Skip to main content

Ndotje e madhe e ajrit në....

Ndotja e ajrit është e lartë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Drenas

14 Nëntor 2018

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Drenas e sipas .të dhënave të Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi vlerat e lejuara. (web: ammk-rks.net).

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të vdekjeve të parakohshme, të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar në qershor Komitetin Shtetëror ndërministror për Shëndetin Mjedisor për të bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor në shëndet në nivel vendi për të hartuar dokumentin strategjik afatgjatë lidhur me adresimin e mirëfilltë dhe efikas të çështjeve të shëndetësisë kosovare që rrjedhin si rezultat ndikimit të mjedisit në shëndet të popullatës; të përgadis Planin e veprimit asfatgjatë dhe planin njëvjeçar për adresimin e ndikimeve mjedisore në shëndet si dhe të realizojë aktivitetet që janë paraparë me këtë plan; të identifikojë normat dhe standardet ndërkombëtare për zbatimin e sigurt të programeve të ndryshme dhe aktiviteteve; identifikimi i ngjashmërive dhe veprimeve mes politikave shtetërore për shëndetin mjedisor dhe politikave shëndetësore në këtë fushë; të bëjë vlerësimin e legjislacionit për shëndetin mjedisor bashkë me rregulloret dhe Udhëzimet administrative; identifikimi i mekanizmave rajonal për bashkëpunim për shëndetin mjedisor; të përcaktojë metodologjinë e nevojshme për të siguruar monitorimin e aktiviteteve të shëndetit mjedisor; të propozojë struktura administrative që do të merren me problemet për shëndetin mjedisor.

A. Duke analizuar situtën aktuale Instituti Kombëtar, propozon këto masa spcifike

1. Inspektorati shëndetësor të kontrolloj raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërsiht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK).
2. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
3. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
4. Të kufizohet ardhja e veturave nga periferia në kryeqytet.
5. Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave.
6. Mirëmbajtja e rrugëve dhe menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta.
7. Matja e përhershme e ndotjes së ajrit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitja ditore e rezultateve online.

B. Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën)

1.  Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.
3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.
4. Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more