Skip to main content

Durrës/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna 23-vjeçare e një foshnje 6-muajshe (FOTO)

Durrës/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna 23-vjeçare e një foshnje 6-muajshe (FOTO)


Durrës/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna 23-vjeçare e një foshnje 6-muajshe (FOTO)

Posted: 09 Dec 2018 10:51 PM PST

Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6-muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar. 23-vjeçarja ka alarmuar familjen dhe policinë e Durrësit që e kanë shpallur në kërkim.

Motra e Suzanës ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhet familja e saj. Ajo tha se motra ka ikur në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë në shtëpi fëmijën me gji. Motra e 23-vjeçares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe. Ajo thotë se Suzana ishte mbyllur në vetvete kohët e fundit.

Suzana Hasula, nëna 23 vjeçe nga Durrësi e zhdukur

Motra e 23-vjeçares së zhdukur ka një lutje për të gjithë ata që mund ta rastisin Suzanën, duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti: 0692776727

The post Durrës/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna 23-vjeçare e një foshnje 6-muajshe (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Si të kujdesemi për baterinë e automjetit gjatë dimrit

Posted: 09 Dec 2018 10:46 PM PST

Pse bateritë humbasin funksionin gjatë dimrit?

Nxehtësia ekstreme ose ftohja mund të rrisin shkallën e shpenzimit të baterisë, duke e bërë dimrin një kërcënim të trefishtë për baterinë tuaj. Të nxehtit gjatë verës bënë që uji të avulloj në elektrolit dhe kështu rritet sulfatimi. Prandaj gjatë dimrit shkaku i temperaturave të ulëta procesi i reaksioneve kimike që zhvillohen në baterinë me acid ngadalësohet. Në anën tjetër motori i ftohtë dhe vaji i dendur i motorit kërkojnë më shumë energji, gjë që ndikon në funksionalitetin e automjetit.

Çfarë duhet të bëjmë?

1. Kontrollojeni baterinë në rast të mbeturinave apo korozionit, këto janë elemente që ndikojnë në përçueshmërinë efektive të baterisë- Nëse keni dyshime, konsultohuni me profesionist.

2. Kohë pas kohe testojeni baterinë për të parë se sa është shpenzuar. Duke e testuar baterinë ju ulni gjasat për të ngecur në rrugë për shkak të baterisë.

3. Në rast të dëmtimeve, ndërrojeni baterinë – Drejtohuni servisit apo personit të autorizuar.

Në serviset tona ju mund të bëni testimin e baterisë falas.
-Siguria nuk është lojë!

The post Si të kujdesemi për baterinë e automjetit gjatë dimrit appeared first on DRENICA PRESS.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Stop korrupsionit

Posted: 09 Dec 2018 10:41 PM PST

Shoqata Naftëtarëve e Kosovës, me rastin e Ditës kundër Korrupsionit, ka reaguar kundër korrupsionit malinj në sektorët e ndryshëm duke filluar nga favorizimet në tenderë publikë, licenca, vazhdimi i mbajtjes së monopoleve të kompanive të caktuara, pengimet ndaj shoqatës për aprovimin e ligjeve që është në favor të disa kompanive.

"Ritheksojmë që dukurive të lartcekura duhemi t'iu themi stop përgjithmonë dhe pse jo kjo ndalesë të fillojë nga kjo ditë e rëndësishme kundër korrupsionit, dhe mos të harrohen vitet e kaluara të korrupsionit", përfundon reagimi.

The post Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Stop korrupsionit appeared first on DRENICA PRESS.

‘Kuda ides srce moje!?’, produktet Serbe vendosen në rafte sikurse të ishin të Kosovës

Posted: 09 Dec 2018 10:39 PM PST

Pas taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë në Kosovë, kompani të ndryshme nga rajoni, të lidhura dhe në pronësi edhe të Sërbëve, kanë gjetur mënyra të ndryshme për të hyrë në tregun e Kosovës duke mashtruar konsumatorët në vend.

Sipas fotos së dërguar redaksisë, lëngje të prodhuara nga prodhues Maqedon dhe me prejardhje Serbe, të disejnuara në mënyrë identike sikurse edhe ato të Frutomanisë, janë vendosur afër produkteve të kësaj të fundit në supermarkete të ndryshme dhe po shiten me cmim dhe barkod të njejtë, sikur të ishin të Kosovës.

Në këtë mënyrë kreative, prodhues nga rajoni dhe Serbia po tentojnë të mashtrojnë konsumatorët Kosovar, duke vendosur produkte të disejnuara në mënyrë identike dhe me paketim të njejtë afër atyre të Kosovës.

Përmes veprimeve të tilla, duke mashtruar konsumatorët Kosovar, vendet nga rajoni dëmtojnë direkt prodhimin dhe kompanitë prodhuese në vend.

Vetëm Frutomania, kompania vendore që po dëmtohet në këtë rast, ka mbi 600 fermerë të kontraktuar dhe mbi 100 punëtorë të rregullt. Për më shumë, cdo sezonë, kompania hapë dyert për më shumë se 200 punëtorë sezonal.

Vetëm gjatë vitit 2018, kompania ka eksportuar mbi 1 milion shishe në gjashtë vende Evropiane, dhe në fushën e saj cilësohet si një ndër kompanitë me produktet më kualitative në Kosovë dhe rajon.

Kompania ka eksportuar produktet e saja, të prodhuara bashkë me bujq dhe personel nga vendi, edhe në një numër shtetesh jashtë Bashkimit Evropian.

Redaksia ka mësuar se pas taksës 100% të Kosovës për produktet e importuara nga Serbia, numri i produkteve të importuara nga ky vend ka rënë dukshëm. Në panikë, kompanitë nga Serbia po zbulojnë mënyra të reja mashtruese dhe kreative si kjo më lartë.

Kujdes, mos bini prehë e këtyre mashtrimeve.

 

The post 'Kuda ides srce moje!?', produktet Serbe vendosen në rafte sikurse të ishin të Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

ATK paralajmëron ndryshim të formës së rimbursimit të kuponëve fiskal

Posted: 09 Dec 2018 10:36 PM PST

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) tash e një kohë është duke zhvilluar lojë shpërblyese për rimbursimin nga kuponët fiskal.

Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani shuma e rimbursuar për qytetarë është mbi 29 milionë euro, ndërsa numri i qytetarëve të cilët janë rimbursuar është 1,531,617.

Zyrtarë të ATK-së kanë thënë se numri i qytetarëve të cilët aplikojnë për këtë kampanjë dallon nga forma paraprake, pasi atëherë kanë mundur të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë grumbulluar kuponë fiskal, ndërsa tash mund të përfitojnë vetëm ata që përzgjedhin me lotari.

 

 

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa në një prononcim për Indeksonline ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime edhe nga kampanja e tanishme, në të cilën numri i aplikimeve të qytetarëve arrinderi në 60 mijë.

"Momentalisht ende nuk kemi planifikuar që tëndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskal, sigurisht që do të ketëndryshim, pasi që ATK çdoherë bënë përpjekje që gjejë formën më të përshtatshmepër qytetaret. Ndryshimet bëhet me qëllim të nxitjes së sa më shumë qytetarëvepër të kërkuar kuponë fiskal, të cilat janë të parapara me Udhëzimin Administrativ për organizimin e kësaj kampanje", ka deklaruar ajo.

Bytyqi-Sefa ka thënë se kjo kampanjë kanë dihmuar shumë në edukimin e qytetarëve, duke i kthyer në "inspektorë" duke kërkuar kupon fiskal.

"Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe t'i edukoj qytetaret rrethrëndësisë së kuponit fiskal. Forma e kaluar në një mënyrë pati kthyer qytetaret në "inspektorët" pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar që të pajisen me kupon fiskal. Mirëpo, edhe në bazë të udhëzimit administrativ parashihet që në periudha 1-2 vjet të  ndryshoj forma e rimbursimit", ka thënë më tej ajo.

Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal taniështë duke u zhvilluar në fazën e tre mujorit të katërt për vitin 2018. Ndërsa,numri i qytetarëve për çdo periudhë aplikimi arrin deri në 60 mijë./Indeksonline/

The post ATK paralajmëron ndryshim të formës së rimbursimit të kuponëve fiskal appeared first on DRENICA PRESS.

Vet-aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

Posted: 09 Dec 2018 10:34 PM PST

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Vetura e vetaksidentuar në këtë rast ka përfunduar e dalë nga rruga pikërisht në fshatin Ponesh.

Padyshim se magjistralja në fjalë është mjaft e rrezikshme për vozitësit, sidomos tani kur në atë pjesë ka edhe borë.

Aksidentet në vend përgjatë këtij viti ishin në numër mjaft të lartë, e disa prej tyre edhe me fatalitet./Indeksonline/

The post Vet-aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar appeared first on DRENICA PRESS.

Ushtria po bëhet, por do të befasoheni kur te kuptoni sa pilot ka Kosova

Posted: 09 Dec 2018 10:32 PM PST

Edhe pse është paraparë tash e disa vite që Forca e Sigurisë së Kosovës të pajiset me helikopter, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Të pasurit në dispozicion të mjeteve të tilla të transportit është esenciale sidomos në rastet e emergjencave por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për një afat të shkurt kohor.

Të paktën një afat të tillë nuk kanë preferuar të japin as Kryeministria dhe as Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigje të tyre për Indeksonline, thuhet se blerja e helikopterëve kërkon planifikim të mirëfilltë buxhetor dhe teknik.

"Blerja e helikopterëve kërkon një planifikim të mirëfilltë si buxhetor ashtu edhe teknik. Njësiti i Helikopterëve do të jetë i përbashkët me disa ministri, prandaj kjo çështje aktualisht është kompetencë e Kryeministrisë", u potencua në përgjigjen e tyre.

Sipas Zyrës për Informim pranë Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë, furnizimi me helikopter është paraparë të jetë aset i përbashkët qeveritarë i disa ministrive, si Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

"Sipas rekomandimeve të dala pas Rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë së Kosovës (RSSS), njësiti i helikopterëve është rekomanduar të jetë aset qeveritar, pra helikopterët të jenë aset i përbashkët i disa ministrive (MFSK-së, MPB /Policia e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Shëndetësisë etj)", thanë ata.

Por edhe po të kishte helikopter Forca e Sigurisë së Kosovës nuk posedon në gjirin e saj persona të shkolluar si pilot apo inxhinierë të aviacionit, ku deri më tash FSK ka vetëm një pilot helikopteri dhe dy inxhinier/teknik të mirëmbajtjes.

"Për shkak të strukturës, FSK-ja ende nuk është e plotësuar me kuadro dhe pjesëtarë të cilët janë shkolluar dhe trajnuar për drejtimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve. Tani për tani FSK ka një pilot helikopteri dhe dy inxhinier/teknik të mirëmbajtjes", thanë zyrtarët për informim nga MFSK-ja.

Bazuar në përgjigjen e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë aktualisht është edhe një pjesëtar i FSK-së i cili po shkollohet për pilot të helikopterit.

The post Ushtria po bëhet, por do të befasoheni kur te kuptoni sa pilot ka Kosova appeared first on DRENICA PRESS.

Deputeti i Nismës mbron Komandant Remin: Sikur edhe komandantët tjerë të ishin si ai, kjo s’do t’i ndodhte Kosovës

Posted: 09 Dec 2018 10:30 PM PST

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafës- Remit.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se sikur të gjithë komandatët të ishin sikurse Remi, nuk do të themelohej Gjykata Speciale, raporton gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Takimi i pare me komandant Remin

Ka qene data 14 ose 16 qershor 1999. Ne Kolovice, sebashku me Jakup Krasniqin, Sabit Veselin (tashme i ndjere), Bajram Kosumin e disa te tjere, per here te pare po e takoja Remin.

Figura e tij mu lidh me tregimin e gjyshit tim per Azem Galicen, qe duke u nisur nga bemat e tij, e perfytyronin njeri te madh, po kur e takonin shtangeshin nga lartesia e trupit, qe nuk ishte i atyre permasave çfare ishte vizatuar ne fantazin e trurit te njeriut.

Remi ishte djale i pucitur ne veshje dhe mbi te gjitha ne tru. Qe nga ajo kohe jemi takuar dhe e kam pasur te ftuar edhe ne emisionin Parrotlla.

Nje diçka nuk do ta harroje kurre. Kur e arrestoi UNMIK u, me pate thene: Çdo gje qe kane bere ushtaret neper Zona, pergjegjesine duhet ta marrim ne komandantet e zonave.

Po te degjoheshin mendjet sikur ato te Rrustem Mustafes-Remit lidhur me procesin e pergjegjesive te luftes, jam i bindur se nuk do te vinte puna kurre deri te krijimi i Gjykates Speciale.

Por, tani Kosova eshte para nje akti te kryer, jo vetem sa i perket kesaj Gjykate, por edhe shume proceseve te tjera. Prandaj e vetmja gje qe ngelet eshte qe te presim me durim deri ne mbylljen e kesaj drame, qe shpresoj te mos i denoje djemte per krimet e te tjereve.

The post Deputeti i Nismës mbron Komandant Remin: Sikur edhe komandantët tjerë të ishin si ai, kjo s'do t'i ndodhte Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Dialogu dëmtoi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Posted: 09 Dec 2018 10:28 PM PST

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka lehtësuar një varg çështjesh teknike në të mirët e qytetarëve të të dyja vendeve, por kalimi në fazën e bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e ka dëmtuar subjektivitetin e Kosovës në planin ndërkombëtar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Dëmet për Kosovën, sipas tyre, për më shumë vazhdojnë të rriten për shkak të mosarritjes edhe më tej të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është duke humbur nga dialogu që po zhvillon me Serbinë, sepse kjo e fundit, në të gjitha shkresat zyrtare që po ua dërgon vendeve të ndryshme, kërkon mosnjohjen esubjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

"Në subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, kjo po sjellë dëme, sepse të gjitha vendet po rezervohen që të marrin qëndrime të fuqishme për përkrahjen e Kosovës në integrimet euro-atlantike dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke e pritur rezultatin, me arsyetimin që 'ne nuk do të paragjykojmë asnjë zgjidhje'. Simptomatike ishte tërheqja e njohjeve – ndonëse në diplomaci nuk njihet si e tillë, por si ngrirje e marrëdhënieve – që disa vende po e bëjnë ndaj Kosovës, sepse po u thonë që derisa të përfundojë marrëveshja, ne nuk do të kemi marrëdhënie ose do t'i ngrijmë marrëdhëniet", theksoi Tahiri.

Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare dhe juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka krijuar hapësirë për të kuptuar se të dy vendet kanë ende çështje të hapura.

"Kjo mund të ndikojë te vendet skeptike që ato të mos e njohin Kosovën, me të drejtë, për shkak se konsiderojnë që çështja e statusit të vendit nuk qenka mbyllur në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, mirëpo paska ende probleme për t'u zgjidhur me Serbinë. Kjo, natyrisht që do të ndikojë në këtë aspekt dhe ka ndikuar edhe deri më tash, duke pasur parasysh tërheqjen e njohjeve nga disa shtete, që ka ndodhur edhe me ofensivën e madhe të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës dhe kundër subjektivitetit të saj", tha Mushkolaj.

Njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se Kosova dhe diplomacia e saj deri më tash kanë dështuar që dialogun e Brukselit ta kthejnë në favor të vendit, në planin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Politologu Tahiri, thotë që institucionet e Kosovës, e veçanërisht ato që merren me politikën e jashtme, kanë dështuar që të bëjnë një dokument përmbledhës përmes të cilit do të shpjegohej historia e çështjes së Kosovës.

"Askush në botë, e as në Serbi, nuk mund të mendojë që Kosova mund të kthehet në çfarëdo kushte nën Serbinë – ndonëse si e tillë nuk ka qenë kurrë, përveç periudhës së dhunshme të Milosheviqit – ose në asnjë formë nuk mund të mendoj që Kosova mund të jetë në një bashkësi me Serbinë. Kjo kundërshtohet edhe në kuadër të Serbisë, në kuadër të Kosovës, por edhe në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare. E vetmja mundësi është pranimi i shtetit të Kosovës, si realitet i krijuar tash e 20 vjet, si shprehje e vullnetit të popullit dhe si faktor paqeje dhe stabiliteti. Këto argumente nuk ka arritur që t'i bëjë diplomacia e Kosovës", u shpreh Tahiri.

Edhe analisti Mushkolaj vlerëson që diplomacia e Kosovës ka dështuar që t'ua shpjegojë esencën e dialogut të Brukselit vendeve që janë skeptike ose të luhatshme për ta njohur shtetin e Kosovës.

"Është dashur që t'iu bëhet e qartë që ne kemi çështje të pazgjidhur me Serbinë, çfarë mund të kemi edhe me shtetet tjera fqinje. Mirëpo kjo nuk nënkupton që ne nuk jemi shtet i pavarur dhe që nuk e kemi integritetin territorial tonin. Në këtë aspekt, unë besoj që ka dështuar diplomacia e Kosovës dhe institucionet tjera. Po të bëhej kjo e qartë, atëherë edhe hezitimet, respektivisht, hamendjet e shteteve, qoftë atyre që na kanë njohur, qoftë të atyre që nuk na kanë njohur, do të ishin më të vogla ose nuk do të ekzistonin fare", theksoi Mushkolaj.

Dialogu i Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur fillimisht si dialog për çështje teknike, në vitin 2011 dhe pastaj ky dialog ka kaluar edhe në nivelin politik. Bashkimi Evropian u ka kërkuar që në fund të bisedimeve, të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht obliguese, e cila përveç tjerash, do t'u hapte të dy vendeve rrugën e integrimit në BE.

The post Dialogu dëmtoi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Ministri Shala: Taksën ndaj Serbisë mund ta bëjmë 1000 për qind

Posted: 09 Dec 2018 10:26 PM PST

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ishte i ftuar në emisionin n'Kosovë Show.

Shala foli gjerë e gjatë për prodhimet vendore dhe taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Ministri tregoi nëse masa do të hiqet apo do të vazhdojë.

Ai tha se nuk kanë qenë kurrë më këmbëngulës për të vazhduar me këtë taksë derisa theksoi se taksa do të bëhej 1000 për qind nëse do të ishte nevoja.

The post Ministri Shala: Taksën ndaj Serbisë mund ta bëjmë 1000 për qind appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more