Skip to main content

“Bursa studimi në SHBA, ambasada amerikane jep udhëzimet” plus 9 more - Gazeta Dita

“Bursa studimi në SHBA, ambasada amerikane jep udhëzimet” plus 9 more - Gazeta Dita


Bursa studimi në SHBA, ambasada amerikane jep udhëzimet

Posted: 16 Dec 2018 02:18 AM PST

Ambasada amerikane në Tiranë kujton se, aplikimet për "Global UGRAD", një program i konceptuar për t'i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan janë të hapura deri në 31 dhjetor.

Në faqen e ambasadës amerikane shpjegohen edhe kriteret, udhëzimet e hapat që duhet të ndiqen për aplikim.

"Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t'i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t'u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD  mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnw në biznese ose administratë në vendet e tyre. Konkurenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara", sqaron ambasada.

l.h/ dita

Pas dy javësh bisedime, arrihet marrëveshja për parandalimin e ngrohjes globale

Posted: 16 Dec 2018 02:07 AM PST

Pothuajse 200 vende të botës kapërcyen ndarjet politike të shtunën në mbrëmje, për të rënë dakord mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje të rëndësishme klimatike globale, por kritikët thonë se nuk është mjaft ambicioze për të parandaluar efektet e rrezikshme të ngrohjes globale.

Pas dy javësh bisedime në qytetin polak të Katowicës, kombet në fund arritën konsensus mbi një kornizë më të detajuar për Marrëveshjen e Parisit 2015, e cila synon të kufizojë një rritje të temperaturave mesatare botërore në jo më tepër se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

"Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje për një çështje kaq specifike dhe teknike. Përmes kësaj pakete ju keni bërë një mijë hapa të vegjël përpara së bashku. Ju mund të ndiheni krenarë", u tha delegatëve presidenti polak i bisedimeve Michal Kurtyka.

Marrëveshja e samitit nënvizon rregullat e secilit shtet që do të qeverisë mënyrën se si do të ndalojnë përdorimin e karbonit, të sigurojnë të ardhura për vendet e varfëra dhe të sigurojë se të gjithë po bëjnë atë cfarë duhet.

Pas goditjes së çekiçit për të treguar se marrëveshja ishte arritur, ministrat iu bashkuan atij në skenë, duke u përqafuar dhe duke qeshur, shenja të lehtësimit pas bisedimeve maratonë.

Para fillimit të bisedimeve, shumë pritën që marrëveshja nuk do të ishte aq e fuqishme sa ishte e nevojshme. Uniteti që mbështeti bisedimet në Paris është copëtuar dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump që synon të tërheqë vendin e tij, një nga emetuesit më të mëdhenj në botë, nga pakti.

l.h/ dita

Panik në Dortmund, 7 të plagosur në parkun e Krishtlindjeve

Posted: 16 Dec 2018 01:52 AM PST

Policia gjermane ka arrestuar katër adoleshentë të cilët vendosën në panik qindra njerëz në qendrën tregtare Thier-Galerie në Dortmund, pasi hodhën fishekzjarrë dhe ia mbathën me vrap.

Shtatë persona mbetën të plagosur nga kaosi dhe rrëmuja që u krijua. Qendra tregtare, e vendosur në qendër të qytetit dhe në afërsi të tregut të famshëm të Krishtlindjeve të Dortmundit, ishte mbushur plotë me njerëz të shtunën në mbrëmje, kur një grup të rinjsh dyshohet se hodhën disa fishekzjarrë në mes të turmës.

Autoritetet konfirmuan se katër adoleshentë të moshës 15 deri 16 vjeç u arrestuan në lidhje me incidentin dhe nuk ofruan detaje të mëtejshme për hetimin e tyre në vazhdim.

l.h/ dita

FOTO: Të flasësh për varfërinë me fustane që vishen për “Oscar”

Posted: 16 Dec 2018 01:42 AM PST

 

Ky është një nga fustanet e famshme të Valentinos të sezonit 2015.

E ka veshur aktorja Meryl Streep në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Le të themi që i rri mjaft mirë Jorida Tabakut, edhe shumë mirë që si një tiranase me prona ka mundësi ta blejë, mbase nuk është rasti per t’i bërë llogaritë.

Veç kur del e flet për varfërinë, hallet e shqiptarëve duhet pak më kujdes.

l.h/ dita

Qarku i pesimizmit, si po ndikon ikja masive ekonominë e vendit

Posted: 16 Dec 2018 01:28 AM PST

Potencialet e larta që ka Shqipëria për emigrim, ku sistematikisht në tre vitet e fundit, mbi 50% e popullsisë ka pohuar se ka në plan të largohet të paktën sipas tre anketimeve të ndryshme (Gallup, Gëdeshi-King dhe UNESCO) e ka futur shoqërinë në një qark pesimizmi që po jep ndikime negative zinxhir në ekonomi.

Largimet, kryesisht në formën e azilit politik në Europë, rreth 170 mijë persona në 2015-2017, kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e konsumit në vend.

Teksa pjesa tjetër që planifikon të ikë dhe që po përgatitet për këtë qëllim, duke mësuar gjuhën gjermane dhe duke marrë trajnimet e nevojshme për punësim jashtë vendit (mjekët, infermierët dhe të rinjtë) po mbajnë të ndrydhur konsumin e mallrave të qëndrueshëm.

Duke planifikuar të emigrojnë, ata nuk blejnë shtëpi, nuk investojnë në prona, duke u limituar vetëm në financimin e përditshmërisë së tyre. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se potencialet e larta të emigrimit krijojnë një situatë pesimizmi që dëmton konsumin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me 4.0 pikë në tremujorin e tretë të vitit 2018. Banka e Shqipërisë sqaroi se ecuria e treguesit reflektoi si rënien e besimit të biznesit, ashtu edhe të konsumatorëve. Vrojtimet e Bankës tregojnë se balanca e blerjeve të mëdha ra me 5.4 pikë përqindje në tremujorin e tretë. Sociologët shpjegojnë se emigracioni ndoshta është treguesi më i qartë që shoqëria po kalon një periudhë depresioni.

Vështirësitë ekonomike dhe humbja e shpresës i shtyjnë njerëzit ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit dhe kjo mungesë sigurie do të reflektohet edhe në numrin e lindjeve. Nuk duhet harruar edhe fakti se emigracioni prek kryesisht të rinjtë dhe kjo patjetër që do të ketë ndikim demografik.

Bizneset kanë evidentuar se faktori demografik po shndërrohet në një nga shqetësimet kryesore të aktivitetit të tyre. Sektori i shitjeve me pakicë po vuan rënien e konsumit dhe disa linja prodhimi (fasoni) kanë nisur të ndiejnë vështirësi në gjetjen e forcës së punës.

Për herë të parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në misionin e fundit, renditi emigracionin si një problem shqetësues, duke tërhequr vëmendjen e qeverisë shqiptare që të krijojë kushtet për një rritje gjithëpërfshirëse, me qëllim frenimin e fenomenit.

Dëshira për të migruar në këto përmasa lidhet me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e familjeve me të ardhura nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen./Monitor

l.h/ dita

Bllokohet rruga, protestë për çmimin e mandarinës në Konispol

Posted: 16 Dec 2018 01:06 AM PST

Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit janë hedhur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar rrugën.

Mësohet se protestuesit përveç rrugës kanë bllokuar edhe të gjitha pikat e grumbullimit, për shkak të çmimit sipas tyre të ulët të mandarinës.

Ata shprehen se mandarina po shitet me 30 lekë, që sipas tyre është e padrejtë.

l.h/ dita

Qeveria: Nga nesër, pensionistët përfitojnë shpërblimin e fundvitit

Posted: 16 Dec 2018 12:51 AM PST

Nga data 17 dhjetor nis shpërndarja e shpërblimit për pensionistët. Më shumë se 650 mijë pensionistë do të nisin ditën e hënë të marrin 5 mijë lek, shpërblim të vendosur nga qeveria. Kush nuk e ka marrë ende pensionin do ta marrë shpërblimin bashkë me pensionin. Ndërkohë që ata të cilët e kanë marrë pensionin, do ta tërheqin shpërblimin duke filluar nga dita e hënë. Shpërblimi do të merret në postë. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, i kontaktuar nga gazeta, thotë se nga dita e hënë pensionistët duhet të paraqiten në postë për të tërhequr shpërblimin.

"Nga data 17 dhjetor do të nis procesi i shpërndarjes së shpërblimeve dhe të gjithë ata që kanë datën në këtë grafik, pavarësisht nga llojet e pensioneve, do ta marrin shpërblimin bashkë me pensionin. Dhe të gjithë ata, po themi ata që e kanë marrë pensionin ditën e hënë, 3 dhjetor do të lihet që të hënën pasdite të marrin shpërblimet, në varësi të grafikut të cilin do ta publikojmë. Duke filluar nga ora 8 e mëngjesit deri rreth mesditës, punonjësit e Postës do t'u shpërndajnë pensionin atyre që kanë ditën dhe pasdite do të shpërndajnë shpërblimin vetëm për ata persona që u ka kaluar data e marrjes së pensionit. Sigurisht, që do të punojmë me orar të zgjatur. Numri total i përfituesve është 650 mijë e 600 përfitues", – u shpreh Astrit Hado.

Shpërblimi

Shpërblimin do të marrin të gjithë pensionistët. Edhe në rastet kur është një kryemfiljar pensionist, si dhe bashkëshortja e tij pensioniste, përsëri secili prej tyre do të përfitojë 5 mijë lek shpërblim. Në aktin normativ që ndryshoi buxhetin e vitit 2018 pak muaj më parë, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët, çka nuk ishte parashikuar në buxhetin e miratuar në fillim të vitit.

Po kështu shpërblim pritet të ketë edhe për kategoritë e tjera në nevojë. Vitin e kaluar, shpërblimi me rastin e festive të fundvitit ishte në masën 3 mijë lekë të reja, ndërsa një shpërblim prej 2 mijë lekësh iu dha edhe kategorive të veçanta si përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike.

Përfituesit

-499.000 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe pension qyteti

-133.000  persona që marrin pension si anëtarë të kooperative bujqësore

-981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.

-11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

l.h/ dita

Studentët vijojnë protestën, edhe sot përpara Kryeministrisë

Posted: 16 Dec 2018 12:30 AM PST

Studentët e universiteteve publike të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit ndodhen sot në ditën e 12 të protestës, ende të pa lëkundur përpara qëllimit të tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Ata janë mbledhur në orën 10:00 para Kryeministrisë, ndërkohë që një grup i vogël nuk lëviz prej aty as natën.

Organizatorët kanë paralajmëruar protestë masive të hënën me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Ditën e djeshme studentët e Fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule pasi nuk i ka pritur në takim.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke përsëritur të ulen për të folur.

l.h/ dita

Vetitë magjike të spinaqit, ja përse duhet ta konsumoni

Posted: 16 Dec 2018 12:21 AM PST

Spinaqi është ndër ushqimet më të shëndetshme për shkak se përmban shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe ofrojnë një mori përfitimesh ushqyese.

Spinaqi po ashtu është ndër perimet më të përdorura në kuzhinë. Por përveç se kombinohet me shumë ushqime, spinaqi ofron këto përfitime shëndetësore:

Spinaqi është i mbushur me shumë ushqyes

Parandalon sëmundjet

Spinaqi është tejet i mirë për lëkurën

Përmirëson shikimin

Trajton degjenerimin makular

Rrit imunitetin

l.h/ dita

 

“Ndryshimi si nata me ditën”, Rama e nis të dielën me këtë video

Posted: 16 Dec 2018 12:16 AM PST

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar në rrjetet sociale një video ku shihet Memoriali i Skënderbeut.

Teksa poston pamjet Rama thotë se pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shikohet një ndryshim si nata me ditën

"MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ku pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shijohet një ndryshim si nata me ditën, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more