cila këtë çështje e ka rregullu me Ligj, megjithatë këto ditë jam me juve, sepse e di pse keni hy në grevë. Të gjitha këto greva origjinën e kanë te dyfishimi i pagave në Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji për Pagat që i betonon ato tutje", ka thënë ajo.

The post Aliu: Mashtrimi i kryeministrit me pretendimin se ka zvogëluar rrogën e vet, skandaloz appeared first on DRENICA PRESS.

Xhavit Haliti: Është dashur të ketë më shumë konsulta para se ta vendosnim taksën

Posted: 18 Jan 2019 08:22 PM PST

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti konsideron se ka pasur nevojë që të ketë më shumë konsultime para se të vendosje taksa prej 100% ndaj produkteve që prodhohen në Serbi e në Bosnjë e Hercegovinë.

Krejt kjo sipas tij është dashur të ndodhte sepse në Kuvend e kanë votuar marrëveshjen e CEFTA-s, dhe është dashur të shihet se çfarë çmimi mund të paguaj Qeveria e Kosovës në rast se nuk e respekton një marrëveshje të tillë.

Haliti në "BlicInterview me Astrit Gashin" ka thënë se nëse Serbia po thuhet se ka shkelur marrëveshjet e CEFTA-s, atëherë Qeveria e Kosovës është dashur të bëjë konsulta me specialistë të kësaj fushe dhe të ankohej në CEFTA si në të njëjtin rast siç po bëjnë tani Serbia e Bosnja e Hercegovina.

"Shiko, për me vendosë një taksë të tillë unë mendoj që ka pasë nevojë që të ketë konsulta më shumë. Pse? Ne kemi nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s dhe duhet pa, duhet pa ajo marrëveshje se cila janë dhe se çfarë çmimi mund të paguaj një Qeveri e cila nuk respekton një marrëveshje ndërkombëtare".

"Kemi votuar marrëveshjen e CEFTA-s në Kuvend dhe kemi marrë obligimet për marrëveshjen e CEFTA-s si Kosovë. A jemi fuqiplotë qysh janë të tjerat vende të Ballkanit Perëndimore është një tjetër çështje. Por në çoftë se ne kemi marrë obligimet që nga marrëveshja e CEFTA-s të atëhershme për të cilën jemi krenuar dhe kanë bërë një propagandë të madhe – veçanërisht atëherë ministri përkatës, kanë qenë edhe ministrat e atëhershëm se kemi arritur shumë bashkë me deputetët e Kuvendit, atëherë unë mendoj që do të duhej pas, specialistët më shumë të flasin se cilët janë pasojat në qoftë se ne nuk e respektojmë marrëveshjen e CEFTA-s".

"Duhet me e ditë se a ka të drejtë pastaj cilado palë, çoftë Serbia, çoftë Bosnja e Hercegovina, çoftë Mali i Zi, çoftë ndonjë vend tjetër. Maqedonia për shembull, Shqipëria në çoftë se Kosova nuk e respekton Marrëveshjen e CEFTA-s, cilat do të jenë pasojat për Kosovën. A kanë të drejtë të bëjnë ankesa. A kanë të drejtë të padisin Kosovën dhe a kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim vendet përkatëse", ka thënë Haliti.

The post Xhavit Haliti: Është dashur të ketë më shumë konsulta para se ta vendosnim taksën appeared first on DRENICA PRESS.

Ministri i Arsimit: Do të urdhëroj kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva

Posted: 18 Jan 2019 08:16 PM PST

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, bëri të ditur se "Do të urdhëroi që orët e humbura nga greva  të kompensohen. Ky vendim do të mbikqyret nga gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit".

I pari i arsimit tha me këtë rast se "Edhe pse ligji për greva nuk obligon kompensimin e orëve, nuk jemi të interesuar që të dëmtohen nxënësit dhe procesi mësimor".

Bytyqi ftoi grevistët që ta ndërpresin grevën dhe të ulën së bashku për ta gjetur një zgjidhje deri më datën 31 janar, kur edhe do të bëhet votimi i Projektbuxhetit.

Ai shprehet i bindur se deri atëherë mund ta mbyllin këtë çështje.

The post Ministri i Arsimit: Do të urdhëroj kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva appeared first on DRENICA PRESS.

Për heqje të taksës ndaj Serbisë, Veseli i përgjigjet kërkesës nga SHBA-të

Posted: 18 Jan 2019 08:15 PM PST

Kryeparlamantari i Kosovës, Kadri Veseli ka zbuluar po ashtu se kush e ka propozuar taksën ndaj Serbisë tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë i prerë më përgjigjen e tij për kërkesën e SHBA-ve rreth heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.

"Taksa do të qëndrojë", ka thënë Veseli në intervistën për emision "Frontal" në T7.

Sipas tij, taksa ka ardhur pas veprimeve që Serbia i ka kryer kundër shtetit të Kosovës.

"Nuk do të hiqen veprimet të cilat i krijon vetë Serbia. Taksen se kemi bërë nga dëshira.

As kur e kemi bërë 10%, e as 100%", ka thënë ai për Televizionin 7.

Veseli, në intervistën në emisionin "Frontal", ka thënë se taksen 100% e ka propozuar vetë ai tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, sipas kreut të PDK-së kishte propozuar që taksa të jetë 30% ndaj produkteve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja.

"Propozimi im ka qenë 100%", ka thënë Veseli, shkruan Gazeta Express.

"Vendimi im dhe i kryeministrit do të jetë prapë në interesin e Kosovës dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në", ka shtuar kryeparlamentari, duke folur rreth kërkesës së SHBA-ve për heqjen e taksës, edhe pse ai më tutje ka insistuar se taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi.

The post Për heqje të taksës ndaj Serbisë, Veseli i përgjigjet kërkesës nga SHBA-të appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet një person për ‘blerje, posedim, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve’

Posted: 18 Jan 2019 08:10 PM PST

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Prizren,  me 18 janar 2019, ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç'rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

  • V. K.                            lindur me 1995                       m/sh/k

Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale 'blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve', Neni 273.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:

  • 1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë
  • 4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë
  • 1 (një) pistoletë me 6 fishekë
  • 6 (fishekë) të armës së gjuetisë
  • 5 (pesë) fishekë të pistoletës
  • 1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë (tetëqind e katërdhjetë) 840 euro
  • 1 (një) telefon
  • 2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta
  • 1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

The post Arrestohet një person për 'blerje, posedim, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve' appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more