Skip to main content

“River Plate 3-1 Boca, notat e lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“River Plate 3-1 Boca, notat e lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


River Plate 3-1 Boca, notat e lojtarëve

Posted: 09 Dec 2018 02:46 PM PST

River Plate e fitoi Copa Libertadores pasi arriti fitore 3-1 (rezultati përfundimtar pas dy ndeshjeve 5-3) në Santiago Bernabeu ndaj Boca Juniors.

Golat për Riverin i shënuan Lucas Pratto (68′), Juan Quintero (109′) dhe Gonzalo Martinez (120+2′).

Golin e vetëm për Bocan e shënoi Dario Benedetto në minutën e 44-të.

Juan Quintero shënoi golin më të bukur të ndeshjes, por edhe më të rëndësishmin (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Lojtari më notën më të lartë në këtë përballje ishte Martinez, i cili përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike.

Paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Ignacio Fernandez, Milton Casco, por edhe dy golashënuesit tjerë.

Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi

Te Boca më i miri ishte mesfushori Nahitan Nandez, por edhe sulmuesi Benedetto e mbrojtësi Carlos Izquierdoz.

Ai që dëshpëroi te Boca me paraqitjet e tij ishte Cristian Pavon, nga i cili pritej më shumë.

Notat e lojtarëve të River Plaets:

Notat e lojtarëve të Bocas:

/Telegrafi/

The post River Plate 3-1 Boca, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Përfundon drama në Bernabeu, River Plate mposht Bocan dhe fiton Copa Libertadores

Posted: 09 Dec 2018 02:02 PM PST

Finalja e dytë e Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors në Santiago Bernabeu ka përfunduar me fitoren 3-1 të Riverit.

Pasi ndeshja e parë në La Bombonera përfundoi me rezultat 2-2 dhe koha e rregullt në Madrid përfundoi 1-1, fituesi u kërkua në vazhdime.

Rastin e parë për gol e kishte Boca Juniors nëpërmjet Pablo Perez në minutën e 11-të, por portieri i River Plates, Franco Armani, nuk u befasua.

Dario Benedetto duke festuar golin me Cristian Pavon (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Perez kishte një tjetër rast për gol në minutën e 31-të, ndërsa goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Dario Benedetto (44′).

Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi

Pjesa e dytë ishte me më pak raste, River Plate shënoi me rastin e vetëm serioz që kishte nëpërmjet Lucas Prattos në minutën e 68-të.

Festa te goli i Lucas Prattos në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim kryesisht loja u zhvillua në mesfushë dhe nuk kishte gol në kohën e rregullt, kështu ndeshja shkon në vazhdime pasi goli si mysafir nga ndeshja e parë nuk vlen.

Tifozët e Bocas dhe River Plates 'pushtojnë' Madridin, që siguria të jetë në nivel autoritetet lokale shfaqen edhe me autoblinda jashtë Bernabeut Tifozët e Bocas dhe River Plates 'pushtojnë' Madridin, që siguria të jetë në nivel autoritetet lokale shfaqen edhe me autoblinda jashtë Bernabeut

Në minutën e 92-të Boca mbeti me një lojtar më pak, Wilmar Barrios u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Juan Quintero shënoi golin më të bukur të ndeshjes, por edhe më të rëndësishmin (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

River Plate shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe kështu mori edhe epërsinë në rezultat, Juan Quintero me një gol fantastik në minutën e 109-të.

Boca menjëherë u tregua e rrezikshme, por portieri Armani nuk lejoi që skuadra e tij pranojë gol.

Në minutat e mbetur Boca provoi gjithçka, por nuk kishte fat para portës kundërshtare, ndërsa Riveri kishte raste nga kundërsulmet, e që në fund Gonzalo Martinez (122′) shënoi për 3-1 (5-3 rezultati përfundimtar, duke llogaritur edhe ndeshjen e parë). /Telegrafi/

The post Përfundon drama në Bernabeu, River Plate mposht Bocan dhe fiton Copa Libertadores appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Milan 0-0 Torino, vlerësohen mbrojtësit mysafirë

Posted: 09 Dec 2018 01:45 PM PST

Milani dhe Torino nuk kanë shënuar gola në ndeshjen e javës së 15 që u zhvillua në San Siro.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare të skuadrave janë të përafërta, 6.89 për Rossonerët dhe 6.92 për Granata.

Notën më të lartë te vendasit e ka Tiemoue Bakayoko (7.7), ndërsa lartë janë vlerësuar edhe portieri Gianluigi Donnarumma (7.3) dhe mbrojtësi i djathtë, Davide Calabria (7.3).

Milani dhe Torino ndahen në paqe, nuk ka gola në San Siro Milani dhe Torino ndahen në paqe, nuk ka gola në San Siro

Mesfushorët ofensivë, Suso (6.3) dhe Hakan Calhanoglu (6.3) kanë vlerësimet më të ulëta te Rossonerët.

Te mysafirët janë vlerësuar qendërmbrojtësit Koffi Djidji (7.9), Armando Izzo dhe Nicolas Nkoulou (7.6).

Derisa paraqitjen më të dobët e ka bërë faza ofensive, e udhëhequr nga Andrea Belotti (6.5) dhe Iago Falque (6.5).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Torinos (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Milan 0-0 Torino, vlerësohen mbrojtësit mysafirë appeared first on Telegrafi.

Milani dhe Torino ndahen në paqe, nuk ka gola në San Siro

Posted: 09 Dec 2018 01:28 PM PST

Milani dhe Torino kanë luajtur pa gola në ndeshjen e javës së 15-të në kampionatin italian.

Iago Falque dhe Andrea Belotti i patën rastet më të mira për mysafirët në pjesën e parë, por nuk arritën t’i konkretizojnë.

Në fund të gjysmës së parë, me ndihmën e VAR-it, gjyqtari Daniele Orsato vendosi të mos jepte penallti në favor të Rossonerëve, për dyshimin e prekjes së topit me dorë në zonën e Torinos.

Simone Zaza, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

As në fraksionin e dytë të lojës, skuadrat nuk ia dolën të shënonin, ashtu që u desh të pajtohen me nga një pikë.

Ky barazim e lë Milanin në vend të katërt në tabelë, me një pik ëmë shumë se Lazio që ndodhet një pozitë më poshtë. Vendi i tretë që mbahet nga Interi është tri pikë larg.

Daniele Baselli dhe Patrick Cutrone (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Torino është në vend të gjashtë në tabelë dhe numëron 22 pikë nga pesë fitore, shtatë barazime dhe tri humbje.

Në javën e ardhshme, Milani do të luajë si mysafir i Bolognas dhe do të përpiqet t’i kthehet fitores.

Nga ana tjetër, Torino në xhiron e 16-të luan derbin lokal kundër Juventusit. /Telegrafi/

 

The post Milani dhe Torino ndahen në paqe, nuk ka gola në San Siro appeared first on Telegrafi.

“Florentino mos i lejo të largohen”, Icardi-Dybala në Bernabeu: Tifozët në rrjete sociale i kërkojnë Perezit blerjen e tyre

Posted: 09 Dec 2018 01:05 PM PST

Finalja e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plates në Santiago Bernabeu ka mbledhur në tribuna shumë lojtarë të skuadrave të mëdha evropiane.

Në mesin e tyre janë edhe Mauro Icardi i Interit dhe Paulo Dybala i Juventusit.

Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi

Të dy më herë kanë qenë të lidhur me një kalim të mundshëm te Los Blancos, si një zgjidhje afatgjate për sulmin e skuadrës madrilene.

Dybala me disa lojtarë të Juventusit në Bernabeu, mungon Cristiano Ronaldo

Ka mjaftuar shfaqja e tyre në Bernabeu që tifozët edhe një herë të ëndërrojnë një transferim të mundshëm të tyre në të ardhmen.

Nëpërmjet shumë postimeve në rrjetet sociale ata i kanë kërkuar presidentit të tyre Florentino Perez, që të nënshkruajë me dyshen argjentinase.

Icardi në Bernabeu së bashku ma gruan/agjenten e tij, Wanda Nara

Normalisht që postimet e tilla nuk është që kanë ndonjë rol te numri një i Realit, por pasi rrjetet sociale tashmë janë pjesë e pandashme e futbollit modern, është diçka e bukur të shikohen reagimet për një temë të caktuar.

Më poshtë keni disa nga postimet e tifozëve në Twitter drejtuar Perezit. /Telegrafi/

“James Dybala dhe Icardi në Bernabeu. Florentino ju e dini se çfarë duhet të bëni”.

“Icardi është në Bernabeu. Floren mos e lejo të largohet”

“Lot brenda qepallave të mia… më në fund Icardi është në Bernabeu në vitin 2018”

“Mauro Icardi në shtëpinë e tij të ardhshme? Santiago Bernabeu e mirëpret atë në sezonin e ardhshëm”, shkruan një tjetër tifoz në shaka .

 

The post “Florentino mos i lejo të largohen”, Icardi-Dybala në Bernabeu: Tifozët në rrjete sociale i kërkojnë Perezit blerjen e tyre appeared first on Telegrafi.

Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi

Posted: 09 Dec 2018 12:12 PM PST

Finalja e Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors ka mbledhur shumë yje të futbollit në tribunat e Santiago Bernabeut.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat më të mëdha argjentinase luajnë në një finale dhe ata jashtë Argjentinës.

Normalisht për ikonat e futbollit që jetojnë në Evropë kjo ishte një mundësi fantastike për ta shikuar ‘superklasiken’ nga afër.

Disa nga lojtarët që tashmë janë parë në Santiago Bernabeu janë: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Diego Godin, Paulo Dybala, Diego Simeone, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Mauro Icardi, Javier Zanetti, Jan Oblak, James Rodriguez, Esteban Cambiasso, Wesley Sneijder, Xabi Alonso e shumë të tjerë.

Por, normalisht vëmendjen më të madhe nga të gjithë e mori Messi.

Për tifozët argjentinas Leo është një figurë e dashur dhe e njohur, por në mesin e të gjithëve ai dallohet edhe nga pesë Topat e Artë të fituar.

31-vjeçari edhe këtë herë ishte i shoqëruar nga djali i tij, Theo, i cili tashmë është bërë një figurë e njohur për publikun. /Telegrafi/

The post Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi appeared first on Telegrafi.

Valverde siguron se Barça do tentojë fitore ndaj Tottenahmit, por nuk premton inkuadrimin e lojtarëve më të mirë

Posted: 09 Dec 2018 11:21 AM PST

Sa afrohet Liga e Kampionëve, vetëm sa shtohen emocionet e tifozëve, posaçërisht të atyre që fati i skuadrës së zemrës për të kaluar grupin varet nga ndeshja e fundit.

Në Grupin B është një situatë e tillë, Barcelona ka siguruar vendin e parë dhe kështu fazën e eliminimi direkt, por jo dhe Tottenhami e Interi.

Skuadra angleze do të luajë me Barçën në Camp Nou, kurse në anën tjetër Interi me PSV Eindhoven.

Fati i tyre evropian varet edhe nga Barcelona – me trup në Holandë, me mendje në Spanjë (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Zikaltrit shpresojnë që katalunasit mos të thyhen në stadiumin e tyre dhe ata me një fitore ndaj skuadrës holandeze të kalojnë grupin.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për gjithë këtë pas fitores 4-0 ndaj Espanyolit, ai i ka siguruar tifozëve të skuadrës italiane se ata do të përpiqen të fitojnë, por nuk premtoi se do të luajë me lojtarët më të mirë nga fillimi.

Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira

“Messi do të luajë ndaj Spurs? Do të shikojmë të martën. Por, siguroj Interin se ne do të futemi në fushë me qëllimin për të fituar, pavarësisht se cilët lojtarë i zgjedh”.

“Klubi jonë respekton Ligën e Kampionëve dhe i futet çdo ndeshje me qëllimin për të marrë më së shumti nga ajo”.

“Unë do t’i bëjë zgjedhjet në bazë të interesave tona, jo të Interit”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/

The post Valverde siguron se Barça do tentojë fitore ndaj Tottenahmit, por nuk premton inkuadrimin e lojtarëve më të mirë appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Bocas dhe River Plates ‘pushtojnë’ Madridin, që siguria të jetë në nivel autoritetet lokale shfaqen edhe me autoblinda jashtë Bernabeut

Posted: 09 Dec 2018 10:46 AM PST

Se tifozët e Boca Juniorsit dhe River Plates janë unikë e tregon edhe udhëtimi i tyre në Madrid.

Përkundër faktit se ata janë 10 mijë kilometra larg shtëpive të tyre, kjo nuk i ka ndalur të përkrahin skuadrat e tyre para finales së Copa Libertadores.

Tifozët e Boca Juniors jashtë stadiumit Santiago Bernabeu para ndeshjes ndaj River Plates (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Finalja e dytë do të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, kështu rrugët e kryeqytetit spanjoll ishin të mbushura me tifozë argjentinas gjatë gjithë kohës.

Policia spanjolle e vendosur para stadiumit Santiago Bernabeu (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Autoritet vendase duke e ditur rivalitetin e madh mes dy tifozerive, kanë marrë të gjitha masat e duhura që situata mos të eskalojë para dhe pas ndeshjes.

Rreth Bernabuet janë parë shumë forca të rendit, por edhe një numër i konsiderueshëm i autoblindave, gjë që nuk shikohet shpesh në këtë zonë kur luhet një ndeshje futbollit.

Siguria në nivel, autoblindat në gatishmëri (Foto: Diario AS/YouTube)

Finalja e parë mes këtyre dy skuadrave në stadiumin La Bombonera ka përfunduar me rezultat 2-2.

Kujtojmë se ndeshja kthyese në stadiumin e River Plates ishte anuluar pasi tifozët e kësaj skuadre kishin sulmuar autobusin e skuadrës së Bocas teksa po futej në stadium Antonio Vespucio Liberti. /Telegrafi/

The post Tifozët e Bocas dhe River Plates ‘pushtojnë’ Madridin, që siguria të jetë në nivel autoritetet lokale shfaqen edhe me autoblinda jashtë Bernabeut appeared first on Telegrafi.

River Plate – Boca Juniors, formacionet e finales së dytë të Copa Libertadores

Posted: 09 Dec 2018 10:38 AM PST

River Plate dhe Boca Juniors kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Dy klubet më të mëdha argjentinase do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Copa Libertadores.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Boca Juniors ka përfunduar me barazim 2-2, ndërsa sot zhvillohet akti i dytë final.

Edhe pse River Plate është në cilësinë e vendasit ndeshja do të zhvillohet në Santiago Bernabeu pasi në Argjentinë kishte shumë eksese dhe zhvillimi i finales ishte i pamundur.

Për këtë ndeshje finale, e cila pritet të fillojë nga ora 20:30, trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

River Plate: Armani; Montiel, Maidana, Pinola, Casco; Perez, Ponzio; Fernandez, Palacios, Martinez; Pratto. 

Boca Juniors: Andrada; Buffarini, Magallan, Izquierdoz, Olaza; Nandez, Barrios, Perez; Pavon, Benedetto, Villa; 

/Telegrafi/

The post River Plate – Boca Juniors, formacionet e finales së dytë të Copa Libertadores appeared first on Telegrafi.

Milan – Torino, formacionet zyrtare

Posted: 09 Dec 2018 10:29 AM PST

Milani dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A, e cila zhvillohet në San Siro nga ora 20:30.

Skuadra e Gennaro Gattusos vjen në këtë ndeshje pas një forme të luhatshme në ndeshjet e fundit dhe pret një fitore nga ky takim.

Në anën tjetër, njësoj qëndron edhe Torino, por mysafirët do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Milan: Donnarumma; Calabria, Abate, Zapata, Rodriguez; Suso, Bakayoko, Kessie, Calhanouglu; Cutrone, Higuain. 

Torino: Sirigu; Izzo, Nkolou, Djidji; Aina, Meite, Rincon, Baselli, Ansaldi; Falque, Belotti. 

/Telegrafi/

The post Milan – Torino, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more