Skip to main content

“Meta në Itali, pritet me entuziazëm nga arbëreshët e Grecit (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Meta në Itali, pritet me entuziazëm nga arbëreshët e Grecit (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Meta në Itali, pritet me entuziazëm nga arbëreshët e Grecit (Video)

Posted: 16 Dec 2018 02:25 AM PST

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon vizitën e tij në Itali, ku sot zhvilloi një tjetër takim me komunitetin arbëresh në shtetin fqinj.

Meta njoftoi nëpërmjet faqes së tij në Facebook se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me komunitetin arbëresh në Greci, të provincës së Avellinos.

I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti.

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 16. Dezember 2018

Presidenti i vendit evidentoi si një nga figurat më të shquara të këtij komuniteti, Joe DiGuardin, ish kongresmenin e njohur për e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve.

“I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti”, shkroi Meta në Facebook.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Greta Garbo, historia e dashurisë me kostumografen e njohur

Posted: 16 Dec 2018 02:15 AM PST

Greta Garbo nuk ishte vetëm aktorja e adhuruar nga meshkujt. Në jetën e saj shpesh të vetmuar, ajo pati tërheqje dhe nga femrat. Mercedes de Acosta është një prej tyre. Poetja dhe kostumografja spanjolle-amerikane është e njohur për historitë e saj të dashurisë me aktore të njohura si Marlene Dietrich, Eleonora Duse, Isadora Duncan. Por biografët shkruajnë se gruaja që ajo deshi më shumë ishte Garbo.

Shumë gazetarë apo biografë kanë pritur prej kohësh për letrat e dashurisë mes Garbos dhe Mercedes, por publikimi i tyre kohë më parë, do ti zhgënjente, pasi ishte e vështirë të shihje shenja lesbizmi. Megjithatë shumë besojnë se lidhja mes tyre ishte një histori dashurie. Ato u takuan në vitin 1931 dhe De Acosta u fiksua shpejt pas Garbos. Një obsesion që vazhdoi deri në fund të viteve 1960, kur De Acosta publikoi kujtimet e saj dhe shkroi shumë faqe të tëra për Garbon.

Marrëdhënia e saj me Garbo-n shpesh është përshkruar si dashuria e jetës së saj. Të dyja kanë ndenjur bashkë në periudha të gjata gjatë jetës, duke bërë pushime në vende të ndryshme. Por e gjithë kjo histori sërish ngjall dyshime për kritikët. Në vitin 1944 thuhet se lidhja e tyre mori fund sërish. Garbo i shkruante de Acostas që të mos i dërgonte më poezi, apo letra ku i shprehte dashurinë.

Poema e fundit, e njohur, e shkruar nga de Acosta për Garbon, u shkrua po atë vit. Por ndryshe nga Garbo, de Acosta mbeti e dashuruar me aktoren gjatë gjithë jetës së saj.

Hapja e koleksionit të letrave të saj 10 vjet pas vdekjes do të nxirrte në pah këtë histori. Në vitin 2000 në Muzeun Rosembach do të ekspozohej një kuti me letrat dhe shkrimet që Garbo i shkroi De Acosta-s, nga viti 1931 deri në vitin 1960, por ishte e vështirë të gjeje në ato letra detaje që tregonin që mes tyre kishte një histori pasioni. Garbo ishte i ftohtë dhe e rezervuar në letrat e saj.

Në vitin 1960 Mercedes De Acosta ia shiti letrat për Garbon Muzeut  Rosenbach, me të drejtën që, të rrinin të mbyllura 10 vjet pas vdekjes së Garbos. Kutia që përmbante 88 letra, telegrame dhe karta u hap në prill të vitit 2000, por asgjë nuk zbuloi se kishte një marrëdhënie intime mes dy grave. Garbo dhe Mercedes de Acosta takuan herën e parë në vitin 1931 dhe kaluan pushimet bashkë në Sierra Nevada. Pak vite më vonë, pasioni mes tyre nuk do të ishte aq i madh, ndoshta nga këmbëngulja e Mercedes për të qenë gjithë kohës bashkë.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pepe prish kontratën dhe u paguan rrogën të gjithëve te Beshiktash

Posted: 16 Dec 2018 01:46 AM PST

Merkato e janarit po afron dhe të gjitha klubet kanë filluar punën për të përforcuar kontingjentin e lojtarëve. Një nga lojtarët që tërheqin më  shumë janë atë drejt skadencës ose që nuk kanë kontratë dhe kësaj liste i është shtuar edhe ish-ylli i Real Madrid, Pepe.

Portugezi, i cili u transferua te Beshiktashi në Turqi në 2017, ka prishur kontratën me klubin turk, me të cilin ka realizuar shtatë gola në 52 ndeshje.

Duke parë karrierën dhe eksperiencën që ka , ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për çdo skuadër, por, edhe pse mund të merret me kosto zero, rroga e tij nuk mund të konsiderohet e ulët.

Dhe "Marca" ka zbuluar se është pikërisht kjo arsyeja pse Beshiktash ka vendosur ta lërë të lirë të largohet, me klubin bardhezi që po kalon një krizë financiare. Sipas "Marca" para se të largohej nga ekipi, Pepe ka hequr dorë nga rroga e muajit të fundit dhe ka kërkuar që ato pará të përdoreshin për të likuiduar stafin (veçanërisht ata që merren me kuzhinën dhe fushën).

Një zgjedhje me të vërtetë e papritur për një futbollist që ka patur gjithmonë hijen e të fortit në fushë.

Duket se dashuria për Beshiktash ka fituar mbi gjithçka.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Hiroshima dashuria ime”, historia e një filmi

Posted: 16 Dec 2018 01:15 AM PST

– Ti nuk ke parë asgjë nga Hiroshima! Asgjë!…

Ndërsa ajo i përgjigjej:

– Unë kam parë gjithçka. Dhe spitalin e pashë. Si mund të mos e shikoja?…

– Në çfarë filmi interpretoni?

– Në një film për Paqen. Ç'mund të xhirohet tjetër në Hiroshima veçse një film për Paqen?… Ne fillim ne takoheshim në hambare dhe nëpër rrënoja, më pas nëpër dhoma e kudo. Pastaj ai u vra. Dashuria ime që u vra ishte një armik i Francës…"

Ishte një film që hapej me këpurdhën e bombës atomike të hedhur në Hiroshima, mbi të cilin fillonte dialogu i një gruaje franceze dhe i një burri japonez, shtrirë në krevatin e një hoteli. Ishte piktakimi im i parë me letërsinë e Marguerite Duras, (Dyras), përmes skenarit të filmit të njohur Hiroshima dashuria ime.

Atëherë, ky film ishte ndaluar të shfaqej në Shqipëri, por një numër i revistës L'Avant scène du cinema, që vinte atë kohë në Kinostudio bashkë me Cahiers du Cinéma dhe Anthologie du cinéma, e kishte botuar atë të ilustruar me një mori skenash nga filmi dhe aktorët e tij. Një histori pacifiste dhe kundër luftës, por që bashkonte fatet njerëzore në pika të ndryshme të globit. Një grua franceze që vinte të luante një film në Hiroshima dhe që në rininë e saj kishte dashuruar një ushtar gjerman në qytetin e saj të lindjes. Në të njëjtën kohë vendosej paralelizmi me tragjedinë e madhe të luftës që kishte ndodhur në Hiroshima. Një klithmë kundër luftës, kur Shqipëria jetonte si "në rrethim" nga mijra bunkerë të paranojës totalitare.

Edhe pse me një frëngjishte të varfër unë e përktheva atë skenar në ca faqe të holla rozë, skenar që do të shëtiste në duart e kineastëve të rinj, të etur për të njohur filmat modernë e pacifistë dhe kundër luftës. Kundër luftës, në një vend që jetonte me luftën, alarmet, bunkerët, stërvitjet ushtarake, me idenë dhe paranojën e rrethimit… Të flisje për Hiroshimën ishte e ndaluar! Përse ti flet për Hiroshimën? Çdo të thotë Hiroshima për ty kur ne i kemi imperialistët e revizionistët në grykë të topit?… Por ne kishim rënë në magjinë e kinemasë dhe kishim filluar të zgjoheshim, të kuptonim, të ndjenim dhe të flaknim atë topitje të trurit që kishte pushtuar pothuaj të gjithë… Hiroshima ishte një tragjedi e madhe!

– «Atë ditë, – shkruante Dyras në skenarin e saj, – ne do të takoheshim në breg të lumit të Loire-s. Do të ikja me të. Kur mbërrita në mesditë, ai ishte atje. S'kishte vdekur akoma. Dikush e kishte qëlluar nga një kopësht. Gjithë ditën qëndrova mbi trupin e tij. Po kështu dhe natën. Të nesërmen erdhën dhe e morën me një kamion. Atë natë, Nevers u çlirua… Ishte dashuria ime e parë… Pastaj një tjetër ditë klitha. Më futën në një bodrum…»

Ky skenar, për ne të rinjtë e asaj kohe ishte vërtet tronditës dhe krejt i kundërt nga ato që shikonim në kinematografinë e Lindjes. Madje bashkë me mikun tim skenarist Nexhati Tafa dukej se ajo mënyrë shkrimi influencoi drejtpërdrejt në shkrimet tona duke përdorur retiçencë, vazhdimisht tri pika, në fraza të shkurtra, apo thjesht "përplasje" imazhesh, por në fjalë. Më pas, një tjetër libër i ardhur nga një studente shqiptare në Francë më hapi një dritare të dytë mbi këtë shkrimtare: ishte romani Moderato cantabile, i cili dhe ai do të gjente ekranin e kinemasë. E megjithatë, Dyras më ishte ende një enigmë? Cila ishte kjo shkrimtare kaq e ndjeshme, e dhimbshme, lakonike, me një gjuhë që depërtonte thellë në humnerën e shpirtit njerëzor dhe shpesh të trondiste? Nga vinte dhe cila ishte bota e saj?… Shumë vite më vonë lexova librin e saj Dhimbja, La Douleur, dhe kuptova vërtetshkatërrimin e madh që kishte lënë në psikikën e saj lufta, lufta ku ajo ishte një pjestare e Rezistencës franceze dhe që kishte përjetuar përndjekjen, Gestapo-n, dhe dhimbjen e madhe kur nga kampi i përqëndrimit do të kthehej më së fundi në Francën e lirë burri i saj, Robert Antelme: "Vallë ishte ai?" – do të shkruante ajo në librin e saj: “Dëgjova thirrje që vinin nga shkallët, këmbë që ngjiteshin, kërkëllitja e portave. Ishin ata që vinin nga Gjermania… E mbanin nga krahët. U ndalën në katin e parë. Ai kishte ngritur sytë… Nuk di se ç’ndodhi. Duhet të më ketë njohur dhe të më ketë buzëqeshur. Klitha se nuk mund ta shihja ashtu. Gjithë vitet e luftës më shfaqeshin përmes atyre klithjeve të mia. Gjashtë vjet pa klithur. U gjeta tek fqinjët. Ata më detyronin të pija rum, ma derdhnin në gojë. Përmes thirrjeve. Nuk e di se kur u gjeta përpara tij…"

Luan Rama

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Panik në Dortmund, 7 të plagosur në parkun e Krishtlindjeve (VIDEO)

Posted: 16 Dec 2018 01:13 AM PST

Policia gjermane ka arrestuar katër adoleshentë të cilët vendosën në panik qindra njerëz në qendrën tregtare Thier-Galerie në Dortmund, pasi hodhën fishekzjarrë dhe ia mbathën me vrap.

Shtatë persona mbetën të plagosur nga kaosi dhe rrëmuja që u krijua. Qendra tregtare, e vendosur në qendër të qytetit dhe në afërsi të tregut të famshëm të Krishtlindjeve të Dortmundit, ishte mbushur plotë me njerëz të shtunën në mbrëmje, kur një grup të rinjsh dyshohet se hodhën disa fishekzjarrë në mes të turmës.

Qindra njerëz ia mbathën nga paniku dhe nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist, sipas mediave gjermane dhe llogarive të dëshmitarëve në mediat sociale.

Ekipet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes për të marrë nën kontroll situatën.

Policia e Dortmundit ka konfirmuar se deri tani, shtatë persona janë plagosur në incident, por nuk kanë përjashtuar që më shumë njerëz mund të kontaktojnë autoritetet më vonë. Ashpërsia e lëndimeve të tyre nuk është e qartë.

Autoritetet konfirmuan se katër adoleshentë të moshës 15 deri 16 vjeç u arrestuan në lidhje me incidentin dhe nuk ofruan detaje të mëtejshme për hetimin e tyre në vazhdim.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

U kap me 80 mijë euro, kinezi i “Medresesë”: S’doja të paguaja taksat

Posted: 16 Dec 2018 01:04 AM PST

Një shtetas kinez u arrestua dje në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t'i kalonte kontrabandë.

I arrestuari është Jinwei Liu, 43 vjeç, që tentoi t'i shpëtonte sigurisë së aeroportit, teksa në trup dhe në çantën e dorës kishte fshehur 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen.

Mësohet se Liu jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar pranë "Medresesë" në Tiranë.

Kinzezi ka rrëfyer në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t'u shmangej taksave. Ndërkohë, pas gjetjes së parave të padeklaruara policia i ka sekuestruar ato deri në përfundim të hetimeve për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e 43-vjeçarit nga Kina.

Për Liu janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet, ku ndaj tij rëndon akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash në kufi.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

I dënuar për dhunë ndaj të miturve, arrestohet 46-vjeçari në Bulqizë

Posted: 16 Dec 2018 12:55 AM PST

Një 46 vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi rezulton i dënuar në Tiranë me 6 muaj burg.

Shtetasi me iniciale Xh.V., banues në Bulqizë përfundoi në pranga, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar atë për  veprën penale “Keqtrajtim të të miturit”.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Juncker e tepron me sjelljen me femrat në samitin e BE (VIDEO)

Posted: 16 Dec 2018 12:50 AM PST

Nuk kanë të ndalur skenat epike të Presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker në samitet e BE-së, teksa shpesh është akuzuar se ka shkuar i dehur në takimet me liderët e unionit.

Në samitin që u zhvillua ditën e djeshme, Juncker ka "lënë nam", duke u bërë kryefjalë e mediave me gjestet e tij. Ai dukej mjaft i afërt me femrat që e takuan, por e teproi me nënkryetaren e protokollit të BE-së, Pernilla Sjölin.

 

Para se ta puthte në faqe dhe të bënte komentet e tij të zakonshme, kreu i KE-së çuditërisht luajti me flokët e saj.

Mbetet e paqartë pse Juncker e kapi prej flokëve bionden Sjölin, por vetë ajo dhe komentuesit në rrjetet sociale kanë mbetur të habitur nga gjesti i tij.

Në Twitter, shumë kanë nxituar ta krahasojnë Juncker me xhaxhain karagjoz që mundohemi ta fshehim nga të tjerët sepse gjithmonë do të na "turpërojë".

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kurdët në Manxhib, Erdogan: SHBA të ndërhyjë ose do t’i spastrojmë

Posted: 16 Dec 2018 12:38 AM PST

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se SHBA-të duhet t'i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri, përndryshe forcat turke do tëfuten në veprim dhe do t'i spastrojnë.

Erdogan është shprehur publikisht se SHBA-të, të cilat mbështesin kurdët në veri-lindje të Sirisë, nuk po e mbajnë fjalën për t'i larguar luftëtarët kurdë.

Ankaraja thotë se paraushtarakët kurdë në Siri janë një degë e guerilëve me bazë në Turqi, të cilët i kanë shpallur si terroristë.

Manbixh gjendet në perëndim të lumit Eufrat, dhe është rruga kryesore që lidhet me qytetin e Alepos.

Turqia quan çdo pjesë të Sirisë në kufirin e tyre si vend shumë të ndjeshëm, nga pikëpamja e sigurisë, por kanë pranuar ndonëse me hezitim të madh që me situatën në lindje të lumit të merren SHBA-të.

Kjo zonë është vendi ku janë përqendruar kurdët, historikisht.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trafikantë ditën dhe “skifterë” në kohën e lirë, goditet 4-shja shqiptare

Posted: 16 Dec 2018 12:28 AM PST

Ata mund të quhen gjithçka bërës. Nga tregtarë kokaine, në "skifterë" të natës e deri tek sherrxhinj që s'kanë nguruar të shkrepin armën brenda një klubi nate për aryse xhelozie.

Po flasim për një katërshe jo "superheronjësh" por banditësh të mirëfillitë shqiptarë, që kanë trazuar zonën e Riminit në Itali.

Në pranga të policisë italiane kanë përfunduar dy prej tyre, një 21-vjeçar dhe një 23-vjeçar, banues në Tavullia dhe Misano.

Ndërkohë në kërkim janë edhe dy anëtarë të tjerë të bandës, burrë e grua, respektivisht 31 dhe 28 vjeç, me banim në Gradara, por për ta hestuesit besojnë se janë larguar nga Italia për në Shqipëri.

Grupi në fjalë ka kryer tregti të lëndëve narkotike në disa zona si Rimini, Riçione dhe Misano. I gjithë aktiviteti kriminal i bandës është dokumentuar nga policia.

Hetimet për këtë bandë shqiptarësh nisën në marsin e 2017-ës, kur më i vjetri i grupit, 31 vjeçari u mbajt nën vëzhgim për disa javë, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi.

Pavarësisht se arrinin të përfitonin sasi të mëdha parash nga shitja e drogës, që ndodhte gjithmonë në restorante dhe klube nate, katërshja shqiptare ishte ortganizuar që në "kohën e lirë" ta shfrytëzonin për të kryer vjedhje.

Dy prej tyre, respektivisht në një supermarket në Misano dhe në një restorant në Riçione kanë qenë të suksesshme, por një vjedhje ka mbetur në tentativë në një klub nate në Riçione, aty ku grupi ishte konfliktuar me të tjerë persona në ngjarje të mëparshme.

Policia nëpërmjet përgjimeve ka zbuluar se natën e 11 majit, disa anëtarë të bandës kishin hyrë me forcë brenda klubit dhe kishin hedhur benzinë, ndërsa ishte kalimi i një patrulle policie që i kishte detyruar të iknin pasi vendosën flakën.

Shkaku ishte xhelozia e 23 vjeçarit shqiptar për partneren e tij marokene që punonte si balerinë aty. Ai nuk e pranoi dot faktin që partnerja të punonte si striptiste, prandaj kërcënoi drejtuesin e klubit të natës.

16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more