Skip to main content

“Martial pëlqen videon tallëse rreth Mourinhos pas shkarkimit nga Unitedi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Martial pëlqen videon tallëse rreth Mourinhos pas shkarkimit nga Unitedi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Martial pëlqen videon tallëse rreth Mourinhos pas shkarkimit nga Unitedi

Posted: 18 Dec 2018 05:56 PM PST

Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit dhe menjëherë pas kësaj postimi i Paul Pogbas në rrjetet sociale u shndërrua në temë diskutimi.

Fillimisht u mendua që francezi ia dedikoi Special Ones me të cilin nuk kishin raporte të mira, por më vonë u shpjegua që qëllimi i saj ishte krejt tjetër dhe pastaj fotografitë u larguan.

Lojtarët e Unitedit nuk kanë postuar në rrjetet sociale ndonjë dedikim lamtumirës për trajnerin e tyre, por është Anthony Martial që ka lëshuar thumbimin e parë të qartë.

23-vjeçari ka pëlqyer në Twitter një video tallëse për Mourinhon të postuar nga Bleacher Report me titullin: "Ju më të vërtetë menduat se çdo gjë ishte në rregull te Manchester Unitedi?".

Video në fjalë e përshkruante teknikun portugez si një person egoist, qëllimi i të cilit ishte të luante futboll të keq për t’u parë.

 

Në fund të videos së animuar shfaqet Zinedine Zidane (një nga emrat e përfolur për trajnerin e ardhshëm), i cili troket në derë dhe i thotë Mourinhos: "Dikush më tha që ky aheng ka nevojë për energji të re".

Unitedi zbulon aksidentalisht se Solskjaer do ta zëvendësojë Mourinhon Unitedi zbulon aksidentalisht se Solskjaer do ta zëvendësojë Mourinhon

Tani Jose i përket të kaluarës, me shumë mundësi Ole Gunnar Solskjaer do të emërohet trajner i përkohshëm, kurse për Zizu do të provohet verës për sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Martial pëlqen videon tallëse rreth Mourinhos pas shkarkimit nga Unitedi appeared first on Telegrafi.

Guardiola: Muriqi meriton duartrokitje të mëdha

Posted: 18 Dec 2018 05:21 PM PST

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të EFL Cup pasi mposhti në penallti Leicester Cityn (1-1 kohë e rregullt, 1-3 në penallti).

Heroi i skuadrës së Pep Guardiolas ishte portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili përveç pritjeve gjatë ndeshjes, ai arriti të mbrojë edhe dy penallti.

Dhe normalisht për heroin e momentit trajneri spanjoll nuk kurseu fjalët e mira pas ndeshjes.

"Aro është aq i madh", e filloi Guardiola duke qeshur komentimin e paraqitjes fantastike të gjigantit 198 centimetra nga Kosova.

"Ai është i shpejtë me reagime dhe ka shumë fuqi në këmbët e tij. Mori vendimin e duhur edhe te penalltia e Harry Maguires që nuk arriti ta mbrojë".

Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit

"Kjo është shumë e mirë për atë. Ai është stërvitur shumë, është shumë i turpshëm (i ndruajtur). Është moment i mirë".

"Ai meriton duartrokitje të mëdha sepse bëri mirë gjatë ndeshjes, ishte i shkëlqyer", shtoi Guardiola.

20-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ai debutoi nga minuta e parë në fitoren 4-0 ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

The post Guardiola: Muriqi meriton duartrokitje të mëdha appeared first on Telegrafi.

Unitedi zbulon aksidentalisht se Solskjaer do ta zëvendësojë Mourinhon

Posted: 18 Dec 2018 04:31 PM PST

Lajmi i ditës së martë ishte padyshim shkarkimi i Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit.

Largimi i tij nga posti në fjalë erdhi pas rezultateve jo të mira këtë sezon dhe së fundmi pas humbjes nga Liverpooli me rezultat 3-1, ku kujtojmë se dy nga golat u shënuan nga Xherdan Shaqiri.

Në njoftimin zyrtar të Djajve të Kuq shkruhej se së shpejti do të emërohet në trajner i përkohshëm, ndërsa në fund të sezonit do të bëhej një zgjidhje afatgjate.

Aventura e Jose Mourinhos te Man Utd nuk doli të jetë e suksesshme ashtu siç është pritur (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Së pari për pozitën e trajnerit u përmend Michael Carrick, i cili së fundmi ishte edhe pjesë e stafit të Special Ones. Por, nuk kaloi shumë dhe listës iu shtua edhe Ole Gunnar Solskjaer.

Pasi Pogba thumbi Mourinhon, Neville ia kthen në të njëjtën mënyrë francezit Pasi Pogba thumbi Mourinhon, Neville ia kthen në të njëjtën mënyrë francezit

Duket se do të jetë Solskjaer njeriu që do ta drejtojë Unitedit në pjesën e mbetur të sezonit, faqja zyrtare e Man Utd zbuloi aksidentalisht se 45-vjeçari ka marrë detyrën e trajnerit.

"Solskjaer bëhet trajneri ynë i përkohshëm, 20 sezone pasi arriti Tripletën me atë gol në Camp Nou", shkruhej në lajmin e videos ku flitej për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999.

Më vonë e gjitha kjo është fshirë nga faqja zyrtare, por mjaftoi që mediat dhe tifozët të kuptojnë se ky gabim ishte një tregues se kush do të jetë trajneri i radhës.

Në rast se kjo ndodh, atëherë për sulmuesin e njohur nuk do të ishte hera e parë që drejton një skuadër. Ai e filloi me klubin norvegjez Mode, pastaj mori drejtimin e Cardiff Cityt, ku fitoi vetëm nëntë nga 30 ndeshjet dhe kështu u largua për t'u kthyer te Mode ku është edhe aktualisht.

Solskjaer ishte pjesë e Man Utd për 10 sezone, ai kishte arritur të shënojë 128 gola në 367 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

 

The post Unitedi zbulon aksidentalisht se Solskjaer do ta zëvendësojë Mourinhon appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Bologna 0-0 Milan, Zapata lojtar i ndeshjes

Posted: 18 Dec 2018 03:02 PM PST

Bologna dhe Milani e kanë mbyllur pa fitues ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian të futbollit.

Ashtu si rezultati, edhe notat mesatare të skuadrave ishin të barabarta, për vendasit 6.76, kurse për mysafirët 6.77.

Milani luan pa gola ndaj Bolognas Milani luan pa gola ndaj Bolognas

Lojtari i ndeshjes është shpallur mbrojtësi i Rossonerëve, Cristian Zapata (8.1).

Paraqitje e mirë për të dy portierët, Lukasz Skorupski (7.3) dhe Gianluigi Donnarumma (7.2), të cilët i mbajtën rrjetat të paprekura.

Paraqitja më e dobët në këtë sfidë ka shkuar për Tiemoue Bakayoko (5.5), i cili u përjashtua me dy kartonë të verdhë.

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë (61′), ashtu që u vlerësua me notën 6.4.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Bolognas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Bologna 0-0 Milan, Zapata lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit

Posted: 18 Dec 2018 02:45 PM PST

U deshën penalltitë për t’ia siguruar Manchester Cityt kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) në ndeshjen e zhvilluar në King Power Stadium kundër Leicester Cityt.

Në portën e klubit nga Etihad Stadium në këtë ndeshje startoi portieri shqiptar i Kosovës, Arijanet Muriqi.

Arijanet Muriqi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

20-vjeçari ishte më meritori për kualifikimin e mëtutjeshëm të Cityt, duke qenë se i mbrojti penalltitë e kundërshtarëve.

Lajmet për Arijanet Muriqin Lajmet për Arijanet Muriqin

Derisa koha e rregullt e takimit përfundoi 1-1, fituesin e vendosën njëmbëdhjetëmetërshat, ndërsa Muriqi u sigurua që të triumfonte ekipi i tij.

Në fund të ndeshjes, tifozët e Manchester Cityt që kishin udhëtuar në Leicester filluan ta këndonin emrin e portierit shqiptar.

Derisa ata e bënin këtë, bashkëlojtarët filluan ta shtynin Arijanetin duke e nxjerrë përpara grupit dhe derisa ai duartrokiste, tifozët thërrisnin emrin e tij. Një ndjenjë e mirë për suksesin e radhës të portierit që e përfaqëson Kosovën.

Manchester City është kampion në fuqi i Kupës EFL dhe do të përpiqet ta mbrojë titullin edhe këtë sezon. /Telegrafi/

The post Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Leicester City 1-1 Manchester City, paraqitje e denjë e Muriqit

Posted: 18 Dec 2018 02:27 PM PST

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Efl Cup (Carabao Cup) pas fitores ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen që e vendosën penalltitë.

Duke qenë se rezultati ishte i njëjtë pas përfundimit të ndeshjes, edhe nota mesatare e Leicesterit (6.56) është e përafërt me atë të Cityt (6.68).

Me Muriqin në portë, City fiton ndaj Leicesterit pas penalltive Me Muriqin në portë, City fiton ndaj Leicesterit pas penalltive

Portieri nikoqir, Danny Ward, e ka marrë notën më të ulët për skuadrën e tij (5.8).

Danny Simpson (7.3) dhe Wilfred Ndidi (7.3) janë vlerësuar si lojtarët më të mirë të Leicesterit.

Lojtari i ndeshjes është shpallur i inkuadruari nga banka rezervë, Kevin De Bruyne (8.0), derisa Raheem Sterling (5.2) ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, që ishte vendimtar në mbrojtjen e penalltive është vlerësuar me notën 7.1 në këtë takim.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Leicester Cityt (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Leicester City 1-1 Manchester City, paraqitje e denjë e Muriqit appeared first on Telegrafi.

PSG fiton ndaj Orleans dhe vazhdon garën në Kupën e Ligës

Posted: 18 Dec 2018 02:16 PM PST

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Ligës në Francë pas fitores ndaj Orleans.

Kundërshtari i kryeqytetasve bën gara në Ligue 2, ashtu që kampioni i Ligue 1 ishte favorit për të vazhduar në çerekfinale. Dhe pikërisht ashtu ndodhi.

Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin e kësaj ndeshjeje në minutat e fundit të pjesës së parë (41′) dhe me epërsi minimale, parisienët shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Joseph Lopy e barazoi rezultatin (69′) duke i vënë në vështirësi mysafirët.

Mirëpo, me golin e Moussa Diaby (81′), PSG doli fitues nga ky takim në kuadër të Coupe de la Ligue.

Me këtë triumf, Paris Saint-Germaini e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të kësaj gare.

Theksojmë se klubi kryeqytetas është edhe kampion në fuqi i Kupës së Ligës. /Telegrafi/

The post PSG fiton ndaj Orleans dhe vazhdon garën në Kupën e Ligës appeared first on Telegrafi.

Me Muriqin në portë, City fiton ndaj Leicesterit pas penalltive

Posted: 18 Dec 2018 02:02 PM PST

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup), pasi mposhti Leicester Cityn pas penalltive.

Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14 pas asistimit nga Nicolas Otamendi dhe me epërsi minimale mysafirët shkuan në pushim.

Lojtarët e Manchester Cityt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit arritën ta barazonin rezultatin me golin e Marc Albrighton që u realizua në minutën e 73-të.

Dhe duke qenë se koha e rregullta përfundoi me rezultat të barabartë ishin penalltitë ato që e vendosën fituesin.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Pep Guardiolas, të cilët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Arijanet Muriqi (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi ishte në portën e skuadrës nga Mancesteri dhe arriti t’i ndalte penalltitë e ekipit kundërshtar.

Kujtojmë që Manchester City është kampion në fuqi i Carabao Cup dhe do të tentojë ta fitojë edhe këtë edicion. /Telegrafi/

The post Me Muriqin në portë, City fiton ndaj Leicesterit pas penalltive appeared first on Telegrafi.

Milani luan pa gola ndaj Bolognas

Posted: 18 Dec 2018 01:52 PM PST

Bologna dhe Milani kanë luajtur baras (0-0) në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të në kampionatin italian.

Rodrigo Palacio pati rastin më të mirë në pjesën e parë, mirëpo nuk e konkretizoi dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Franck Kessie (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Në gjysmën e dytë, një rast të mirë shënimi e pati Hakan Calhanoglu, por që nuk ishte i saktë.

Milani është në vend të katërt në tabelë me 27 pikë, pesë më pak se Interi që mban vendin e tretë.

Rodrigo Palacio (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Bologna mbetet në vend të 18 me 12 pikë dhe ky nuk është një sezon i mirë për skuadrën e Filippo Inzaghi.

Në xhiron e radhës, Rossonerët janë nikoqirë të Fiorentinas, kurse Bologna luan si mysafir i Parmas. /Telegrafi/

The post Milani luan pa gola ndaj Bolognas appeared first on Telegrafi.

Tifozi i Tottenhamit që hodhi lëkurën e bananes drejt Aubameyangut pezullohet për katër vite nga futbolli

Posted: 18 Dec 2018 12:26 PM PST

Tifozi i Tottenham Hotspur, i cili e hodhi një lëkurë bananeje drejt sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar hyrja në stadiume futbolli për katër vitet e ardhshme, pasi është konsideruar se ka elemente raciste në veprimin e tij.

Averof Panteli ka pranuar se e ka hedhur lëkurën e bananes në fushë, pas festës së golit nga Aubameyang, mirëpo i ka hedhur poshtë pretendimet se incidenti kishte indikacion racist, ndërsa avokati i 57-vjeçarit ka thënë se e kishte hedhur atë, sepse ishte gjëja më e afërt që ka pasur.

Mirëpo, autoritetet e futbollit vendosën se kishte elemente raciste, ashtu që tifozi të martën është dënuar me 500 funte (556 euro) nga gjykata në Highbury Corner.

Lajmet për Aubameyang Lajmet për Aubameyang

“Kemi gjetur se ishte një gjest i qëllimshëm për të hedhur një banane pas një goli të shënuar nga një lojtar me ngjyrë”, ka thënë gjykatësi Mervyn Mandell.

Duke iu referuar vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në stadiume për katër vite, gjykatësi ka thënë: “Elementi racist ishte aty”.

Panteli, i cili jeton në Norwich, është deklaruar fajtor, ndërsa atë e kishin kapur kamerat e sigurimit duke e hedhur lëkurën e bananes në momentin kur Aubameyang shënoi gol në fitoren prej 4-2 të Arsenalit në derbin kundër Tottenhamit në Emirates më 2 dhjetor.

“Nuk ishte diçka raciste. Thjesht ndodhi. Nganjëherë bën diçka në jetë dhe pastaj thua: ‘Pse e bëra këtë?'”, ka thënë Panteli, i cili që nga mosha shtatëvjeçare i ndjek në stadiume ndeshjet e futbollit. /Telegrafi/

The post Tifozi i Tottenhamit që hodhi lëkurën e bananes drejt Aubameyangut pezullohet për katër vite nga futbolli appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more