Skip to main content

Sot mbahet aksioni humanitar “Bëhu Babadimër”

Sot mbahet aksioni humanitar “Bëhu Babadimër”


Sot mbahet aksioni humanitar “Bëhu Babadimër”

Posted: 16 Dec 2018 01:38 AM PST

Gjatë mesditës së sotme do mbahet mini-maratona humanitare "Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje".

Këtë vit është edicioni i tretë i "Vrapo Babadimër", ky aktiviteti organizohet nga Jusuf Islami dhe OJQ Projekti 5 Cent, njofton Klan Kosova.

Organizimi do filloj nga ora 13:00, pikënisja do të bëhet nga sheshi "Zahir Pajaziti", ku nuk do të mungojnë as aktivitete të ndryshme dhe DJ.

The post Sot mbahet aksioni humanitar "Bëhu Babadimër" appeared first on DRENICA PRESS.

Dita në Kosovë nis me një aksident të rëndë, vdesin dy persona

Posted: 16 Dec 2018 01:31 AM PST

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Ferizaj, ku ka rezultuar me dy persona të vdekur.

Mësohet se aksidenti ka ndodh nga pakujdesia e ngasësit të veturës Opel, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka dalë nga rruga dhe ka goditure një shtyllë.

Si pasoj e aksidentit, ngasësi dhe një pasagjerë kanë ndërruar jetë.

The post Dita në Kosovë nis me një aksident të rëndë, vdesin dy persona appeared first on DRENICA PRESS.

Imami i Mitrovicës: Thaçi në pozitë delikate, Haradinajt nuk i ka ecur mirë politika

Posted: 16 Dec 2018 01:17 AM PST

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka shprehur pakënaqësi ndaj krerëve shtetërorë, të cilët, sipas tij, po e ndiejnë vetën me marre pse janë mysliman.

Latifi në emisionin "Personale" në RTV Dukagjini ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj nuk duhet të bëjë gabime si në të kaluarën, duke u ndjerë i turpëruar.

"Dëgjon deklarata bombastike prej politikanëve, duke thënë pse unë jam mysliman ose pse unë e kam emrin ashtu apo kështu… Nëse e ka thënë Haradinaj i bie përgjegjësia atij, pasi vjen nga një familje heroike, por gabime të tilla ai asesi nuk duhet të bëjë", tha ai, përcjell Telegrafi.

Imami ka thënë se ndihet keq kur liderët shtetëror të Kosovës bëhen servilë karshi ndërkombëtarëve, pasi, sipas tij, edhe SHBA edhe miqtë tanë ndërkombëtarë e dinë se ne jemi shumicë myslimane.

"Më dhimbet me dalë servil Presidenti i Kosovës, apo Kryeministri i Kosovës para çdokujt tjetër. Ai që nuk përfaqëson kulturën dhe besimin e familjes së tij, fqinjëve të tij nuk fiton autoritet as te tjetri. Duaje tënden, të respektojnë të tjerët", tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për figurën e presidentit Hashim Thaçi, Latifi ka thënë se i pari i shtetit është në një situatë delikate, që sipas tij, ose do të shënojë faqen e bardhë të historisë ose do të mbetet në faqen e zezë të historisë shqiptare.

"Lus Zotin që ai të jetë në faqen e bardhë të historisë, sepse është në një pozitë delikate", tha Latifi.

Për Ramush Haradinajn, imami ka thënë se ka qenë një luftëtar dhe komandantë i mirë në luftë, por ai thotë se politika nuk i ka ecur mirë.

"Ky njeri ka mundësi të jetë një njeri i madh, sikur të kishte respekt më shumë për Islamin edhe të mos ikte nga identiteti i tij fetar. Atij nuk i bën nder, e as familjes së tij, madje as të kaluarës së tij", tha hoxha Fatmir Latifi. /Telegrafi/


The post Imami i Mitrovicës: Thaçi në pozitë delikate, Haradinajt nuk i ka ecur mirë politika appeared first on DRENICA PRESS.

Nis dimri i vërtetë, ftohtë dhe të reshura bore

Posted: 16 Dec 2018 01:13 AM PST

Nga dita e diel, masa të ftohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin mot të ftohtë në fillim të javës, e priten edhe të reshura bore. Reshjet e borës pritet të formojnë shtresë të konsiderueshme bore.

Megjithëse moti këto ditë pritet të jetë dinamik, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e qarkullimit të mjaftueshëm ajror, kohëpaskohe mund të zbresin edhe në vlera të mira.

16.12 – Mot i ftohtë, i vranët, paradite me reshje bore. Gjatë ditës priten reshje lokale bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

17.12 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta bore.

18.12-19.12 – Të martën mot i ftohtë dhe me reshje bore kohëpaskohe. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Ditën e mërkurë, vazhdon mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, ku minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale të shtunën do të ngrihen deri në 7C, e ditëve tjera do të zbresin në 0C deri +2C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje graduale./Prishtinaweather.

The post Nis dimri i vërtetë, ftohtë dhe të reshura bore appeared first on DRENICA PRESS.

Gjesti i jashtëzakonshëm i Pepes, prish kontratën dhe i paguan rrogën të gjithëve

Posted: 15 Dec 2018 02:16 PM PST

Merkato e janarit po afron dhe të gjitha klubet kanë filluar punën për të përforcuar skuadrat respektive. Një nga lojtarët që tërheqin më  shumë janë atë drejt skadencës ose që nuk kanë kontratë. Kësaj liste i është shtuar edhe ish-ylli i Real Madrid, Pepe.

Portugezi, i cili është transferuar te Besiktas nga Madridi në  2017-ën, ka prishur kontratën me klubin turk, me të cilin ka realizuar shtatë gola në 52 ndeshje. Duke parë karrierën dhe eksperiencën që ka , ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për çdo skuadër. Por, edhe pse mund të merret me kosto zero, rroga e tij nuk mund të konsiderohet e ulët.

Dhe "Marca" ka zbuluar se është pikërisht kjo arsyeja pse Besiktas ka vendosur ta lërë të lirë të largohet, me klubin bardhezi që po kalon një krizë financiare. "Marca" ka zbuluar se, para se të largohej nga ekipi, Pepe ka hequr dorë nga rroga e muajit të fundit dhe ka kërkuar që ato pará të përdoreshin për të paguar stafin (veçanërisht ata që merren me kuzhinën dhe fushën).

Një zgjedhje me të vërtetë e papritur për një futbollist që ka patur gjithmonë hijen e të fortit, të ashprit. Por duket se dashuria për Besiktas ka fituar mbi gjithçka. Edhe pse rrugët e mbrojtësit dhe klubit janë ndarë, sigurisht ata nuk do ta harrojnë kurrë njëri-tjetrin.

The post Gjesti i jashtëzakonshëm i Pepes, prish kontratën dhe i paguan rrogën të gjithëve appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident në Prishtinë, vetura futet në një lokal

Posted: 15 Dec 2018 02:12 PM PST

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën "Muharrem Fejza" në Prishtinë ku një veturë ka devijuar rrugën dhe është futur në një lokal aty pranë.

Në foton e siguruar të Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes shihet se vetura është duke u larguar nga lokali.

Nga ky aksident nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

The post Aksident në Prishtinë, vetura futet në një lokal appeared first on DRENICA PRESS.

Kompania pejane merr vendim për familjen e punëtorit që vdiq pasi këputi dorën

Posted: 15 Dec 2018 01:21 PM PST

Shefqet Fetahaj nga fshati Raushiq para disa ditëve ka humbur jetën pasi aksidentalisht një makineri ia preu dorën në një kompani betoni në Pejë.

Ai disa ditë më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke mos arritur t'i bëjë ballë plagës së dorës.

Indeksonline nga burimet e saj merr vesh se firma ku punonte i ndjeri ka marrë një vendim për familjen e tij.

Sipas burimeve, kompania do t'i ndërtojë një shtëpi familjes Fetahaj që humbën djalin.

Po ashtu, kompania në fjalë ka marrë vendim që pagë mujore t'i dërgoj familjarëve.

Ky vendim i është kumtuar familjes, ku kjo e fundit e ka mirëpritur.

Viktima Fetahaj nga Spitali i Pejës ishte dërguar për në QKUK, mirëpo, pa sukses për shpëtimin e jetës së tij.

Ndryshe, familja e të ndjerit e ka akuzuar QKUK-në për neglizhencë.Sipas tyre, është çudi si e si erdhi deri te vdekja e tij, pasi viktima edhe pse kishte humbur dorën, gjendjen e kishte stabile.

Për vdekjen e Shefqetit ka reaguar edhe Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve.

Ata përmes një kumtese për media kanë kërkuar që të ofrohet siguri dhe mbrojtje më e madhe në punë, sidomos për ata të sektorit privat./Indeksonline/

The post Kompania pejane merr vendim për familjen e punëtorit që vdiq pasi këputi dorën appeared first on DRENICA PRESS.

VIDEO/ Penallti për Juventusin, shikoni ekzekutimin nga Cristiano Ronaldo

Posted: 15 Dec 2018 01:11 PM PST

Juventusi ka kaluar në avantazh 1-0 në derbin ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Në minutën e 70' ishte Cristiano Ronaldo ai i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.LEXO EDHE:

Portieri torinez kuptoi krahun madje e preku topin por jo aq sa për ta devijuar jashtë portës.

The post VIDEO/ Penallti për Juventusin, shikoni ekzekutimin nga Cristiano Ronaldo appeared first on DRENICA PRESS.

‘Anonymous Albania’ hakon 70 faqe të Serbisë

Posted: 15 Dec 2018 01:09 PM PST

Grupi i hakerëve 'Anonymous Albania" kahakuar 70 web faqe zyrtare të Serbisë, duke përfshirë atë të Kuvendit, Qeverisë dhe ambasadave të ndryshme.

Ky grup i hakerëve para disa minutash i ka bërë të pa qasshme të gjitha këto faqe zyrtare të Serbisë.

Këto janë faqet joaktive të Serbisë, transmeton Indeksonline.


www.aeromiting.vs.rs
www.airserbia2009.vs.rs
www.ansambl.mod.gov.rs
www.budiprofesionalac.rs
www.ca.vs.rs
www.deiup.mod.gov.rs
www.dskm.mod.gov.rs
www.dzup.mod.gov.rs
www.fsovo.mod.gov.rs
www.gimnazija.mod.gov.rs
www.hotelbreza.mod.gov.rs
www.hotelitara.mod.gov.rs
www.isi.mod.gov.rs
www.medceur2009.mod.gov.rs
www.mfvma.mod.gov.rs
www.mil.rs
www.mjrv.mod.gov.rs
www.mnop.mod.gov.rs
www.mod.gov.rs
www.muzej.mod.gov.rs
www.muzejrv.mod.gov.rs
www.nabavke.mod.gov.rs
www.noviglasnik.mod.gov.rs
www.odbrana.mod.gov.rs
www.partner.mod.gov.rs
www.psiholog.mod.gov.rs
www.smesta.mod.gov.rs
www.sport.mod.gov.rs
www.symopis2016.mod.gov.rs
www.toc.vs.rs
www.uo.mod.gov.rs
www.vba.mod.gov.rs
www.vbnis.mod.gov.rs
www.vgi.mod.gov.rs
www.vkk.mod.gov.rs
www.vma.mod.gov.rs
www.voa.mod.gov.rs
www.vojnaparada2014.mod.gov.rs
www.vojniarhiv.mod.gov.rs
www.vojnodelo.mod.gov.rs
www.vojska.mod.gov.rs
www.vojska.rs
www.vojskasrbije.rs
www.vs.rs
www.vtg.mod.gov.rs
www.vti.mod.gov.rs
www.vudedinje.mod.gov.rs
www.zastavafilm.mod.gov.rs.
budiprofesionalac.rs
fsovo.mod.gov.rs
mil.rs
military.rs
mod.gov.rs
muzej.mod.gov.rs
odbrana.mod.gov.rs
smesta.mod.gov.rs
sport.mod.gov.rs
uo.mod.gov.rs
vbnis.mod.gov.rs
vgi.mod.gov.rs
vma.mod.gov.rs
voa.mod.gov.rs
vojska.mod.gov.rs
vojska.rs
vojskasrbije.rs
vs.rs
vtg.mod.gov.rs
vti.mod.gov.rs
vudedinje.mod.gov.rs
vzmoma.vs.rs/Indeksonline/

The post 'Anonymous Albania' hakon 70 faqe të Serbisë appeared first on DRENICA PRESS.

Vetëvendosje kërkim falje elektoratit që futi në listë Shpend Ahmetin dhe të tjerët

Posted: 15 Dec 2018 01:03 PM PST

Dukeshin të gëzuar sa herë paraqiteshin në publik.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti festonte gjithandej ku ishte kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Por, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike gjatë këtij viti kur të dy u ndanë mes vete, ashtu sikur edhe partia, njofton Klan Kosova.

E më ekstremi u arrit kur Ahmeti, si kryetar i Partisë Socialdemokrate në opozitë, u bë bashkëdrejtues i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë.

Në kësi situate, një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, të shtunën i kërkoi falje publike elektoratit të partisë së tij.

"Kërkoj falje një pjesë të elektoratit të VV-së, pse kemi vendosë në listat tona kësi njerëzisht, që i ndërrojnë qëndrimet politike sikur çorape", ka thënë Glauk Konjufca në një konferencë për media.

The post Vetëvendosje kërkim falje elektoratit që futi në listë Shpend Ahmetin dhe të tjerët appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more