Skip to main content

“Rama takim me studentët në Universitetin e Vlorës, pritet me protesta” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rama takim me studentët në Universitetin e Vlorës, pritet me protesta” plus 9 more - Gazeta Dita


Rama takim me studentët në Universitetin e Vlorës, pritet me protesta

Posted: 19 Dec 2018 02:18 AM PST

Pas dy takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Shefi i qeverisë është pritur me protesta paraditen e sotme në qytetin bregdetar.

Studentët janë ulur këmbëkryq në hyrje të universitetit, ndërsa Rama i ka ftuar që të futen brenda godinës për të diskutuar në sallë për tetë kërkesat e tyre.

Pas disa minutash, ndërkohë që Rama kishte zënë vend, shumë studentë kanë qenë të interesuar të hynin, por kjo është shoqëruar me kaos, pasi nuk po rregulloheshin dot nëpër vende.

Një grup studentësh kanë ndenjur në këmbë në mes rreshtash duke u zënë pamjen të tjerëve, gjë që nuk i ka pëlqyer Ramës.

"Dil moj aty anash, si do i dalësh para njerëzve po përmbysni normale e edukatës, jeni në terezi apo jo, dua të kem përballë, dhe u del para të tjerëve. O zot, uluni në tokë aty, se ju mpihen gjunjët, jo në gjunjë, më mirë në tokë aty, perfekt"- tha Rama.

Kujtojmë që dje Rama u shpreh nga Universiteti Bujqësor se qeveria do të paguajë në janar 50% të tarifës së studentëve, por kërkoi dialog.

o.j/dita

Vendimi i studentëve: Protestë deri të premten, aksioni vijon në janar

Posted: 19 Dec 2018 02:01 AM PST

Studentët kanë marshuar edhe këtë të mërkurë në drejtim të Kryeministrisë.

Sot studentët kanë nënshkruar një peticion sipas të cilit vendosin që të bojkotojnë auditorët deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kanë vendosur që protestat të zgjasin deri të premten dhe më pas të vijojnë edhe pas pushimeve.

Peticioni u nënshkrua nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët kanë kërkuar gjithashtu që të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë.

Ndërsa studentët e Fakultetit të Gjeologjisë, pas takimit që zhvilluan vendosën që ditën e sotme të mos bllokojnë rrugët.

o.j/dita

Korçë/ Aksidentohet makina me mësues, një i vdekur

Posted: 19 Dec 2018 01:43 AM PST

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Devoll.

Një automjet në të cilin po udhëtonin 5 mësues ka dalë nga rruga, për pasojë ka mbetur e vdekur njëra prej mësuesve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrëz të Devollit.

Automjeti tip Range Rover po udhëtonte drejt shkollës së fshatit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë ngrica në rrugë. Nuk dihet ende gjendja e mësuesve të tjerë.

o.j/dita

Importi i makinave, rekord historik/ Tregtarët mbushën parkingjet gjatë Nëntorit

Posted: 19 Dec 2018 01:37 AM PST

Hyrja në fuqi e ndalimit të importit të automjeteve më të vjetra se 10 vite datë prodhimi ka nxitur tregtarët e makinave të përdorura në vend që të importojnë masivisht përpara datës 2 Dhjetor, kur edhe hyri në fuqi ky vendim.

Kjo lëvizje e tregtarëve tashmë reflektohet mjaft mirë edhe te shifrat zyrtare. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, të publikuara nga Instituti i Statistikave, zëri i importit të mjeteve të transportit gjatë Nëntorit, muaji i fundit kur mund të importonin makina më të vjetra se 2009-a, ka prekur vlerën më të lartë në histori.

Muajin e kaluar u importuan rreth 5 miliardë lekë mjete transporti, nga 4.6 miliardë lekë të muajit Tetor, pra në rritje me 8.7%, dhe nga 3.6 miliardë e Nëntorit të vitit të kaluar, në rritje me 38.8%.

Një shifër e tillë nuk është regjistruar asnjëherë, ose të paktën që prej vitit 2005 kur edhe filloi matja dhe raportimi i këtyre të dhënave.

Ndër vendet që kanë një treg të madh importi në automjetesh në Shqipëri, rritja më e madhe regjistrohet për Gjermaninë, nga 1.6 miliardë lekë në Nëntorin e 2017-ës, në 2.1 miliardë lekë në Nëntorin e 2018-ës, pra në rritje me 31%, si dhe me Italinë, nga 664 milionë në 1.1 miliardë, në rritje me 66%, raporton scan.tv.

Edhe Shtetet e tjera si, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika apo Austria regjistrojnë një rritje të konsiderueshme. Pra, të dhënat tregojnë qartë se tregtarët kanë shfrytëzuar ditët e fundit përpara hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për të krijuar stok të makinave të vjetra.

Nga data 2 Dhjetor e këtij viti është i pamundur importi i makinave më të vjetra se viti 2009. Ky vendim do të shkaktojë një rikonfigurim të tregut të makinave të përdorura.

o.j/dita

Duka s’paraqitet në seancë, Gjykata mbyll padinë ndaj Braçes

Posted: 19 Dec 2018 01:29 AM PST

Gjykata e Tiranës ka pushuar gjykimin për padinë që FSHF dhe presidenti i saj, Armand Duka, kishin hapur për akuzën e shpifjes ndaj deputetit të PS, Erjon Braçe.

Pushimi i gjykimit është bërë me motivacionin për mosparaqitje në gjyq të palës paditëse pra FSHF dhe Dukës.

Në fokus të kësaj padie kanë qenë deklaratat që deputeti Braçe ka deklaruar, apo publikuar në profilin e tij në rrjete sociale kundër presidentit të Federatës Duka, të cilin midis të tjerave e akuzon edhe për mospagim të detyrimeve.

Në padi ishin regjistruar edhe thënie të tilla si llum i shoqërisë që Braçe ua dedikonte drejtuesve të federatës.

o.j/dita

Nga muzika e animacionet te aventurat e Çufos dhe Bubit kaçurrel, ja surprizat e rezervuara sot nga Bashkia Tiranë për të vegjlit

Posted: 19 Dec 2018 01:23 AM PST

Të vegjlit e kryeqytetit do të kenë mundësi sot që të njihen me personazhet më të dashura të përrallave ndërkohë që nuk do të mungojë edhe muzika për ta.

Me moton  “Eja Luaj në Parkun Tënd”,  sot në orën 10:30 në Zoo Park, shkrimtari shumë i dashur për fëmijë, Gaqo Bushaka, do të risjellë për dëgjuesit e vegjël aventurat e Çufos  dhe Bubit kaçurrel, personazheve më të dashura të përrallave. Ndërsa profesor Ilia Lëngu, do t'i njohë të vegjlit më shumë me kërpudhat  duke ngjallur tek ta dashurinë për natyrën dhe rritjen në një ambient të shëndetshëm. Gjithashtu pjesë e organizimit janë edhe lojërat e shahut, kërcimi e plot animacione të ndryshme që Bashkia e Tiranës ka menduar për fëmijët e kryeqytetit.

Me krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit tre vite më parë nga kryebashkiaku Veliaj, Kopshtit Zoologjik (Tirana Zoo Park) iu rikthye sërish vëmendja e munguar prej vitesh. Filloi puna për rehabilitimin e këtij territori, riparimin e stolave e gjithçka që ishte në gjendje të mjerueshme.

o.j/dita

Mogherini mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, mediat: Rama nuk shkon

Posted: 19 Dec 2018 01:02 AM PST

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen këtë mërkurë në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mogherini ka ftuar presidentin kosovar Hashim Thaçi, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviç, kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç.

Sipas burimeve të Report Tv, kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë takim pasi do të jetë pjesë e një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, në kuadër të tetë kërkesave të parashtruara përgjatë protestës studentore në vend.

Edhe Rtk shkruan se “deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve”.

Ulja e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç në një tavolinë të përbashkët për zhvillimet e fundit, vjen një ditë pas përballjes së tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku diskutuan mbi vendimin e Parlamentit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

Kjo është hera e parë që Federica Mogherini organizon një format të kombinuar me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ajo ka pasur vetëm takime të ndara të presidentëve dhe kryeministrave.

o.j/dita

Lista e 228 mjekëve të rinj që kalojnë në testim për licencën

Posted: 19 Dec 2018 12:36 AM PST

Pas farmacistëve, provimit për sigurimin e licencës profesionale do i nënshtrohen mjekët e rinj.

Për këta të fundit testimet e informatizuara do zhvillohen në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në datat dhe oraret e përcaktuara për secilin kandidat që plotëson kushtet e hyrjes në provimin e shtetit.

Nga vlerësimet e bëra, janë kualifikuar për të hyrë në këtë testim rreth 228 mjekë të rinj, listën e të cilëve e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Për të shmangur përplasjet, për secilin prej tyre është përcaktuara si data, po ashtu edhe orari se kur duhet të paraqiteni për të dhënë provimin e profilit tuaj. Konkretisht, testimet për këtë kategori do të zhvillohen në datën 21 dhjetor, për të përfunduar në datën 24 dhjetor.

Për t'u ardhur në ndihmë kandidatëve, QSHA ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës.

Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së.

"Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara", bëjnë me dije ekspertët e QSHA. Që të mos rrezikoni përjashtimin, në ditën e testimit duhet të paraqiteni në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ndërkohë që duhet të keni detyrimisht me vete këto dokumente: "Kartë Identiteti për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal si dhe kopje të tyre), faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë".

Duhet të bëni kujdes, pasi mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në testin e licencës, duke humbur kështu shanset për të aplikuar përgjatë kësaj periudhe për vendet e lira të punës në spitalet dhe qendrat mjekësore të tjera. Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës.

Kliko: LISTA E MJEKEVE

 

DITA

Për disa orë s’ka drita në këto zona të kryeqytetit

Posted: 19 Dec 2018 12:29 AM PST

Ditën e sotme në disa zona në kryeqytet do të ketë kufizim të energjisë elektrike për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina.

OSHEE njoftoi se në orën 10:00-14:00, mbetet pa energji rruga "Komuna e Parisit", pranë qendrës tregtare "Kristal".

Gjithashtu nga ora 9:00-14:00, mbetet pa energji zona midis rrugës "Njazi Demi" pjesërisht dhe Bulevardi "Bajram Curri" pjesërisht.

 

o.j/dita

Elbasan/ Kishin dalë për gjah, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

Posted: 19 Dec 2018 12:13 AM PST

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu aksidentalisht nga shokët e tij gjatë mesnatës, teksa kishin dalë për gjah.

Policia bën me dije se viktima është Ardi Bodurri, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.

Ai ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin.

 

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more