Skip to main content

“Agjentët e Moratas në bisedime me Milanin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Agjentët e Moratas në bisedime me Milanin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Agjentët e Moratas në bisedime me Milanin

Posted: 17 Dec 2018 02:51 PM PST

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është në bisedime për një rikthim të tij në Itali në afatin kalimtar të janarit, por te Milani dhe jo te Juventusi.

Morata është duke u lidhur gjithnjë e më shumë me një largim të tij nga Stamford Bridge.

Largimi i sulmuesit spanjoll pritet të materializohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Morata nuk po ka shumë minuta te Blutë.

Alvaro Morata i vetofrohet Barcelonës Alvaro Morata i vetofrohet Barcelonës

Sulmuesi i Chelseat thuhet se ka kontaktuar Barcelonën javën e kaluar për të pyetur rreth një transferimi në Camp Nou.

Morata pritet të largohet nga Chelsea (Getty Images)

Megjithatë, nuk është vetëm Barcelona në kartat e spanjollit, i cili mund të rikthehet në Serie A.

Sipas mediumit italian Calciomercato, agjentët e tij tani po flasin gjithashtu me Milanin për të parë nëse ata do të jenë të gatshëm ta largojnë atë nga Anglia.

Chelsea është gati ta shesë Moratan në janar Chelsea është gati ta shesë Moratan në janar

Çdo marrëveshje do të ishte një huazim me të drejt blerje, pasi Milani ka probleme me Fair Play Financiar.

Ndryshe, Morata ka luajtur për dy sezone te Juventusi, ku në të gjitha garat ka zhvilluar 93 ndeshje duke shënuar 27 gola. /Telegrafi/

The post Agjentët e Moratas në bisedime me Milanin appeared first on Telegrafi.

Allan mbetet objektiv i Man Cityt

Posted: 17 Dec 2018 02:30 PM PST

Mesfushori brazilian i Napolit, Allan, është një objektiv primar për kampionin aktual të Ligës Premier, Manchester City.

City është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën për të vazhduar luftën në të gjitha garat.

Sipas mediumit Calcio Napoli 24, City mund të jetë i interesuar në një lëvizje për mesfushorin brazilian të Napolit, Allan.

Guardiola dëshiron Allanin te City Guardiola dëshiron Allanin te City

Ai ka qenë i lidhur më parë edhe me Tottenhamin, por trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po konsideron tashmë një lëvizje.

Allan njihet për forcën dhe mos-lodhjen e tij në mesfushë (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka qenë një shtyllë në mesfushën e Napolit gjatë dy sezoneve të kaluara.

Ndeshjet e tij të mira me skuadrën italiane kanë bërë që ai të pëlqehet gjithandej nga skuadrat e mëdha evropiane.

Pesë blerjet e 'çmendura' të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United  Pesë blerjet e 'çmendura' të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United 

Allan mund të bëhet i disponueshëm për tu transferuar në janar pas dështimit të Napolit për të arritur në 16-tën e finales në Ligën e Kampionëve.

Çmimi i mesfushori brazilian sillet rreth 40 milionë euro dhe kjo shifër është e përballueshme për Cityn. /Telegrafi/

The post Allan mbetet objektiv i Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Pakënaqësia për situatën e tij te Unitedi, u vërejt në fytyrën e Pogbas pas golave të Shaqirit

Posted: 17 Dec 2018 02:12 PM PST

Paul Pogbas dukej “i çoroditur” në bankën rezervë të Manchester Unitedit duke shikuar humbjen e skuadrës së tij (3-1) në derbin e të dielës nga Liverpooli – shkruan express.co.uk.

Francezi nuk luajti në Anfield, pasi trajneri Jose Mourinho vendosi për një mesfushë më defensive me dyshen Nemanja Matic dhe Ander Herrera.

Pas pjesës së parë, u inkuadrua një tjetër mesfushor, por trajneri zgjodhi Marouane Fellainin dhe jo lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe ia siguroi fitoren Liverpoolit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në atë kohë, rezultati ishte i barabartë, mirëpo në minutën e 70-të, Jurgen Klopp e inkuadroi në lojë mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili e ndryshoi tërësisht rrjedhën e lojës.

Të gjitha lajmet për POGBAN Të gjitha lajmet për POGBAN

Vetëm tri minuta pasi hyri në fushë, ai e dërgoi topin në rrjetën e David De Geas. Pasi e xhiruan shpërthimin e Kloppit, kamerat e Sky Sports u kthyen në bankën rezervë të Djajve të Kuq.

Pogba ndodhej në mes të Phil Jones dhe Juan Matas, ndërsa mimika në fytyrën e tij është sjellë në qendër të vëmendjes nga mediat britanike.

Reagimi i Pogbas pas golave të Shaqirit (Foto: Sky Sports/Twitter/express.co.uk)

Pas golit, Mourinho inkuadroi Anthony Martialin dhe më pas Matan, por Shaqiri e shënoi edhe një gol tjetër, për t’i dhënë fund dilemës për fituesin e kësaj sfide.

Mesfushori francez po kalon një sezon të vështirë nën drejtimin e trajnerit portugez, ashtu që kanë nisur spekulimet se ai mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit.

Madje, një kthim i tij te Juventusi tashmë po diskutohet me agjentin e tij, Mino Raiola. /Telegrafi/

The post Pakënaqësia për situatën e tij te Unitedi, u vërejt në fytyrën e Pogbas pas golave të Shaqirit appeared first on Telegrafi.

Zanetti: Icardi i lumtur te Interi, rinovimi i kontratës vjen në kohën e duhur  

Posted: 17 Dec 2018 02:03 PM PST

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka siguruar se Mauro Icardi është shumë i lumtur dhe do të nënshkruajë kontratën e re në kohën më të përshtatshme.

Kapiteni i Nerazzurrëve është një nga sulmuesit më vdekjeprurës në Evropë dhe ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij e cila është e vlefshme për dy javët e para në korrik.

Klubi dëshiron të ngritë ose të heqë atë klauzolë në një marrëveshje të zgjatur, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Icardi i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Interin Icardi i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Interin

Megjithatë, sipas Zanettit, kapiteni i tyre është i lumtur dhe rinovimi i tij me Interin do të vjen në kohën e duhur.

Icardi është kapiten dhe lider i Interit (Getty Images)

“Mauro është shumë i lumtur në Inter dhe ne jemi shumë të kënaqur me të”, ka thënë fillimisht Zanetti për Tuttomercatoweb.

“Rinovimi do të vijë në kohën më të përshtatshme, ne të gjithë po presim për të”.

Icardi: Misioni im jetësor është të shënoj gola për Interin Icardi: Misioni im jetësor është të shënoj gola për Interin

“Ai është i rëndësishëm për ne në fushë dhe jashtë fushës, ai është kapiteni ynë dhe pika jonë e referimit”.

Zanetti u pyet gjithashtu rreth trajnerit Luciano Spalletti, i cili është nën presion gjatë javëve të fundit, për të cilin gjithashtu tha se janë të lumtur me punën e tij. /Telegrafi/

The post Zanetti: Icardi i lumtur te Interi, rinovimi i kontratës vjen në kohën e duhur   appeared first on Telegrafi.

Milani kthen vëmendjen kah Pato, mendon huazimin e tij në janar

Posted: 17 Dec 2018 01:23 PM PST

Milani thuhet se ka kthyer vëmendjen te një rikthim i mundshëm i sulmuesit brazilian të Tianjin Quanjian, Alexandre Pato.

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi të ri, por me përvojë për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit.

I pari në listë ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili vendosi dhe konfirmoi qëndrimin e tij te LA Galaxy në Mayor League Soccer.

Ibrahimovic konfirmon qëndrimin në MLS te LA Galaxy Ibrahimovic konfirmon qëndrimin në MLS te LA Galaxy

I dyti në listën e drejtuesve të Milanit ishte italiani Fabio Quagliarella, por edhe ky ka vendosur të rinovojë kontratën me Sampdorian.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, sulmuesi brazilian Pato tani është në radhë për tu transferuar nga drejtuesit e Rossonerëve.

Pato duke festuar një nga golat e tij me Milanin (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Gazeta shpjegon se braziliani është gati për një magji të dytë me Milanin, por ka një problem që po ndal transferimin.

Pato mund të kthehet në janar te Milani Pato mund të kthehet në janar te Milani

Pato duhet të ulë pagën e tij prej nëntë milionë eurove dhe ta bindë klubin e tij për ta lënë atë të lërë në huazim.

29-vjeçari shënoi 63 gola dhe fitoi një Scudetto në gjashtë sezone me Rossonerët dhe është njëri nga të preferuarit e tifozëve të Milanit. /Telegrafi/

The post Milani kthen vëmendjen kah Pato, mendon huazimin e tij në janar appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Atleticos, Cerezo: E kemi mposhtur Juven në të kaluarën

Posted: 17 Dec 2018 01:21 PM PST

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka rikujtuar se klubi i tij e ka mposhtur Juventusin në të kaluarën dhe e ka në plan ta bëjë të njëjtën gjë edhe në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle është vënë përballë kampionit italian në shortin për fazën e parë të eliminimit direkt në garën më të madhe evropian për klube.

Ndërsa këto ekipe kanë luajtur për herë të fundit në fazën grupore në edicionin 2014/2015. Asokohe, Atletico e kishte mposhtur Juven në Madrid (1-0), ndërsa ndeshja në Torino ishte mbyllur baras (0-0).

Rojiblancos e kishin fituar grupin (ku bënin pjesë edhe Olympiacosi dhe Malmo), por Bianconerët arritën deri në finale (ku u mposhtën nga Barcelona).

Lajmet për Ligën e Kampionëve Lajmet për Ligën e Kampionëve

“Nuk është hera e parë që kemi luajtur kundër tyre, ndërsa edhe kemi fituar”, ka thënë Cerezo në një prononcim për AS.

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

“Motivim për ne është fakti se finalja do të luhet në stadiumin tonë”, ka shtuar presidenti i Atleticos.

Kujtojmë që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 1 qershor 2019 në Wanda Metropolitano në Madrid. /Telegrafi/

The post Presidenti i Atleticos, Cerezo: E kemi mposhtur Juven në të kaluarën appeared first on Telegrafi.

Juventusi takohet me Raiolan, diskutohet për tre futbollistë

Posted: 17 Dec 2018 12:57 PM PST

Juventusi është takuar me agjentin Mino Raiola sot (e diel), për të diskutuar një rinovim për talentin Moise Kean, por edhe Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt.

Agjenti i njohur ka një marrëdhënie të mirë me Bianconerët, pasi ai përfaqësoi nënkryetarin Pavel Nedved gjatë ditëve të tij si lojtar.

Sipas mediumit italian Sky Italia, drejtorët e Juventusit u takuan sot me Raiolan, me temën kryesore të diskutimit për një rinovim për sulmuesin e ri Kean.

Juventusi do të takohet me përfaqësuesit e De Ligt Juventusi do të takohet me përfaqësuesit e De Ligt

Besohet se ka pasur hapa përpara për t’u lidhur me italianin dhe ka pasur edhe diskutime për të ardhmen e lojtarëve të tjerë të akademisë.

Aty përfshihet edhe brazilian Lucas Rosa, i cili është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale.

Palët diskutuan gjithashtu edhe për mbrojtësin e talentuar holandez De Ligt, i cili mori sot çmimin ‘Djaloshi i Artë’, por sipas Tuttosport, Barcelona duket se është në avantazh për ta nënshkruar atë.

Juventusi ofron para dhe Alex Sandron për Pogban Juventusi ofron para dhe Alex Sandron për Pogban

Pogba ishte gjithashtu në agjendën e palëve, edhe pse ka shumë pak gjasa që Manchester Unitedi ta shesë atë në janar.

E ardhmja e francezit është e lidhur me atë të menaxherit të Unitedit Jose Mourinho, pasi nëse portugezi lë Old Traffordin atëherë Pogba ka të ngjarë të qëndrojë. /Telegrafi/

The post Juventusi takohet me Raiolan, diskutohet për tre futbollistë appeared first on Telegrafi.

Valverde: Lyoni mposhti Man Cityn, treguan se mund ta mposhtin çdo skuadër

Posted: 17 Dec 2018 12:38 PM PST

Ernesto Valverde ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve, i cili zgjodhi që klubi katalunas ta këtë si kundërshtar Lyonin.  

Barcelona do të takohet me Lyonin në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve, por sipas Valverdes nuk do të jetë aspak e lehtë pasi francezët kanë treguar se mund ta mposhtin çdo skuadër.

“Është një ekip që ka diskutuar liderishipin e Cityt deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë fillimisht Valverde.

Liverpool – Bayern Munich kryendeshja në 1/8 e finales, lehtë për Realin e Barcelonën Liverpool – Bayern Munich kryendeshja në 1/8 e finales, lehtë për Realin e Barcelonën

“Ata dinë si të fitojnë në shtëpi dhe mendoj se kanë një kundërsulm të rrezikshëm”.

“Ata filluan Ligën e Kampionëve shumë mirë duke fituar ndaj Cityt në stadiumin e tyre dhe ky është një detaj që tregon se mund të mposhtin të gjithë”.

“Ne nuk jemi në pozicion të besojmë në veten tonë”.

Gjithçka që ndodhi në shortin e LK-së për fazën e parë të eliminimit direkt për sezonin 2018/19 Gjithçka që ndodhi në shortin e LK-së për fazën e parë të eliminimit direkt për sezonin 2018/19

“Kemi dy muaj që të bëhemi më të përshtatshëm, të studiojmë më shumë rivalin dhe të arrijmë mirë në atë ndeshje eliminimi”.

“Ata vendosen shumë mirë, ata janë shumë të shpejtë dhe kjo i bën të rrezikshëm”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Valverde: Lyoni mposhti Man Cityn, treguan se mund ta mposhtin çdo skuadër appeared first on Telegrafi.

Unitedi e ndoqi nga afër Koulibalyn ndaj Liverpoolit

Posted: 17 Dec 2018 12:08 PM PST

Manchester United ka dërguar skautë apo për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Napolit, Kalibou Koulibaly.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga Liverpooli 3-1 të dielën pasdite dhe tani janë 19 pikë pas tyre si liderë të Ligës Premier.

Menaxheri Jose Mourinho është i dëshpëruar dhe kërkon përforcime në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reali gati ta bëjë Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në histori Reali gati ta bëjë Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Qendërmbrojtësi i Napolit, Koulibaly është objektivi i tij i parë për të përforcuar repartin e ‘dështuar’ të Unitedit.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, United ka pasur kohëve të fundit skautë në tribuna për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Senegalit.

Një burim i vjetër i ekipit nga Old Trafford ka deklaruar se: “Klubi kishte njerëz në stadium dhe nuk ishte vetëm për të shikuar lojën e Liverpoolit ndaj Napolit”.

Koulibaly gjatë një dueli me Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ata donin të shihnin Koulibalyn kundër një kundërshtari anglez, pasi e shikuan atë disa herë në Itali”.

Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn

“Ai i impresionoi të gjithë dhe nevoja për lojtarë në pjesën e prapme nuk ka qenë kurrë më e dukshme”.

Është raportuar se Unitedi janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë funte apo mbi 100 milioën euro për 27-vjeçarin. /Telegrafi/

The post Unitedi e ndoqi nga afër Koulibalyn ndaj Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Tuchel: Nuk garantoj në qëndrimin e Rabiotit te PSG

Posted: 17 Dec 2018 11:54 AM PST

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel nuk mund të garantojë nëse mesfushori Adrien Rabiot nuk do të largohet në janar.

Reprezentuesi francez është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate nga muaji janar.

Juventus, Interi, Milan, si dhe Barcelona, thuhet se janë të interesuar ta nënshkruajnë atë për një çmim të ulët muajin e ardhshëm, ndërsa interesim mendohet të kenë shprehur edhe Chelsea, Liverpooli dhe Bayerni.

Marotta afër emërimit, Interi ndjek objektiva të njëjta me Juventusin Marotta afër emërimit, Interi ndjek objektiva të njëjta me Juventusin

Trajneri i PSG, Tuchel ka thënë se nuk do të garantojë që Rabiot do të nënshkruaj kontratën e tij të re me klubin parisien.

“Nuk mund të siguroj se Adrien do të përfundojë sezonin me ne”, ka thënë fillimisht Tuchel në një konferencën shtypi.

“Gjithmonë është e njëjta gjë, ai nuk ka thënë po te PSG kështu që gjithçka është e mundur”.

Liverpooli dhe Barcelona kontaktojnë kampin e Rabiotit Liverpooli dhe Barcelona kontaktojnë kampin e Rabiotit

“A do të nënshkruajmë një mesfushor me tipare mbrojtëse në janar? Ishte shumë e rëndësishme për mua të nënshkruaja një numër 6 në verë. Është dimër tani, por e njëjta gjë vlen”.

“Kjo gjithashtu varet nga situata me Adrien Rabiot dhe Lassana Diarra”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

The post Tuchel: Nuk garantoj në qëndrimin e Rabiotit te PSG appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more