Skip to main content

Aktori i “O Sa Mirë’ ia kujton Mogherinit masakrën e tmerrshme të Reçakut

Aktori i “O Sa Mirë’ ia kujton Mogherinit masakrën e tmerrshme të Reçakut


Aktori i “O Sa Mirë’ ia kujton Mogherinit masakrën e tmerrshme të Reçakut

Posted: 17 Dec 2018 12:59 PM PST

Aktori i njohur, Jeton Zogjani ia ka rikujtuar shefes për politikë së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, masakarën e vitit 1999 të Reçakut.

Ai ka thënë se kjo është arsyeja se pse populli ynë është i fustruar ndaj jush, ai e quajtur presidentin Vuçiç si ujk i veshur në petkun e qingjit, shkruan Indeksonline.

Ai përmes një video ka sjellur masakrën e tmerrshme të ndodhur në fshatin Reçak, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Statusi i tij i plotë:

Moge qe pse jem te frustrum me ty, si perfaqsuese e BE-se.

Moge kjo eshte njera nga masakrat e bere nga forcat e pushtuesit serbe, vazhdo me i trajtu ata si viktime e neve si agresore.

Kjo Moge eshte masakra e Recakut, nuk ka ndodhe ne luften e ll Botrore por kjo ka ndodh ne luften e fundit, njera prej disa luftave qe i shkaktoj kasapi i ballkanit gje qe per bashkepuntor pati edhe kete qe po admiron aq shume, vucici eshte ujku i veshur me petkun e qengjit.

Kjo eshte Europa, kjo je ti *** nanen..

https://www.youtube.com/watch?v=ru66yFNGOd8

The post Aktori i "O Sa Mirë' ia kujton Mogherinit masakrën e tmerrshme të Reçakut appeared first on DRENICA PRESS.

Lexojeni historinë e kësaj vajze shqiptare (VIDEO)

Posted: 17 Dec 2018 12:56 PM PST

Quhet Stelina Brakaj,është 19 vjec dhe studion informatikë në shkollën industriale Vlorë. Prej lindjes vuan nga një sëmundje e cila nuk e lejon të lëvizë,nuk e lejon të ecë me hapat e saj, por në asnjë mënyrë nuk është dhe nuk mundet të bëhet pengesë për 19 vjecaren. Me ndihmën e një karroce,e sheh përditë në shkollën industriale, aty ku është një nga nxënëset më të mira të shkollës, por vec informatikës,ka edhe pasione të tjera,mbi të gjitha muzikën. Mbështetja e saj më e madhe është familja,nëna që e shoqëron për cdo ditë, por edhe shokët dhe shoqet e saj.

Jeton në konviktin e shkollës industriale, bashkë me mamanë e saj,në pamundësi edhe të faktit se nuk mund të shkojë përditë në llakatund,aty ku jeton pjesa tjetër e familjes.

Shtatë operacione të kryera mes Greqisë dhe Shqipërisë,nuk e kanë ndihmuar të ngrihet në këmbë,madje për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale ka humbur edhe një veshkë. Pak vite më parë pati mundësitë të shkonte drejt SHBA,për një tjetër operacion,që mund ta ngrinte në këmbë, por dicka e tillë nuk u realizua për shkak të veshtirësisë ekonomike dhe ndihmës së premtuar,por të paralizuar.

I kanë dhënë disa herë premtime,deputetë,pushtetarë e deri dhe ministra, por në realitet vec premtimit asgjë tjetër.

Ndihma thuajse pak ose shumë pak. Stelina sot lëviz me ndihmën e një karroce mekanike, por fakti që duhet të ndjekë shkollën e bën të pamundur, teksa një karrocë elektrike do të ishte zgjidhja për 19 vjecaren. Është e apasionuar pas muzikës, por mbi të gjitha mbi shkollën. Kërkon vetëm ndihmë,por jo lëmoshë, Stelina është kryelartë,për atë cfarë ka realizuar,pavarsisht vështirësive dhe aftësive të kufizuar.Stelina Brakaj sot është 19 vjec,vitin tjetër do të shkojë në universitet,duket se asgjë nuk e ndal. Dhe qëllimi i saj është të vijojë informatikën,pa harruar edhe muzikën,pasionin e saj të dytë. Sot ka nevojë për ndihmë,ka nevojë për një karrocë elektrike ,për të vijuar dhe ndjekur ëndrat dhe pasionet e saj.

The post Lexojeni historinë e kësaj vajze shqiptare (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Pas Brukselit drejt e në Prishtinë, Haradinaj në një ndejë fundviti!

Posted: 17 Dec 2018 12:50 PM PST

Kryeministri i vendit, ka lënë prapa takimin që pati sot në Bruksel me përfaqësuesit e BE-së.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka marrë pjesë në organizimin e fundvitit të Komunës së Prishtinës, dhe kryetarit Shpend Ahmeti.

Haradinaj ka bërë me dije se Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës, transmeton Indekosnline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesëmarrës në organizimin për fundvit të Komunës së Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti, në nderim të gjithë partnerëve që kanë kontribuar për kryeqytetin tonë.

Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës.

Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Unaza e Qytetit dhe projekte të tjera të rëndësishme që janë mbështetur nga Qeveria dhe donatorët e tjerë, po ia kthejnë dinjitetin kryeqytetit!

RH

The post Pas Brukselit drejt e në Prishtinë, Haradinaj në një ndejë fundviti! appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo ishte fjala më e rëndë që Haradinaj ia tha Mogherinit

Posted: 17 Dec 2018 09:31 AM PST

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini kohë më parë publikisht ka folur për ndryshimin e kufijve nëse Kosova dhe Serbia pajtohen. Por, Ramush Haradinaj sot para saj ka thënë se ata që flasin për këtë temë janë armiq të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

I pari i Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesja e lartë e BE'së, Federica Mogherini sot nuk patën një takim të lehtë.

Ramush Haradinaj thekoi edhe njëherë se Qeveria e Kosovës kundërshton fuqishëm idenë për shkëmbim të territoreve dhe sipas tij kjo do të provokonte luftra e tragjedi në Ballkan.

"Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë", shtoi ai.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj përfaqësueses së BE'së e cila pati mbështetur tentativen e dyshes Thaçi-Vuçiq.

Haradinaj u shpreh se Kosova 20 vjet pas luftës ka pasur përparim minimal sa I përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, tash kjo ka dalë edhe nga binarët e po flitet për idenë që ai e ka quajtur fatale e që është ajo për shkëmbim të territoreve.

Kjo, sic u shpreh Haradinaj ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që janë bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

“Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan”, ka përfunduar Haradinaj./Express

The post Kjo ishte fjala më e rëndë që Haradinaj ia tha Mogherinit appeared first on DRENICA PRESS.

Kërcënohet me atentat kryeministri Ramush Haradinaj? Ja çka thotë vëllau i tij Dauti!

Posted: 17 Dec 2018 08:57 AM PST

Pas vendosjes së taksave 100 për qind për produktet serbe, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka marrë kërcënime të ndryshme. Shumica prej tyre nuk janë marrë seriozisht nga organet kosovare të sigurisë, por ka pasur edhe kërcënime me atentat, respektivisht kërcënime me jetë në adresë të kryeministrit, kanë njoftuar për Gazetën Lajm burime jozyrtare nga Prishtina.

Lidhur me këto informacione, Gazeta Lajm ka kontaktuar me Daut Haradinajn, deputet i AAK-së dhe vëlla i kryeministri Ramush Haradinaj. Ai thotë se nuk posedon informacione zyrtare për ndonjë kërcënim të tillë, por shton se edhe nëse kërcënohen "ata atë punë e kanë".

"Zyrtarisht nuk ka informacione për kërcënime, por le të kërcënohen. Ata atë punë e kanë. Janë pallavra kërcënimet e tyre. Ne e bëjmë punën tonë", ka deklaruar Daut Haradinaj për Gazetën Lajm.

Burimet tona nuk mund të konfirmojnë nëse prapa kërcënimeve (që i përmendin) ndaj kryeministrit Haradinaj qëndrojnë struktura shtetërore serbe, ose dikush tjetër. Sipas tyre, të mëdha janë gjasat që prapa këtyre kërcënimeve të qëndrojnë kompanitë e mëdha, që më së tepërmi kanë pësuar humbje financiare pas vendosjes së taksave.

The post Kërcënohet me atentat kryeministri Ramush Haradinaj? Ja çka thotë vëllau i tij Dauti! appeared first on DRENICA PRESS.

Karikatura fantastike nga Goal: Shaqiri shemb autobusin e Mourinhos

Posted: 17 Dec 2018 08:04 AM PST

Xherdan Shaqiri i ka siguruar një fitore të madhe Liverpoolit në derbin ndaj Manchester United.

Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë për t'i shënuar dy gola të bukur dhe për ta rikthyer Liverpoolin në krye të Ligës Premier.

Falë dy golave të shënuar, Shaqiri është bërë futbollisti më i përfolur në Angli.

Ka qenë edhe mediumi gjigant botëror, Goal.com që ka bërë një karikaturë për gjilanasin pas dy golave.

Shaqiri nga banka rezervë për ta shembur autobusin e Mourinhos".

"Ndërkohë ai në shkurt rikthehet në Munich", ka shkruar Omar Momani në karikaturën e tij.

Shaqiri këtë edicion ka shënuar pesë gola me fanellën e Liverpoolit, ku ka bërë edhe tre asistime.

The post Karikatura fantastike nga Goal: Shaqiri shemb autobusin e Mourinhos appeared first on DRENICA PRESS.

Pas anulimit të konferencës, Hahn merr këtë vendim

Posted: 17 Dec 2018 08:01 AM PST

Komisioneri europian, Johannes Hahn, pas anulimit të konferencës nga takimi me delegacionin kosovar ka udhëtuar për në Vjenë.

Hahn ka thënë se pas një dite të ngarkuar me konferenca për shtyp pas takimeve që pati me përfaqësues të Zvicrës, Ukrainës, Serbisë dhe Kosovës do të merr pjesë në një forum mes BE-së dhe Afrikës.

Mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përpalsje të ashpër, prandaj konferenca e paraparë për media është anuluar.

The post Pas anulimit të konferencës, Hahn merr këtë vendim appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj i dërgon selame Thaçit dhe BE-së: Kushdo që flet për kufijtë e Kosovës është armiku ynë!

Posted: 17 Dec 2018 07:59 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar fjalimin e tij të plotë të mbajtur sot në Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sot në Bruksel.

Ndër të tjerash në këtë fjalim, kryeministri kritikon ashpër BE-në për vonesat për heqjen e vizave për Kosovën dhe qitjen e barrierave për të rinjtë e saj që kanë dëshmuar se kur kanë liri të lëvizjës arrijnë suksese të mëdha në botë, si në sport apo kategori tjera.

Por kryeministri, në fjalimin e tij para liderëve të BE-së, nuk ka lënë pa përmendur as idenë e korrigjimit të kufijve që po pritet të shtrohet në dialogun me Serbinë, që lehtësohet nga BE. Ide kjo që po kërkrahet fuqishëm nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë se kushdo që flet për kufijtë e Kosovës dhe ndryshimin e tyre është armiku i Kosovës.

Lexojeni fjalimin e plotë të Kryeministrit, postuar në profilin e tij në Facebook.

E nderuar Përfaqësuese e Lartë Mogherini,
I nderuar z. Danielsson,
Të nderuar përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së,
Republika e Kosovës mirëpret Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të rishikimit të progresit dhe sfidave në rrugën tonë europiane.
Përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë europiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.
Qëndroj këtu sot si kryeministër i një shteti sovran. Unë përfaqësoj popullin tim që ka vuajtur për besimin e tij në liri – dhe vazhdon të vuajë edhe sot.
Me bindje të plotë mund të them se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Europian se sa Kosova. Vlerat tona janë vlerat tuaja, shpresat tona për fëmijët tanë janë të njëjta me shpresat tuaja për fëmijët tuaj.
Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës.
Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë.
Edhe përkundër angazhimit të plotë në Agjendën e Reformës Europiane(ERA), dhe reformave të fuqishme të ndërmarra për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe institucionet e tij, Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE. Njerëzit tanë sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë. Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret.
Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju:
Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne.
Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës.
Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes europiane.
Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.
Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë.
Si Kryeministër, ndodhem këtu për t'iu ballafaquar me të vërtetën, realitetin dhe orientimin e vendit tim, jo çfarë doni ju të dëgjoni, ose për çka jeni njoftuar nga dikush tjetër. Realiteti është se ne jemi shtet sovran, demokratik dhe multi-etnik, dhe bazuar në këtë të vërtetë të padiskutueshme, ne duam të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Prandaj, si Kryeministër, unë kam ecur përpara dhe kam paraqitur një draft Marrëveshje Gjithëpërfshirëse që e keni parë, si hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim përpara. Përveç kësaj, më 15 dhjetor Parlamenti i Kosovës votoi delegacionin e Kosovës për dialog. Delegacioni do të bashkëkryesohet nga Zëvendëskryeministri Limaj dhe kreu i Partisë Social Demokratike të partisë opozitare Shpend Ahmeti. Është delegacion gjithëpërfshirës me synimin që të përfshihen edhe palë të tjera. Ky është hap madhor në demokracinë tonë dhe i përgëzoj të gjithë deputetët e Kosovës që votuan delegacionin.
Marrëveshja përfundimtare synon të sjellë paqe afatgjatë dhe të sigurojë të ardhme prosperuese europiane për të dy shtetet. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç, përderisa BE-ja ofron garanci, për të mbushur hendekun e mundshëm midis dy vendeve. Le të jemi të sinqertë, të hapur dhe të drejtpërdrejt në këtë mision.
Të nderuara shtete anëtare,
Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj përgjatë dekadave. Ju erdhët për të na ndihmuar në kohë të vështira. Ju na ndihmuat të ndërtojmë atë që kemi sot.
Por tani ka ardhur koha për të ecur përpara me vendosmëri dhe me shpejtësi – si partnerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani!
Ju faleminderit për organizimin e Këshillit të Tretë të MSA-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Kosova pret që në javët dhe muajt e ardhshëm të thellojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë kontraktuale.
Faleminderit!

The post Haradinaj i dërgon selame Thaçit dhe BE-së: Kushdo që flet për kufijtë e Kosovës është armiku ynë! appeared first on DRENICA PRESS.

Dhurata Hoxha shkrihet së qeshuri në BE, ndërsa i kritikon për liberalizimin

Posted: 17 Dec 2018 07:57 AM PST

Ministrja e Integerimit Evropian, Dhurata Hoxha ka marrëpjesë në seancën planare të Këshillit të përbashkët të MSA-së. 

Me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka bërë me dije se ka shfaqur shqetësimin e saj për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, transmeton Indeksonline.

Por, bazuar në imazhin që ka përcjellur komentin e saj,Hoxha duket në pikën e disponimit derisa dukshëm vërehet e qeshura e saj.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Në seancën plenare të Këshillit të përbashkët të MSA-së, BE-Kosovë, të cilën e udhëhoqën Kryeministri Haradinaj dhe Federika Mogherini, diskutova për Kriteret politike, Kriteret ekonomike, implementimin e MSA-së si dhe bashkëpunimin financiar.

Në fjalën time, ceka faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shpreha shqetësimin për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, gjë e cila vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe është zhgënjyese për qytetarët.

Po ashtu, vura në dukje përshpejtimin në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse për të përmbushur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.

The post Dhurata Hoxha shkrihet së qeshuri në BE, ndërsa i kritikon për liberalizimin appeared first on DRENICA PRESS.

Fytyra nervoze e Mogherinit pas takimit në Bruksel!

Posted: 17 Dec 2018 07:54 AM PST

Sot është mbajtur takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër BE-në për mos liberalizimin e vizave.

Ndërkohë që këto kritika, duket se kanë acaruar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, shkruan Indeksonline.

Pas takimit në Bruksel, fytyra e saj dukshëm tregon se nuk ka kaluar një ditë të mirë!

Vlen të përmendim faktin se Haradinaj ka insistuar që nuk do ta heqë taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina edhe pas presionit të BE-së./Indeksonline/

The post Fytyra nervoze e Mogherinit pas takimit në Bruksel! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more