Skip to main content

“Ronaldo, njeriu i derbive lokalë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Ronaldo, njeriu i derbive lokalë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ronaldo, njeriu i derbive lokalë

Posted: 15 Dec 2018 03:16 PM PST

Cristiano Ronaldo shënoi në derbin e tij të parë lokal në Serie A, Juventusi fitoi 1-0 ndaj Torinos.

Kështu portugezi vazhdoi formën e mirë në kampionat, deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar pesë herë.

CR7 në përjashtim të derbit lokal në Lisbonë (një paraqitje), ka shënuar në gjithë të tjerët.

CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit

Sa ishte pjesë e Manchester Unitedit ai luajti 11 ndeshje ndaj Manchester Cityt ku shënoi katër gola gjithsej.

Te Real Madridi qëndroi më gjatë dhe me formën fantastike që kishte ishte thjesht makthi më i keq i Atletico Madridit. Portugezi shënoi 22 gola me Los Blancos në 31 paraqitje ndaj Atleticos.

View this post on Instagram

E si të ishte ndryshe 🤷‍♂️ #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Në Torino shënoi në ndeshjes e tij të parë dhe kështu bilanci i tij total është 27 gola në 44 derbi lokalë.

Përkundër viteve (33) Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet, vazhdon të jetë vendimtar, në mes të tjerave goli i tij ndaj Torinos ishte numër 5000 i Juves në histori të Serie A. /Telegrafi/

The post Ronaldo, njeriu i derbive lokalë appeared first on Telegrafi.

Nedved: Marotta ndoshta nuk ishte kurrë juventin

Posted: 15 Dec 2018 02:38 PM PST

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, ka komentuar kalimin e Giuseppe Marotta në kampin zikaltër.

Legjenda e Zonjës së Vjetër me këtë rast thumboi italianin, duke e thënë se ai nuk kishte kurrë një tifoz i Juves.

Marotta ishte vendimtar në rilindjen e Juves nga Serie B deri te shtatë titujt radhazi në Serie A. Dhe kështu kalimi i tij te Interi ishte paska i vështirë për t’u pranuar për gjithë në Torino.

Giuseppe Marotta i lumtur me fitoren e Interit ndaj Udineses, e para për atë si interist (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ishte e çuditshme ta shikosh atë te Interit, tani është edhe zyrtare”.

“Ai është profesionist, por ndoshta nuk ishte kurrë një juventin”, ka thënë Nedved për DAZN para ndeshjes me Torinon.

CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit

Pas zyrtarizimit Marotta shikoi nga afër fitoren e Interit në Giuseppe Meazza ndaj Udineses.

Me atë në krye të tregut të transferimeve klubi nga Milano do të tentojë të rivalizojë Juventusin për herë të parë seriozisht në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Nedved: Marotta ndoshta nuk ishte kurrë juventin appeared first on Telegrafi.

Spalletti: Icardi është sulmues i përsosur

Posted: 15 Dec 2018 02:18 PM PST

Trajneri italian i Interit, Luciano Spalletti ka thurë lavde për sulmuesin e tij, Luciano Spalletti.

Interi ka shënuar fitore minimale 1-0 në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Udineses.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga i përhershmi, kapiteni Icardi, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Interi mposht Udinesen fal golit maestral të Icardit nga pika e bardhë Interi mposht Udinesen fal golit maestral të Icardit nga pika e bardhë

Pas këtij goli, por edhe lojës dhe golave tjerë nga fillimi i kampionatit ka bërë që Spalletti ta cilësoj argjentinas si një sulmues të kompletuar.

Festa e Icardit ndaj Udineses (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ai e përfundon punën e ekipit si qendërsulmues i përkryer”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ka raste kur kundërshtari  ju shtyp dhe ju duhet të shkoni pas vijës për të gjetur topin”.

“Në dy ndeshjet e fundit, Icardi e ka bërë këtë në mënyrë të përkryer”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, sulmuesi argjentinas është në formë të lartë edhe në këtë sezon pasi ka 13 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/

The post Spalletti: Icardi është sulmues i përsosur appeared first on Telegrafi.

Juve bëhet skuadra e parë që shënon pesë mijë gola në Serie A, CR7 autori

Posted: 15 Dec 2018 02:04 PM PST

Juventusi arriti fitore në derbin ndaj Torinos në Serie A me rezultat 0-1.

Golin e vetëm për Zonjën e Vjetër e shënoi Cristinao Ronaldo në minutën e 70-të nga pika e bardhë.

Ky ishte një gol që e futi emrin e portugezit në historinë e Juves pasi ishte goli i pesë mijtë për bardhezinjtë në Serie A.

Me këtë rast Juve bëhet skuadra e parë që shënon një numër të tillë të golave në kampionatin elitar italian.

Ronaldo këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit

Juventusi vazhdon i pamposhtur drejt titullit, në 16-të xhirot e para ka mbledhur 46 pikë. Barazimin e vetëm e ka atë me Genoan, ndeshja përfundoi 1-1 dhe golin për skuadrën e Massimiliano Allegrit e kishte shënuar CR7.

Ndeshja e ardhshme Zonjës së Vjetër është kundër Romës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

E si të ishte ndryshe 🤷‍♂️ #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

The post Juve bëhet skuadra e parë që shënon pesë mijë gola në Serie A, CR7 autori appeared first on Telegrafi.

Torino 0-1 Juventus, notat e lojtarëve

Posted: 15 Dec 2018 01:47 PM PST

Juventusi ka fituar derbin e qytetit ndaj Torinos me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.

Zonja e Vjetër ka vazhduar serinë pozitive këtë kampionat pasi deri më tani ka 15 fitore dhe vetëm një barazim nga 16-të ndeshjet e zhvilluara.

Goli i vetëm në derbin e zjarrtë lokal ndaj Torinos u shënua në minutën e 70-të nga Cristiano Ronaldo, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Juventusi fiton minimalisht në derbin lokal ndaj Torinos Juventusi fiton minimalisht në derbin lokal ndaj Torinos

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli portugez Ronaldo që u vlerësua me notë 7.7.

View this post on Instagram

E si të ishte ndryshe 🤷‍♂️ #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen vendase, Simone Zaza e Tomas Rincon, të cilët u notuan me 6.1.

Torino:

Juventus:

/Telegrafi/

 

 

The post Torino 0-1 Juventus, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Juventusi fiton minimalisht në derbin lokal ndaj Torinos

Posted: 15 Dec 2018 01:29 PM PST

Juventusi ka fituar derbin e qytetit ndaj Torinos me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes thuajse ishte e barbartë nga të dyja skuadrat, me Torinon që pati diçka më shumë nga posedimi i topit.

Rasti i vetëm që vlen të ceket në këta 45 minuta është një goditje e Cristiano Ronaldos në minutën e 15-të e cila u pritë nga Salvatore Sirigu.

Ronaldo ia siguroi tri pikët Juventusit (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua ndeshje njëjtë, por me më shumë raste dhe aksion dhe gola.

Rasti i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të me anë të Armando Izzo, por goditja e mbrojtësit shkoi mbi portë.

Duel në ajër në mes të Mandzukicit e Izzos (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Dy minuta më vonë ishte një rast i kontestuar, por kapja nga mbrapa e Alex Sandros ndaj Simone Zazas nuk u sanksionua penalltia nga gjyqtari.

Në minutën e 70-të erdhi goli i ndeshjes dhe ishte Ronaldo, i cili shënoi nga pika e bardhë për epërsinë 0-1 të Juventusit.

Juventusi gjeti golin edhe në minutën e 73-të me anë të Mario Mandzukic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe pas shumë rasteve nga të dyja skuadrat në vazhdim, rrjeta nuk u tund dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Juventusi vazhdon pa humbje dhe si lider i kampionatit me 46 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret Romën, ndërsa Torino udhëton te Sassuolo. /Telegrafi/  

The post Juventusi fiton minimalisht në derbin lokal ndaj Torinos appeared first on Telegrafi.

CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit

Posted: 15 Dec 2018 01:18 PM PST

Juventusi kaloi në epërsi ndaj Torinos me rezultat 0-1.

Portugezi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 70-të, për golin e 11 sezonal në Serie A.

Goli ishte i bukur, por jo dhe festa pasi CR7 menjëherë pasi shënoi provokoi portierin Salvador Ichazo.

Por, ky i fundit nuk reagoi ndaj portugezit që në fund u ndëshkua nga gjyqtari me karton të verdhë.

Ichazo u fut në vend të Salvatore Sirigu, italiani lëshoi fushën për shkak të lëndimit në minutën e 20-të.

View this post on Instagram

E si të ishte ndryshe 🤷‍♂️ #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Vlen të theksohet se Ronaldo përveç golave ka dhuruar edhe pesë asistime këtë sezon.

Me këtë rast CR7 bëhet lojtari që shënon golin numër 5000 për Juven në Serie A. /Telegrafi/

The post CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mëson kundërshtarin për botërorin e klubeve

Posted: 15 Dec 2018 12:44 PM PST

Kashima Antlers do të jetë ekipi kundërshtar i Reali Madridit në botërorin e klubeve që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kashima Antlers është fitues i Ligës së Kampionëve në Azi.

Kështu, në ndeshjen e luajtur ndaj Chivas Guadalajaras, Antlers përmbysën rezultatin për të siguruar kualifikimin në fazën gjysmëfinale falë fitores me rezultatin 3-2.

Fitorja e Kashima Antlers ndaj Chivasit erdhi në stadiumin Hazza bin Zayed përpara vetëm 4.000 spektatorëve.

Pas këtij suksesi, ekipi japonez në gjysmëfinale do të përballet pikërisht me kampionët në fuqi të Real Madridit.

Ky duel rikthen në kujtesën e të gjithëve edhe finalen e vitit 2016 të Kupës së Botës për Klube.

Përfundon drama në Bernabeu, River Plate mposht Bocan dhe fiton Copa Libertadores Përfundon drama në Bernabeu, River Plate mposht Bocan dhe fiton Copa Libertadores

Kalimin në fazën gjysmëfinale e siguroi gjithashtu edhe klubi vendas Al Ain që fitoi pastër 3-0 ndaj kampionëve të Afrikës Esperance, pasi eliminuan fillimisht kundërshtarët zelandezë të Wellingtonit.

Ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i Kroacisë, Zoran Mamic do të përballet në fazën tjetër me ekipin kampion të Zonës Conmebol, River Plate. /Telegrafi/

The post Real Madridi mëson kundërshtarin për botërorin e klubeve appeared first on Telegrafi.

Real Madrid 1-0 Rayo Vallecano, notat e lojtarëve

Posted: 15 Dec 2018 12:00 PM PST

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Rayo Vallecano në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur të marrin një fitore të vështirë ndaj Vallecanos, por shumë të vlefshme pasi janë ngjitur në pozitën e tretë në tabelë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje apo fitore të Real Madridit u shënua nga Karim Benzema në minutën e 12-të.

Real Madridi fiton minimalisht ndaj Vallecanos Real Madridi fiton minimalisht ndaj Vallecanos

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen Alvaro Medran dhe Adrian Embarba, të cilët u notuan me 5.9. 

Real Madrid:

Rayo Vallecano:

/Telegrafi/

 

The post Real Madrid 1-0 Rayo Vallecano, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Inter 1-0 Udinese: Notat e lojtarëve, Vrsaljko më i miri

Posted: 15 Dec 2018 11:48 AM PST

Interi iu kthye fitores në Serie A, këtë herë duke fituar ndaj Udineses me rezultat 1-0.

Golin e vetëm për zikaltrit e shënoi Mauro Icardi në minutën e 76-të, i cili shënoi mjeshtërisht nga pika e bardhë.

Por, lojtari i ndeshjes ishte mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko.

Valon Behrami gjatë një dueli me Marcelo Brozovic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ndërsa me notë të lartë u vlerësuan edhe Marcelo Brozovic, Kwadwo Asamoah, Joao Mario, Milan Skriniar e Icardi.

Te Udine luajti edhe shqiptari Valon Behrami, i cili bëri një paraqitje mbi mesataren e bashkëlojtarëve të tij.

Ai që dëshpëroi me paraqitjen ishte Borja Valero, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

Udinese:

/Telegrafi/

The post Inter 1-0 Udinese: Notat e lojtarëve, Vrsaljko më i miri appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more