Skip to main content

“Vodhi qafore në vlerë të 1.5 milionë eurove, përpiu 40 gurët e zhadit në përpjekje të fshihej (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Vodhi qafore në vlerë të 1.5 milionë eurove, përpiu 40 gurët e zhadit në përpjekje të fshihej (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Vodhi qafore në vlerë të 1.5 milionë eurove, përpiu 40 gurët e zhadit në përpjekje të fshihej (Foto)

Posted: 17 Dec 2018 06:48 AM PST

Në përpjekje dëshpëruese që të fshihte qaforen e vjedhur, hajni i njohur vetëm si Hou nga Kina, e shkëputi dhe i përpiu gati të gjithë gurët që e përbënin.

I dyshuari 49-vjeçar, ishte së bashku me një shoqëruese më të re, duke vizituar një lokal në Guangdong, sikur të ishin blerës të zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Shitësi ka thënë se qaforja në vlerë të 1.5 milionë eurove ishte zhdukur, ndërsa pasi që ata të ishin larguar prej lokalit. Me pamjet e siguruara, policia ka arritur ta ndalonte Hou.

Hou pas ndalimit nga policia

Fotografimi me rreze X, ka treguar se ai ka në bark së paku 40 gurë të zhadit, që besohet se i ka shkëputur nga qaforja.

Gurët e qafores

Atë po e mbajnë nën kontroll, derisa të kryejë nevojën dhe të nxjerrë pjesët e stolisë. /Telegrafi/

The post Vodhi qafore në vlerë të 1.5 milionë eurove, përpiu 40 gurët e zhadit në përpjekje të fshihej (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kalendarët për vitin 2019: Tualete publike, rreth rrotullime, dhi në degë apo gishta në hundë (Foto)

Posted: 17 Dec 2018 05:52 AM PST

Për çdo vit ka kalendarë të pakuptimtë, por për vitin 2019 disa kompani kanë zgjedhur të shfaqin imazhe shumë të pakuptimta dhe bizare.

Macja me miun në stilin e Star Wars, duket mirë për një moment, por askush nuk do dëshironte ta shikonte këtë imazh për 365 ditë të vitit, transmeton Telegrafi.

Por, nëse mendoni se kjo është një skenë bizare, mos u nxitoni shumë, pasi ka ende dhe shumë më qesharake.

Kush do mund ta shikonte, qoftë edhe për një muaj, presidentin Donald Trump duke u krenuar për vetën, apo disa familjarë që kanë futur gishtat në hundë.

Rreth rrotullimi është imazhi i një kompanie tjetër, ndërsa nuk mungojnë tualetet publike, qeni duke kryer nevojën, apo edhe disa dhi në degë.

Mbase ky është vetëm paralajmërimi, se mund të kemi kalendarë edhe më bizare, se ajo ku shfaqet një murgeshë duke kërcyer, apo një dyshek i vjetër. /Telegrafi/

The post Kalendarët për vitin 2019: Tualete publike, rreth rrotullime, dhi në degë apo gishta në hundë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nuhaste për çdo ditë çorapet e veta të ndotura, shtrihet në spital për infeksion në mushkëri (Foto)

Posted: 17 Dec 2018 02:57 AM PST

Pacienti i paemëruar që u shtrua në një spital në Zhangzhou të Kinës, me një infeksion të rëndë në mushkëri – besohet se iu shkaktua prej nuhatjes së çorapeve të veta të ndotura.

Raportohet se ai iu merrte erë çorapeve për çdo ditë, sapo të kthehej nga puna e gjatë, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, ai u infektua me kërpudhat të mbledhura në papastërti, si dhe këmbët e tij të djersitura.

Fotografimi me rreze X i mushkërive të infektuara

Atë e kishin pranuar në spital, pasi e dërgoi emergjenca me gjendje të rëndë shëndetësore, teksa fotografimi me rreze X, tregoi infeksionin në organet e frymëmarrjes.

Të nuhaturit e çorapeve, ai e praktikonte për një kohë të gjatë. Shkaku i gjendjes së komplikuar, do të vazhdojë të trajtohet në spital për një kohë.

Deri më tani, janë ditur mire fetishet e këmbëve, por jo edhe të nuhaturit e çorapeve.

Vetëm se kohë më parë, një 21-vjeçare nga Shtete e Bashkuara, bëri të ditur, se po ia shet një burri çorapet dhe atletet e saj të përdorura. /Telegrafi/

The post Nuhaste për çdo ditë çorapet e veta të ndotura, shtrihet në spital për infeksion në mushkëri (Foto) appeared first on Telegrafi.

I dehuri pësoi lëndime të konsiderueshme, derisa përpiqej t’i kalonte rrethojat (Video)

Posted: 17 Dec 2018 12:40 AM PST

Ryan Carter nga Britania e Madhe, pësoi lëndime të konsiderueshme, derisa përpiqej t'i kalonte rrethojat metalike të një stacioni treni.

Meqenëse ishte shumë i dehur, ai goditi shufrat me fytyrë, duke bërë që miqtë e tij të qeshin me zë, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk i mjaftoi të riut që kishte veshur një xhemper me motivet e festave të fundvitit, pasi ra me kokë kur doli në anën tjetër.

"Është morali tij që u dëmtua më së shumti", ka qenë një prej komenteve, lidhur me ngjarjen që po shpërndahet edhe për të ngritur vetëdijen, se si nuk duhet vepruar. /Telegrafi/

The post I dehuri pësoi lëndime të konsiderueshme, derisa përpiqej t'i kalonte rrethojat (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more