Skip to main content

“Njëqind vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Njëqind vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë” plus 1 more Telegrafi Opinione


Njëqind vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë

Posted: 12 Nov 2018 02:53 AM PST

Pierre Haski

Njëqind vjet më parë, luftimet bëheshin në llogore. Ndërsa sot, luftohet prapa tastierës së një kompjuteri. Pra, nuk është rastësi që më 12 nëntor në Paris, të nesërmen e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u hap Forumi mbi qeverisjen e Internetit, një samit vjetor që ka vazhduar të organizohet që nga viti 2006 dhe bashkon gjithë lojtarët e mëdhenj globalë në industri: qeveritë, kompanitë private, shoqërinë civile.

Duke filluar nga Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tema e këtij viti do të jetë "besimi në internet", elementi që më shumë se çdo tjetër është humbur në botën online, tridhjetë vjet pas lindjes së internetit në mbarë botën.

Idealizmi i etërve themelues i ka lënë gradualisht rrugë të urrejtjes, manipuluesve, rrezikut të konflikteve të reja dhe për sulmeve të hacker-ëve. Sot interneti përmbledh kontradiktat e botës: është një hapësirë për mësim dhe shkëmbim, por edhe një univers i bërë nga përplasje dhe rreziqe.

Një nga rreziqet më të mëdha është sigurisht një kthesë autoritare e teknologjisë. Interneti është qeverisur që nga fillimi me procedura të quajtura "multi-aktorë", sipas zhargonit teknik. Në thelb, përkufizimi i rregullave dhe kuadri i rregullave bëhet me bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, duke përfshirë individët privatë dhe shoqërinë civile. Askush nuk mund ta imponojë ligjin e tij në rrjet.

Kina, e cila është bërë një nga gjigantët e teknologjisë në botë, ka një vizion të ndryshëm dhe i jep shtetit një rol qendror në rregullim, me rrezikun e pashmangshëm të censurës. Kjo është ajo që po ndodh në Pekin, ku kontrolli mbi internetin është më i rreptë se në çdo vend tjetër në botë. Javën e kaluar, Kina organizoi një samit alternativ për të promovuar "modelin kinez".

Në këtë ritëm mund të gjendemi me dy internete të ndryshm, njëri i hapur dhe tjetri i mbyllur, në kundërshtim me botën pa pengesa të imagjinuar në fillim.

Rreziku tjetër, më i njohur, është ai që buron nga pushteti i madh që sot është në duar të kompanive të mëdha të sektorit, Google, Apple, Facebook dhe Amazon, që kohët e fundit janë gjendur nën nëj rrebesh kritikash.

Për këtë arsye Tim Berners Lee, një prej krijuesve të internetit, sapo ka nisur një projekt të ri me emrin Inrupt, për të decentralizuar rrjetin dhe për t'u kthyer përdoruesve kontrollin e të dhënave të tyre personale.

Analiza e Berners Lee është pa apel: "Rrjeti është shndërruar në një makinë që prodhon padrejtësi dhe ndarje, i ndikuar prej forcave të fuqishme që e shfrytëzojnë për të imponuar agjendën e tyre".

I përdorur nga më shumë se gjysma e popullsisë së botës, Interneti zë tashmë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tonë, e si pasojë nuk mund të lihet në dorë të forcave të tregut. Ky duhet të jetë mesazhi qendror i Forumit të Parisit. /France Inter/Bota.al/

The post Njëqind vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë appeared first on Telegrafi.

Nga Wilsoni tek Trumpi

Posted: 12 Nov 2018 01:46 AM PST

Në fillim të vitit 1918 presidenti amerikan Woodrow Wilson doli para dy dhomave të Kongresit amerikan dhe prezantoi planin e tij me 14 pika. Tezat e famshme të tij, kishin të bënin me synimet amerikane në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Por, kishin të bënin kryesisht edhe me riorganizimin e botës së shteteve. E drejta e popujve për vetëvendosje ishte linja drejtuese. Por 14 pikat e Wilsonit shkonin dhe më tej. Presidenti amerikan kërkonte tregti të lirë dhe dhënien fund të diplomacisë së fshehtë, si dhe krijimin e Lidhjes së Kombeve.

Kështu në vija të përgjithshme më 1918 u pa sistemi liberal botëror, i cili u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore nën drejtimin e SHBA. Një sistem botëror, që u vu në jetë sepse gjithnjë e më shumë vende iu bashkuan idesë. Ky sistem duket të jetë tani në rrezik, prej një presidenti amerikan, sërish.

Donald Trump është rast i veçantë. Në njëqind vjetët e fundit asnjë kryetar shteti në SHBA nuk i ka vënë në pikëpyetje bazat themelore të politikës së jashtme amerikane, siç i ka vënë presidenti i 45-të i SHBA.

Natyrisht që në SHBA ka pasur gjithnjë forca që kanë përkrahur izolacionin. Edhe presidenti Wilson dështoi në politikën e brendshme me konceptin e tij për një sistem ndërkombëtar paqeje. Por refuzimi i programit të tij 14 pikësh nuk u bë nga Shtëpia e Bardhë, por nga një kongres me frymë izolacioniste. Prandaj Wilson vazhdon të shihet si udhërrëfyesi i internacionalizmit amerikan. Deri në futjen në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara ishin munduar t’i qëndronin larg konflikteve ndërkombëtare, sidomos atyre në Evropë.

Wilson nxori nga tmerret e luftës një përfundim, që SHBA do të përpiqej për politikë të jashtme multilaterale dhe të karakterizuar nga bashkëpunimi. Kjo duket qartë edhe në fjalimet e luftës, që ai ka mbajtur më 1917. Atje Wilson, thekson se bota duhet të bëhet vend i sigurt për demokracinë.

Shpesh Wilson citohet gabimisht, sikur ai të ketë thënë se SHBA duhet ta bëjë botën të sigurt për demokracinë. Ky është një ndryshim i qartë dhe me rëndësi. Sepse Wilson nuk besonte se e vetme SHBA do të ishte në gjendje ta arrinte këtë, por që mund të arrihej në bashkëpunim me të tjerët dhe nën udhëheqjen amerikane. Një „Lidhje e Kombeve” duhet të krijonte kuadrin për një politikë kooperative ndërkombëtare. Wilson kërkonte të krijonte një organizatë, në të cilën të veprohej vetëm me aprovimin e të gjithëve, ku praktikisht çdo komb të kishte një të drejtë vetoje. Sa kontroverse ka qenë ideja e Wilsonit e tregon fakti që „Lidhja e Kombeve” pati jetë vetëm tre dekada dhe që SHBA nuk u bë asnjëherë anëtare e saj.

Nën presidencën e Trumpit, SHBA ka dalë nga shumë pakte të sanksionuara nga Kombet e Bashkuara dhe nga shumë organizata të OKB. Prandaj për shkak të qëndrimit të tij nacionalist, Trump me të drejtë mund të shihet si antipodi i Wilsonit, thotë John Cooper, profesor emeritus në Universitetin e Viskonsit. Ai ka shkruar disa libra për Wilsonin. Për Trumpin ai thotë: “Ai do që të veprojë i vetëm në botë, të tregojë burrin e fortë dhe të marrë vendime unilaterale sipas dëshirës.”

Trump dhe Wilson nuk janë pole të kundërta vetëm në rolin ndërkombëtar të SHBA. Edhe në qëndrimin ndaj migracionit, një temë e diskutuar shumë si në atë kohë edhe tani. Wilson kishte qëndrim të qartë kundër armiqësisë ndaj të huajve, që gjatë Luftës së Parë Botërore ishin kryesisht refugjatë lufte nga Evropa. Kur Kongresi amerikan nxorri më 1917 një ligj për kufizimin e migracionit, Wilson vendosi veton. Kongresi vendosi me dy të tretat e votave kundër vetos së tij, një shenjë që tregon sa të mëdha kanë qenë në atë kohë rezervat kundër migrantëve.

Paralelet me aktualitetin janë edhe në këtë pikë të dukshme. Me ndryshimin që, me Trumpin si president në post ka ardhur dikush që nuk i lufton armiqësitë ndaj të huajve, përkundrazi i ndezi edhe më shumë që ditën e parë të kandidimit si president. Për më tepër, Trump nuk është verbalisht kundër, por përdor edhe pushtetin që i jep posti kundër emigrantëve pa pasaportë, duke i ndarë familjet dhe dëbuar nga vendi. Përveç kësaj ai kërkon të kufizojë migracionin legal në SHBA dhe të ulë numrin e refugjatëve që pranohen në vend, në një nivel të ulët që nuk ka qenë kurrë më parë.

Është ende herët për të gjykuar si do të përfundojë kursi konfrontues i Trumpit ndaj politikës internacionaliste. Megjithatë dy vjet janë mjaft, sipas Cooper, për të qenë në gjendje që të thotë se çfarë do të thoshte Wilson për pasardhësin e tij në post: “Ai do ta shikonte Trumpin me frikë dhe tmerr.” Sepse “Trump kërkon vetëm të trazojë ujërat- dhe Wilson i urrente demagogët.” Dhe ky është një ndryshim i dukshëm midis dy presidentëve, që kanë lënë gjurmë në shekullin amerikan midis 1918 dhe 2018.

The post Nga Wilsoni tek Trumpi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more